Trishtimi i hënës- - poezi nga Sharl Bodler (Charles Baudelaire) Sonte hëna kaq përtace po rri duke ëndërruar; Si një grua e bukur që me dorën e saj të lehtë, Mes shumë jastëkëve përkëdhel e shpërqëndruar, Përpara se të flerë, profilin e gjinjve të vet, Lart mbi shpinat e atllasta të orteqeve të butë, Pas dergjieve të përzgjatura dorëzohet e zalisur, Sytë bredhin ndër vegime të bardha, që aq urtë, Fillojnë e i ngjiten kaltërsisë si yje të stisur. Kur mbi këtë glob, në ngashërimin e saj të trishtë, Një lot tinzar, ajo ngandonjëherë lë të bjerë, Një poet i mëshirshëm, që gjumin shpirtit ia ka nxjerr, Atë cirkë të bardhë në zgavrën e dorës e vë lirisht, Me tërë reflekset e arta të një cope guri të çmuar, E diku në zemër, larg rrezeve të diellit e mban
Ese,hartime,teste,programe,libra shqip fjalor, autoshkolla, letersi,gjuhe shqipe,letersi boterore,kuriozitete,fjale te urta,analiza letrare,vjersha per femije,poezi,biografi, takvimi,shendetesi,mjekesi,pytje - pergjigje, tregime, gramatike,autoshkolla teste,,thenie filozofike,falja e namazit,