Republika e Kosovës Republika e Kosovës Pozita, kufijtë dhe madhësia Republika e Kosovës gjendet në pjesën qendrore të Gadishullit Ballkanik . Republika e Kosovës ndonëse e rrethuar me male të larta, përshkohet nga rrugë të rëndësishme. Pozitën e mirë gjeografike ia mundësojnë luginat e lumenjve që paraqesin korridoret kryesore nëpërmes të cilëve Republika e Kosovës lidhet me fqinjët. Ibri , Sitnica dhe Lepenci në pjesën qëndrore, Drini i Bardhë në pjesën perëndimore dhe Morava në pjesën lindore kanë formuar rrugë natyrore me të shkurtër dhe më të përshtatshme. Derisa Drini i Bardhë hap rrugën për në bregdetin shqiptar të detit Adriatik , Lepenci me rrjedhjen e Vardarit del në detin Egje e Morava e Binçës i bashkohet rrjedhës ujore të Moravës dhe të Vardarit përmes të cilëve Republika e Kosovës lidhet edhe me Detin e Zi . Republika e Kosovës gjendet midis Serbisë në veri dhe lindje dhe Maqedonisë në jug. Në perë