Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Pulëbardha

Pulëbardha -Poezi nga Dritëro Agolli

Pulëbardhën në rërë e lagur e gjetëm, e kishte thyer këmbën nën gjurin e bishtë, e kishin lënë shoqet në bregun e detit vetëm e kishin lënë e askush nuk e priste. Pulëbardhën në dhomën tonë e shpumë e u mësua me ne si njeriu i shtëpisë, veç nga dritarja shikonte detin me shkumë dhe valën që ngrihej mes shiut e stuhisë. Jetoi pulëbardha shumë në dhomë, po humbi papritur një ditë, një ditë kur deti hidhej mbi rërën e njomë, një ditë kur vinin stuhitë... Dhe shkum në det ta kërkonim, kur vala me valën si deshët kokan kishin përpjekur, kur era dhe retë rënkonin, dhe gjetën pulëbardhën të vdekur... E pamë! Kish hapur krahët e bardhë në rërën e njomë... E pamë! Ndofta nuk donte të vdiste në dhomë...

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more