Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Naim Frashёri

Zogu dhe djali - vjershë nga Naim Frashëri

Zogu dhe djali - vjershë nga Naim Frashëri Një zog të bukur zuri një djalë, ai po dridhej dhe i thosh ca fjalë: - Nuk të vjen keq që jam i mitur, si ti i vogël dhe i parritur? Jam bir i vetëm, mëma më pret E kam lënë keq brenda në fole. Dheu me borë gjithë u mbulua, edhe s’ka mbetur gjëkund pothuaj! Më pret imëzë si ty jot ëmë, Të mos i vete, ç’bëhet prëmë? Kam dhe unë shpirt e dua të rroj, të lëviz, të bredh, të loz, të këndoj. Fjalët e zogut djali i dëgjoi, qau, e puthi, pastaj e lëshoi...

Bagëti e Bujqësi - Poemë nga Naim Frashëri

Bagëti e Bujqësi - Naim Frashëri Ju bregore bukuroshe! E ju lumenjt’ e kulluar! Çuka, kodra, brinja, gërxhe, dhe pyje të gjelbëruar! Do të këndonj bagëtinë, që mbani ju e ushqeni; O vëndëthit e bukur, ju mendjenë ma dëfreni. Kur dëgjon zëthin e s’ëmës, qysh e le qengji kopenë, Blegërin dy a tri herë edhe ikën e merr dhenë; Edhe në i prefshin udhën, njëzet a tridhjetë vetë, e ta trëmbin ajy s’kthehet, po shkon në mes si shigjetë. Mëndje! Mer fushat e malet, jashtë jashtë nga qyteti, nga brenga , nga thash-e-thëmet, nga rëmuja nga rëmeti. Tek këndon thëllëza me gas edhe zogu me dëshirë, E qyqja duke qeshur, bilbili me ëmbëlsirë, tek hapet trëndafili, atje ma ënda të jem, bashkë më shpesh edhe unë, t’ja thëres këngës, t’ia them, Të shoh kecërit e shqerrat, deshtë cjepët, dhënt e dhitë, Qiellin e zbukuruar, dhenë me lul’ e me dritë. - Vashë bukurosh’ e bariut! Që vjen me llërë përveshur, Me zemër të dëfryer, e me buzëzë të qeshur, Me dy shqerëza ndër duar të bukura si d

O, sa bukuri ka tufa ! - Naim Frashёri

O, sa bukuri ka tufa ! - Naim Frashёri Dua tё dal maj malit, tё shoh gjithё Arbёrinё, vёllezёrit shqiptarё, qё venё nё pun’e vinё, burrat trima me besё dhe shpirtmir’e punёtorё, dhe fushatё gjithё lule e maletё me dёborё. O! Sa bukuri ka tufa! Sa gaz bije bagёtia! Vinё posi blet’e plotё! I bekoftё perёndia! Nёpёr shesh’e nёr bregore janё pёrhapurё shqerrat, e kecёrit nёpёr rripat dhe nё gjethet e nё ferrat, sa me vrap e me gaz bredhin edhe lozin shoku me shok; aty pёrhapen me nxit, aty mblidhenё prapё tok, edhe prapё tufё-tufё pёrhapen duke bredhur, duke ikur me vrap shumё, duke lojtur, duke hedhur. Nxitojn’e s’lodhenё kurrё edhe, kur i merr uria, secili futet nё tufё, suletё nё mёm’e tia. Posa gjen mёmёn e dashur edhe me vrap i hyn nё gji, rri nё gjunjё dhe zё sisёn e qumshtin e ёmbёl pi, pa e ёma me mall’ shumё, ndo dhi qoftё a ndo dele, Birr’e vetёm merr nё gji me gaz e me pёrkёdhele.

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more