Libri “Pavarësi dhe personalitete” u kushtohet atyre që e ëndërruan, e bënë dhe e përjetësuan Shqipërinë. Arsyeja që e shtyu autorin të shkruajë këtë libër është atdhedashuria, e cila ka çmim të lartë, çmim të cilin e paguan edhe personalitetet e këtyre ngjarjeve historike. Edhe pse libri ka mbi 400 referenca dhe është shumë i argumentuar, nuk ngarkohet me faktografi. Vetë autori është shkrehur: “Jam përpjekur të bëj një libër pak më ndryshe, duke u nisur nga ajo që ka pak libra që janë marrë me integritetin e personaliteteve. Pjesa më e madhe e librit i kushtohet integritetit të personaliteteve të lirisë, të pavarësisë dhe të demokracisë shqiptare, ndërsa pjesën e dytë e kam filluar me personalitetet e Gjergj Kastriotit-Skënderbeut dhe Adem Jasharit, për të vazhduar tutje me personalitete të tjera të rëndësishme, Ismail Qemali, Hasan Prishtina, Luigj Gurakuqi, e të tjerë, pasi historia e jonë është minierë e pashtershme e personaliteteve të shquara. Unë kam mësua
Ese,hartime,teste,programe,libra shqip fjalor, autoshkolla, letersi,gjuhe shqipe,letersi boterore,kuriozitete,fjale te urta,analiza letrare,vjersha per femije,poezi,biografi, takvimi,shendetesi,mjekesi,pytje - pergjigje, tregime, gramatike,autoshkolla teste,,thenie filozofike,falja e namazit,