Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Gramatika

Gjuha dhe rëndësia e saj

Me anë të gjuhës njerëzit merren vesh. Gjuha është mjeti kryesor për ta kuptuar njëri-tjetrin. Njerëzit gjuhën e kanë si mjet për marëdhënie ndërmjet tyre, për shprehjen e mendimeve, dëshirave dhe të nevojave, si dhe për organizimin e jetës dhe të punës. Çdo komb e ka gjuhën e vet. Cka,qka,ceshte,cfare,qeshte,çka,çfarë,domethene,dmth, do te thote, definicioni, perkufizimi,shpjegimi, kuptojm,shqip,nenkuptojm,nenkuptimi, eshte,quajme, quhet, kuptimi i fjales, domethnja e fjales, jane, kuptojme me fjalen, termi,paraqet, kuptimi, paraqesin, nocioni, perkufizimi,paraqet,perkufizon,definicioni,definimi,cka kuptojme me termin, cfare do te thote fjala,gjuha,gjuha,komunikimi,komunikimet  

Shenjat e pikësimit

Shenjat kryesore të pikësimit janë : pika(.), pikëpyetja(?), pikëçuditja(!), tri pikat(…), presja(,), pikëpresja(, dy pikat(: ), thonjëzat(” „), viza lidhëse(-) . Pika , pikëpyetja , pikëçuditësja , dhe tri pikat përdoren në fund të fjalisë për të shënuar pushimin që ndan dy fjali në gjuhën e folur . Pika shënon intonacionin zbritës që shoqëron zakonisht fundin e fjalisë dëftore : Gazmendi erdhi vonë në shtëpi (.) Pikëpyetja shënon gafikisht intonacionin ngjitës që karakterizon pyetjen gjatë të folurit : Nga na vjen o djalë (?) Pikëçuditja shënon grafikisht intonacionin ngjitës dhe intensitetin e veçantë që karakterizon shprehjen e një emocioni ( një e papritur , kundërshtim , zemërim , gëzim ) : Merre lahutën dhe na këndo një këngë trimash (!) Tri pikat tregojnë që fjalia përmban një nëntext ose që mbetet e pambaruar : Komandanti i urdhëroi ushtarët të dilnin roje se shejtani besë s’ka (…) Presja , pikëpresja , kllapat përdoren brenda fjalisë . Presja shënon grafiki

Emri (i përveçëm dhe i përgjithshëm)

Emra quhen fjalët që tregojnë qenie të gjalla: djalë, vajzë, dele, dash, Agron, Mira; Objekte materiale: gur, dru, libër, fletore; por shpesh edhe cilësi: dashuri, liri ose veprime: pastrim, rregullim. Mjaft formime me prapashtesa funksionojnë në të njëtën kohë si emra dhe si mbiemra: shqiptar, punëtor, fshatar, malësor etj. Disa ema dalin me nyje të përparme: i biri, e bija, i ati, e ëma, i vëllai, e motra etj. Po kështu, edhe disa emra me origjinë nga mbiemri ose pjesorja e foljeve: i riu, të rinjtë, e reja, të rejat, e dashura, i pasuri, i varfëri, i pandehuri, të ftohtët, të kënduarit, të folurit, të ngrënit. Emrat e përveçëm dhe të përgjithshëm Emrat ndahen në emra të përgjithshëm dhe në emra të përveçëm. Emra të përgjithshëm quhen emrat që tregojnë qenie ose sende të të njëjtit lloj: djalë, vajzë, dhi, cjap, dhomë, derë, si dhe abstrakte: miqësi, lumturi, larje, fshirje. Emra të përveçëm quhen emrat që tregojnë një qenie ose një send të vetëm, të dalluar

Fjalitë e përbëra me nënrenditje

• Fjali të përbëra me nënrenditje janë fjalitë e përbëra të paktën nga dy pjesë, njëra kryesore dhe tjetra e varur prej saj: Dëgjohej vetëm cicërima e zogjve që fluturonin pranë dritares sime. • Pra, pjesët e kësaj fjalie nuk janë të pavarura nga njëra-tjetra. Ato nuk mund të qëndrojnë që të dyja më vete, të përdoren si fjali të thjeshta. • Pjesa e parë mund të qëndrojë më vete dhe është pjesë kryesore e kësaj fjalie të përbërë, kurse pjesa e dytë fillon me një përemër lidhor e nuk mund të qëndrojë pa të parën, pra varet prej saj.  Pjesët e nënrenditura luajnë në fjalinë e përbërë të njëjtin rol, si edhe grupet e fjalëve brenda fjalisë së thjeshtë, pra të kryefjalës, të kundrinorit të drejtë, të përcaktorit, të rrethanorëve si edhe funksione të tjera.  fjalite e perbera me nenrenditje,fjalia e perbere me nenrenditje,

Ligjërata e drejtë dhe shembuj

• Ligjëratë e drejtë janë fjalët tona ose të një tjetri të riprodhuara me përpikmëri nga një person tjetër: Abdyl Frashëri ka thënë: “Të bashkohemi në një besë të gjithë shqiptarët.” • Ligjërata e drejtë mund të jetë një fjali e thjeshtë a e përbërë ose një thënie prej disa fjalish. • Ligjërata e drejtë shpesh paraprihet nga fjalët e autorit: Skënderbeu tha: “Lajmëroni fitoren dhe ndizni zjarret që t’i bëhet dritë popullit.” • Fjalë e autorit përmbajnë folje si: tha, thirri, pyeti, u përgjegj, u nxeh etj. Ato mund të qëndrojnë para, në mes ose në fund të ligjëratës së drejtë. • Në të folur ligjërata e drejtë veçohet nga fjalët e autorit me anë të pauzës. Fjalët e riprodhuara shqiptohen me tonin e natyrshëm të bisedës. • Në të shkruar ligjërata e drejtë dallohet me anë të shenjave të pikësimit. Kur ligjërata e drejtë qëndron pas fjalëve të autorit, para saj vihen dy pika, fjala e parë e ligjëratës së drejtë fillon me shkronjë të madhe. Ligjërata e

Fjalitë e përbëra me bashkërenditje

• Fjali të përbëra me bashkërenditje janë fjalitë e përbëra të paktën nga dy pjesë të pavarura që lidhen me njëra- tjetrën me lidhëza bashkërenditëse: Kohët kalojnë dhe njerëzit ndryshojnë. • Të dyja pjesët janë të pavarura mga njëra-tjetra dhe mund të përdoren me vete si fjali të thjeshta: Kohët kalojnë. Njerëzit ndryshojnë.  • Të përdorura si pjesë të fjalisë së përbërë ato lidhen me lidhëzën bashkërenditëse dhe. Nuk do të merren si fjali të përbëra me bashkërenditje, por si fjali të thjeshta me folje homogjene, të gjitha ato fjali kanë dy ose më shumë folje që kanë të përbashkët, përveç kryefjalës, të paktën edhe një gjymtyrë të dytë: Fëmijët dëgjonin dhe zbatonin vetëm fjalët e mësuesit të tyre. • Te fjalitë e përbëra me bashkërenditje, lidhëza bashkërenditëse që lidh dy pjesët (dhe) nuk mund të vihet në krye të fjalisë, pra fjalia e përbërë nuk mund të fillojë me të (Dhe njerëzit ndryshojnë… kohët kalojnë), do të ishte pa kuptim. • Te fjalia e përbërë me bashkër

Pjesëza, llojet e saj dhe shembuj

• Pjesëza është pjesë e pandryshueshme e ligjëratës , që plotëson kuptimin e një fjale ose të një fjalie. Sipas kuptimit, pjesëzat grupohen në: • Dëftuese; • Përcaktuese – saktësuese; • Përforcuese; • Përafruese – veçuese ose kufizuese; • Përafruese; • Pohuese; • Mohuese; • Pyetëse; • Dyshuese; • Zbutëse; • Emocionale shprehëse. • Pjesëz dëftuese është: ja: Ja erdhi Viti i Ri. • Pjesëzat përcaktuese – saktësuese janë: mu, pikërisht, tamam etj.: Pikërisht ai më ofendoi. • Lidhëzat përforcuese janë: vetëm, veç, sidomos, veçanërisht etj.: Unë vizitova gjyshen veç për pak kohë. • Pjesëzat përafruese – veçuese ose kufizuese janë: vetëm, veç, veçanërisht etj.: Nxënësit pastruan oborrin, veçanërisht vajzat. • Pjesëzat përafruese janë: afërsisht, afro, gati, rreth, pothuajse etj.: Sot në shkollë gati u rrëzova. • Pjesëzat pohuese janë: po, posi, po se po etj.: Ai po lexonte librin. • Pjesëzat mohuese janë: jo

Çka është ndajfolja ?

Ndajfolja është pjesë e pandryshueshme e ligjëratës , që plotëson para së gjithash foljen , duke treguar mënyrë, vend, kohë, sasi.  Ndajfoljet mund të plotësojnë edhe një mbiemër ose ndajfolje tjetër. cka eshte ndajfolja,cfare eshte ndajfolja,ndajfolja shqip,cka quajme ndajfolje,ndajfolja ne shqip,ndajfolje shqip,ndajfolja shqip,ndajfolja shqip,ceshte ndajfolja shqip,ndajfolje shqip,ndajfolja gramatike, cka tregon ndajfolja,cfare tregon ndajfolja,cna tregon ndajfolja

Zgjedhimi i foljes

  Zgjedhimi i foljes Folja ka tri zgjedhime: • Zgjedhimi i parë, i cili mbaron me (J); • Zgjedhimi i dytë, i cili mbaron me bashkëtingëllore; • Zgjedhimi i tretë, i cili mbaron me zanore. folja zgjedhimi,zgjedimi i foljes,folja dhe zgjedhimi,zgjedhimi i foljes,folja e zgjedhuar,zgjedimi folja,folja ne zgjedhimi,sa zgjedhime i ka folja,zgjedhimet e foljes,folja zgjedhimet,cilat jane zgjedhimet e foljes 

Përemri lidhor

Përemra lidhorë janë përemrat me të cilët i referohemi një fjale a një fjalie të tërë.  Ata zënë vendin e një grupi emëror ose të një përemri dhe shërbejnë për të lidhur dy pjesë të një fjalie të përbërë : Poshtë urës dukeshin varkat që notonin.   Ata janë: që, i cili, e cila, të cilët etj.  peremri lidhor shqip,cka eshte peremri lidhor,cfare eshte peremri lidhor,peremer lidhor shqip,cka quajme peremer lidhor,cfare eshte peremri lidhor,cilet jane peremrat lidhor,cilat jane peremrat lidhor,peremri lidhor shembuj,peremri lidhor shqip,

Përemri pronor

• Përemri pronor tregon se sendi i dhënë i përket një vete të caktuar. • Çdo pronor ka dy palë trajta, në gjininë mashkullore dhe femërore dhe në numrin njëjës e shumës: shoku im – shoqja ime, libri yt – librat e tu. • Zakonisht përemri pronor vendoset pas emrit që përcakton: shkolla jonë. Por, ndonjëherë ai vendoset edhe para emrit: im atë. • Përemri pronor i vetës së parë tregon se sendi i përket folësit ose një grupi ku bën pjesë edhe folësi: libri im, libri ynë.   • Përemri pronor i vetës së dytë tregon se sendi i përket bashkëbiseduesit ose një grupi ku bën pjesë edhe bashkëbiseduesi: topi yt, topi juaj. • Përemri pronor i vetës së tretë tregon se sendi i përket dikujt që nuk është i pranishëm në bisedë: makina e tij, makina e tyre.  Për vetën e tretë përdoret dhe përemri pronor i vet, që tregon se sendi i përket kryefjalës së fjalisë: makina e vet. • Përemri pronor ka forma të veçanta për të dyja gjinitë në tri vetat.   • Gjinia femërore e përemrave

Përemri dëftor

• Përemrat dëftorë tregojnë qenie, sende ose tipare të tyre që ndodhen afër ose larg folësit. • Ata janë: ky/kjo, këta/këto, i tillë, i këtillë etj. • Përemri dëftor përdoret më vete ose i shoqëruar me emër: I çmoj ata burra që janë mbledhur.  peremrat deftore,cilet jane peremrat deftore,deftimi,peremri deftore shqip,kur perdoret peremri deftore,cka tregon peremri deftore,peremer deftore,cka tregojn peremrat deftore,cka quajme peremri deftore,cka eshte peremri deftore,cfare eshte peremri deftore

Cilët janë llojet e përemrave ?

Dallojmë disa lloje përemrash: • Përemrat vetorë: unë, ti ai/ajo (njëjës) – ne, ju, ata/ato (shumës); • Përemrat vetvetorë: vetja, vetvetja…; • Përemrat dëftorë: ky/kjo, këta/këto, i tillë, i këtillë…; • Përemrat pronorë: imi, yti, asaj, jonë, juaj…; • Përemrat pyetës: kush?, cili?, cila?, çfarë?...; • Përemrat lidhorë: që, i cili, e cila, të cilët…; • Përemrat e pacaktuar: dikush, askush, të gjithë… .  llojet e peremrit shqip,llojet e peremrave,peremrat shqip,peremrat vetore,peremrat deftore shqip,peremrat pronore,peremrat pyetes,peremrat lidhore,peremrat e pacaktuar,peremrat vetvetore,cilet jane llojet e peremrave shqip

Lakimi i mbiemrit - gjinia mashkullore-numri njëjës

Lakimi i mbiemrit - gjinia mashkullore-numri njëjës   Trajta e pashquar Trajta e shquar Emërore: (një) djalë i mirë Emërore: djali i mirë Gjinore: i,e (një) djali të mirë Gjinore: i,e djalit të mirë Dhanore: (një) djali të m irë Dhanore: djalit të mirë Kallëzore: (një) djalë të mirë Kallëz or e: djalin e mirë Rrjedhore: prej (një) djali të mirë Rrjedhore: prej djalit të mirë lakimi i mbiemrit shqip,lakimet e mbiemrave,gjinia mashkullore mbiemri gramatike,numri njejes

Emrat e përgjithshëm dhe të përveçëm

• Emra të përgjithshëm janë emrat që tregojnë qenie ose sende në mënyrë të përgjithshme: djalë, vajzë, mal, kukull etj. • Emra të përveçëm janë emrat që tregojnë qenie ose sende të dalluar nga të tjerët që i përkasin të njëjtës klasë: Korabi (mal), Çufo (derr) etj. Emrat e përveçëm shkruhen gjithmonë me shkronjë të madhe. cka jane emrat e pergjitshem,cfare jane emrat e pergjitshem,cka jane emrat e pervecem,emrat e perveqem shqip,emrat e pergjitshem shqip,gramatike emrat, 

Çka është emri ?

Emri është pjesë e ndryshueshme e ligjëratës , që emërton diçka. Mësoni më shumë rreth gramatikës duke klikuar gramatika cka eshte emri,ceshte emri,emri shqip,cfare eshte emri,cka quajme emer,cfare quajme emer,emer shqip,emri shqip,emri gramatike,qka quajme gramatike,gramatika shqip,gramatika shqip,emri domethenja,domethenja e emrit

Kundrinori i zhdrejtë pa parafjalë

Kundrinori i zhdrejtë pa parafjalë ka lidhje të drejtpërdrejtë me foljen dhe përdoret gjithmonë i shoqëruar me trajtë të shkurtër të përemrit vetor.  Mund të marrin kundrinor të zhdrejtë foljet kalimtare dhe jokalimtare,veprore dhe joveprore. Kundrinori i zhdrejtë pa parafjalë u përgjigjet pyetjeve: kujt?, cilit?, cilës?, cilëve?, cilave?. • Kundrinori i zhdrejtë pa parafjalë  është një grup emëror (i shprehur me një emër, një përemër ose me një emër dhe një përcaktor) në rasën dhanore, që shoqërohet gjithnjë nga një trajtë e shkurtër e përemrit vetor në rasën dhanore.   • Ai ndërtohet gjithmonë pa parafjalë dhe tregon sende ose qenie mbi të cilat bie veprimi i shprehur nga folja. • Kundrinori i zhdrejtë pa parafjalë luan rol të rëndësishëm, është plotës kryesor. Ai nuk është i lidhur me foljen aq sa kundrinori i drejtë.  kundrinori i zhdrejte,kundrinorii zhdrejt,kundrinori shqip 

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more