Çka janë gjëegjëzat Gjëegjëzat janë krijime të shkurtra që përbëjnë një gjini të veçantë. Ato paraqesin përshkrim të tërthortë e të ngjeshur (zakonisht në vargje) të një endi ose të një dukurie, që i jepet dikujt për ta gjetur se çfarë do të thotë. Shembuj gjëegjëzash : Kur i lidh ikin, kur i zgjidh rrinë? (Opingat, këpucët) Bie në ujë s’laget? (Dielli) Dy vëllezër mbajnë zjarr në dorë e nuk digjen? (Masha) Dhjetë motra me nga një sini mbi krye? (Gishtat dhe thonjtë) Një kuti plot inxhi? (Goja me dhëmbët) Një litar i gjatë i gjatë, gjysmë i njomë gjysmë i thatë? (Dimri dhe behari) Gjithë gjënë e ha e të ngopur s‘ka? (Mullixhiu) I ati me rroba të gjelbërta, i biri me rroba të kuqe? (Burbuqja dhe lulja) Një qen i zi ruan shtëpinë e tij? (Çelësi i derës) Rrumbullak strumbullak me ca flutura në bark? (Kungulli) Një kuti me katër feta buke. (Arra) Një poçe kos përmbi shtëpi. (Hëna) Kudo vete, shtëpi me vete. (Breshka) Mbret nuk ësht’ e mban kurorë, orë s
Ese,hartime,teste,programe,libra shqip fjalor, autoshkolla, letersi,gjuhe shqipe,letersi boterore,kuriozitete,fjale te urta,analiza letrare,vjersha per femije,poezi,biografi, takvimi,shendetesi,mjekesi,pytje - pergjigje, tregime, gramatike,autoshkolla teste,,thenie filozofike,falja e namazit,