Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Fjalitë e përbëra me nënrenditje

Fjalitë e përbëra me nënrenditje

• Fjali të përbëra me nënrenditje janë fjalitë e përbëra të paktën nga dy pjesë, njëra kryesore dhe tjetra e varur prej saj: Dëgjohej vetëm cicërima e zogjve që fluturonin pranë dritares sime. • Pra, pjesët e kësaj fjalie nuk janë të pavarura nga njëra-tjetra. Ato nuk mund të qëndrojnë që të dyja më vete, të përdoren si fjali të thjeshta. • Pjesa e parë mund të qëndrojë më vete dhe është pjesë kryesore e kësaj fjalie të përbërë, kurse pjesa e dytë fillon me një përemër lidhor e nuk mund të qëndrojë pa të parën, pra varet prej saj.  Pjesët e nënrenditura luajnë në fjalinë e përbërë të njëjtin rol, si edhe grupet e fjalëve brenda fjalisë së thjeshtë, pra të kryefjalës, të kundrinorit të drejtë, të përcaktorit, të rrethanorëve si edhe funksione të tjera.  fjalite e perbera me nenrenditje,fjalia e perbere me nenrenditje,

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more