Zani i zemrës i Filip Shirokës është një prej veprave që përfshihen në kolanën Visare të letërsisë shqiptare. Filip Shiroka është nga ata patriotë, i cili rrëmbeu jo vetëm pushkën, por dhe penën për të mbrojtur të drejtat legjitime të një populli, të cilat po merreshin nëpër këmbë brutalisht. Ndjenjat e tij patriotike dhe karakteri i tij i ndershëm dhe i drejtë e lidhën ngushtë me A. Z. Çajupin, që ishte figura më e shquar e lëvizjes atdhetare në Egjipt, shpirti i kolonisë dhe i lëvizjes atdhetare të shqiptarëve të mërguar atje. Filip Shiroka pati fatin të jetonte në dy epoka historike: në epokën e Rilindjes Kombëtare dhe në atë që nisi pas fitores së Pavarësisë, më 28 Nëntor 1912. Thelbin e veprës të tij e formojnë idetë e çlirimit kombëtar nga zgjedha osmane dhe ëndrra e lirisë që qe frymëzimi i të gjithë rilindasve shqiptarë.
Ese,hartime,teste,programe,libra shqip fjalor, autoshkolla, letersi,gjuhe shqipe,letersi boterore,kuriozitete,fjale te urta,analiza letrare,vjersha per femije,poezi,biografi, takvimi,shendetesi,mjekesi,pytje - pergjigje, tregime, gramatike,autoshkolla teste,,thenie filozofike,falja e namazit,