Skip to main content

Posts

Showing posts with the label Adelina Mamaqi

Çerdhen do ta ruaj - vjershë nga Adelina Mamaqi

Çerdhen do ta ruaj - vjershë nga Adelina Mamaqi Dallëndyshe moj Udh'e mbarë moj ! Në pranverë për ty Çerdhe do ndërtoj Djal' i vogël o duarshkathët o çerdhe tjetër s'dua ti këtë ma mbro! Në pranverë prap do të vij me vrap zoçkëza të reja këtu do të hap Moj krahshigjetë fluturo e qetë çerdhen do ta ruaj si të ishe vetë! Postime të ngjashme: Adelina Mamaqi- Biografia dhe Veprat Milingona -vjershë nga Adelina Mamaqi Mësuesja - vjershë nga Adelina Mamaqi   vjersha per dallendyshen,dallëndyshja,poezi per dallendyshe,dallendyshja poezi,vjershe,vjersha nga adelina mamaqi,poezi nga Adelina Mamaqi

Mësuesja - vjershë nga Adelina Mamaqi

 Mësuesja - vjershë nga Adelina Mamaqi Nëse doni akoma vjersha për mësuesen kliko mbi Vjersha për mësuesen   Dhe sot ia dëgjoj zërin e ëmbël, Dhe sot ia vështroj sytë zjarr. E desha, o miq, me gjithë zemër, Mësuesen e klasës së parë. Ajo më mësoi si të shkruaj Dy emrat: Atdhe e Nënë, Këshillat, qortimet e saj, Ç’mbresa n’shpirt m’kanë lënë! Një tufë me vjollca e lila Gjithmonë ia vë mbi varr, N’zemër me zgjohet dëshira Ta kem at’ pranë Si më parë. Ajo zë e flet sërish me mua Ashtu si kur isha fëmijë! Në gjirin e kohës së shkuar Kthehem me mall përsëri. Dhe dorën që dridhej nga pak Ndër flokë sërish e ndiej, Endërrimet e mia miturake Në sytë e saj prapë i gjej. Ah, ç’gaz kur dëgjoj zën’ e ëmbël, Këshillat e saj kur kujtoj! E desha, o miq, me gjithë zemër Dhe s’mundem askurr’ ta harroj.  Postime të ngjashme: Adelina Mamaqi- Biografia dhe Veprat Milingona -vjershë nga Adelina Mamaqi Çerdhen do ta ruaj - vjershë nga Adelina Mamaqi  

Qukapik o qukapik- vjershë nga Adelina Mamaqi

Qukapik o qukapik- vjershë nga Adelina Mamaqi Qukapik o qukapik të kam shok e të kam mik pik-pik-pik Ç'po bën kështu ? Gëlltis krimba dru më dru Kribmin unë e kam armik sepse është shumë i lig se ha gjethe e lëkurë nëpër lule nëpër drurë qukapik o qukapik, vjersha per qukapikun, vjershe per qukapikun, shqip, qukapiku shqip, vjersha per qukapik

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more