Skip to main content

Posts

Showing posts with the label AKI

Cili është misioni i AKI-së (Agjencioni Kosovar për Intelegjencë) ?

Misioni i AKI është identifikimi i kërcënimeve që rrezikojnë sigurinë e Kosovës. Kërcënim ndaj sigurisë së Kosovës konsiderohet kërcënimi ndaj integritetit territorial, integritetit të institucioneve, rendit kushtetues, stabilitetit dhe zhvillimit ekonomik, si dhe kërcënimet ndaj sigurisë globale në dëm të Kosovës. Këtë Mision, ne e realizojmë duke mbledhur dhe analizuar informacion për: - Nxitjen, ndihmën dhe shtytjen ose përkrahjen e terrorizmit - Spiunazhin kundër Kosovës apo në dëm të sigurisë së Kosovës - Sabotazhin drejtuar kundër infrastrukturës vitale të Kosovës - Krimin e organizuar kundër Kosovës apo në dëm të sigurisë së Kosovës në cilëndo mënyrë, duke përfshirë larjen e parave - Nxitjen e pakënaqësisë në strukturat e sigurisë - Trafikimin e substancave ilegale, armëve apo qenieve njerëzore - Prodhimin ilegal apo transportin e armëve të shkatërrimit në masë ose të komponentëve të tyre - Trafikimin i

Buxheti i zi i spiunëve të Kosovës

Kosova i ka 90 “spiun” legal, të cilët i paguan çdo muaj. Mesatarisht ata marrin nga 2,900 euro pagë bashkë me beneficionet tjera. Kjo është gjithqka që dihet publikisht për buxhetin e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës. “Agjensioni Kosovar i Inteligjencës ka 90 punëtorë. Për paga dhe mëditje do të shpenzojë 3, 400,000 euro. Kurse, në mallra dhe shërbime 1, 365,000 euro. Derisa për shpenzime komunale është thënë se do t’i shpenzojnë 68,000 euro”, thuhet në tabelën e buxhetit për vitin 2015 të kësaj agjencie. Këto të dhëna që supozohet se do të duhej të ishin sekret, kryetari i komisionit për mbikëqyrjen e AKI-së, Haxhi Shala thotë se këto janë vetëm ato pjesët e “buxhetit të bardhë”, që lejohet të dihen. “Buxheti i zi nuk bëhet i ditur, pa urdhër të kryeministrit”, thotë Shala. Ai sqaron se me buxhetin e zi nënkupton të dhëna financiare të cilat nuk duhet të bëhen të ditura, ndërsa me buxhetin e bardhë nënkupton financat e AKI-së që mund të bëhen publike sikur që ësht

Agjencioni i Inteligjencës për Kosovën

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (në vijim AKI) themelohet si agjenci për siguri dhe inteligjencë në Kosovë. AKI është person juridik dhe ka mandat të veproj në tërë territorin e Kosovës. AKI mbledhë informacion në lidhje me kërcënimet ndaj sigurisë së Kosovës. Si kercenim konsiderohet kërcënimi ndaj integritetit territorial, integritetit të institucioneve, rendit kushtetues, stabilitetit dhe zhvillimit ekonomik, si dhe kërcënimet ndaj sigurisë globale. AKI nuk ka funksione ekzekutive. Agjencia është themeluar me ligjin nr. 03/L-063 dhe drejtor i saj është emëruar z. Bashkim Smakaj nga kryeministri Hashim Thaci dhe presidenti i atëhershëm z. Fatmir Sejdiu. Edhe pse kritikohet për funksionalitetin e saj drejtorit aktual ia vazhdua mandati i dytë ne janar 2014

Postimet e fundit






Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more