Mbuloi zia Çamërinë - vjershë nga populli Mbuloi zia Çamërinë. Çamërinë e Shqipërinë edhe të gjithë Greqinë: Na u vra një trim i mirë, trim i mirë, trim i rrallë, Marko Boçari me pallë, për Shqipëri edhe Eladhë! Në turq seç bëri kërdinë, kalli klithmën, lebetinë. Po tek mbillte gjurulltinë një arab me karabinë u ngul dhe i shtroi synë goditi bajrakn’ e mirë Marko Boçar Çamërinë, e goditi mu në ballë! Thirri Markua : „O shqiptarë, bini qënet, se më vranë më muar plumbi në ballë! Merrmëni se jam i gjallë!” U nxi jeta, u bë bujë tërë trimatë ç’u sulë e bënë që dual ujë djemat e çamërisë me vulë shahinë mbë dor ‘e prunë.
Ese,hartime,teste,programe,libra shqip fjalor, autoshkolla, letersi,gjuhe shqipe,letersi boterore,kuriozitete,fjale te urta,analiza letrare,vjersha per femije,poezi,biografi, takvimi,shendetesi,mjekesi,pytje - pergjigje, tregime, gramatike,autoshkolla teste,,thenie filozofike,falja e namazit,