“Top 50 statistikat interesante para finales të LK-së mes Realit dhe Liverpoolit” plus 9 more Telegrafi Futboll
“Top 50 statistikat interesante para finales të LK-së mes Realit dhe Liverpoolit” plus 9 more Telegrafi Futboll |
- Top 50 statistikat interesante para finales të LK-së mes Realit dhe Liverpoolit
- Ronaldo, Casemiro dhe Marcelo: Historia e fotografisë pas të cilës Reali gjithmonë fiton
- Atmosfera e Kampionatit Botëror, tifozi e mbulon veturën me 15 mijë fotografi Panini me futbollistë
- Cristiano Ronaldo godet kameramanin dhe e lëndon, në fund i jep fanellën dhuratë
- Dhjetë pikat kyçe nga të cilat mund vendoset ndeshja finale Real Madridi-Liverpool
- Bonucci mund të largohet nga Milani
- Sarri drejt Chelseat?
- Juventusi gati të harxhojë 230 milionë euro – Nga Morata te Kovacic e Can, këto janë gjashtë blerjet që po tentohen
- Zidane: Jemi të lumtur që jemi në finale, gjasat janë të barabarta
- Kalinic dëshiron të mbetet te Milani
Top 50 statistikat interesante para finales të LK-së mes Realit dhe Liverpoolit Posted: 25 May 2018 07:54 PM PDT E gjithë bota do të shikojë finalen e Ligës së Kampioneve këtë të shtunë, përfshirë dhe të gjithë adhuruesit e statistikave të futbollit. Për të gjithë ata që bëjnë pjesë në këtë grup, apo ata që dëshirojnë të dinë fakte interesante para ndeshjes, atëherë ky është artikulli që po kërkoni. Më poshtë keni top 50 statistikat e finales para finales të LK mes Real Madridit dhe Liverpoolit: 1. 70 gola janë shënuar nga Real Madridi dhe Liverpooli këtë sezon deri më tani: Los Blancos kanë shënuar 30, kurse Reds 40. Pra, skuadra spanjolle ka një mesatare 2.5 gola për ndeshje, kurse ajo angleze 3.3 gola për ndeshje. 2. Këto dy klube janë takuar pesë herë në një Kupë Evropiane: Reali ka fituar dy herë, ndërsa Liverpooli tre herë. 3. Kanë kaluar 13,513 ditë që kur dy skuadrat janë takuar në një finale: Ishte 27 maji i 1981, dhe Reds triumfuan 4. Liverpooli që nga atëherë është skuadra e vetme angleze që ka fituar ndaj një spanjolle: Takimet tjera janë fitorja e Barcelonës 2-1 ndaj Arsenalit në vitin 2006, pastaj ajo ndaj Manchester Unitdit 2-0 në 2008 dhe pastaj 3-1 në vitin 2011. 5. Është hera e nëntë që një finale e Ligës së Kampionëve 'përsëritet': E katërta për Real Madridit, tri të tjerat i ka fituar. 6. Kjo do të jetë finalja e 31-të për Realin në garat e UEFA-s: Në total: 15 në European Cup/Champions League, dy UEFA Cups, dy UEFA Cup Winners Cups, gjashtë European Super Cups dhe pesë Intercontinental Cups. 7. Kjo do të jetë finalja e 20-të evropiane për Liverpoolin: Ata kanë fituar paraprakisht pesë Liga të Kampionëve. 8. Aktualisht Real Madridi ka 14 lojtarë që kanë luajtur në një finale të Ligës së Kampionëve Liverpooli asnjë. 9. Real Madrid ka shënuar në 29 ndeshje radhazi në Ligën e Kampionëve: Hera e fundit që kanë dështuar ishte ndaj Manchester Cityt në ndeshjen e parë të gjysmëfinales për sezonin 2015/16. 10. Rekordi i Jurgen Klopp ndaj Realit është tri fitore, dy humbje dhe një barazim: Së bashku me Manchester Cityn, Real Madrid është skuadra e preferuar e Klopp në LK. 11. Mohamed Salah është përballur me Realin dy herë: Në të dy ndeshjet ka humbur. 12. Asnjë lojtar i Egjiptit nuk i ka shënuar Realit: Salah mund të bëhet i pari nëse shënon në finalen e Kievit. 13. Cristiano Ronaldo është përballur me Liverpoolin në 11 ndeshje në të gjitha garat: Ai ka shënuar vetëm tre gola deri më tani. 14. Zinedine Zidane kurrë nuk është përballur me Liverpoolin: Përfshirë karrierën e tij si lojtar. 15. Real Madridi ka luajtur katër herë në Kiev: Të gjitha ndeshjet ndaj Dynamo Kievit dhe rekordi i tyre është një fitore, një humbje dhe dy barazime. 16. Mazic ka referuar ndaj Realit dy herë: Los Blaoncs kanë barazuar një herë dhe fituar një herë, kurse Mazic nuk ka resuar asnjëherë ndaj Liverpoolit. 17. Gati 700 lojtarë kanë marrë pjesë: Në total 694 lojtarë kanë luajtur së paku një minutë në këtë sezon të LK-së 18. Cristiano Ronaldo dhe portieri i Liverpoolit, Loris Karius, kanë luajtur 1,080 minuta: Dyshja kanë luajtur çdo minutë këtë sezon. 19. Për Liverpoolin janë paraqitur 24 lojtarë gjatë këtij rrugëtimi deri në finale: Kurse për Realin vetëm 23. 20. Gati 400 gola janë shënuar në 124 ndeshje të LK-së: Më saktë, 397 duke mos llogaritur fazën kualifikuese për t'u futur në grupe. 21. Firmino ka marr pjesë në 18 gola nga 40 që LFC ka shënuar gjithsej: Ka shënuar 10 herë dhe ka dhuruar tetë asistime. 22. Cristiano Ronaldo është golashënuesi më i mirë i sezonit me 15 gola: Portugezi mban gjithashtu rekordin për më së shumti gola në një sezon, 17 në sezonin 2013/14. 23. James Milner ka dhuruar nëntë asistime këtë sezon: Më shumë se çdo bashkëlojtar i tij. 24. Firmino nuk ndalet së vrapuari: Braziliani ka vrapuar këtë sezon 119,227 kilometra në total. 25. Liverpooli e filloi pak më herët rrugëtimin: Kjo është herë e tretë që Reds arrijnë finalet pasi luajnë fazën kualifikuese. Dy tjerat janë në sezonet 2004/05 dhe 2006/07. 26. Vetëm katër trajnerë gjermanë e kanë fituar Ligën e Kampionëve: Udo Lattek, Dettmar Cramer, Ottmar Hitzfeld dhe Jupp Heynckes. Të gjithë së bashku kanë shtatë tituj. 27. Gareth Bale është përballur me Liverpoolin në dhjetë takim: Tetë ishin në Ligën Premier, një në Ligën e Kampionëve dhe një në Kupën e Ligës së Anglisë. 28. Karim Benzema është golashënuesi i pestë më i mirë në histori të LK-së: Ai ka 55 gola dhe i duhet edhe një për të barazuar Ruud van Nistelrooyn. 29. Sergio Ramos ka bërë 80 ndërhyrje të sakta duke rikthyer topin në pronësi të skuadrës së tij: Më shumë se çdo lojtar tjetër këtë sezon në Ligën e Kampionëve. 30. Loris Karius është i vështirë për t'u mposhtur: Gjermani e ka mbajtur portën e paprekur në gjashtë takime nga 12 në total. 31. Cristiano Ronaldo ka shënuar në tri finale të ndryshme të LK-së: I vetmi që ka arritur të bëjë këtë deri më tani në histori. 32. Gareth Bale është mësuar të fitojë në finale: Nga nëntë finale me Real Madridin, uellsiani nuk ka humbur as edhe një te vetme. 33. Liverpooli ka arritur të bëjë 89 gjuajte në portë, kurse Reali ka bërë 84: Reds prijnë në këtë aspakët këtë sezon në Ligën e Kampionëve. 34. Sergio Ramos është mbrojtësi i pestë me më së shumti gola në histori të LK-së: Kapiteni i Realit ka 11 gola. Roberto Carlos mban rekordin me 16-të, por Ramos është mbrojtësi i vetëm që ka shënuar në dy finale. 35. Benzema ka shënuar tri gola në dy ndeshje ndaj Liverpoolit: Të dy ndeshjet i ka fituar me Realin. 36. Liverpooli ka luajtur dy ndeshje në Kiev: Një fitore (Dynamo Kievit) dhe një barazim (Maccabi Haifas), hera e fundit ishte në vitin 2006. 37. Liverpooli ka shënuar pesë herë nga korrierët këtë sezon: Kështu Reds bëhen skuadra më e rrezikshme në këtë aspekt. 38. Do të jetë finalja e tretë Evropiane për Jurgen Klopp: Gjermani ka humbur dy të tjerat, të parën në Ligën e Kampionëve ndaj Bayern Munich (2-1) dhe pastaj atë ndaj Sevillas (3-1) në Ligën e Evropsë. 39. Real Madridi ka humbur tetë ndeshje ka fituar 13 herë ndaj kundërshtarëve anglez në LK: I vetmja ndeshje që është luajtur në terren neutral ishte ajo ndaj Liverrpolit dhe kanë humbur (Finalja në Paris). 40. Dy dekada që kur një skuadër ka arritur tri finale rresht: E fundit e kishte bërë Juventusi dhe si lojtar i Zonjës së Vjetër ishte edhe Zinedine Zidane. 41. Në finale të Ligës së Kampionëve janë shënuar 172 gola: Real Madridi është autor i 39 prej tyre, kurse Liverpooli i nëntë. 42. Cristiano Ronaldo është mbreti i penalltive: Portugezi ka shënuar 15 penallti, më shumë se çdo lojtar në histori të Ligës së Kampionëve. 43. Zidane gjithmonë fiton: Që kur e mori drejtimin e skuadrës së parë të Realit, francezi ka fituar të shtatë finalet. 44. Liverpooli dhe Chelsea dinë të shënojnë nga distanca: Me gjashtë gola secila, janë skuadrat me të rrezikshme jashtë zonës së rreptësisë këtë sezon. 45. Real Madridi është zënë më së shumti në pozitë jashtë loje: Los Blancos janë zënë në 44 raste, kurse LFC në 27 herë. 46. Liverpooli di të pësojë gola të hershëm: Goli i Paolo Maldinit vetëm 51 sekonda nga fillimi është më i shpejti në një finale të LK-së. 47. Karius ka befasuar me paraqitje të mira: Gjermani ka kontrolluar topin nga një pasim/top i kthyer në 12 raste, më shumë se çdo portier tjetër. 48. James Milner dhe Emre Can të ashpër në mesfushë: Me 17 ndërhyrje të palejuara, dyshja janë lojtarët që kanë shkaktuar më së shume faulle dhe penallti këtë sezon. 49. Pa kujtime nga finalja 2 1981: Asnjë nga lojtarët që pritet të luajë nesër nuk ka qenë i lindur kur dy skuadrat u takuan në atë kohë. 50. Zidane mund të barazojë rekordin e Bob Paisley: Legjenda e Liverpoolit ka fituar tri Kupa Evropiane(tash e quajtur LK) si trajner i Reds, por Zizu mund ta barazoj këtë arritje në Kiev. /Telegrafi/ The post Top 50 statistikat interesante para finales të LK-së mes Realit dhe Liverpoolit appeared first on Telegrafi. |
Ronaldo, Casemiro dhe Marcelo: Historia e fotografisë pas të cilës Reali gjithmonë fiton Posted: 25 May 2018 04:15 PM PDT A mundet një fotografi të ndryshojë rezultatin e një ndeshje apo dhe ndoshta të gjithë një ngjarje? Po, ndoshta po. Së paku kështu shpresojnë dhe mendojnë Cristiano Ronaldo, Marcelo dhe Casemiro. 'Tre muskëtjerët" e Real Madridit kanë një ritual që e përsërisin çdo herë që luajnë një ndeshje të rëndësishme në Ligën e Kampionëve. Ata, postojnë gjithmonë të tre së bashku një fotografi nga aeroporti i qytetit që do ta “pushtojnë”.
Të enjten, ekipi mori aeroplanin nga Madridi për në Ukrainë dhe Cristiano ndau një foto në rrjetet sociale së bashku me dy lojtarët brazilian. Deri këtu duket gjithçka e zakonshme, por për tifozët që njohin mirë Realin, ky imazh sa herë që është përsëritur iu sjellë kujtime të mëdha. Çdo herë që treshja publikon fotografi në aeroporte për një duel eliminator të Ligës së Kampionëve larg shtëpisë së tyre, skuadra e Zinedine Zidanes gjithmonë fiton. Rundi i parë eliminues 1/16: 5 mars, para PSG – Real Madrid në Paris (Los Blancos fitojnë 1-2, Ronaldo dhe Casemiro shënojnë nga një gol) Çerekfinale: 2 prill, para Juventus – Real Madrid në Torino (Los Blancos fitojnë 0-3, një gol Ronaldo dhe dy Marcelo) Gjysmëfinale: 24 prill, para Bayern Munich – Real Madrid në Mynih (Los Blancos fitojnë 1-2, Marcelo dhe Marco Asensio shënojnë nga një gol)
Dhe tani Kiev, Ukrainë Pra, kur dyshja publikojnë fotografi bashkë, së paku njëri nga të tre nuk mungojnë në listën e golashënuesve. A do të thyhet kjo traditë nga Liverpooli i Jurgen Klopp në Kiev, apo do vazhdojë tradita? Kjo mbetet të shihet… /Telegrafi/ The post Ronaldo, Casemiro dhe Marcelo: Historia e fotografisë pas të cilës Reali gjithmonë fiton appeared first on Telegrafi. |
Atmosfera e Kampionatit Botëror, tifozi e mbulon veturën me 15 mijë fotografi Panini me futbollistë Posted: 25 May 2018 03:04 PM PDT Atmosfera para se të fillojë Kampionati Botëror ka filluar të nxehet edhe pse në Rusi temperaturat do të jenë më të ulëta. Por një tifozë i futbollit i ka mahnitur të gjithë, pasi e ka dekoruar veturën e tij me 15,000 ngjitëse Panini me futbollistë. Henrique Pedrotti këtë ia ka bërë Volskwagen të tij të vjetër. Makina klasike është e tifozit nga Sao Paulo, ndërsa ai thotë se do ta mbajë kështu nga fillimi deri në fund të kampionatit. Firma italiane Panini ka prodhuar ngjitëse që nga viti 1961, ndërsa albumin e Kampionatit Botëror të parë e ka prodhuar në vitin 1970 që u mbajtë në Meksikë. Që atëherë, miliarda ngjitëse janë blerë, shitur dhe nderuar, për ta kthyer në aktivitetin më të madh për të rinj. Kompania Panini tani ka vlerë më shumë se 500 milion euro, ndërsa librat më të vjetra dhe të përfunduara e në gjendje të mirë mund të shiten deri në 1.000 dollarë nga koleksionuesit. I fundit që e ka pranuar se ka qenë koleksionues është sulmuesi Gabriel Jesus. /Telegrafi/ The post Atmosfera e Kampionatit Botëror, tifozi e mbulon veturën me 15 mijë fotografi Panini me futbollistë appeared first on Telegrafi. |
Cristiano Ronaldo godet kameramanin dhe e lëndon, në fund i jep fanellën dhuratë Posted: 25 May 2018 02:38 PM PDT Real Madridi do të luajë në finale te Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit të shtunën në mbrëmje. Por gjatë stërvitjes së fundit të zhvilluar në stadiumin e Kievit, ai e ka goditur me top kameramanin Juan Lorenzana Prieto. Topi e goditi në kokë, duke ia lënduar vetullën. Real Madridit provoi gjuajtjet para porte, nga të cilat u qëllua edhe kameramani. Ronaldo i kërkoi falje disa herë, ndërsa ia dërgoi edhe fanellën me të cilën stërviste. Ndeshja mes Real Madridit dhe Liverpoolit zhvillohet të shtunën në mbrëmje nga ora 20:45. Ronaldo pritet të jetë njëri nga lojtarët kryesor të kësaj ndeshje. /Telegrafi/
The post Cristiano Ronaldo godet kameramanin dhe e lëndon, në fund i jep fanellën dhuratë appeared first on Telegrafi. |
Dhjetë pikat kyçe nga të cilat mund vendoset ndeshja finale Real Madridi-Liverpool Posted: 25 May 2018 02:07 PM PDT Të shtunën në mbrëmje do të zhvillohet ndeshja finale në Ligën e Kampionëve mes Real Madrid dhe Liverpool. Marca ka zgjedhur 10 pikat kyçe që mund ta vendosin këtë ndeshje. 1.Cristiano Ronaldo Kur Real Madridit i duhet liderishipi në skenë del gjithmonë portugezi, që ka shënuar 15 gola. Ai nuk shënoi në gjysmëfinale, por që finale mbetën preferencë. 2.Mohamed Salah Ylli i Liverpoolit me paraqitjet e tij jetësore është kthyer në një konkurrent për 'Topin e Artë'. Së bashku me Roberto Firminon dhe Sadio Manen, kanë shënuar 29 gola. 3.Portierët Keylor Navas mbetet një nga pikat më të forta të Real Madridit, por edhe Loris Karius, qëndron mirë. 4.Marcelo Njëri nga lojtarët më të fortë të Realit padyshim që këtë vit është Marcelo. 5.Posedimi i topit Asnjëra nga skuadrat nuk ka nevojë për posedim për të fituar dhe këtë e dëshmuan edhe në gjysmëfinale. 6.Ritmi i ndeshjes Liverpooli do të tentojë ta shfrytëzojë shpejtësinë dhe të tentojë kah krahët. Toni Kroos, Luka Modric dhe Isco do të kërkojnë që të dominojnë topin dhe të mbajnë ritmin e ngadaltë. 7.Gareth Bale Ai mund të jetë arma e fshehtë e Zinedine Zidane. Mund të jetë një rrezik për shkak se di të tregojë vetën edhe nëse futet nga banka. 8.Uria Real Madrid mund t’i arrijë tre tituj të Ligës së Kampionëve rresht. Uria është kah Liverpooli, pasi pas 13 vitesh mund të fitojnë. 9.Jurgen Klopp Trajneri i Liverpoolit është një nga më të mirat në botë dhe ka vetëm pesë vjet që kur drejtonte Borussia Dortmundin dhe e mposhti Jose Mourinhon me Real Madridin 4-1. Pak njerëz mund t'i shfrytëzojnë dobësitë e Real Madridit si Klopp. Vetëm pyetni Pep Guardiolan dhe Manchester Cityn. 10.Gjyqtari Zyrtari serb Milorad Mazic, i cili është 45 vjeç, do të marrë përgjegjësinë për ndeshjen më të madhe të jetës së tij. Presioni do të jetë mbi të, veçanërisht duke pasur parasysh polemika drejt tij deri më tani. /Telegrafi/ The post Dhjetë pikat kyçe nga të cilat mund vendoset ndeshja finale Real Madridi-Liverpool appeared first on Telegrafi. |
Bonucci mund të largohet nga Milani Posted: 25 May 2018 01:22 PM PDT Leonardo Bonucci mund të largohet nga Milani pasi UEFA nuk ka arritur marrëveshje me klubin kuqezi për shpenzimet. Rossonerët kanë qenë në bisedime deri në javën e shkuar por nuk kanë arritur marrëveshje për Financial Fair Play. Marrëveshja është refuzuar dhe nëse nuk gjendet një gjuhë e përbashkët, atherë ata mund të largohen nga Liga e Evropës. Sipas Sky, Bonucci mund të largohet nëse ndodh skenari më i keq i mundshëm për klubin. Mbrojtësi u largua papritmas nga Juventusi në verë e shkuar, por që nuk arriti të lë gjurmë. Ai është kapiten i Milanit dhe njëri prej lojtarëve më të shtrenjtë në klub. Për të vazhdon të ketë interesim nga klubet e Ligës Premier. /Telegrafi/ The post Bonucci mund të largohet nga Milani appeared first on Telegrafi. |
Posted: 25 May 2018 12:38 PM PDT Ish-menaxheri i Napolit, Maurizio Sarri, është shumë afër nënshkrimit me klubin londinez Chelsea. Agjenti i teknikut dhe drejtuesit e Chelseat janë takuar në Londër. Besohet se tashmë Sarri mund të konsiderohet trajner i Chelseat. Strategu do të nënshkruajë kontratë katërvjeçare me Chelsean, prej të cilës do të përfitojë gjashtë milionë euro në sezon. Thuhet se tashmë marrëveshja është arritur dhe mungon vetëm zyrtarizimi. Sarri u shkarkua nga Napoli me efekt të menjëhershëm pasi napoletanët nënshkruan me Carlo Ancelottin. Maurizio Sarri njihet si kultivues i lojës ofensive. /Telegrafi/ The post Sarri drejt Chelseat? appeared first on Telegrafi. |
Posted: 25 May 2018 11:32 AM PDT E fitoi titullin dhe Kupën në Itali, por Juventusit kjo nuk i mjafton, pasi është në kërkim të Ligës së Kampionëve Emre Can, Matteo Darmian, Mateo Kovacic, Jose Gimenez, Mattia Perin dhe Alvaro Morata janë lojtarët që 'Zonja e Vjetër' i sheh si objektiva për tu përforcuar që ta pushtojë sërish Evropën. Për këtë klubi ka ndarë 230 milionë euro, sipas medieve italiane. I pari në listë është rikthimi i Alvaro Moratas që aktualisht është te Chelsea, ndërsa vet ka kërkuar të kthehet në Torino. Pastaj vjen Emre Can, i cili do të vije falas, pasi që sipas medieve ka marrëveshje me italianët dhe do të ndahet me Liverpoolin. Portieri i Genoas, Mattia Perin dhe anësori i Manchester United, Matteo Darmian, janë italianët që pëlqehen. Në anën tjetër presidenti Andrea Agnelli pëlqen dyshen e La Ligas, Mateo Kovacic dhe Jose Gimenez. Klubi kërkon të përforcohet në çdo repart pasi që ka pasur disa largime me peshë. /Telegrafi/ The post Juventusi gati të harxhojë 230 milionë euro – Nga Morata te Kovacic e Can, këto janë gjashtë blerjet që po tentohen appeared first on Telegrafi. |
Zidane: Jemi të lumtur që jemi në finale, gjasat janë të barabarta Posted: 25 May 2018 10:38 AM PDT Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka folur në konferencë për shtyp para ndeshje finale të Ligës së Kampionëve me Liverpoolin. Ai tha se në këto ndeshje gjasat janë të barabarta. Zidane deklaroi se do të jetë një ndeshje e bukur me plot emocione dhe se do të jetë e vështirë që skuadra e tij të fitojë. "Shumë punë e përcjellë me shumë talentë, por puna e madhe është çelësi i suksesit. Përfundimi i një sezoni me një tjetër trofe të Ligës së Kampionëve nuk është i lehtë, por jemi të lumtur që jemi këtu dhe nesër do ta shijojmë prapë". "Secili lojtar që përfundon në bankën rezervë në fillim të ndeshjes mund të jetë i zhgënjyer, por kur ndeshja fillon ai është me ekipin dhe kjo është ajo që duhet të bëjmë. Jemi një grup i madh". "Për nesër kam një presion të vogël, por është i bukur". "Ne do të duhet të bëjmë një lojë të madhe për të fituar ndeshjen. Finalja fillon me gjasa të barabarta 50-50". "Kam respekt të madh për Klopp. Ajo që ka bërë ai në futboll, me të vërtetë është fenomenale" ka thënë Zidane në konferencë për shtyp. /Telegrafi/ The post Zidane: Jemi të lumtur që jemi në finale, gjasat janë të barabarta appeared first on Telegrafi. |
Kalinic dëshiron të mbetet te Milani Posted: 25 May 2018 10:20 AM PDT Sulmuesi i Milanit, Nikola Kalinic, i ka refuzuar ofertat e ardhura këtë verë, pasi është i vendosur të qëndrojë të Milani dhe ta tregojë vetën. Kroati është bashkuar nga Fiorentina si huazim me detyrim blerje, por shënoi vetëm gjashtë gola me skuadrën e re. Është pritur që Kalinic të lëvizë këtë verë, por calciomercato.com raporton se ai u ka thënë Rossonerëve se nuk dëshiron të largohet. 30-vjeçari është i vetëdijshëm se nuk i ka përmbushur pritjet, por është i vendosur të tregojë cilësitë e tij në San Siro. Sipas faqes së internetit ai ka hedhur poshtë ofertat nga Bayer Leverkusen, Lokomotiv Moscoë dhe Eintracht Frankfurt. Prandaj, ka më shumë gjasa që André Silva të shitet këtë verë dhe kroati të qëndrojë. Ai është ftuar nga Kroacia për në Kampionatin Botëror. /Telegrafi/ The post Kalinic dëshiron të mbetet te Milani appeared first on Telegrafi. |
You are subscribed to email updates from Futboll – Telegrafi. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google, 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: