Skip to main content

“Pas shumë mesazheve dhe komenteve, modelja tregon pse nuk ia dha dorën Benatias në festën e titullit” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Pas shumë mesazheve dhe komenteve, modelja tregon pse nuk ia dha dorën Benatias në festën e titullit” plus 9 more Telegrafi Futboll


Pas shumë mesazheve dhe komenteve, modelja tregon pse nuk ia dha dorën Benatias në festën e titullit

Posted: 22 May 2018 06:00 PM PDT

Juventusi pas fitores ndaj Hellas Veronës festoi titullin e shtatë radhazi në Serie A.

Por, ai që mori vëmendjen në festën e madhe ishte Medhi Benatia, edhe pse pa qëllim.

Mbrojtësi teksa ishte duke ecur për t'u ngjiru në skenë, për një moment u ndal para modeleve që ishin të ftuara në këtë ngjarje dhe ua zgjati dorën për t'i përshëndetur.

Benatia turpërohet nga modelet gjatë festës së titullit, tentoi të kopjoi Bendtnerin? Benatia turpërohet nga modelet gjatë festës së titullit, tentoi të kopjoi Bendtnerin?

Por, marokenit nuk i shkuan gjërat ashtu si i kishte menduar pasi asnjëra nga modelet nuk ia zgjati dorë. Kështu ai paska i turpëruar vazhdoi në skenë për të marrë medaljen dhe pastaj për të ngritur trofeun.

E gjitha kjo u shndërrua në sensacion medial, por edhe në rrjetet sociale nga tifozët.

Disa e cilësuan si gjest jo të mirë nga modelet, por tani gjithçka është shpjeguar nga njëra prej modeleve.

“Pas më shumë se një milion shikimeve në rrjetet sociale, kam marrë shume mesazhe dhe komente për Benatian. Rregulloja nuk na lejon asnjë kontakt me protagonistët gjatë ngjarjes zyrtare. Pra, nuk kam asgjë personale me lojtarin. Jam tifoze juventine dhe i shprehi klubit të Juventusit urimet e mia për fitoren", ka shkruar në Instagram, Svetlana Vakulova.

#Buonagiornata 💆💋 #32lagrange 💗

A post shared by Svetlana Vakulova (@whitefatcat) on

Vlen të theksohet se modelja bionde në fjalë është nga Ukraina, por që jeton në Milano për shkak të profesionit. /Telegrafi/

S A B A T O 🎀😘

A post shared by Svetlana Vakulova (@whitefatcat) on

The post Pas shumë mesazheve dhe komenteve, modelja tregon pse nuk ia dha dorën Benatias në festën e titullit appeared first on Telegrafi.

Zvicra mblidhet për stërvitjen e parë, Xhaka dhe Shaqiri plot stil

Posted: 22 May 2018 05:18 PM PDT

Përfaqësuesja e Zvicrës është mbledhur për stërvitjen e parë grupore e vlefshme për Kampionatin Botëror që do të mbahet në Rusi këtë vit.

Edhe pse trajneri është Vladimir Petkovic ende nuk e ka publikuar listën përfundimtare, ai mblodh disa nga lojtarët më të mirë që ka në dispozicion.

Stërvitja u mbajt në Feusisberg, një vend i bukur malor në Zvicër.

Në stërvitje u panë edhe shqiptarët Admir Mehmedi, Blerim Xhemaili, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.

Të këtë dy të fundi ra në sy edhe stili i bukur i veshjes, disponimi për të filluar stërvitjen, por edhe makinat e bukura.

Si ylli i Arsenalit dhe ai i Stoke Cityt prite të jenë lojtarët më të mirë te Zvicra në Rusi, por ata nuk do ta kenë aspak lehtë.

Kjo pasi do të përballen në fazën e grupeve me Brazilin, Serbinë dhe Kosta Rikën, ndërsa më poshtë keni disa foto në formë galerie. /Telegrafi/

First training day! . . #hoppschwiiz #hopsuisse #forzasvizzera #hopsvizra🇨🇭⚽ 🤗

A post shared by Swiss National Football Teams (@nationalteams_sfvasf) on

The post Zvicra mblidhet për stërvitjen e parë, Xhaka dhe Shaqiri plot stil appeared first on Telegrafi.

Wilshere mbetet te Arsenali

Posted: 22 May 2018 02:34 PM PDT

Jack Wilshere mund të vazhdojë kontratën e tij me klubin e Arsenalit.  

Mesfushori i Arsenalit ka qenë në qendër të thashethemeve duke u folur për të për një largim nga klubi.

Ai kërkohej nga Juventusi, Milani por edhe Paris Saint Germain, por ka vendosur të qëndrojë tek topçinjtë e Londrës.

Wishere i cili zhvilloi një sezon të shkëlqyer me Arsenalin do të rinovojë kontratën e tij aktuale që skadon në 30 qershor të këtij viti.

Ai ka gjetur më në fund gjuhën e përbashkët me drejtuesit e klubit.

Në këtë mënyrë Wilshere do të mbetet thjeshtë një ëndërr për Milanin dhe Juven.

Wilshare ka qenë në qendër të vëmendjes këtë javë pasi u la jashtë listës së Anglisë për Kampionatin Botëror. /Telegrafi/

The post Wilshere mbetet te Arsenali appeared first on Telegrafi.

Buffon gjithmonë e më afër PSG-së, sot u mbajt takimi mes palëve

Posted: 22 May 2018 01:45 PM PDT

Të dërguarit e Gianluigi Buffon kanë pasur një takim pune sot me Paris Saint-Germain ku iu diskutua për kontratën e re dyvjeçare.

Portieri që mbush 41 vjet në janar, ka dëshirë ende të luajë edhe pse është larguar nga Juventusi.

Sipas Sky Sport Italia, agjenti i Buffon, Silvano Martina dhe disa miq kanë biseduar sot me klubi në Paris.

Buffon (Getty Images)

Bisedimet kanë shkuar shumë mirë dhe atij i është ofruar kontratë dy vjeçare,

Është biseduar edhe për detajet e kontratës.

Buffon do të takohej te PSG me shokun  tij që luante bashkë tek ekipi kombëtar Marco Verratti.

Portieri i kishte kaluar 17 vite te Juventusi ku fitoi shtatë tituj kampioni radhazi. /Telegrafi/

The post Buffon gjithmonë e më afër PSG-së, sot u mbajt takimi mes palëve appeared first on Telegrafi.

Del Bosque: Asnjë lojtarë i Liverpoolit nuk do të mund të luante te Real Madridi

Posted: 22 May 2018 01:16 PM PDT

Ish trajneri i Real Madridit, Vicente Del Bosque, ka thënë se asnjë lojtarë i Liverpoolit, nuk do të mund të luante te Los Blancos.

Angelzët janë në finale të Ligës së Kampionëve pasi që e mposhtën Romën, ndërsa Real Madridi e mposhti Bayern Munichun.

Të dyja palët janë në formë të mrekullueshme pasi Reds kanë shënuan 17 gola në vetëm gjashtë ndeshje, ndërsa Reali ka shënuar 13 gola.

Mohamed Salah ka qenë frymëzim pasi ka shënuar 10 gola në 12 ndeshje, por sipas Del Bosque, ai nuk do të mund të luante te Reali në 11-shen startuese.

Futbollistët e Liverpoolit . (Photo /Getty Images,)

“Real Madridi ka një skuadër të shkëlqyeshme dhe është klubi më i mirë në Evropë aktualisht”.

“Ata duhet ta konfirmojnë këtë përsëri të shtunën. Real Madrid do të mundë Liverpool 4-1".

“Nuk mund të gjej një lojtar të vetëm të Liverpoolit që do ta përmirësonte Real Madridin, madje as Salahu".

Real Madrid (Getty Images)

“[Gareth] Bale dhe [Karim] Benzema janë shumë të mirë".

Del Bosque gjithashtu fitoi Kupën e Botës dhe Kampionatin Evropian me Spanjën në vitin 2010 dhe 2012. /Telegrafi/

The post Del Bosque: Asnjë lojtarë i Liverpoolit nuk do të mund të luante te Real Madridi appeared first on Telegrafi.

Wenger: Reali më ofroi kontroll të plot të klubit

Posted: 22 May 2018 12:45 PM PDT

Arsene Wenger ka thënë se i është ofruar një kontratë nga Real Madridi në të kaluarën, por e refuzoi shkaku i Arsenalit.

Francezi ka qenë një tifoz i Real Madridit kur ka qenë i ri, por nuk ka pasur mundësinë ta drejtojë skuadrën.

“Kur u ndërtua stadiumi i ri, kisha pesë vjet kontratë me Arsenalin”.

Arsene Wenger (Getty Images)

“Pas vetëm një viti më erdhi oferta nga Real Madrid".

"Kur merr një ofertë nga Real Madridi normalisht që tundohesh, por nuk ishte  moment i mirë për Arsenalin".

"Më është ofruar kontroll i plotë i klubit”, ka thënë Wenger.

Wenger ka qenë trajner i Arsenalit për 22 vjet ku ka fituar të gjithë trofetë në Angli. /Telegrafi/

The post Wenger: Reali më ofroi kontroll të plot të klubit appeared first on Telegrafi.

Milani nuk merret vesh me UEFA-n, rrezikon të përjashtohet nga Liga e Evropës

Posted: 22 May 2018 11:21 AM PDT

Krerët e Milanit sot ishin në Nyoni të Zvicrës për tu takur me UEFA-n nga ku morën një goditje të madhe. 

UEFA ka refuzuar zyrtarisht marrëveshjen e zgjidhjes financiare të Fair Play të Milanit, kështu që në qershor do të ketë një seancë disiplinore.

Ky vendim kishte qenë në ajër për një kohë, por këtë mbrëmje UEFA hodhi poshtë propozimin për ta zgjidhur çështjen.

Do të thotë që Milani dhe librat e tyre tani do të analizohen në thellësi dhe në qershor do të ketë një seancë të dëgjimit.

Është e mundur që ta bllokojnë afatin kalimtar për Milanin, por edhe t'i japin një gjobë të fuqishme, potencialisht mund edhe ta përjashtojnë nga Liga e Evropës.

(Foto: Getty Images)

Nëse Milan përjashtohen nga faza e grupeve të Ligës së Evropës, atëherë Atalanta do ta zë vendin e saj.

Një marrëveshje vullnetare fillestare u refuzua edhe në dhjetor dhe u prezantua dokumentacioni i ri, duke përfshirë një dosje prej 150 faqesh. /Telegrafi/

The post Milani nuk merret vesh me UEFA-n, rrezikon të përjashtohet nga Liga e Evropës appeared first on Telegrafi.

Shumat që do t’i fitojnë Drita dhe Prishtina nga garat evropiane

Posted: 22 May 2018 10:15 AM PDT

E para u shpall kampione, ndërsa e dyta nënkampione, derisa kryeqytetasit janë në lojë ta fitojnë edhe trofeun e Kupës së Kosovës.

Mundi dhe sakrifica gati njëvjeçare gjithsesi se do t'u shpërblehet këtyre dy klubeve dhe atë në forma të ndryshme.

Fillimisht, më e rëndësishmja është se ato do të luajnë në Evropë, e cila është arsyeja kryesore pse lufton një klub të jetë i suksesshëm në kampionatin nacional.

Me këtë rast gjilanasit si kampionë do të luajnë në Ligën e Kampionëve, për herë të parë në histori të tyre e prishtinasit do të marrin pjesë në Europa League për herë të dytë radhazi qoftë si fitues të Kupës apo edhe si nënkampionë, duke e pasur parasysh se finalisti tjetër i Kupës, Vëllaznimi, nuk e ka marrë licencën për të luajtur në Evropë.

Evropa ua mbush kasat

Pjesëmarrja në Evropë do t'i pasurojë edhe arkat e Dritës dhe Prishtinës.

Nëse bazohemi në shpërblimet që janë ndarë në sezonin paraprak dhe nëse nuk do të ketë ndryshime eventuale gjatë verës gjilanasit do t'i përfitojnë afro gjysmë milioni nga UEFA.

Në fakt, ata do t'i marrin 260 mijë euro për shpalljen kampionë dhe 220 mijë të tjera për pjesëmarrje në Ligën e Kampionëve.

Edhe pse do të luajnë nga faza preliminare, Bardhekaltrit pritet t'i marrin 220 mijë, të cilat i kanë të sigurta ekipet e fazës së parë eliminatore.

Këtë e ka konfirmuar javë më parë për "Zërin" edhe menaxheri për licencim të klubeve në FFK, Bajram Shala.

"Te pjesa financiare nuk ka ndryshim. 480 mijë do t'i marrë kampioni, që luan në Champions dhe 215 mijë ekipi që luan në Europa League. Ndryshimi i vetëm ka të bëjë me mënyrën e kualifikimit, respektivisht me aspektin sportiv, por jo me atë të pjesës financiare. Është plotësisht e njëjtë", ka thënë ai.

Mirëpo kjo nuk është e tëra. Krahas 480 mijë eurove që pritet t'i marrë nga UEFA, Drita do të shpërblehet edhe në rrafshin vendor.

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) do ta shpërblejë klubin gjilanas me 30 mijë euro që është shpallur kampion, ndërsa ky klub nga të drejtat televizive do t'i marrë edhe 20 mijë euro, një shpërblim ky linear për të gjitha klubet e Superligës.

Në total kjo i bie që Drita do t'i përfitojë 530 mijë euro, pra rreth gjysmë milioni.

Sa i përket Prishtinës, për pjesëmarrje në Europa League ky ekip do t'i marrë 215 mijë euro nga UEFA, ndërsa 20 mijë të tjera do t'i takojnë për shpalljen nënkampion, pra që e mbylli sezonin e dyta.

Këtyre mund t'ua shtojmë edhe 20 mijë të tjera nga të drejtat televizive, që në total i bie t'i fitojë 235 mijë euro.

Kryeqytetasit kanë mundësi të fitojnë ende. Nëse triumfojnë në Kupën e Kosovës ata do t'i fitojnë 20 mijë euro nga FFK-ja, ndërsa nëse humbin nga Vëllaznimi si finalist do t'i marrin 10 mijë euro.

Në total prishtinasit mund t'i fitojnë 255 mijë euro, pra rreth një çerek milioni.

Orari i Dritës dhe Prishtinës në Evropë

Siç dihet Drita dhe Prishtina do t'i nisin garat evropiane nga faza preliminare.

Dhe UEFA i ka zbuluar datat e të gjitha fazave për sezonin 2018/19.

Me këtë rast, siç njofton shtëpia e futbollit evropian, gjilanasit do ta zhvillojnë gjysmëfinalen e rundit preliminar më 26 qershor, ndërsa finalen e rundit preliminar do ta luajnë pas tri ditësh, respektivisht më 29 qershor.

Në rast se arrin të kualifikohet për më tutje, kampioni i Kosovës do ta zhvillojë fazën e parë eliminatore më 10 ose më 11 qershor, ndërsa ndeshjen e kthimit do ta luajë më 17 ose më 18 korrik.

Drita do të luajë në një grup preliminar prej katër skuadrash, ku krahas saj do të marrin pjesë nga një skuadër prej tri vendeve të tjera nga San Marino, Gjibraltari e Andorra.

Nga ana tjetër, Prishtina do ta zhvillojë ndeshjen e parë të rundit preliminar më 28 qershor, kurse lojën e kthimit do ta zhvillojë më 5 korrik.

Në rast se shkon në fazën e parë eliminatore ndeshjet do t'i zhvillonte më 12 dhe më 19 korrik.

The post Shumat që do t'i fitojnë Drita dhe Prishtina nga garat evropiane appeared first on Telegrafi.

Shumë klube janë të gatshme ta paguajnë klauzolën e Icardit

Posted: 22 May 2018 10:04 AM PDT

Gruaja e Mauro Icardit ka thënë se janë lajmëruar disa klube që janë të gatshëm ta paguajnë klauzolën e burrit të saj.

Argjentinasi është lënë jashtë Kombëtares për Kampionatin Botëror  Rusia 2018 edhe pse ka shënuar 29 gola.

“Ka disa klube të mëdha të gatshme për të paguar klauzolën e lirimit, e cila është shumë e lartë, por duke pasur parasysh shifrat që qarkullojnë në futboll tani dhe llojin e lojtarit si Mauro, nuk është aspak çudi" ka thënë fillimisht Wanda Nara.

Icardi (Getty)

Klauzola e lirimit është 110 milion euro, por vetëm për disa javë të qershorit.

“Ka shumë klube që bëjnë presion, por prioritet i tij është Interi. Do të ketë një takim me drejtorin e tyre dhe përparësia ka qëndrimi këtu".

“Kjo më irriton kur njerëzit nënvlerësojnë Mauro, pasi ai kërkohet nga tre ekipet më të mira në botë".

Mauro Icardi . (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images)

“Ne do të shohim se çfarë bën ai me Interin, situata është se ai do të nënshkruajë një rinovim ose do të largohet, por përparësia është të mbetet këtu".

Për Icardin janë të interesuar Real Madridi, Paris Saint-Germain dhe Bayern Munich. /Telegrafi/

The post Shumë klube janë të gatshme ta paguajnë klauzolën e Icardit appeared first on Telegrafi.

Lutfi Haziri takon skuadrën e Dritës që u shpall kampion i Kosovës

Posted: 22 May 2018 09:14 AM PDT

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot futbollistët e klubit të futbollit Drita, në krye me drejtorin Feti Murseli, pas shpalljes kampion në Superligën e Kosovës.

Kryetari Haziri ka uruar ata për këtë sukses të jashtëzakonshëm, i cili tashmë i dërgon në garat kualifikuese për Ligën e Kampionëve.

"Jam krenar që për herë të dytë si kryetar Komune po e përjetoj titullin e kampionit të FC Drita. Keni qenë dhe mbeteni krenaria e qytetit. Na keni bërë nder si Gjilan e Anamoravë dhe besoj që me këtë kupë në garat evropiane do t'i nderoni të gjithë shqiptarët kudo".

"Kjo shtëpi është e juaja dhe ka qenë edhe në ditët më të rënda për klubin. Uroj futbollistët, kryetrajnerin Bekim Isufi, pronarët Flamur Bunjaku e Valon Murseli, drejtorin e klubit Feti Murselin dhe Intelektualët".

"Me padurim po e pres shortin në kualifikimet për Ligwn e Evropws", ka thënë Haziri

Drejtori i FC Drita, Feti Murseli, ka falënderuar kryetarin Haziri për pritjen e ngrohtë dhe mbështetjen e madhe ndaj klubit për të arritur këtë suksese, ndërkaq ka shfaqur besimin që e sukseseve edhe në garat evropiane.

Fjalë falënderimi për kreun e Gjilanit pati edhe kryetrajneri, Bekim Isufi.

"I shprehim falënderim kryetarit Haziri i cili ka qenë gjithmonë afër klubit. Ka qenë privilegj dhe kënaqësi ta sjellim kupën pas sa viteve në Gjilan".

"Merita më e madhe e kësaj arritje janë këta djelmosha, të cilët kanë dhënë maksimumin për të arritur këtu ku jemi dhe na kanë bërë krenarë të gjithëve", ka deklaruar para gazetarëve kryetrajneri i Dritës, Bekim Isufi. /Telegrafi/

The post Lutfi Haziri takon skuadrën e Dritës që u shpall kampion i Kosovës appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more