Skip to main content

“Gwen Stefani i jep fund turneve” plus 9 more Ekonomia Online

“Gwen Stefani i jep fund turneve” plus 9 more Ekonomia Online


Gwen Stefani i jep fund turneve

Posted: 23 May 2018 09:37 AM PDT

Këngëtarja e "The Hollaback Girl" pritet të fillojë koncertet e saj në Las Vegas në qershor, përderisa ka lënë të kuptohet se do t'i jap fund turneve dhe incizimeve.

Në një intervistë për Entertaiment Tonight, Gwen Stefani ka treguar për planet e saj.

"Jam në fund të udhëtimit tim si muzikante, kjo për shkak të moshës dhe kam mbi 30 vjet në skenë. Është fantastike që kam mundësinë të mbajë koncerte në Vegas, jo vetëm pse me përshtatet për shkak të rolit tim si nënë, por edhe është diçka kreative".

Këngëtarja ka thënë se turnetë tashmë janë më të vështira për të, pasi tre fëmijët e saj janë duke ndjekur mësimet në shkollë.

Stefani për herë të fundit ishte në turne pas divorcit nga këngëtari britanik Gavin Rossdale.

The post Gwen Stefani i jep fund turneve appeared first on Ekonomia Online.

Dafina Zeqiri atraktive edhe në veshje sportive

Posted: 23 May 2018 09:31 AM PDT

Dafina Zeqiri shquhet gjithnjë për dukjen e saj atraktive.

Madje, shumë shpesh përmes rrjeteve sociale keni mundësinë të shikoni imazhe të thjeshta nga përditshmëria e saj, shkruan lajmi net.

Kështu duket edhe në imazhin e fundit, teksa shfaqet në veshje sportive nga New York e cila është mjaft në formë.

"Dikush duhet të ju paralajmërojë..", ka shkruar ajo duke etiketuar këngën "Told Ya", ku tashmë gjendet në të gjitha platformat.

Kujtojmë që përpos "Told ya", nuk ka publikuar ndonjë këngë të re në tregun ndërkombëtar.

The post Dafina Zeqiri atraktive edhe në veshje sportive appeared first on Ekonomia Online.

Kanceri çdo ditë e më shqetësues, për katër muaj afër 500 raste të reja në Kosovë

Posted: 23 May 2018 09:25 AM PDT

Ka më shumë se pesë vjet që po lufton me sëmundjen e kancerit. Por, ajo nuk po dorëzohet. Me vullnet, buzëqeshje e përkushtim, Fatmire Ismaili, 47 vjeçe nga Prishtina po arrin që ta mposht këtë sëmundje.

Por si rasti i 47-vjecares nga Prishtina, ka edhe qindra të tjerë. Vetëm gjatë katër muajve të parë të këtij viti, në Klinikën e Onkologjisë të QKUK'së, trajtim mjekësor për sëmundjen e kancerit kanë kërkuar 482 kosovarë.

Kështu i ka thënë Expressit, gjatë ditës së sotme, drejtori në Klinikën e Onkologjisë, Ekrem Hyseni. Ai ka shpjeguar rreth numrit të këtyre rasteve. Sipas Hysenit, kjo shifër me raste të reja të prekura me kancer është më e ulët e sa ajo e katër muajve të parë të vitit 2017.

"Gjatë muajve janar deri në muajin prill të këtij viti në klinikën tonë janë paraqitur 482 raste të reja me kancer. Ndërkohë, vitin e kaluar për periudhën e njëjtë i kemi pasur 511 raste", ka thënë Hyseni . Ai ka shpjeguar edhe për llojin më të shpeshtë të kancerit nga i cili po preken kosovarët.

"Kanceri më i shpeshtë është ai i gjirit, mushkërive dhe zorrës së trashë", thotë drejtori I klinikës së Onkologjisë.

Por kosovarët të cilët vuajnë nga kanceri në dy javët e para të muajit maj janë ballafaquar me mungesë të terapisë së për kimioterapi në Klinikën e Onkologjisë. Përveç kësaj terapie, Onkologjia ende ballafaqohet me mungesë të disa terapive.

"2 javët e para të muajit Maj ka pas mungesa në furnizim, por pas datës 10 Maj ky furnizim është stabilizuar dhe tani kemi shumicën e produkteve. Edhe produktet që mungojnë jemi informuar nga MSH se brenda javës plotësohen", ka sqaruar më tej Ekrem Hyseni, drejtor në klinikën e Onkologjisë në QKUK.

E për furnizimin me terapi dhe ilaçe, për pacientët që vuajnë nga kanceri është deklaruar edhe kryetarja e Komisionit për Shëndetësi në Kuvendin e Kosovës, Besa Baftiu. Ajo ka thënë se Ministria e Shëndetësisë duket të bëjë më shumë për furnizim me barna.

Baftiu ka shprehur shqetësimin për numrin e madh të të prekurve nga kjo sëmundje.

"Shifrat e qytetarëve të prekur me kancer janë shqetësuese. Numri për çdo vit është duke u rritur. I kemi rreth 1 mijë e 500 raste të raportuara, e janë edhe disa raste të tjera të cilat janë trajtuar jashtë QKUK'së. Ne këtë shqetësim e kemi shprehur edhe në komision. Sfidat e pacientëve për trajtimin e kësaj sëmundje në Kosovë janë të mëdha, mungesa e barnave dhe çmimet janë të mëdha në treg. Por ne si komision kemi besim që ministri i shëndetësisë do të merret më shumë me këtë punë", i ka thënë Baftiu Express-it.

Megjithëkëtë, shifrat e kosovarëve që po preken nga kanceri nga viti në vit po shtohen. Vetëm gjatë vitit që shkoi rreth 1 mijë e 500 kosovarë janë diagnostikuar me kancer, 334 raste më shumë se në vitin 2016.

Lloji më i shpeshtë i kancerit po del të jetë ai i mushkërive tek meshkujt dhe kanceri i gjirit tek femrat. Sidoqoftë, hulumtimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë tashmë kanë tërhequr vërejtjen se me një kujdes më të madh të njerëzve, sëmundja e kancerit edhe mund të parandalohet në shumë mënyra.

The post Kanceri çdo ditë e më shqetësues, për katër muaj afër 500 raste të reja në Kosovë appeared first on Ekonomia Online.

Gjërat që duhet t’i bëni në rini

Posted: 23 May 2018 09:20 AM PDT

Në këtë periudhë të jetës koha ecën ngadalë dhe kjo të bën të mendosh se ka plot kohë për të bërë gjithçka dëshiron.

Por, jo në fakt. Koha ikën shpejt sa ne nuk e mendojmë. Prandaj, mos e humbni kohën duke jetuar me ëndrra, por bëjini ato realitet.

Ja disa prej gjërave që duhet të bëni:

1. Bëni sa më shumë udhëtime

2. Ndihmoni ata që kanë nevojë për mbështetjen tuaj

3. Gjejeni kohën për të studiuar

4. Shikojeni lindjen e diellit në ndonjë vend të pazakontë

5. Mposhtni frikat që i keni

The post Gjërat që duhet t’i bëni në rini appeared first on Ekonomia Online.

Kosova publikon listën e lojtarëve të ftuar për miqësoret me Shqipërinë e Bregun e Fildishtë

Posted: 23 May 2018 09:18 AM PDT

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për dy miqësoret që do të luajë ndaj Shqipërisë më 29 maj dhe ndaj Bregut të Fildishtë, më 3 qershor. Të dyja ndeshjet do të luhen në Zvicër.

Në kombëtaren A janë ftuar disa futbollistë nga ekipi U-21.

Kjo është lista e plotë:

Portierë

1. Samir Ujkani U.S. Cremonese

2. Bledar Hajdini K.F. Trepça 89

3. Faton Maloku K.F. Feronikeli

Mbrojtës

4. Amir Rrahmani GNK Dinamo Zagreb

5. Ardian Ismajli HNK Hajduk Split

6. Fidan Aliti KS Skënderbeu

7. Ardin Dallku FC Vorskla Poltava

8. Mergim Vojvoda Royal Excel Mouscron

9. Jetmir Krasniqi FC Lugano

10. Arbenit Xhemajli Neuchatel Xamax

11. Dren Feka FC Luzern

12. Fanol Përdedaj 1. FC Saarbrucken

Mesfushorë

13. Herolind Shala Lyngby BK

14. Rron Broja FC Shkupi

15. Besar Halimi Brondby IF

16. Gjelbrim Taipi Grasshoper Zurich Club

17. Bernard Berisha Akhman FK

18. Arbër Zeneli SC Heerenveen

19. Milot Rashica SV Werder Bremen

20. Edon Zhegrova K.R.C. Genk

Sulmues

21. Elbasan Rashani Odds BK

22. Donis Avdijaj FC Schalke 04

23. Vedat Muriqi SK Rizerpor

24. Atdhe Nuhiu FC Sheffield Wednesday

The post Kosova publikon listën e lojtarëve të ftuar për miqësoret me Shqipërinë e Bregun e Fildishtë appeared first on Ekonomia Online.

Franca: Sanksionet e reja kundër Iranit mund të destabilizojnë Lindjen e Mesme

Posted: 23 May 2018 09:15 AM PDT

Ministri i Jashtëm francez Jean-Yves Le Drian tha të mërkurën se nëse Shtetet e Bashkuara vendosin sanksione të forta kundër Iranit, ka rrezik të destabilizohet më tej Lindja e Mesme.

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo kërcënoi këtë javë se do të ushtrohet "presion i pashembullt financiar" mbi Iranin nëse nuk ndërron sjellje, ndërsa parashtroi një listë me 12 kërkesa për një marrëveshje të re bërthamore.

Ministri Le Drian tha për radion "France Inter" se vendosja e sanksioneve të reja nuk i shërben dialogut, por thjesht do të fuqizojë elementët konservatorë në Iran, si dhe do të dobësojë Presidentin Hassan Rouhani.

"Ky qëndrim mund të vërë në rrezik edhe më të madh të gjithë rajonin," tha ai.

Përveç programit bërthamor të Iranit dhe aktivitetit të tij në rajon, zoti Pompeo u zotua të sigurojë edhe lirimin e pengjeve amerikane.

Ai tha të martën se "e gjithë qeveria amerikane" po punon me ngulm dhe po përdor çdo pistë dhe mekanizëm.

"Përmenda disa emra dje. Ka plot të tjerë në të gjithë botën që nuk i përmenda në komente," tha Sekretari i Shtetit në konferencën e tij të parë për shtyp.

Zoti Pompeo tha se Irani nuk ka liruar pengjet amerikane, përfshirë Baquer Namazi, Siamak Namazi, Xiyue Wang dhe Bob Levinson, edhe pas lehtësimeve që siguroi nga Shtetet e Bashkuara përmes marrëveshjes bërthamore të 2015.

Zoti Pompeo bëri krahasime me periudhën e marrëdhënieve të ngrira me Korenë e Veriut disa muaj më parë, duke folur për lirimin disa ditë më parë të pengjeve amerikane që mbante Pheniani.

"Po punojmë në të gjitha pistat e mundshme për t'i kthyer pengjet pranë familjeve," tha kryediplomati amerikan në përgjigje të pyetjes nga Zëri i Amerikës.

Familjet e disa pengjeve amerikane shqetësohen se vendimi i Uashingtonit për t'u tërhequr nga marrëveshja me Iranin mund ta vështirësojë lirimin e të afërmve të tyre.

Më 8 maj, Presidenti Trump njoftoi se Uashingtoni do të tërhiqej nga marrëveshja bërthamore me Iranin. Sipas termave të marrëveshjes së 2015, Irani bie dakord të ndërmarrë hapa për të kufizuar programin bërthamor, në shkëmbim për lehtësimin e sanksioneve.

Franca dhe vendet e tjera që kanë nënshkruar marrëveshjen, Britania, Kina, Rusia dhe Gjermania janë shprehur se duan që marrëveshja të mbetet në fuqi.

Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të amerikanëve të ndaluar ose që janë zhdukur në Iran.

Një prej tyre është 81-vjeçari Namazi, i cili thuhet se është në gjendje jo të mirë shëndetësore.

"Jemi të shqetësuar nga keqësimi i gjendjes së tij shëndetësore. E dimë se ka nevojë për kujdes të menjëhershëm shëndetësor," tha zëdhënësja e Departamentit të Shtetit Heather Nauert në shkurt. Ajo shtoi se Uashingtoni ka përsëritur thirrjet që Teherani të lirojë djalin e Baquer Namazit, Siamak Namazi, i cili po ashtu është ndaluar nga autoritetet iraniane.

Në gusht 2016, Wang, një shtetas amerikan, i lindur në Kinë, u arrestua në Iran gjatë kërkimeve që po bënte për tezën e doktoraturës në Universitetin Princeton. Ai është dënuar me dhjetë vjet burgim për spiunazh.

Levinson, ish-agjent i FBI-së figuron i zhdukur prej më shumë se 10 vjetësh.

Zyrtarët Iranianë thanë se mund të jenë të hapur për të diskutuar lirimin e pengjeve, nëse Shtetet e Bashkuara ndryshojnë qëndrimin armiqësor dhe komunikojnë me respekt me Iranin./voa

The post Franca: Sanksionet e reja kundër Iranit mund të destabilizojnë Lindjen e Mesme appeared first on Ekonomia Online.

Me ligj apo Kushtetutë , MFSK-së dhe ekspertët fillojnë ndryshimet në projektligjin për Ushtrinë

Posted: 23 May 2018 09:05 AM PDT

Autori: Lajmi.net Lajme, Politikë17:58, 23 May 2018

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj deklaroi javën e kaluar se ka kthyer prapa projektligjin për ushtrinë, pasi kërkonte që Ushtria të formohej me ndryshime kushtetuese.

E që ushtria të formohet nëpërmjet ligjit, kryeministrit nuk po ia miraton SHBA-ja, pasi sipas tyre e vetmja rrugë që Kosova ta ketë ushtrinë e saj është përmes ndryshimeve kushtetuese.

Tani, projektligji është kthyer mbrapa dhe Ministria e Forcës e Sigurisë së Kosovës së bashku me ekspert po merren me ndryshimet e kërkuar nga i pari i ekzekutivit. Kështu është deklaruar për lajmi.net, Halil Matoshi drejtor i Zyrës për Informim në kryeministri.

"Ligji është në rishikim nga Ministria (e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës) përkatëse me ekspertët, duhet që disa detaje të harmonizohen", ka thënë ai.

Çka nënkupton harmonizimi i ligjit dhe cilat janë pikat konkrete që kryeministri ka kërkuar për ndryshim, Matoshi dha këtë përgjigje:

"Harmonizimi nënkupton që ligji të jetë shumë cilësor dhe të reflektojë politika shumë të përgjegjshme. Normalisht projektligji duhet t'i përfshi të gjitha konditat e një ushtrie profesionale, sipas modelit të NATO-s, gjithëpërfshirëse që reflekton strukturën etnike të popullsisë së Kosovës dhe mbi të gjitha që është një trupë mobile me baza ose në kondita të ushtrive të NATO-s."

"E kam kthyer ligjin. Ka qenë në Qeveri. E kam kthyer prapa, se ka paraparë ndryshime kushtetuese", pati thënë kryeministri Haradinaj në një emision televiziv në T7. Mirëpo, pas deklaratës së tillë kryeministrit, në një përgjigje nga ambasada e SHBA-së në Kosovë të dhënë për lajmi.net thuhej:

"Ne kemi nxitur qeverinë që të punojë metodikisht për tranzicionin e FSK-së dhe që të vazhdojë me fushatën e saj brenda Kosovës si dhe me partnerët ndërkombëtarë, për të siguruar përkrahje maksimale për këtë tranzicion. SHBA-të vazhdojnë të përkrahin tranzicionin e FSK-së përmes një ndryshimi kushtetues", thuhet në përgjigjen e ambasadës.

Sido qoftë, situata u qetësua asokohe, mirëpo çfarë realisht tani po kërkohet nga kryeministri, që Ushtria të formohet me ndryshime kushtetuese apo me ligj? Matoshi thotë se dy opsionet mbeten të hapura.

"Objektivisht ende ekzistojnë të dyja opsionet. Me ligj duhet të ecim me kujdes për shkak të rrugës së Kosovës drejt NATO-s, me ndryshime kushtetuese duke se do të jetë shumë e vështirë, por ky opsion ende nuk ka ra", tha mes tjerash ai.

Arsyetimi i kryeministrit që Ushtria të bëhet me anë të ligjit ishte mungesa e dy të tretave të votave në Kuvend të Kosovës që do pamundësonte ndryshimet kushtetuese.

The post Me ligj apo Kushtetutë , MFSK-së dhe ekspertët fillojnë ndryshimet në projektligjin për Ushtrinë appeared first on Ekonomia Online.

United afër blerjes të një mesfushori

Posted: 23 May 2018 09:02 AM PDT

Gjiganti anglez synon ta mbyllë akordin me brazilianin para nisjes të Kupës së Botës, duke mposhtur kështu në garë për nënshkrim me të rivalin lokal.

Manchester United është pranë finalizimit të marrëveshjes me mesfushorin e Shakhtar Donetsk, Fred.

Djajtë e Kuq synojnë ta mposhtin Manchester City për të siguruar nënshkrimin e brazilianit, ndërsa Jose Mourinho do të forcojë radhët në mesfushë.

Marrëveshja pritet të finalizohet para nisjes të Kupës së Botës, meqë Fred do të jetë në Angli për miqësoren mes Brazilit dhe Kroacisë.

The post United afër blerjes të një mesfushori appeared first on Ekonomia Online.

Tri sportet që të dobësojnë më shpejt

Posted: 23 May 2018 09:00 AM PDT

Sipas hulumtimeve ndërkombëtare të bëra në Universitetin e Sidneit, tenisi, noti dhe aerobia janë tre sportet më të mira për shëndetin.

Ndërsa futbolli dhe vrapimi janë më pak të dobishme dhe nuk e parandalojnë mundësinë e vdekjes së hershme.

Sipas studimit të botuar në revistën britanike British Journal of Sports Medicine, grupi studimor i drejtuar nga profesor Emmanuel Stamatakis, kishte analizuar të dhënat e më shumë se 80,300 vetëve me moshë mesatare 52 vjeç.

Tenisi redukton shkaqet e vdekjeve nga sëmundjet e zemrës

Personat pjesëmarrës në studim ishin vëzhguar për nëntë vjet. Gjatë kësaj periudhe nga grupi i vëzhguar vdiqën për arsye të ndryshme 8 790 vetë.

Studimi tregoi se rreziku i vdekjes nga shkaqe që lidhen me shëndetin qe zvogëluar me 47 për qind në grupin e personave që merreshin me tenis, apo badminton dhe se sidomos tenisi i redukton shanset e vdekjes nga një sëmundje kardiake me 56 për qind.

Personat që merren me not mund të kenë një rënie prej 28 për qind të rrezikut për të vdekur nga shkaqe që lidhen me shëndetin.

Një gjë e ngjashme u konstatua edhe tek personat që merren me aerobi dhe gjimnastikë, sepse sipas studimit në këtë grup testuesish u vu re një rënie prej 46 për qind.

The post Tri sportet që të dobësojnë më shpejt appeared first on Ekonomia Online.

Bale: Jam gati për finale

Posted: 23 May 2018 08:55 AM PDT

Futbollisti uellsian, Gareth Bale, ka thënë se është gati për finalen e Ligës së Kampionëve që ekipi i tij, Real Madrid, e zhvillon ndaj Liverpool këtë të shtunë.

"Kjo është histori. Kam ardhur te ky klub i madh për të fituar tituj, dhe ka për të qenë një ditë e veçantë", ka thënë Bale.

"Ndjehem shumë mirë, jam gati për finale. Vitin e kaluar arritëm Ligën tonë të Kampionëve të dytën me radhë, dhe tani duam më shumë", shtoi uellsiani.

"E dimë që kjo nuk është arritje mesatare, jemi kundër një ekipi të vendosur. Mendoj që jam në formë të mirë fizike".

Nuk e kam imagjinuar kurrë që do të luaj në kaq shumë finale. Kam luajtur në tri dhe kjo mund të jetë e katërta fitore, i ka tejkaluar pritshmëritë e mia".

The post Bale: Jam gati për finale appeared first on Ekonomia Online.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more