“Dhe vjen urimi i Barcelonës për Realin pas triumfit në finale të LK-së” plus 9 more Telegrafi Futboll
“Dhe vjen urimi i Barcelonës për Realin pas triumfit në finale të LK-së” plus 9 more Telegrafi Futboll |
- Dhe vjen urimi i Barcelonës për Realin pas triumfit në finale të LK-së
- Ronaldo: Liga e Kampionëve duhet të quhet CR7 Liga e Kampionëve
- Klopp: Gjithçka ishte e mrekullueshme deri në mbrëmje, lëndimi i Salah është shumë serioz
- Zidane: Bale u inkuadrua dhe e bëri atë që di të bëjë, çfarë t’ju them tjetër
- Henderson: Nuk ishte mbrëmja jonë, jam krenar me bashkëlojtarët dhe tifozët tanë
- Ronaldo nxit spekulime se do të largohet: Kam kaluar shumë mirë te Real Madridi
- Ramos: E dinim se do të jetë vështirë, por treguam urinë dhe dëshirën për të fituar
- Karius teksa qan si fëmijë u kërkon falje tifozëve të Liverpoolit, ngushëllohet edhe nga kundërshtarët
- Ende nuk ka asgjë zyrtare rreth blerjes së Besës së Pejës nga ‘Dukagjini’ dhe emërimit të Ismet Munishit në krye të klubit
- Notat e lojtarëve: Real Madrid 3-1 Liverpool, Karius dështimi i ndeshjes
Dhe vjen urimi i Barcelonës për Realin pas triumfit në finale të LK-së Posted: 26 May 2018 03:54 PM PDT Futbolli është një nga sportet me rivalitetin më të madh, por në fund bashkon të gjithë dhe rivaliteti lihet anash. Real Madridi fitoi Ligën e Kampionëve pas triumfit ndaj Liverpoolit me rezultat 3-1 në Kiev. Për këtë arritje Los Blanoc janë uruar edhe nga rivali më i madh, Barcelona. Klubi kataluasn nëpërmjet rrjetit social Twitter ka shkuar: "Urime Real Madrid për titullin e Ligës së Kampionëve 2017/18".
Barça në këtë mënyrë ka uruar Realin edhe në dy sezonet e fundit dhe normalisht që kjo është pritur mirë nga tifozëritë. Vlen të theksohet se tani Reali ka 13 tituj të LK-së, ndërsa Barcelona vazhdon me pesë. /Telegrafi/ The post Dhe vjen urimi i Barcelonës për Realin pas triumfit në finale të LK-së appeared first on Telegrafi. |
Ronaldo: Liga e Kampionëve duhet të quhet CR7 Liga e Kampionëve Posted: 26 May 2018 03:32 PM PDT Real Madridi fitoi në finale të Ligës së Kampionëve ndaj Liverpoolit me rezultat 3-1 në Kiev. Ky ishte triumfi i tretë radhazi për Los Blancos në garën më të madhe për klube dhe titulli i 13-të në histori. Lojtari i ndeshjes ishte Gareth Bale me dy golat e tij, por edhe pse Cristiano Ronaldo nuk shënoi në këtë takim, ai nuk harro t'ia jep meritat vetës. “Kush është top golashënuesi prapë?", pyeti Ronaldo në mënyrë retorike pas ndeshjes. "Liga e Kampionëve duhet të ndryshojë emrin dhe të quhet CR7 Liga e Kampionëve". "E kam fituar pesë herë dhe jam prapë golashënuesi më i mirë", shtoi për fund ylli portugez, shkruan MARCA. Ai gjithashtu tha se nuk e di nëse do vazhdojë me Los Blancos edhe në sezonin e ri. Vlen të theksohet se Ronaldo e mbylli sezonin me 15 gola në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/ The post Ronaldo: Liga e Kampionëve duhet të quhet CR7 Liga e Kampionëve appeared first on Telegrafi. |
Klopp: Gjithçka ishte e mrekullueshme deri në mbrëmje, lëndimi i Salah është shumë serioz Posted: 26 May 2018 03:12 PM PDT Jurgen Klopp ka folur pas ndeshjes për ecurinë e takimit dhe lëndimin e yllit të skuadrës, Mohamed Salah. Liverpooli është mposhtur 3-1 nga Real Madridi në finalen e zhvilluar në Olimpic Stadium të Kievit. Kjo humbje ka lënë shije të hidhur tek skuadra angleze, por jo edhe trajneri gjerman Klopp. Klopp ka folur pas ndeshjes ku është shprehur se skuadra e tij provoi gjithçka, por nuk ia dolën, teksa për lëndimin e Salah ka thënë së është shumë serioz. “Gjithçka ishte e mrekullueshme deri në mbrëmje. Ju shkoni në finale për të fituar atë, ishte një shans i duhur për ne dhe nuk e morëm”, ka thënë fillimisht Klopp. “Pjesët e këqija janë të vështira për tu hequr qare në një lojë të tillë. Goli me gërshëre i Gareth Bale ishte i pabesueshëm”. “Ne bëmë atë që mundëm dhe djemtë provuan gjithçka, por nuk ishte skenari më i mirë për ne”. “Lëndimi i Salahut është shumë serioz, është në shpatullën e tij. Ndoshta është në spital për një rëntgen. Nuk duket mirë”, përfundoi trajneri i Reds. /Telegrafi/ The post Klopp: Gjithçka ishte e mrekullueshme deri në mbrëmje, lëndimi i Salah është shumë serioz appeared first on Telegrafi. |
Zidane: Bale u inkuadrua dhe e bëri atë që di të bëjë, çfarë t’ju them tjetër Posted: 26 May 2018 03:00 PM PDT Gareth Bale ishte lojtari që ia fitoi ndeshjen Real Madridit në finalen e Ligës së Kampionëve kundër Liverpoolit. Në përballjen e zhvilluar në Kiev të Ukrainës, uellsiani u inkuadrua pas minutës së 61-të dhe i shënoi dy gola në fitoren prej 3-1 të Los Blancos. Dhe natyrisht se pas ndeshjes, trajneri Zinedine Zidane është dashur që ta komentojë paraqitjen e anësorit të Realit, i cili nuk e ka pasur hapësirën e mjaftueshme këtë sezon në formacionin e francezit. “Bale hyri, e bëri atë që e bën… çfarë dëshironi t’ju them tjetër”, iu është drejtuar Zidane gazetarëve pas ndeshjes. “Ishte finalja e të gjithëve, po ashtu edhe e tij”, deklaroi më tej trajneri që e ka fituar tri here rresht Ligën e Kampionëve në postin e tij. “Nuk ka fjalë. Ashtu si thonë edhe lojtarët, duhet ta shijojmë momentin. Po e bëjmë historinë dhe jetojmë për çaste të këtilla”, ka shtuar ZiZu. Portieri i Liverpoolit, Loris Karius, ishte fajtori për humbjen e skuadrës angleze, pasi bëri gabime të pafalshme dy gola. “Ndodh në një ndeshje. Ne besuam në rastet tona edhe kur ata e barazuar rezultatin”, është shprehur Zidane. /Telegrafi/ The post Zidane: Bale u inkuadrua dhe e bëri atë që di të bëjë, çfarë t’ju them tjetër appeared first on Telegrafi. |
Henderson: Nuk ishte mbrëmja jonë, jam krenar me bashkëlojtarët dhe tifozët tanë Posted: 26 May 2018 02:47 PM PDT Jordan Henderson ka folur pas finales së humbur të Liverpoolit nga Real Madridi. Liverpool është mposhtur me rezultat 3-1 nga Real Madridi në ndeshjen finale të Ligës së Kampionëve të zhvilluar në Olimpic Stadium të Kievit. Pas ndeshjes ka folur kapiteni i Liverpoolit, Henderson, i cili ka thënë se skuadra e tij nuk e kishte natën më të mirë, por është krenar me bashkëlojtarët dhe tifozët. “Ne nuk jemi mjaftueshëm të kënaqur gjatë kësaj nate, por jam shumë krenar për lojtarët dhe tifozët që erdhën për ne”, ka thënë fillimisht Henderson. “Shpresoj që të vazhdojmë dhe të futemi në finale dhe ta përdorim këtë humbje për shkuar përpara”. “Futbolli ecën përpara, ne kemi një Kupë Botërore që po afrohet kështu që ju duhet të lëvizni dhe sezoni fillon me shpejtësi të madhe”. “Kur Mo Salah u lëndua ata filluan të dominojnë me topin. Ata shënuan një gol që ishte në pozitë jashtë loje në pjesën e parë, por ne qëndruam në lojë”. “Ne ende besonim se mund të vazhdonim, por kishte edhe disa gola në një tjetër natë që nuk eci mirë për ne”, përfundoi kapiteni i Liverpoolit. /Telegrafi/ The post Henderson: Nuk ishte mbrëmja jonë, jam krenar me bashkëlojtarët dhe tifozët tanë appeared first on Telegrafi. |
Ronaldo nxit spekulime se do të largohet: Kam kaluar shumë mirë te Real Madridi Posted: 26 May 2018 02:43 PM PDT Real Madridi po e feston trofeun e 13-të të Ligës së Kampionëve, mirëpo përdorimi i kohës së kryer nga Cristiano Ronaldo e ka zbehur paksa gëzimin e tifozëve të Los Blancos. Superylli portugez është intervistuar pas ndeshjes, ndërsa ai ka thënë se e ka shijuar kohën te klubi, të cilit iu bashkua në vitin 2009. “Qëndrimi te Real Madridi ishte gjë e shumë e mirë”, është shprehur CR7 për BeIn Sports. “Në ditët në vijim do t’u jap përgjigje tifozëve, të cilët kanë qenë gjithmonë përkrah meje”, ka shtuar ai. 33-vjeçari dëshironte me çdo kusht që të shënonte në finale kundër Liverpoolit, mirëpo nuk ia doli, përkundër se pati raste për ta bërë këtë. Sidoqoftë, Ronaldo është shprehu i kënaqur që ka arritur ta fitojë përsëri Ligën e Kampionëve. “E kam shijuar këtë moment”, është shprehur portugezi, i cili e ka fituar katër herë trofeun e garës më të madhe evropiane me Real Madridin. Një titull të Ligës së Kampionëve, Cristiano e ka fituar edhe me Manchester Unitedit, pra në total i ka fituar pesë trofe të kësaj gare. Ndërsa këtë edicion, ai ishte sërish golashënuesi më i mirë me 15 gola të shënuar në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/ The post Ronaldo nxit spekulime se do të largohet: Kam kaluar shumë mirë te Real Madridi appeared first on Telegrafi. |
Ramos: E dinim se do të jetë vështirë, por treguam urinë dhe dëshirën për të fituar Posted: 26 May 2018 02:32 PM PDT Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos ka folur pas finales së Ligës së Kampionëve. Real Madridi ka fituar finales e Ligës së Kampionëve ndaj Liverpoolit me rezultat 3-1 në ndeshjen e zhvilluar në Olimpic Stadium të Kievit. Kjo fitore e Mbretërve erdhi me meritën e Gareth Bale, i cili shënoi dy gola pas inkuadrimit në pjesën e dytë dhe një goli tjetër të shënuar nga Karim Benzema. Pas ndeshjes është mbrojtësi spanjoll, Ramos, i cili ka folur rreth ndeshjes finale dhe fitores së Los Blancos. Ramos ka thënë se skuadra e tij e dinte se do të ishte ndeshje e vështirë ndaj Liverpoolit, por treguan urinë dhe dëshirën për të vazhduar me fitore. “Ne e dinim se do të ishte një ndeshje e vështirë”, ka thënë fillimisht Ramos pas ndeshjes finale. “Kjo skuadër [Reali] ka treguar urinë dhe dëshirën e saj për të vazhduar të fitojë”. “Ne jemi një skuadër legjendare tani. Gjithashtu luajmë lojën tonë!”, përfundoi kapiteni i Realit. /Telegrafi/ The post Ramos: E dinim se do të jetë vështirë, por treguam urinë dhe dëshirën për të fituar appeared first on Telegrafi. |
Posted: 26 May 2018 02:31 PM PDT Real Madridi fitoi në finale të Ligës së Kampionëve ndaj Liverpoolit me rezultat 3-1. Për Los Blancos shënoi dy herë Gareth Bale, ndërsa një herë Karim Benzema. Por, goli i francezit dhe i fundit në takim nga uellsini u shënuan si pasojë e gabimit nga portieri i Reds, Loris Karius. I dëshpëruar nga kjo portieri gjerman kur përfundoi takimi iu drejtuara tifozëve të Liverpooli duke kërkuar falje për gabimet e bëra. Ai nuk ndalej për një moment duke qarë pasi dëshpërimi ishte i madh. Karius u ngushëllua nga lojtarët dhe stafi i Reds vazhdimisht, por edhe nga lojtarët kundërshtarë pasi në futboll në fund dikush duhet të humbas. Loris në përjashtim të natës së sotme gjatë sezonit ka bërë paraqitje të mira duke arritur t'ia zë vendin Simon Mignoletit. /Telegrafi/ The post Karius teksa qan si fëmijë u kërkon falje tifozëve të Liverpoolit, ngushëllohet edhe nga kundërshtarët appeared first on Telegrafi. |
Posted: 26 May 2018 02:17 PM PDT Shumë tym rreth të ardhmes së klubit të madh kosovar, Besa nga Peja, por ende asgjë zyrtare. Sezoni i fundit në Superligën e Kosovës në futboll ishte i ‘zi’ për futbollin pejan dhe atë kosovar në përgjithësi. Kjo pasi klubi me nam të madh, Besa e Pejës, ka humbur statusin e ekipit elitar, duke rënë nga kategoria për herë të parë në histori. Vetëm disa ditë pas përfundimit të sezonit u përfol shumë në media rreth një ri-formatimi të klubit, për të kaluar nga drejtuesit komunal në ata privatë. Në media u përfol shumë rreth blerjes së klubit nga korporata e njohur ‘Dukagjini’, e cila nën pronësi ka Radiotelevizionin, kompaninë e sigurimeve, shtypshkronjën, por edhe disa kompani tjera. Mediat gjithashtu raportuan se pronarët e rinj të klubit pejan kanë arritur marrëveshje edhe me trajnerin e njohur Ismet Munishi, për ta udhëhequr klubin në sezonin e ri. Megjithatë, sipas burimeve të brendshme të Telegrafit ende nuk ka asnjë zyrtare rreth marrjes në pronësi të Besës së Pejës nga korporata Dukagjini. Burimet tona mësojnë se palët janë takuar dhe kanë diskutuar rreth marrëveshjes, por ende nuk asgjë zyrtare momentalisht dhe duhet të presim vetëm disa ditë për të kuptuar plotësisht nëse marrëveshja do të jetësohet. Por, një gjë është e sigurt, nëse ‘Dukagjini’ merr nën pronësi Besën e Pejës, rikthimi në Superligë nuk do të jetë fare temë, ndërsa fituesit më të madh do të ishin sportdashësit pejan, por edhe gjithë kosovarët. /Telegrafi/ The post Ende nuk ka asgjë zyrtare rreth blerjes së Besës së Pejës nga ‘Dukagjini’ dhe emërimit të Ismet Munishit në krye të klubit appeared first on Telegrafi. |
Notat e lojtarëve: Real Madrid 3-1 Liverpool, Karius dështimi i ndeshjes Posted: 26 May 2018 02:05 PM PDT Real Madridi vazhdon të jetë kampion i Evropës për klube, pas triumfit ndaj Liverpoolit në finalen e edicionit 2017/2018 në Ligën e Kampionëve. Duke qenë se fitorja ishte në favor të Los Blancos, edhe nota mesatare e tyre (7.04) është më e lartë se ajo e Redsave (6.29). Lojtari i ndeshjes në këtë sfidë është shpallur Gareth Bale (8.6), i cili edhe pse luajti vetëm nga minuta 61-të, i shënoi dy gola dhe e vendosi finalen. Paraqitje jo e pëlqyeshme e Toni Kroos (6.4) dhe Cristiano Ronaldo (6.6) që i kanë marrë notat më të ulëta te skuadra e tyre. Nuk ka dyshim se dështimi i ndeshjes ishte portieri i Liverpoolit, Loris Karius (4.4), falë gabimeve të të cilit pësoi ekipi anglez. Sadioi Mane ishte lojtari më i mirë te Redsat (8.4), derisa Mohamet Salah që e lëshoi fushën në minutën e 31-të është vlerësuar me notën 6.4. Vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave:
/Telegrafi/ The post Notat e lojtarëve: Real Madrid 3-1 Liverpool, Karius dështimi i ndeshjes appeared first on Telegrafi. |
You are subscribed to email updates from Futboll – Telegrafi. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google, 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: