Skip to main content

““Deutsche Bank” do shkurtojë mbi 7.000 vende pune në gjithë botën” plus 9 more Gazeta SHQIP

““Deutsche Bank” do shkurtojë mbi 7.000 vende pune në gjithë botën” plus 9 more Gazeta SHQIP


“Deutsche Bank” do shkurtojë mbi 7.000 vende pune në gjithë botën

Posted: 24 May 2018 01:42 AM PDT

"Deutsche Bank", kolosi më i madh bankar gjerman, ka njoftuar shkurtimin e më shumë se 7 mijë vendeve të punës në të gjithë botën. Reduktimi i personelit, që i përket rreth një punonjësi në dhjetë, do të prekin të gjitha rajonet e botës dhe të gjitha aktivitetet, duke përfshirë 25% të forcës së punës të bankës investuese. Personeli i bankës do të reduktohet deri në 90 mijë njësi bankare.

"Deutsche Bank" numëron mbi 66 mijë të punësuar në Europë, përfshi 42 mijë në Gjermani, plot 21 mijë në Azi dhe rreth 10 mijë në Amerikën e Veriut.

Shkurtimi i vendeve të punës është lëvizja e parë e bërë nga shefi ekzekutiv, Christian Sewing, i cili u ngjit në këtë rol muajin e kaluar, pas shkarkimit të paraardhësit të tij John Cryan.

Kërkimi për zëvendësuesin e tij thuhet të ketë nisur pasi banka raportoi një humbje vjetore prej 500 milionë eurosh në fund të muajit shkurt. Kjo vjen pas humbjeve prej 1.4 miliardë eurosh në vitin 2016 dhe 6.8 miliardë eurosh në vitin 2015, si pasojë e ristrukturimit dhe kostove gjyqësore.

"Deutsche Bank" sinjalizoi për shkurtimin e vendeve të punës muajin e kaluar, kohë kur Sewing tha se "do të jetë diçka e dhimbshme, por fatkeqësisht e pashmangshme".

24 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Sarri: Nuk e meritoja të likuidohesha duke shikuar TV

Posted: 24 May 2018 01:34 AM PDT

Ka mjaftuar vetëm një "cicërimë" në rrjetet sociale e presidentit De Laurentiis, të mërkurën pasdite, për të mbyllur përfundimisht tri vitet e fundit të Sarrit në Napoli. Tri vite plot me duartrokitje kulmuan në rekordin e pikëve në Seria A, por pa ngritur dot në qiell edhe një trofe.

"Falënderoj Maurizio Sarri për përkushtimin e tij të paçmuar në futbollin e Napolit, që ngriti peshë qytetin dhe tifozët "azzurri" nëpër botë. Na dhuroi pa fund emocione, duke krijuar një model të të luajturi futboll, që u admirua kudo dhe nga të gjithë. Bravo Maurizio", – shkroi presidenti në "Twitter", duke përshëndetur ish-trajnerin.

Metoda e zgjedhur nga De Laurentiis për t'i dhënë duart nuk i ka pëlqyer trajnerit Sarri, që ka reaguar po në të njëjtën monedhë: "Unë nuk e meritoja të likuidohesha duke shikuar televizor, nuk mund t'i gëlltis tri vite si asgjë". Tekniku nënkampion tashmë është nisur për në Toscana e tij, ku do të kalojë disa ditë në det, por me një "smartphone" në dorë.

Sarri mbetet nën kontratë me Napolin deri në vitin 2020, por shpreson të gjejë një klub të gatshëm, që të paguajë klauzolën e lirimit prej 8 milionë euro deri më 31 maj. Në tryezë për momentin ka një ofertë të pasur të Zenit, por jo plotësisht bindëse për Sarri, i cili pret që Chelsea të zgjidhë mosmarrëveshjen me Conte për të gjetur një shtëpi në Londër.

24 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Ndërpritet seanca e Kuvendit, Basha: Kushtetuta ka rënë, shteti palë me krimin

Posted: 24 May 2018 01:21 AM PDT

Me një protestë masive të paralajmëruar për t'u mbajtur të shtunën nga opozita dhe me shumë lëvizje ndër aktorët politikë në vend, seanca plenare e ditës së sotme ka nisur në Kuvend në orën 10:00, siç ishte parashikuar.

Seanca nisi e qetë dhe fillimisht LSI nëpërmjet deputetes Kejdi Mehmetaj kërkoi të hiqet nga rendi i ditës, projektligji për frekuencat e dixhital-dividentit, pasi nuk është diskutuar në komisionin përkatës, por ky propozim u rrëzua.

Por pas këtij votimi, fjalën e mori kryeopozitari Lulzim Basha, i cili fillimisht tha se Parlamenti është antikushtetues dhe ka shkelur disa herë me radhë ligjin.

"Më lejoni ta nis me një këshillë për z. Vasili dhe deputetët e LSI që kërkojnë zbatim rregulloreje në një parlament që ka bërë akte antikushtetuese dhe ka shkelur ligjin. Ti kërkosh këtij parlamenti të zbatojë ligjin është njësoj si t'i kërkosh krimit të organizuar të marrë përsipër rendin dhe sigurinë. Kjo është përpjekja e dështuar e kësaj mazhorance dhe qeverie të zhytur në krim për të dhënë fasadën e një parlamenti demokratik", u shpreh Basha.

Basha shtoi më tej se në Shqipëria ka rënë Kushtetuta dhe për rrjedhojë sipas tij kryeministri dhe ministri i Brendshëm, po veprojnë me rregulloren e krimit për t'i mbyllur gojën dëshmitarëve që denoncuan aktivitetin si narkotrafikant të Agron Xhafajt.

"Kushtetuta kë rënë, kodi penal ka rënë, ligji antimafia ka rënë, vettingu në polici ka rënë përsa kohë në këto karrige janë të ulur Fatmir Xhafaj dhe Edi Rama, të cilët janë zbuluar para mbarë botës si zbatuesit e një skenari kriminal që ka për qëllim të mbulojë veprimtarinë kriminale të Agron (Geron) Xhafajt. Ky skenar ka për qëllim të mbulojë komplotin antiligjor për të shkatërruar provat, për të intimiduar, blerë dhe kërcënuar denoncuesit e krimit, që shqiptarët i kanë parë me zë dhe figurë dhe për të mbajtur Xhafajn ministër të Brendshëm", u shpreh Basha.

Por në këtë moment, koha e dhënë prej 3 minutash nga kryeparlamentari Ruçi mbaroi dhe mikrofoni u fik për kreun e PD, por siç ka ndodhur në disa seanca radhazi, Basha nuk u largua në foltore dhe atij iu bashkëngjitën të gjithë deputetët e opozitës.

Disa nga deputetët e PD shpalosën parrulën: "Shqipëria si gjithë Europa. Jo qeveri e krimit dhe drogës".

Kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi i tha Bashës se "kjo shfaqje e shëmtuar e radhës tregon se sa të gatshëm dhe çfarë mesazhi doni të përçoni për vendimmarrjen e qershorit", duke ju referuar vendimit për çeljen ose jo të negociatave të anëtarësimit.

24 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Patricia sqaron: Nuk e bëra me qëllim! (Foto)

Posted: 24 May 2018 01:21 AM PDT

Patricia Contreras nuk kërkon të turpërohet por as të justifikohet. E shqetësuar për lajmet mbi zbulimin e "aseteve" të saj gjatë kalimit në tapetin e kuq në Kanë, ka dashur të saktësojë: "Nuk do ta kisha bërë kurrë një gjë të tillë në mënyrë të qëllimshme! Nuk më pëlqen të bëjë figurë të shëmtuar! Jam shuam keq", – shton ajo, e shqetësuar se djali i saj mund t'i shohë kur të rritet ato foto.

Sipas versionit të saj, fustani që duhej të kishte veshur, ishte një tjetër. "Ishte ideja të kisha një 'look' shumë të pastër, klasik.

Edhe për rastin e 'Venezia 74", Patricia Cotreras kërkon të sqarojë diçka. "E njëjta gjë! Kishte rë! Edhe pse bëra disa lëvizje, nuk ishte aspak qëllimi im të shkonin gjërat ashtu…", – shpjegoi ajo.

24 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Hipertensioni, ‘lufta’ nis në tavolinë me ushqimin e duhur

Posted: 24 May 2018 01:15 AM PDT

Të ndryshosh ushqimin e përditshëm dhe të zbulosh menynë e duhur për të përmirësuar mirëqenien është e mundur: ja se si!

Gjithnjë e më shumë ne flasim për të ushqyerit e duhur, sepse marrëdhënia midis shëndetit të trupit tonë dhe asaj që hamë tashmë është e qartë. Ndonjëherë, megjithatë, mjafton shumë pak: është thjesht një çështje e ndryshimit të stilit të jetesës dhe gjetjes së zakoneve të reja edhe në tavolinë, ndoshta duke harruar ata që ndoshta na pëlqejnë, por që nuk na bëjnë mirë. Këtu janë disa sugjerime të dobishme për të mbajtur në kontroll hipertensionin si dhe për të qëndruar në formë.

Fillojmë nga qilari: Kur bëjmë pazaret ne preferojmë drithërat dhe ushqimet e plota, sepse miellrat më pak të rafinuara i mbajnë ushqyesit të paprekur dhe janë të pasura me fibra, gjë që kufizon akumulimin e yndyrave. Ushqimet e përgatitura ose të marra nga përpunimet industriale kanë përqindje më të larta të sheqerit dhe kripës, përveç ruajtësve dhe aromatizimeve artificiale. Pa kaluar gjithë ditën në kuzhinë, përpiqemi të gatuajmë ushqime të shpejta dhe të lehta si për shembull, supëra perimesh, të cilat vlerësohen shumë në verë dhe janë super praktike për t'i marrë edhe në punë ose kur drekojmë jashtë shtëpisë. Praktike dhe të shijshme, çfarë doni më shumë?

Kush fillon mirë: Mëngjesi është një vakt themelor. Nëse nuk duam të heqim dorë nga një filxhan kafeje, mos harroni të përdorni pijet e perimeve të bëra nga orizi, soja apo tërshëra. Edhe kosi i shoqëruar me bukë të integruar ose thekër dhe marmelatë është i mirë. Frutat nuk duhet të mungojnë kurrë, ne mund të konsumojmë nga dy deri në katër porcione në ditë. Për një zgjim ideal në stinën verore, nuk duhet të harrojmë smoothies dhe centrifugat e freskëta, të çmuara sepse hidratojnë trupin pas humbjes së lëngjeve gjatë natës, duke siguruar një furnizim të shkëlqyer të vitaminave dhe mineraleve. Mirëmëngjesi!

Makarona? Po, po! Makaronat janë një ushqim i shkëlqyeshëm që nuk duhet të mungojë kurrë në dietën tonë, mjafton t'i gatuani në mënyrën e duhur. I thoni po salcës së domates, duke i shtuar disa gjethe të freskëta të basilit si dhe pak vaj për ta spërkatur. Çfarë është më mirë se një makaronë e shëndetshme dhe e thjeshtë me aromë verore? Më mirë mos mendoni me stomak bosh, përndryshe, dëshira për të shijuar bëhet e pakontrollueshme në çdo kohë të ditës, edhe përballë dietës.

Rroftë pushimi!: Ngrënia çdo tre orë është një rekomandim i rëndësishëm, sepse përshpejton metabolizmin tonë dhe parandalon akumulimin e yndyrave. Kur ndihet vrima në stomak, ne fokusohemi me vendosmëri në fara dhe fruta të thata: të pasura me kripëra minerale, vitaminë E dhe yndyrna, frutat e thata përmirësojnë aktivitetin e tretjes. Të mira dhe të çmuara, më mirë të bëni një stok të mirë!

Ndiqni rrugën: Për të shmangur problemet e hipertensionit, ne zgjedhim pjatat e bazuara në peshk, duke i kombinuar me perimet e pjekura në skarë për të siguruar marrjen e duhur të vitaminave dhe Omega Tre. Absolutisht jo salsiçeve, të skuqurave dhe produkteve të qumështit, si dhe veçanërisht djathërave të pasur me kripë. Në dietë karbohidratet (jo vetëm drithërat, por edhe pemët dhe perimet) përbëjnë rreth 50-60% të nevojave kalorike, pjesa tjetër do të merret nga proteinat për 20% ndërsa yndyra nuk duhet të kalojë një të katërtën e kalorive totale. Reduktimi i kripës është i nevojshëm, por nuk do të jetë veçanërisht e vështirë. Në fund të fundit, ne do të mësohemi të shijojmë ushqimet në aromat e tyre autentike dhe ky mund të jetë një zbulim i bukur.

24 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Talasemia e pengoi të rritet, historia e 28-vjeçarit që duket si 13 vjeç

Posted: 24 May 2018 01:11 AM PDT

Xhanin Feka është 28-vjeç, por duket vetëm si 13. Ai është rritur me problemet e talasemisë, mungesa e gjakut ka bërë që Xhanini të këtë probleme serioze me zhvillimin e trupit.

Peripecitë e tij nuk kanë të sosur, përveç sëmundjes i duhet të punojë pasi kempi i invaliditeti prej 103 mijë lekësh të vjetra nuk i mbulon shpenzimet e sëmundjes dhe të familjes.

"Në moshën 3-vjeçare prindërit e mi e kuptuan që unë kisha sëmundjen e talasemisë. Kam 25 vite që vuaj nga kjo sëmundje, gjithë problemi jonë është mungesa e gjakut gjë e cila ka ndikuar negativisht tek ne. Prandaj duhet një apel për të gjithë njerëzit në Shqipëri që të dhurojnë sa më shumë gjak", thotë Xhanin Feka.

Çfarë pasojash serioze ka sjell për shëndetin tënd mungesa e gjakut?

"Pasoja kryesore është në mosformimin e trupit tim. Se unë vërtetë jam 28 vjeç, por fiziku im nuk e tregon moshën. Jam si 13-14 vjeç, por gjë e cila nuk më ka penguar të jem optimist për jetën".

Por si reagojnë njerëzit për moshën e Xhaninit?

"Kur i them që jam 28 vjeç ndonjëherë e besojnë, e ndonjëherë nuk e besojnë, por tani me kartat e identitetit behët e besueshme kjo gjë", shprehet Feka.

28-vjeçari ka përfunduar ciklin e studimeve të larta për agro-biznes, por që ende nuk është diplomuar për këtë arsye ai prej 6 vjetësh punon si operator kompjuterik. Ai na bën të ditur që të ardhmen nuk e shikon në Shqipëri, por në një vend ku trajtimi mjekësorë dhe ai social është më i mirë.

"Planet e mia në vazhdimësi janë në vendet e BE-së, sepse vetë sëmundja jonë jashtë shtetit ka më shumë përkujdesje", thotë 28-vjeçari.

Çdo 21 ditë Xhanin duhet të marrë gjak për të vijuar jetën normalisht. Një dhurim i thjeshtë për të është ndihmë për të mos vuajtur pasojat e mungesës së gjakut.

24 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Marrëveshje Shqipëri-Holandë, asistencë për sigurinë dhe drejtësinë

Posted: 24 May 2018 01:01 AM PDT

Në përfundim të takimeve në Ministrinë e Sigurisë dhe Drejtësisë të Holandës, Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe Ministri i Drejtësisë, Etilda Gjonaj nënshkruan me Ministrin e Sigurisë dhe Drejtësisë të Holandës, Ferdinand Grapperhaus, dokumentin e bashkëpunimit në luftën kundër krimit ndërkombëtar.

Përmes këtij dokumenti (Letër Qëllimi), palët konfirmuan interesin e përbashkët për rritjen e bashkëpunimit në fushën e drejtësisë dhe sigurisë, sidomos një lufte më efektive kundër krimit ndërkombëtar.

Në vijim të marrëdhënieve të mira të bashkëpunimit aktualisht, Ministrat dakordësuan mbi nevojën e rritjes së mëtejshme të komunikimit dhe identifikimit të mënyrave të reja të bashkëpunimit institucional dhe operacional.

Shqipëria dhe Holanda do t'i qasen në mënyrë të përbashkët sfidave të krimit të organizuar dhe migracionit të paligjshëm, përmes takimeve periodike të ekspertëve, kryerjen e analizave të përbashkëta, shkëmbimin e njohurive dhe ekspertizës më të mirë, si dhe caktimin e pikave të kontaktit për shkëmbimin e informacionit dhe bashkëpunimit policor ndërmjet dy vendeve.

24 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Ndërron jetë Akademiku Kolec Topalli

Posted: 24 May 2018 12:59 AM PDT

Sot, më 24 Maj 2018, pas një sëmundjeje të rëndë, u nda nga jeta në moshën 80 vjeçare Prof. Dr. Kolec Topalli, anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, anëtar i jashtëm i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, “Mësues i Popullit”, studiues i gjuhës, veprimtar publik dhe drejtues e funksionar në institucione të larta shkencore dhe zyrtare. Homazhet në nderim të personalitetit të akademik Kolec Topalli do të mbahen në Akademinë e Shkencave më datë 25 Maj 2018, nga ora 10.00 – 11.00.

Ceremonia e përcjelljes do të zhvillohet në qytetin e Shkodrës. Kolec Topalli është autor i dhjetëra librave, artikujsh e kumtesash, si bashkëpunëtor i më shumë se 30 revistave shkencore brenda e jashtë vendit, me botime në 5 gjuhë të huaja.

Pedagog i Fonetikës Historike në Fakultetin e Filologjisë të Universitetit të Tiranës dhe nga viti 1997 ka qenë bashkëpunëtor shkencor i Institutit të Gjuhësisë e të Letërsisë të Akademisë së Shkencave. Ka botuar “Theksi në gjuhën shqipe”, “Për historinë e hundorësisë së zanoreve në gjuhën shqipe”, “Zhvillimi historik i diftongjeve të shqipes”, “Sonantet e gjuhës shqipe”, “Fërkimoret e afrikatet e gjuhës shqipe”, “Fjalori etimologjik i gjuhës shqipe”, etj.

24 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Robert De Niro: Nuk e dua Trump-in në restorantet e mia

Posted: 24 May 2018 12:57 AM PDT

Raundi i ri i Robert De Niro kundër Donald Trump. Aktori ndalon presidentin amerikan për të hyrë në restorantet e tij japoneze.

I intervistuar nga tabloidi britanik Daily Mail, ylli 74 vjeçar i kinematografisë dhe bashkë-themelues i zinxhirit të restoranteve japonezë "Nobu" tha: “Nëse Trump ndonjëherë vjen në lokalin tim, do ta kthej mbrapsht që tek dera."

Ylli i Hollivudit ka kohë që njihet me Trump, por De Niro nuk e duron dot atë. Urrejtja e tij për Trump nuk përfundon këtu, pasi ai shtoi: “Nuk më intereson se çfarë i pëlqen".

Gjithmonë duke iu referuar presidentit ai tha: “Nëse do të hyjë në një restorant gjatë kohës që jam atje, ose do dalë ai ose unë do iki”.

Bashkë-themeluesi tjetër i zinxhirit, kuzhinier Nobu Matsuhisa, i cili ishte i pranishëm gjatë intervistës, preferoi të përgjigjej me një shaka duke thënë se është “ëndrra ime të ulet pranë Trump” dhe "De Niro të na përgatisë sushi të dyve".

Por Nobu e di se ëndrra e tij kurrë nuk do të bëhet realitet për shkak se ëndrra e De Niro është shumë e ndryshme.

24 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

Trump triumfon, lojtarët e NFL-së jo më në gjunjë gjatë himnit

Posted: 24 May 2018 12:54 AM PDT

Mjaft më me lojtarë që në shenjë proteste ulen në gjunjë ose kryqëzojnë krahët gjatë ekzekutimit të himnit kombëtar, para çdo ndeshjeje. Që këtej e tutje do të ndalohet, siç dëshiron presidenti Trump, do të ketë ndëshkime të rënda për klubet përkatëse. Një vendim i marrë nga krerët e NFL-së, sportistët e të cilëve janë akuzuar për mungesë respekti ndaj atdheut dhe flamurit amerikan.

Nisma kishte nisur në vitin 2016 nga lojtari i San Françiskos, Colin Kaepernick, i shndërruar në një ikonë të komunitetit afro-amerikan, i cili filloi të ulej në gjunjë për të protestuar kundër racizmit dhe dhunës në rritje të policisë ndaj zezakëve të Amerikës. Gjestin e Kaepernick e ndoqën edhe shumë kolegë të tjerë të tij dhe ekipeve të tjera dhe fushata "taketheknee", u zgjerua në sporte edhe si basketbolli, ku yje si LeBron James o Stephen Curry u solidarizuan me kolegun e tyre.

Por urdhrat e Trumpit duke se kanë ndryshuar gjërat. Tashmë, siç ka njoftuar komisari i NFL-së, Roger Goodell, në shenjë respekti do të ndalohet edhe të qëndrosh mënjanë gjatë himnit, ndoshta duke qëndruar në stol, apo të kryqëzosh krahët njëri me tjetrin, siç bëjnë shumë lojtarë në fund të sezonit të shkuar.

24 maj 2018 (gazeta-Shqip.com)

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more