Skip to main content

“Dështon Shqipëria, finalja e Superkupës të Evropës 2020 luhet në Portugali” plus 9 more Ekonomia Online

“Dështon Shqipëria, finalja e Superkupës të Evropës 2020 luhet në Portugali” plus 9 more Ekonomia Online


Dështon Shqipëria, finalja e Superkupës të Evropës 2020 luhet në Portugali

Posted: 24 May 2018 09:49 AM PDT

Finalja e Superkupës të Europës për vitin 2020 do të zhvillohet në Estadio Dragao, lajm ky që zhgënjyer kështu Federatën Shqiptare të Futbollit që synonte ta kishte këtë përballje në Arenën Kombëtare.

Këtë e ka konfirmuar presidenti i shtëpisë europiane të futbollit, Aleksander Ceferin, që ka zbuluar po ashtu se finalja e Ligës të Kampionëve të atij viti do të zhvillohet në Stadiumin Olimpik të Stambollit.

Ndërsa, finalja e Ligës të Europës për vitin 2020, sipas vendimit të fundit të UEFA-së do të luhet në Stadion Energa Gdansk të Polonisë.

The post Dështon Shqipëria, finalja e Superkupës të Evropës 2020 luhet në Portugali appeared first on Ekonomia Online.

Ballafaqimi me njerëz “të vështirë” në punë

Posted: 24 May 2018 09:44 AM PDT

Niseni nga fillimi duke shqyrtuar veten. A jeni i sigurt se personi tjetër është me të vërtetë problemi, dhe se ju nuk jeni duke e tepruar? A keni përjetuar gjithmonë vështirësi me të njëjtin person ose veprimet e tij/saj? Gjithmonë të fillojmë me vetë-ekzaminim për të përcaktuar nëse kemi të bëjmë me një person të vështirë.

Diskutojeni atë që jeni duke përjetuar me një mik ose koleg të besuar, kjo është një nga mënyrat më të mira për adresimin e situatës. Kur ju jeni objekt i një sulmi, apo nëse shefi juaj duket sikur po mbështet veprimet jofunksionale të një bashkëpunëtori, ndodh shpesh të jetë e vështirë për të vlerësuar objektivisht mundësitë tuaja. Zemërimi, dhimbja, poshtërimi, frika dhe shqetësimi për të bërë situatën dhe më keq janë emocione të ligjshme.

Do të ishte me rëndësi një diskutim privat me personin me të cilin kemi hasur probleme apo vështirësi në komunikim. Fokusohuni në dërgimin e mesazheve, dhe mos sulmoni apo akuzoni askënd. Ju mund ti dërgoni këto mesazhe duke shpjeguar kolegut tuaj ndikimin e veprimeve të tij/saj mbi ju.

Suksesi juaj në komunikimin midis njerëzve të vështirë që hasni në punë do të varet nga aftësia juaj për të përcjell këto mesazhe saktë dhe në mënyrë pozitive.

Pjesë e këtyre mesazheve duhet të bëhen dhe problemet midis jush. Mos harroni, një formë pozitive do të ishte dhe përdorimi i humorit gjatë debatit. Kjo do ta bënte diskutimin më të qetë e më paqësor për të ardhmen.

Pozitiviteti për të shprehur sa më mirë mesazhet tona, janë për vazhdimësinë e jo vetëm për atë çka aktualisht mundohemi të transmetojmë. Marrëdhëniet në punë janë gjithmonë të rëndësishme, e shpeshherë kushtëzuese për aq kohë sa mjedisi ku punojmë përmbledh një pjesë të madhe të kohës, dhe kolegët janë pika kyçe e suksesit tonë.

The post Ballafaqimi me njerëz “të vështirë” në punë appeared first on Ekonomia Online.

Adnan Merovci: Ibrahim Rugova është “Baba i Pavarësisë”, Hashim Thaçi po e imiton

Posted: 24 May 2018 09:41 AM PDT

Adnan Merovci, bashkëpunëtori i ngushtë i ish-Presidentit Ibrahim Rugova, ka rrëfyer për rrugëtimin e Kosovës drejt shtet-ndërtimit duke e theksuar rolin dhe angazhimin e Presidentit Rugova për pavarësinë e Kosovës.

Merovci në Info Magazine të Klan Kosovës ka deklaruar se ish-Presidenti Ibrahim Rugova është kontribuues i madh pavarësisë dhe madje duhet vënë një epitet të veçantë:

"Ibrahim Rugova është i madh, është i të gjithëve. Është shndërruar në një model referencial nga e kaluara e deri më sot".

"Historikisht, kontributet janë të mëdha, ndoshta duke filluar nga Skënderbeu, mirëpo kontribuuesi më i madh është vet populli".

"Shteti i Kosovës e ka një babë të vet. Ibrahim Rugova është 'Baba i Pavarësisë'".

"Sot kur po flasim, ishte i vetmi njeri në Kosovë që i besoi idesë së Pavarësisë. Duhet ta pranojmë që ishte i vetmi. Ai ishte një dijetar i të gjithëve".

"Ibrahim Rugova sot e meriton epitetin:  'Baba i Pavarësisë'. Figura e Rugovës do të tentohet edhe të kritikohet – por s'ka asnjë të keqe, sepse njeriu i madh kritikohet".

"Në kohën e tij është kritikuar, është kritikuar edhe më pas. Periudha kohore, realiteti, i nxjerr gjërat në sipërfaqe".

"Ka shumë politikanë që e kanë kritikuar Rugovën, por ka figura aktuale politike që tani edhe tentojnë ta imitojnë atë".

"Edhe Presidenti Thaçi po e imiton Presidentin Ibrahim Rugova, me mënyrë të komunikimit… Bile edhe me fotografinë me Papën".

The post Adnan Merovci: Ibrahim Rugova është "Baba i Pavarësisë", Hashim Thaçi po e imiton appeared first on Ekonomia Online.

Dashuri nga fëmijëria. Fakte për jetën e Kryeministrit kanadez dhe bashkëshortes së tij

Posted: 24 May 2018 09:38 AM PDT

Kanadezët kanë një rregull, ata nuk janë të paraprirë për të bërë pas elitës politike të tyre. Ata nuk krijojnë storie të llojit të familjes Kenedi apo Uinsdorëve.

Por nëse kjo gjë do të ndodhte, ndonjë lloj princi kanadez, atëherë ai definitivisht do të dukej diçka si Justin Trudeau, djali më i madh i Pierre Trudeau, kryeministri i parë më popullor i Kanadasë. Justin për shumë persona, është shumë afër mbretërisë kanadeze.

Justin ka qenë në sytë e publikut që nga lindja e tij. Martesa e prindërve të tij në vitin 1971, babai i tij 51 vjeçar dhe nëna e tij Margaret ishte vetëm një 22 vjeçare kishte befasuar gjithë vendin.

Ajo dasmë ishte një dasmë sekrete pasi që në të ishin të ftuar vetëm 13 persona. Aq ishte sekrete kjo dasmë sa që as këshilltarët e babait të Justin nuk e kanë pasur idenë e kësaj dasme. Pierre ju kishte thënë se po shkonte të skijonte gjatë fundjavës. Presidenti Nixon pasi që kishte vizituar familjen Trudeau kishte thënë " Do të doja të ngremë një doli për kryeministrin e ardhshëm të Kanadasë – për Justin Pierre Trudeau."

Por si e kishte njoftuar Sophie – Justinin ?

Kur kanë qenë të dy fëmijë, Sophie ishte shoqe klase me vëllaun e Justinit, Pierre. Pierre ka vdekur nga një aksident i rëndë trafiku në vitin 1998.

Sophie ka treguar se ka kaluar shumë kohë në shtëpinë e Trudeaut, duke luajtur me fëmijë të tjerë. "Kishin një pishinë shumë të mirë, dhe luanim me orë të tëra Tarzanin" kishte thënë ajo në një intervistë.

Dyshja është ritakuar në vitin 2003 në Starlight Children`s Foundation. Edhe pse e pëlqyen njëri- tjetrin, Justin nuk ia kishte kthyer një e-mail Sofias pasi që ajo i kishte shkruar pas këtij eventi.

Më vonë, Justin kishte treguar që, në atë moment nuk ka qenë fare i gatshëm për të hyrë në një lidhje. Sophie, nga ana e saj, e shihte Justinin si një burrë "pa fije klasi".

Disa muaj më vonë, ata u takuan rastësisht në rrugë. Kur ai i kërkoj asaj numrin e telefonit, kishte qenë Sofia që e kishte lënë pa fjalë këtë herë, duke i thënë atij se sikur të e kishte ruajtur e-mailin e saj elektronik nuk do të kishte kurrfarë problemi të vihej në kontakt me të.

Pas atij takimi, Justin i ka dërguar një e-mail Sofias, dhe kështu e kishin lënë të takoheshin shumë shpejt. Në takimin e tyre të parë kryeministri kanadez ishte i dashuruar pas saj dhe kishte thënë "që do të kalonin pjesën e mbetur të jetës së tyre së bashku".

"Të kam pritur gjithë jetën" i kishte thënë Justin – Sophias kur ishin ritakuar.

Çifti është martuar në vitin 2005. Prej atëherë, janë parë gjithmonë të lumtur dhe të dashuruar në njëri tjetrin. Çifti ka tre fëmijë Xavier James, Ella Grace Margaret si dhe Hadrien Gregorie. tij.

The post Dashuri nga fëmijëria. Fakte për jetën e Kryeministrit kanadez dhe bashkëshortes së tij appeared first on Ekonomia Online.

Ministrja Hoxha krenohet me Duan, Erën e Ritën

Posted: 24 May 2018 09:34 AM PDT

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, në një postim në rrjetin social, ka lëvduar tri këngëtaret tona të famshme në botë Dua Lipën, Era Istrefin dhe Rita Orën, të cilat tri eventet më të rëndësishme të futbollit, do të ekzekutojnë pikat muzikore para fillimit të ndeshjeve.
Ministrja Hoxha, ka shkruar se po ashtu, vajzat, e ngritën lavdinë e sportit të Republikës së Kosovës në botë, Majlinda, Distria, Nora, Erza, Loriana…
Ja postimi i Ministres Hoxha, në rrjetin social:

"Dua, Era, Rita…emra që sportit dhe shpirtit garues ua falin emocionet e fillimit solemn të garave në sport, me vokalin e tyre, ndër më të pëlqyerit në mbarë botën!
Lavdinë e sportit të Republikës tonë në botë, e ngritën në zenit: Majlinda, Distria, Nora, Erza, Loriana…
Krenar me Juve, Dua, Era, Rita!"

The post Ministrja Hoxha krenohet me Duan, Erën e Ritën appeared first on Ekonomia Online.

Shqipëri, të ndaluarit me çrregullime mendore trajtohen në mënyrë johumane

Posted: 24 May 2018 09:33 AM PDT

Shqipëria ka treguar përmirësim në raport me trajtimin e personave të ndaluar nga policia.

Komiteti i Këshillit të Evropës për Parandalimin e Torturës në raportin e publikuar së fundi ka gjetur se shumica e personave të ndaluar që u intervistuan për këtë raport, kanë treguar se ishin trajtuar në mënyrë korrekte nga policia.

Në raport thuhet se vetëm një numër i vogël i të akuzuarve u ankuan për keqtrajtim fizik të kryera kohëve të fundit nga oficerët e policisë shqiptare. Këto ankesa kanë të bëjnë me akuzën për përdorim të tepruar të forcës në momentet e arrestimit ku zyrtarët kanë përdorur grushte apo shuplaka në drejtim të të arrestuarve.

"Mbi të gjitha, informacioni i mbledhur gjatë vizitës tregon se një trend pozitiv ka dalë në krahasim me situatën e gjetur gjatë vizitës së mëparshme në vitin 2014. Megjithatë, disa persona pretenduan se ishin keqtrajtuar rëndë nga një oficer i policisë në stacionin policor të Durrësit . Pas një kërkese urgjente të bërë nga Komiteti i Këshillit të Evropës për Parandalimin e Torturës, autoritetet shqiptare filluan hetime kriminale dhe disiplinore kundër punonjësit të policisë", thuhet në njoftimin për media të Komitetit të Këshillit të Evropës.

Megjithatë, në raport tërhiqet vërejtja për mospërmirësimin e kushteve në disa qendra të ndalimit, si dhe trajtimi i personave me nevoja të veçanta (psikiatrike). Kushtet, në të cilat mbahet kjo kategori personash, sipas raportit, janë krejtësisht johumane.

Komiteti i Këshillit të Evropës për Parandalimin e Torturës, sugjeron përmirësimin e kushteve, si dhe mënyrës së trajtimit të këtyre personave.

The post Shqipëri, të ndaluarit me çrregullime mendore trajtohen në mënyrë johumane appeared first on Ekonomia Online.

Xavi mbetet në Katar, firmos kontratë të re

Posted: 24 May 2018 09:29 AM PDT

Ish-mesfushori i Barcelonës, Xavi Hernandez ka nënshkruar kontratë të re me klubin e tij nga Katari, Al-Sadd.

Legjenda spanjolle firmosi kontratë të re 2 vjeçare me gjigantin nga Katari, shkruan IndeksOnline.

38-vjeçari është duke e zhvilluar sezonin e tij të tretë që prej transferimit nga Barcelonë në vitin 2015.

"Jam i lumtur që do të vazhdoj të jem pjesë e familjes së Al Sadd", ka thënë Xavi.

Që nga ardhja në Al Sadd, Xavi i ka ndihmuar ekipit të fitojë Kupën e Katarit, Emir Cup dhe Kupën Sheikh Jassim.

The post Xavi mbetet në Katar, firmos kontratë të re appeared first on Ekonomia Online.

Qeveria britanike: Tranzicioni përfundon në dhjetor 2020

Posted: 24 May 2018 09:25 AM PDT

Britania do të përfundojë periudhën e tranzicionit me BE-në pas Brexitit në dhjetor të 2020, bëri të ditur zëdhënësja e kryeministres së britanisë së Madhe Theresa May.

Zëdhënësja Mayweather përsëriti qëndrimin e Britanisë se periudha e tranzicionit do të përfundojë në dhjetor 2020, pasi gazeta "Times" njoftoi se May do të propozonte një periudhë të re tranzicioni që do të mbulonte çështjet e doganave dhe tregtisë, të cilat do të zgjasin nga viti 2012 deri më 2023, për të shmangur nevojën për infrastrukturë ose kontrollë në kufirin irlandez.
Në Irlandën e Veriut do të jetë kufiri i vetëm britanik me BE-në pas Brexitit. Të dyja palët kanë njoftuar se janë angazhuar ta mbajnë kufirin me Republikën e Irlandës të hapur, por gjetja e një zgjidhjeje praktike deri tani ka qenë e paaritshme. Kryeministri irlandez, Leo Varadkar i cili ka mbështetje nga shtetet e BE-së tha se Dublini nuk do të pajtohej me një vendim të kufizuar kohor.

"Në vitin 2023 qeveria irlandeze nuk do të jetë në gjendje të pajtohet me situatën në të cilën duhet të shtyjmë një vendim të tillë të rëndësishëm ", tha Varadkar.

The post Qeveria britanike: Tranzicioni përfundon në dhjetor 2020 appeared first on Ekonomia Online.

Komisionet hetimore që nuk hetojnë asgjë

Posted: 24 May 2018 09:21 AM PDT

Komisionet hetimore parlamentare të Kuvendit të Kosovës, nuk kanë prodhuar asnjë rezultat deri më tani. Kuvendi ka formuar apo është në procedurën e themelimit të shumë komisioneve, përfshirë atij për hetimet rreth dëbimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova, pastaj Komisioni hetimor për ish-Shërbimin Informativ të Kosovës i njohur si SHIK, ai për demarkacionin, Komisioni hetimor për shpenzimet buxhetor rreth lobimit dhe Komisioni hetimor lidhur me dialogun politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Të gjitha këto komisione kanë mbetur si nisma apo edhe në rastet kur është aprovuar themelimi, siç është Komisioni për hetimet rreth dëbimit të shtetasve turq, nuk është arritur edhe funksionalizimi i tij.

Deputetët e partive politike në pushtet, akuzojnë ata të opozitës se po lansojnë ide për komisione hetimore, vetëm për nevoja të politikës ditore. Kurse, ata të partive opozitare thonë se komisionet po pengohen, qoftë të formohen apo të funksionalizohen me qëllim nga partitë e koalicionit.

Sala Berisha – Shala, deputete nga Partia Demokratike e Kosovës, tha për Radio Evropa e Lirë se është e pasinqertë nga ana e deputetëve të shpenzohet energji për ide e propozime për komisione hetimore derisa vetë ata nuk i kryejnë punët e tyre, të parapara edhe me rregulloren e punës.

"Prapa kësaj qëndron efekti i propagandës politike, marketingu, konsumi politik i grupeve parlamentare. Aspak nuk ka sinqeritet. Deputetët duhet të kuptojnë se detyra e tyre, besimin që kanë marrë nga qytetarët është me të vërtetë që të punohet. Fushatat e propagandat poetike e kanë një kohë të caktuar. Nuk duhet të keqpërdoret as ligji që është i paraparë për komisionet hetimore, e as puna në Kuvend që të bëhet propagandë”, tha Berisha – Shala.

Deputetja Berisha – Shala tha, po ashtu, se në Kuvendin e Kosovës ka shumë komisione, të cilat po të punonin siç duhet, nuk do të kishte nevojë as për këto propozime e ide që nuk realizohen kurrë deri në fund.

Kurse, deputeti Armend Zemaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës tha për Radion Evropa e Lirë, se shumica e komisioneve hetimore që janë propozuar nga deputetët, po pengohen nga partitë politike në pushtet.

Sipas tij, nismat dhe idetë për formimin e komisioneve të ndryshme hetimore ndonjëherë nuk kanë pasur ndonjë ndikim në zgjidhjen e çështjeve të caktuara. Sipas Zemajt, lansimi i ideve për komisione duhet të ketë një bazë të fortë dhe arsyetim.

“Po flas me kompetencë për dy komisionet që janë iniciuar nga LDK-ja, shihet se ka një tentim për anashkalim, ikje nga përgjegjësia dhe kjo lidhet direkt me njerëzit që janë aktualisht në koalicionin qeverisës. Kjo tregon se diçka fshihet pas këtyre dy dyshimeve që ne kemi si dy raste të ndara, e para me keqpërdorime të kompetencave dhe shkeljen e të drejtave të njeriut dhe mbi të gjitha, sigurisë nacionale dhe ajo me keqpërdorimin e parasë publike”, u shpreh Zemaj.

Kurse, shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, tha për Radion Evropa e Lirë, se kohëve të fundin për mungesë të kuorumit ka pasur ngecje në formimin e komisioneve hetimore.

“E vetmja mundësi e pushtetit që të parandalojë krijimin e komisioneve hetimore parlamentare është nëse ata e bojkotojnë kuorumin. Përndryshe, themelimin nuk mund ta ndalojnë, sepse themelimi i komisionit bëhet fakt i kryer me 40 nënshkrime, kurse opozita i ka më shumë se 40 nënshkrime. Kështu që, mund të themelojë çfarëdo komisioni që dëshiron”, theksoiKonjufca.

Artan Murati, analist nga Instituti Demokratik i Kosovës, duke folur për Radion Evropa e Lirë vlerësoi se krejt debatet dhe deklaratat që janë bërë në Kuvend për komisione hetimore janë bërë për përfitime politike dhe se, sipas tij, asgjë konkrete nuk ka në praktikë.

“Ajo çka po vërehet prej këtij debatit për komisione parlamentare hetimore është se, pikë së pari nuk ka një koordinim edhe bashkëpunim mes grupeve parlamentare për ta ekzekutuar një ide për hetim të një çështjeje të caktuar dhe nuk ka plan konkret se çka të hetohet apo si të hetohet”.

“Dyshoj edhe në qëllimin e subjekteve politike se me të vërtetë duan ta bëjnë atë hetim. Më tepër po duket si një mekanizëm ose një lloj kërcënimi për të tingëlluar mirë para qytetarëve, sepse po shihet se Kuvendi nuk është duke funksionuar mirë dhe nuk ka rezultate të mira”, vlerësoi Murati.

Sipas ligjit, komisionet themelohen për të hetuar probleme, çështje ku janë drejtpërsëdrejti të përfshira përgjegjësitë qeveritare apo shtetërore. Po ashtu, ato themelohen me qëllim të konstatimit, përshkrimit të rrjedhës së ngjarjeve apo me qëllim të qartësimit të asaj se çfarë ka ndodhur dhe përcaktimit të përgjegjësisë së atyre që kanë qenë të përfshirë.

Po ashtu, ligji parasheh që komisioni themelohet me qëllim edhe të informimit, rekomandimit, ushtrimit të mbikëqyrjes parlamentare dhe të arritjes së një përfundimi dhe ato funksionojnë mbi bazën e parimeve kushtetuese dhe rregullave të përcaktuara me këtë ligj.

The post Komisionet hetimore që nuk hetojnë asgjë appeared first on Ekonomia Online.

Morgan Freeman akuzohet për ngacmim dhe prekje të padëshiruar

Posted: 24 May 2018 09:18 AM PDT

Morgan Freeman po akuzohet për ngacmim dhe sjellje të papërshtatshme.

Në një raport të botuar nga CNN, disa gra pohuan se ishin viktima të ngacmimit dhe sjelljes së papërshtatshme nga aktori 80-vjeçar, transmeton Klan Kosova.

Në raport, dy gra duke përfshirë një asistente regjisori në Going In Style, thanë se u prekën pa dëshirë nga aktori.

Gruaja deklaroi se aktori kishte bërë komente në lidhje me pamjen dhe veshjen e saj dhe se pozicionoi dorën mbi kurrizin e saj.

Ajo poashtu tha se ai e pyeste nëse kishte veshur të brendshme.

The post Morgan Freeman akuzohet për ngacmim dhe prekje të padëshiruar appeared first on Ekonomia Online.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more