Skip to main content

“Arrihet marrëveshja, Roma afër transferimit të Kluivertit” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Arrihet marrëveshja, Roma afër transferimit të Kluivertit” plus 9 more Telegrafi Futboll


Arrihet marrëveshja, Roma afër transferimit të Kluivertit

Posted: 24 May 2018 02:55 PM PDT

Talenti i madh holandez, Justin Kluivert është bërë ndër lojtarët më të kërkuar në Evropë.

Por duket se e ardhmja e tij do të jetë në kampionatin italian Serie A.

Drejtori sportiv i Romës, Monchi ka pasur një takim me agjentin e lojtarit Mino Raiola.

Sipas medieve holandeze, Kluivert së bashku me Raiolan kanë vendosur t'i thonë po ofertës së Romës.

Giallorosët i kanë premtuar një fanellë titullari në krahun e majtë të sulmit dhe kjo e ka kënaqur Kluivertin.

Gjithsesi besohet se lojtari do të nënshkruajë një kontratë pesë vjeçare me një pagë vjetore prej dy milionë eurove por që pas çdo viti do të ketë rritje.

Justin Kluivert. (Getty Images)

Transferimi i 19-vjeçarit pritet t'i kushtojë Romës rreth 20 milionë euro.

Kluivert po kërkohet gjithashtu edhe nga skuadrat tjera të mëdha si Barcelona, PSG, Manchester United, Arsenal, Inter dhe Borussia Dortmund.

Por sulmuesi i talentuar ka zgjedhur Romën pasi i përshtatet loja e Giallorosëve dhe për arsyen e minutazhës më të madhe.

Kluivert këtë edicion ka shënuar 11 gola me fanellën e Ajaxit dhe ka bërë pesë asistime. /Telegrafi/

The post Arrihet marrëveshja, Roma afër transferimit të Kluivertit appeared first on Telegrafi.

Liridon Imeri, trajneri i ri nga Kosova që ka filluar shkëlqimin në futbollin gjerman

Posted: 24 May 2018 02:42 PM PDT

Në futbollin gjerman janë futur në modë trajnerët e rinj në moshë.

Skuadrat e famshme si Schalke 04 apo Hoffenheim i kanë besuar stolin trajnerëve të rinj dhe ata ia kanë shpërblyer duke i dërguar në Ligën e Kampionëve.

Por një trajner i ri nga Kosova ka filluar tani e disa vite punën në futbollin gjerman.

Fjala është për Liridon Imerin nga Mitrovica, i cili e përfundoi karrierën në vitin 2015 kur i kishte vetëm 26 vite.

Shkaku që përfundoi karrierën ishte një lëndim i rëndë dhe ai u detyrua t'i thotë stop futbollit aktiv.

Por Liridoni nuk ia nda asnjëherë futbollit pasi filloi menjëherë kurset duke i pajisur me licencat e duhura për trajner.

Liridon Imeri

Ai e filloi zejen e trajnerit tek skuadra Schilksee II ku pas një sezoni pozitiv doli në ekipin e parë si ndihmës trajner.

Falë rezultateve të mira ai vendosi të bëhej trajner i parë dhe pranoi ofertën e skuadrës TSV Altenholz U19.

Imeri e mori klubin në pozitën e fundit në renditje me vetëm dy pikë, ndërsa tani ka grumbulluar 23 pikë dhe e ka arritur qëllimin për ta shpëtuar klubin nga rënia.

"Karriera si trajner mund të them se më ka ecur më mirë se sa si futbollist pasi këtu nuk po lëndohem", thotë Liridoni duke qeshur.

"Së fundmi jam duke punuar tek Altenholz U19 ku kam arritur ta shpëtoj skuadrën nga rënia pasi kur kam marrë postin e trajnerit klubi kishte vetëm dy pikë dhe kishte pësuar humbje të njëpasnjëshme", deklaroi Imeri për Telegrafin.

Liridon Imeri

Synimi i tij është që një ditë të punoj në njërën nga dy ligat më të forta në Gjermani, Bundesliga 1 ose Bundesliga 2.

"Shpresojë që një ditë do të arrijë këtë nivel. Momentalisht po ecën mirë dhe gjithnjë e më shumë po më vijnë oferta nga klube më të larta se ku drejtoj aktualisht".

Ai nuk e përjashton mundësinë që të drejtojë ndonjë skuadër edhe në Kosovë apo Shqipëri.

"Pse jo. Do të ishte një eksperiencë e bukur besoj. Futbollin e Kosovës e përcjelli nga pak por nëse një ditë do të vinte një ofertë e mirë do të mendohesha seriozisht. Do të ishte edhe një ndihmë për klubet e vendit tim", deklaroi Imeri.

29-vjeçari nga Mitrovica karrierë si futbollist kishte bërë tek skuadra Holstein Kiel por edhe tek Lubeck. /Telegrafi/

The post Liridon Imeri, trajneri i ri nga Kosova që ka filluar shkëlqimin në futbollin gjerman appeared first on Telegrafi.

Mesfushori i Levantes, Enis Bardhi ishte i pranishëm në ndeshjen Ferizaj –Vëllaznimi për ta parë nga afër vëllanë e tij

Posted: 24 May 2018 02:35 PM PDT

Mesfushori i Levantes në La Liga, Enis Bardhi, ka qenë sot i pranishëm në ndeshjen e Superligës, e vlefshme për barazh mes Ferizajt dhe Vëllaznimit.

Vëllai i Enis Bardhit, Behari sot e kishte ndeshjen vendimtare për barazh, ku skuadra e tij doli fituese.

Enisi nuk ka mundur të qëndrojë në shtëpi dhe ka shkuar në Drenas që ta sheh ndeshjen nga afër.

Enisi i pranishëm në Drenas (Foto:Facebook)

Ai nuk pa përtuar edhe të bëjë foto me fansat që i janë ofruar.

Enisi i ka sjell fat Beharit, pasi pas penalltive skuadra e tij ka shënuar fitore duke u ngjitur në Superligë.

Enisi me një fans të Ferizajt (Foto: Facebook)

Behar Bardhi ka disa vite që luan te Ferizaj dhe është nga lojtarët kryesor.

Në anën tjetër Enisi këtë vit është transferuar në La Liga ku ka shkëlqyer në shumë ndeshje.

Enis Bardhi duek festuar një gol në La Liga. (Photo by Alex Caparros/Getty Images)

Ai njihet si ekspert i gjuajtjeve të lira./Telegrafi/

The post Mesfushori i Levantes, Enis Bardhi ishte i pranishëm në ndeshjen Ferizaj –Vëllaznimi për ta parë nga afër vëllanë e tij appeared first on Telegrafi.

I tha jo Shqipërisë, por Kosova nuk e fton fare Lirim Kastratin

Posted: 24 May 2018 02:25 PM PDT

Lirim Kastrati ka shkëlqyer këtë edicion me Lokomotivën e Zagrebit në kampionatin elitar kroat, derisa ka marrë vëmendjen e të gjithëve.

Djaloshi 19 vjeçar nga Komuna e Kamenicës ia ka dalë që këtë edicion të realizojë tre gola dhe të shërbejë një herë tjetër për bashkëlojtarët e tij në 14 paraqitje sa i pati këtë edicion për ekipin e Lokomotivës.

Paraqitjet e tij të mira i ranë në sy edhe selektorit të Shqipërisë, Christian Panuci, i cili e ka kontaktuar futbollistin, por që Kastrati e ka refuzuar duke zgjedhur të paraqitet për Përfaqësuesen e Kosovës.

Lirim Kastrati gjatë një ndeshje me Lokomotivën e Zagrebit

Por, në fund ndodhi ajo që nuk pritej, pasi që Kastrati nuk u ftua fare nga përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes për dy duelet miqësore që Kosova i zhvillon në Zvicër ndaj Shqipërisë dhe Bregut të Fildishtë.

Në një prononcim për Gazetasheshi.com, Kastrati tregoi se ishte i gatshëm për këto dy ndeshje, por pavarësisht mos thirrjes nga Challandes, ai vazhdon të punojë gjithnjë më shumë dhe të jetë gjithnjë në dispozicion të Kosovës.

Liriim Kastrati

"Normalisht se e kam pritur ftesën se kam pasur një edicion fantastik me Lokomotivën. Kam pasur minutat në dispozicion, golat dhe asistimet, por kjo është zgjedhja e trajnerit dhe unë e respektoj. Unë do vazhdoj me punën time dhe do jem gjithnjë i gatshëm të përfaqësojë Kosovën në çdo moment që me jepet mundësi", u shpreh Kastrati.

Paraqitjet e mira të Kastratit kanë rënë në sy të shumë skuadrave evropiane dhe sidomos atyre kroate, derisa për të kanë shprehur interesim të madh Dinamo Zagreb dhe Hajduku i Splitit.

The post I tha jo Shqipërisë, por Kosova nuk e fton fare Lirim Kastratin appeared first on Telegrafi.

Juventusi pas Rabiotit

Posted: 24 May 2018 02:07 PM PDT

Juventusi është në bisedime me Paris Saint-Germain për Adrien Rabiot.

Sipas Mundo Deportivos, Rabiot iu është ofrua disa klubeve të Serie A dhe Ligës Premier, duke përfshirë Juventusin dhe Barcelonën.

Mesfushori 23-vjeçar që fitoi titullin në Francë, ka mbetur jashtë Kampionatit Botëror, pasi Franca nuk e ka ftuar.

Adrien Rabiot . (Photo by Clive Rose/Getty Images)

Ai ishte i pakënaqur që nuk u ftua duke shpërthyer në rrjetet sociale.

Nuk është hera e parë që Rabioti shpërthen me sjellje të keqe, pasi ai në të kaluarën ka kritikuar klubin dhe trajnerët pasi nuk luante aq sa duhet.

Adrien Rabiot . (Photo by Clive Rose/Getty Images)

Kontrata e tij pritet të skadojë në qershor të vitit 2019, gjë që mund ta bëjë një blerje më të lirë.

Rabiot ka luajtur në 49 ndeshje për PSG këtë sezon, duke kontribuar me pesë gola dhe shtatë asistime. /Telegrafi/

The post Juventusi pas Rabiotit appeared first on Telegrafi.

Morata dhe 40 milionë euro për Icardin

Posted: 24 May 2018 01:53 PM PDT

Mediat italiane dhe spanjolle shkruajnë se Chelsea ia ka ofruar Alvaro Moratan dhe 40 milionë euro Interit për sulmuesin Mauro Icardi.

Morata nuk është adaptuar mirë në Londër dhe është i lidhur me një kthim në Juventus, sidomos pasi ai ishte parë në Milano në një takim me drejtorin sportiv të Juves, Fabio Paratici.

Megjithatë, sipas gazetave Cadena Ser dhe Il Messaggero, mundësia mbetet që ai  të kthehet në Serie A.

Është raportuar se Chelsea është e gatshme të ofrojë Moratën plus 35-40 milionë euro për ta marr Icardin nga Interi.

Icardi ka shënuar këtë edicion 29 gola të Serie A, njëjtë me Ciro Immobilen e Lazios.

Ai ka shënuar një gol 107 gola në 182 paraqitje për Interin dhe në moshën 25 vjeç ka 110 gola në 190 ndeshje.

Ai ka kontratë por me klauzolë lirimi prej 110 milion eurosh, por kjo vlen vetëm deri më 15 korrik.

Morata do të ishte i interesuar për një lëvizje drejt Nerazzurriëve sepse ata janë kualifikuar për Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

The post Morata dhe 40 milionë euro për Icardin appeared first on Telegrafi.

Drejt finales Real Madrid – Liverpool: Nëntë futbollistët që kanë luajtur me të dy skuadrat

Posted: 24 May 2018 01:30 PM PDT

Kanë mbetur edhe dy ditë që të zhvillohet finalja e madhe e Ligës së Kampionëve mes Real Madridit dhe Liverpoolit.

Të dy klubet kanë treguar formë të mirë deri në këtë moment në garat evropiane.

Liverpooli dhe Real Madridi njihen si klube me futbollistë të mëdhenj që kanë shkëlqyer ndër vite.

Emra si Michael Owen, Xabi Alonso, Fernando Morientes apo Nicolas Anelka, janë futbollistë që kanë luajtur me të dy skuadrat.

Më mposht i gjeni nëntë futbollistë që kaun luajtur me të dy skuadrat.

E mira e tyre është se së paku një herë e kanë fituar garën më të fort ën botë për klube. /Telegrafi/  

Xabi Alonso

Nicolas Anelka

Alvaro Arbeloa

Jerzy Dudek

Fernando Morientes

Steve McManaman

Antonio Nunez

Michael Owen  

Nuri Sahin

The post Drejt finales Real Madrid – Liverpool: Nëntë futbollistët që kanë luajtur me të dy skuadrat appeared first on Telegrafi.

Këto janë 12 klubet që do të garojnë në Superligë në sezonin 2018/2019

Posted: 24 May 2018 12:47 PM PDT

Superliga e Kosovës vitin e ardhshëm me gjasë do ta zhvillojë vitin e fundit me 12 skuadra, pasi ideja është që të zbritet në 10.

Sot është mbyllur edhe ndeshja e fundit e barazhit dhe tashmë dihen 12 skuadrat që do të luajnë sezonin e ardhshëm në Superligë.

Prishtina mbetet skuadra e vetme që asnjëherë nuk ka luajtur në një nivel më poshtë të garave dhe do ta zhvillojë kampionatin e 19-të pas luftës.

Pastaj në Superligë do të jenë edhe klube të njohura dhe kampioni aktual Drita, ish-kampionët, Trepça '89 dhe Feronikeli.

Pastaj në Superligë vazhdon të mbetet Drenica e cila nuk ka luajtur në këtë nivel vetëm në vitin e parë pas luftës.

Gjilani edhe sezonin ardhshëm pritet të jetë nga skuadrat më të forta së bashku me Lirinë.

Llapi i Tahir Batatinës me punimet në stadiumin 'Zahir Pajaziti', do të jetë edhe në vitin e ardhshëm arrë e fortë për të gjithë.

Flamurtari mbetet klubi i fundit që ishte në Superligë edhe sezonin e shkuar dhe e siguroi përmes barazhit edhe këtij që po vije.

KEK-u, Ballkani, Ferizaj janë klubet që nga Liga e Parë e kanë siguruar Superligën. /Telegrafi/

The post Këto janë 12 klubet që do të garojnë në Superligë në sezonin 2018/2019 appeared first on Telegrafi.

Roma lodhet nga kërkesat e Florenzit, e vendos në shitje zëvendës kapitenin

Posted: 24 May 2018 12:21 PM PDT

Alessandro Florenzi duket se nuk do të qëndrojë më gjatë te Roma.

Mbrojtësi italian është dalë nga akademia e Romës dhe ka qenë një lojtar i rëndësishëm për kryeqytetasit.

Por gjërat duket se nuk po shkojnë mirë mes tij dhe klubit të tij Romës.

Roma i ka ofruar rinovimin e kontratës edhe për katër vite të tjera, pasi kjo aktualja skadon në verën e vitit 2019.

Dy ofertat e Romës me pagë vjetore tre dhe 3,5 milionë euro janë refuzuar nga Florenzi.

(Getty Images)

Zëvendës kapiteni i Romës po kërkon së paku 4,5 milionë euro neto në vit nga Roma.

Giallorosët janë lodhur nga kërkesat e mëdha të Florenzit dhe duket se kanë vendosur ta vënë në shitje.

Sipas medieve italiane Roma i ka caktuar edhe çmimin e largimit futbollistit dhe po kërkon 40 milionë nga shitja e tij.

Juventus, Chelsea, Inter dhe Atletico Madrid janë skuadrat e interesuara për Florenzin. /Telegrafi/

The post Roma lodhet nga kërkesat e Florenzit, e vendos në shitje zëvendës kapitenin appeared first on Telegrafi.

Low flet për lënien jashtë të Gotzes dhe kapitenin e mundshëm të Gjermanisë në Kampionatin Botëror

Posted: 24 May 2018 11:16 AM PDT

Kombëtarja e Gjermanisë do të jetë pjesëmarrëse në Kampionatin Botëror Rusia 2018.

Gjermanët do të futën në këtë Kupë të Botës si kampioni në fuqi, pasi triumfuan katër vite më parë në Brazil.

Por heroi i Brazilit, Mario Gotze është lënë jashtë nga përzgjedhësi Joachim Low.

Trajneri i gjermanëve ka folur për lënien jashtë të Gotzes.

"Gotze është një lojtar vetë kritik. Ai e di shumë mirë që i duhet të punojë më shumë për tu rikthyer në Kombëtare".

Mario Gotze dhe Joachim Low (Getty Images)

"Mario është një futbollist shumë i rëndësishëm për ne dhe në momentin që fillon të luaj dera e Kombëtares është e hapur për të", ka thënë Low.

Në fund trajneri gjerman foli edhe për shiritin e kapitenit se kush do ta mbajë.

Aktualisht portieri Manuel Neuer është kapiten i kampionëve të botës por që numri një i Bayernit ende vazhdon të mbetet i lënduar.

Thomas Muller si kapiten i Kombëtares së Gjermanisë (Getty Images)

Low ka thënë se Muller ose Khedira do të jenë kapitën të Gjermanisë.

"Thomas mund të bëjë një punë të shkëlqyer si kapiten. Ai ka një marrëdhënie jashtëzakonisht të mirë me gjithë lojtarët e tjerë. Muller është favoriti", ka thënë Low duke shtuar.

"Edhe Khedira është kandidat për ta marrë shiritin e kapitenit", përfundoi trajneri gjerman. /Telegrafi/

The post Low flet për lënien jashtë të Gotzes dhe kapitenin e mundshëm të Gjermanisë në Kampionatin Botëror appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more