Skip to main content

“4 këshilla për të qenë më pozitivë” plus 9 more Ekonomia Online

“4 këshilla për të qenë më pozitivë” plus 9 more Ekonomia Online


4 këshilla për të qenë më pozitivë

Posted: 26 May 2018 10:25 AM PDT

Për pozitivitet kemi nevojë të gjithë, në mënyrë që të jemi të lumtur e për ta bërë këtë botën tonë një vend më të mirë. Të jemi pozitivë na e bën më të lehtë jetën dhe na lejon të jetojmë më mirë. Lexoni më poshtë këshillat tona për të qenë më pozitivë.

Buzëqeshni | Një sugjerim që duket banal, por në fakt nuk është i tillë. Buzëqeshja është mënyra më e shpejtë dhe efikase për të shpërndarë pozitivitet rreth e qark vetes. Mendoni kur shkoni në supermarket, në një dyqan apo në zyrë: gjithmonë i dhuroni njerëzve rreth jush buzëqeshje apo u pasoni të gjitha problemet dhe shqetësimet që keni? Të gjithë kemi ditë jo të mira dhe beteja personale që i mbajmë mbi supe në heshtje, por bota nuk ka nevojë për trishtimin tonë. Një buzëqeshje mund të bëjë me të vërtetë diferencën në ditën e një njeriu.

Mos u ndikoni nga të tjerët | Njëkohësisht mundohuni të mos ndikoheni nga negativiteti i njerëzve që gjithmonë ia dalin të gjejnë një problem në çdo situatë dhe ankohen për çdo gjë të mundshme. Edhe televizori, gazetat e mediet sociale na bombardojnë me lajme alarmuese e dramatike. Sigurisht, duhet të jemi të vetëdijshëm për atë çka ndodh rreth nesh, por ndonjëherë disa lajme shndërrohen në epidemi, të cilat nuk i shtojnë asnjë vlerë jetës sonë, përveçse na fusin në ankth për gjëra që nuk mund t'i kemi nën kontroll.

Image result for popular quotes

Ushtroni mirënjohjen | Mirënjohja është pluhuri magjik që na bën të kuptojmë se sa e bukur dhe e plotë është jeta jonë. Çdo mbrëmje, para se të flini, mendoni për gjërat për të cilat jeni mirënjohës dhe për atë gjë që ju ka bërë të lumtur gatë ditës, edhe për gjërat më të vogla. Duke e bërë zakon këtë praktikë do të tërhiqni më shumë pozitivitet në jetën tuaj.

Ndihmoni të tjerët | Është provuar shkencërisht se të ndihmojmë të tjerët na bën thellësisht të lumtur. Sa herë që bëni një gjest të këndshëm, gjeneroni vibrime pozitive. Ofrojini ndihmën tuaj një të moshuari për t'i mbajtur çantat, hapini derën dikujt, ndihmoni dikë që është pa qejf, një nënë që zbret karrocën e fëmijës nga shkallët apo lirojini vendin në autobus një të moshuari ose një gruaje shtatzënë. Siç e shihni, rastet janë të shumta dhe të përditshme.

The post 4 këshilla për të qenë më pozitivë appeared first on Ekonomia Online.

Femrat më inteligjente për multi-detyra?

Posted: 26 May 2018 10:20 AM PDT

Ndoshta kështu ka qenë gjithmonë, ndoshta vetëm në këto vitet e fundit, e vërteta është se me ndihmën e teknologjive të reja dhe hapjen e më shumë vendeve të punës për femra, ato janë kthyer tashmë në multitasking, në gjendje të zgjidhin njëkohësisht disa punë.

Femrat nuk janë më vetëm nëna apo shtëpiake, por profesioniste të angazhuara dhe të afirmuara. Femrat pra, janë më inteligjente se meshkujt? Apo janë më performuese?

Ajo që për seksin e dobët ka qenë gjithmonë një siguri, tani duket se ka gjetur një konfirmim shkencor: femrat janë më mirë se meshkujt.

Ky është rezultati i një analize të kryer mbi rezultatet e shumë testeve mbi koeficientin e inteligjencës, të cila janë shumë në modë në vendet anglosaksone. Test në të cilët femrat ua kanë kaluar meshkujve në mënyrë të qartë.

Vlerësimi u publikua në Sunday Times prej njërit prej ekspertëve botërorë të Ki-së, zelandezi James Flynn.

Deri para një shekulli, femrat arrinin rezultate më të ulta prej minimumi pesë pikësh në krahasim me meshkujt, aq sa psikologët filluan të mendonin se shkak i një "hendeku" të tillë mund të ishin ndryshimet e thella gjenetike.

Por ky boshllëk, është zvogëluar ndjeshëm në vitet e fundit dhe sot, ndoshta, arriti dhe parakalimi.

Koeficienti i inteligjencës i të dyja sekseve po zhvillohet me të njëjtin hap me modernitetin dhe përparimin e shoqërisë: jeta më komplekse sfidon trurin tonë, i cili adaptohet dhe rrit aftësitë tona.

Por, Flynn shpjegon se IK i femrave është rritur më shpejt. Efektet e perfeksionizmit të përgjithshëm janë më të dukshme tek ato dhe jo te meshkujt.

Mund të jetë ky një sinjal i parë? Femrat më inteligjente se meshkujt: po apo jo?

The post Femrat më inteligjente për multi-detyra? appeared first on Ekonomia Online.

Lekaj: Punimet e rrugës Deçan – Mali i Zi nuk cenojnë “zonën e mbrojtur”

Posted: 26 May 2018 10:14 AM PDT

Ministri i Ministrisë së Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka reaguar pas disa raportimeve se kompania ndërtuese e rrugës Deçan – kufiri me Malin e Zi, është duke punuar brenda "zonës së mbrojtur". Ai ka siguruar qytetarët e të gjitha komuniteteve se punimet do të kryhen pa e cenuar atë zonë.

Ministri Lekaj, po ashtu, iu ka bërë thirrje të gjithë faktorëve vendës e ndërkombëtarë, që të kontribuojnë që kjo çështje “humane” të mos përkthehet në diçka tjetër, sepse krejt kjo po bëhet në shërbim të zhvillimit të komunitetit të atjeshëm dhe mundësisë së lëvizjes së lirë të qytetarëve dhe bashkimit e jo ndarjes së tyre.

"Për informimim të drejt të opinionit. Rruga Deçan – kufiri me Malin e Zi, e cila ka filluar para një muaj është duke u zhvilluar pa e “cenuar” zonën e mbrojtur, punimet janë ka zhvillohen me një intensitet të kënaqshëm, 5 kilometra nga Manastiri i Deçanit e tutje, ashtu edhe siç jemi zotuar që nga fillimi.

Sa i përket se “kompania është duke punuar brenda zonës së mbrojtur”, ajo është rrugë malore dhe shumë shpesh, si në çdo rrugë tjetër malore, ka erodime dhe rrëshqitje të dheut dhe gurëve dhe kompania është dashtë të ndërhyjë ashtu siç e ka edhe në kontratë që të hapë rrugën për të qarkulluar automjetet e vogla, qytetarët të cilët i kanë pronat e tyre ku e zhvillojnë veprimtarinë blegtorale e turistike të tyre.

Konform kësaj dëshirojë të bëjë thirrje që të kontribuojmë të gjithë faktorët relevantë, vendor e ndërkombëtar, që një temë e cila është kryekëput humane e njerëzore, të mos përkthehet si diçka tjetër, çoftë për të nxjerrë komunitetet njeri – tjetrin keq, apo edhe për të bërë zhurmën që nuk duhet të bëhet, sepse rrugët janë për të bashkuar e jo për tu ndarë njerëzit, edhe rruga Deçan – kufiri me Malin e Zi po ndërtohet e po investohet në të, vetëm për t’iu mundësuar njerëzve të zhvillojnë veten.

Ne derisa nuk do të kemi një harmonizim të idesë së rruga duhet të ndërtohet si tërësi, jemi zotuar dhe do t’i qëndrojmë atij zotimi se punimet do të zhvillohen jashtë zonës së mbrojtur", thuhet në reagimin e ministrit Pal Lekaj.

The post Lekaj: Punimet e rrugës Deçan – Mali i Zi nuk cenojnë "zonën e mbrojtur" appeared first on Ekonomia Online.

Aksident me të lënduar në qendër të Prishtinës (Foto)

Posted: 26 May 2018 09:30 AM PDT

Një aksident trafiku ka ndodhur, sot pasdite, në rrugën “Ukshin Hoti”, në Prishtinë.

Sipas fotografive të reporterit të Ekonomia Online, i cili ka rastisur në vend të ngjarjes, shihet se në aksident janë përfshirë dy automjete, të cilat janë dëmtuar dukshëm.

Një veturë e tipit “Audi”, me targa të Serbisë, ka goditur rrethojat dhe ka përfunduar brenda kompleksit të "Ramiz Sadikut".

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka konfirmuar se lëndime trupore ka marrë vozitësi i njërës veturë, si dhe një këmbësor i rastit.

Ata janë dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Sipas hetimeve të para, besohet se shkak i aksident ishte shpejtësia e madhe.

© Foto: Meriton Dajakaj/Ekonomia Online

The post Aksident me të lënduar në qendër të Prishtinës (Foto) appeared first on Ekonomia Online.

Mjeshtëria e shitjes: Pikat kryesore gjatë komunikimit me klientin

Posted: 26 May 2018 09:24 AM PDT

Ka shumë detaje të rëndësishme për sukses në shitje, gjatë komunikimit me klientin. Tek çdo kontakt, me çdo klient, ka potenciale për shitje, madje edhe në rastet kur ju veç mundoheni të lini përshtypje të mirë në shërbimin ndaj klientit. Për t'ia dalë mbanë, ka qasje se si të hapet rruga drejt shitjes dhe se si të mbahen klientët pranë – për kohë të gjatë.

Sipas hulumtimeve, njerëzit që do të qëndrojnë në biznes dhe që do të përparojnë në të ardhmen janë ata që gjatë komunikimit kanë kujdes të veçantë në përmirësimin e aftësive të tyre. Nëse i merrni parasysh gjashtë udhëzimet e mëposhtme dhe e bëni secilën prej tyre pjesë të përditshme të imazhit dhe të të bërit biznes, ju jo vetëm që do ta begatoni veten dhe biznesin tuaj, por do ta ndërtoni një bazë referimi, të cilën do ta ndjekin edhe të tjerët:

1. Mirësjellja

Më të mirët në shitje janë punëtorët me mirësjellje. Ata janë të kujdesshëm për veprimet dhe fjalorin e tyre. Shoqëria jonë po ndryshon vazhdimisht, si dhe pritjet e saj për sjellje ndaj biznesit. Mjerisht ato pritje shpesh ulen, por njerëzit më të paguar në biznes janë të sjellshëm, kanë shumë kujdes me fjalorin e tyre që të mos fyejnë vlerat e njerëzve me të cilët flasin.

2. Interesimi

Njerëzit duan ta dinë sesa jeni të interesuar për të shërbyer e për të ndihmuar që klienti të jetë i lumtur me shërbimin ose produktin që e ofroni. Vetëm atëherë ai do të pranojë raport të gjatë afarist me ju. Ata duan ta ndjejnë këtë interesim të sinqertë, e jo si shumë të tjerë që e shohin klientin veç si euro në sytë e tyre. Nëse një person mendon se keni nevojë për shitje dhe ai e ndjen presionin që i bëhet për të blerë një produkt, nuk do të jetë i gatshëm të angazhohet në blerje; do t'ju kundërshtojë, sepse e dëshiron interesimin tuaj për të.

3. Përkushtimi

Kjo mungon sot shumë në biznes. Njerëzit nuk janë të gatshëm të angazhohen dhe të përkushtohen për t'u bërë më të mirët në industritë e tyre. Për këtë duhet të jenë të gatshëm të dalin jashtë balancës, që një ditë të kenë ekuilibër të plotë. Ekuilibri duhet, por përgjatë ndërtimit të biznesit duhet të jeni të gatshëm të kaloni disa kohë edhe jashtë bilancit. Kjo do të thotë: nëse keni një familje, duhet të uleni me anëtarët e familjes dhe të thoni: "Do të kalojmë 24 muaj me më shumë kohë në përpjekjet për zhvillimin e biznesit . Duhet ta krijojmë një biznes profesionalisht të fortë ku dhe familja do të përfitojë që të kemi më shumë kohë për njeri-tjetrin. Kjo do të ndodhë, sepse jemi të gatshëm ta japim përkushtimin maksimal për sukses".

4. Kompetenca

Njerëzit kërkojnë kompetencë dhe e meritojnë atë. Klientët presin që ju të jeni ekspert në punën që bëni. Ata duan që ju të njihni produktin apo shërbimin; ata duan të mbështeten në profesionalizmin tuaj.

5. Konsistenca

Secili profesionist i mirë është konsistent. Ata profesionistë e dinë saktësisht se sa kontakte kanë nevojë të bëjnë çdo ditë; ata e dinë saktësisht numrin e thirrjeve – pikërisht numrin e njerëzve që do të bëjnë vizita. Kjo do të rezultojë në më shumë produkte të shitura.

6. Kreativiteti

Njerëzit që bëjnë më të mirën janë kreativë. Me fjalë të tjera, nëse e kanë një sfidë, ata e kapërcejnë duke qenë kreativ. Nëse diçka është e gabuar në jetët e tyre, ata e trajtojnë atë në mënyrë kreative. Nëse nuk arrini të shitni, mos u dëshpëroni. Thjeshtë, bëhuni më kreativ.

Duke u përqendruar në nevojat e blerësve tuaj dhe duke u dhënë atyre shërbimin e duhur që meritojnë, do të zhvilloni një karrierë që do t'ju mbështesë juve gjatë gjithë jetës! (Denis Gafuri/ businessmag.al)

The post Mjeshtëria e shitjes: Pikat kryesore gjatë komunikimit me klientin appeared first on Ekonomia Online.

Prodhuesit shqiptarë të shqetësuar për zhvlerësimin e euros

Posted: 26 May 2018 09:14 AM PDT

Forcimi i valutës shqiptare – lek ndaj euros shënoi një tjetër rekord këtë fundjavë. Në disa pika të këmbimit valutor ajo zbriti në 126.4 lekë.

Ndërkohë, pikërisht të premten, prodhuesit dhe eksportuesit u mblodhën për të diskutuar rreth dëmeve që po u vijnë nga kjo.

Arben Shkodra, drejtues i Shoqatës së Prodhuesve kërkoi që, Banka e Shqipërisë të bëjë një studim apo parashikim për ndikimin që kanë luhatjet e monedhës euro tek eksportuesit shqiptarë.

"Shqetësimi ynë është se nuk po kuptojmë deri ku është rënia. Kemi bërë një analizë sektoriale dhe për çdo kompani. Në fund të vitit do të kuptojmë pasojat reale", tha Shkodra.

Sipas shoqatës, ndikimin më të madh negative do ta kenë produktet “Made in Albania”, si lëndët e para të ndërtimit, bimët mjekësore dhe kompanitë fason.

"Ne jemi në të njëjtin mendim që tregu është i lirë. Nuk mendojmë që është si pasojë e rritjes ekonomike, por si pasojë e aktiviteteve informale dhe kriminale. Kërkojmë të bëjmë një tryezë me qeverinë për të gjetur rrugëzgjidhje të përkohshme. Prodhuesit nuk do të falimentojnë", tha Shkodra.

Prodhuesit thanë se deri më tani, pavarësisht kërkesave të parashtruara, nuk kanë pasur dialog me institucionet.

The post Prodhuesit shqiptarë të shqetësuar për zhvlerësimin e euros appeared first on Ekonomia Online.

Instagram ndjek çdo veprim që ju bëni brenda aplikacionit

Posted: 26 May 2018 09:10 AM PDT

Instagram u kërkon të gjithë përdoruesve të tij europianë që të bien dakord me kushtet dhe termat e saj të përditësuara dhe kushdo që lexon këto kushte mund të vërejë një përditësim të çuditshëm: Kompania po ndjek mënyrën se si ju lëvizni nëpër aplikacion.

Sipas Rregullores së re të Mbrojtjes së të Dhënave të Përgjithshme të BE-së (GDPR), Instagram dhe Facebook duhet të jenë të qartë në lidhje me llojet e informacionit që ata mbledhin për përdoruesit dhe pse po e mbledhin atë.

Në njoftimin e tij për përdoruesit, Instagram shpjegoi: "Ne marrim informacione të ndryshme nga pajisja juaj, si për shembull mënyra se si lëvizni në aplikacion, pasi kjo mund të na ndihmojë në dallimin e njerëzve nga bot-ët për të zbuluar mashtrimet."

Duket se Instagram informoi paraprakisht përdoruesit për këtë gjë në një përditësim të politikave muajin e kaluar.

Ideja që Instagram po mban çdo informacion që shtyp përdoruesi i tij është shqetësuese, por nga këndvështrimi i kompanisë ekziston një shpjegim i mirë.

Instagram ka një problem të njohur dhe në vitin 2015 një studiues vlerësoi se 8% e të gjitha llogarive në Instagram ishin të rreme. Sipas The New York Times, ekzistojnë disa kompani që pëlqejnë, ndjekin dhe komentojnë automatikisht në Instagram në emër të llogarive të klientëve të tyre.

Kompania filloi seriozisht duke goditur bot-ët një vit më parë kur mbylli Instagress, një shërbim i automatizuar për të bërë like dhe komente.

Vitin e kaluar, Instagram gjithashtu debutoi mjetet e IA të dizajnuara për të luftuar trolls dhe spam. Instagram po lufton fort që të jetë korrekt me përdoruesit e saj dhe me anë të mjeteve IA ai do të bëjë njohjen e njerëzve të vërtetë kundrejt llogarive të kontrolluara nga bot-ët.

Pikërisht me këtë politikë që përdoruesit duhet të bien dakord ata do të mbrojnë veten e tyre.

The post Instagram ndjek çdo veprim që ju bëni brenda aplikacionit appeared first on Ekonomia Online.

Sakrificat që bëjnë njerëzit e suksesshëm për të arritur qëllimet

Posted: 26 May 2018 09:08 AM PDT

Nuk është sekret, suksesi kërkon sakrifica. Por çfarë do të sakrifikoje ti për të realizuar ëndrrën tënde?

Jeta na ofron një sasi të limituar kohe dhe resursesh, dhe pavarsisht çfarë bën me jetën tënde, ti duhet të punosh me këto burime të kufizuara për të realizuar çdo gjë.

Ajo çfarë sakrifikojnë njerëzit e suksesshëm varet prej tyre. Megjithatë, ekzistojnë disa gjëra universale. Ato janë gjëra nag të cilat duhet të heqësh dorë gjatë rrugës drejt suksesit.

“Çfarëdolloj gjëje që do të bësh, ti duhet ta duash dhe të jesh i gatshëm të sakrifikosh për të” – Maya Angelou

Këto janë katër sakrifica që njerëzit e suksesshëm bëjnë për të arritur qëllimet dhe për të realizuar vizionin e tyre:

1. Interesa të vogla dhe të mëdha

Një nga të vërtetat më të dhimbshme është se njerëzit për të qenë të suksesshëm heqin dorë nga disa pëlqime të caktuara. Nuk do të thotë që ata nuk i pëlqejnë më ato gjëra, thjesht ata nuk kalojnë më kohë duke i bërë këto gjëra sepse kanë synime më të mëdha dhe kështu i vendosin vetes prioritete.

Me fjalë të tjera, ti duhet të heqësh dorë nga gjërat që pëlqen në këmbim të atyre që do.

2. Pushim

Është e zakonshme të dëgjosh njerëz të suksesshëm të thonë se ata flenë vetëm katër apo pesë orë në ditë. Një shembull konkret është Tony Robbins.

Edhe pse shkenca e gjumit kundërshton pretendimet se shumica e njerëzve mund të jenë produktiv 100% në këtë sasi të vogël gjumi, shumë njerëz të suksesshëm arrijnë t'ja dalin.

3. Kohë me familjen

Nuk është e pazakontë të dëgjosh njerëz të suksesshëm që sakrifikojnë raste të veçanta me familjen dhe miqtë për disa vite duke ndërtuar ëndrrat e tyre.

Imagjinoni sikur po fluturoni në një aeroplan për të arritur te suksesi. Ky avion është automjeti juaj, biznesi juaj, karriera ose përpjekja krijuese, dhe ka një sasi të caktuar karburanti (burimi juaj i kufizuar). Nëse avioni juaj është shumë i rëndë, ka shumë bagazhe, ai kurrë nuk do të arrijë në destinacionin e tij.

Pra çfarë bën ti? Ti lehtëson ngarkesën. Ti nuk do të mbijetosh në qoftë se nuk e bën këtë, kështu që duhet të mungosh në disa momente më pak të rëndësishme për karrierën tënde. Dhe, për fat të keq, ditëlindjet dhe ngjarjet e veçanta janë një nga më të lehtat prej të cilave mund të heqësh dorë (përkohësisht, të paktën).

4. Krenaria

Një nga shembujt e sakrificës nga njerëz të suksesshëm vjen nga Barbara Corcoran, themeluese e Grupit Corcoran dhe një nga themelueset e Shark Tank të ABC, sepse ilustron një pikë të jashtëzakonshme për një nga sakrificat më të pakuptueshme që të gjithë njerëzit e suksesshëm bëjnë.

Në intervistë me Revistën e suksesit, Corcoran tregoi historinë e kohës kur ajo kishte "gëlltitur" krenarinë e saj dhe nisi një punë tjetër për të mbajtur biznesin "mbi ujë":

Një vit, kur normat e interesit ishin 18 %, unë arrita në një borxh prej 400 000 dollarësh. Unë po falimentoja; askush nuk po blinte pasuri të patundshme dhe kisha 400 agjentë për të mbështetur. Kam gëlltitur krenarinë time dhe kam punuar një ditë duke drejtuar zyrën e shitjeve të një kompleksi të ri godinë. Bosët e mi më donin mua, por unë i përbuzja që nuk isha shefi. E lashë “The Corcoran Group” në duart e besuar të partnerit tim të biznesit, Esther Kaplan, i cili vazhdoi ta drejtonte atë çdo ditë. Gjashtë muaj më vonë, unë fitova një rrogë prej 100 000$ për të paguar borxhin dhe për të mbuluar një copë të kredisë. E harrova shpejt sikletin tim; që por ajo lëvizje e shpejtë në fakt e shpëtoi biznesin tim.

Njerëzit e suksesshëm janë të gatshëm të bëjnë sakrificat e duhura për të realizuar ëndrrën e tyre.

Ndonjëherë, kjo do të thotë edhe të fillosh një punë të dytë. Në raste të tjera, kjo do të thotë që duhet të përballesh me vështirësi financiare.

Cilido qoftë rasti, ata e dinë se çfarë duan dhe kuptojnë se duhet të bëhen sakrifica nëse duan të realizojnë vizionin e tyre. Dhe ata i bëjnë ato sakrifica vullnetarisht, pavarësisht vështirësisë.

The post Sakrificat që bëjnë njerëzit e suksesshëm për të arritur qëllimet appeared first on Ekonomia Online.

Asgjësohen 1 ton qumësht dhe nënprodukte të prishura

Posted: 26 May 2018 09:02 AM PDT

Inspektorati i Komunës së Ferizajt ka konfiskuar dhe asgjësuar rreth 1 ton qumësht dhe nënprodukte të tij, të cilat ishin prishur për shkak të mosplotësimit të kushteve të transportit.

Inspektorati komunal, sot paradite, kishte marrë njoftimin nga Policia e Kosovës, gjegjësisht Njësia e Trafikut Rrugor në Ferizaj, për ndalimin e një mjeti transportues që po bartte ngarkesa të mëdha të qumështit dhe nënprodukteve të tij, me dyshimin se po bartnin këtë ngarkesë pa plotësuar kushtet e transportit.

“Inspektorati Komunal ka dalë menjëherë në inspektim të ngarkesës në këtë mjet transportues nga ku u konstatua se afro 1 ton qumësht dhe nënprodukte të tij janë të prishura, prishje që është shkaktuar për shkak të mosplotësimit të kushte të transportit”, ka njoftuar Komuna e Ferizajt.

Përkitazi me këtë rast, Inspektorati Komunal ka bërë konfiskimin dhe asgjësimin e kësaj sasie dhe ka nisur procedurat e nevojshme pranë organeve të drejtësisë.

Sasia e konfiskuar dhe asgjësuar ishte e destinuar për shpërndarje në pika të ndryshme shitëse në Ferizaj.

Inspektorati Komunal falënderon Policinë e Kosovës, gjegjësisht Njësinë e Trafikut Rrugor për bashkëpunimin dhe vigjilencën ndaj këtyre rasteve, njëherazi inkurajon qytetarët ferizajas të denoncojnë rastet ku hasin në produkte të dyshimta në pikëpamje të cilësisë dhe kushteve të ruajtjes.

The post Asgjësohen 1 ton qumësht dhe nënprodukte të prishura appeared first on Ekonomia Online.

79 shtetas të Shqipërisë i janë bashkuar luftës në Siri

Posted: 26 May 2018 09:01 AM PDT

Këshilltari i kryeministrit Edi Rama, Sandër Lleshi, në panelin me temë diskutimi "Ekstremizmi i dhunshëm dhe kthimi i luftëtarëve të huaj", ka bërë të ditur se 79 meshkuj shtetas shqiptarë të shoqëruar nga 27 gra dhe 38 fëmijë kanë shkuar në Siri që nga shpërthimi i luftës atje, raporton EkonomiaOnline.

Ai shtoi se këto të dhëna janë rezultat i dështimit të institucioneve dhe mungesës së ligjeve gjatë viteve të 90-ta.

"Ne jemi vend kampion sa i përket bashkëjetesës fetare dhe tolerancës por megjithatë së fundmi kemi pasur problemet me ekstremizmin e dhunshëm. Sipas të dhënave tona 79 meshkuj të shoqëruar nga 27 gra dhe 38 fëmijë kanë udhëtuar në Siri që nga shpërthyer lufta. 26 shtetas shqiptarë kanë humbur jetën në konfliktin në Siri, kjo është shqetësuese. Këto shifra janë rezultat i dështimit të institucioneve. Mungesa e ligjeve gjatë viteve 90 rezultoi me disa deviacione".

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat  Xhaferi, tha se rendësi të madhe në luftimin e ekstremizmit ka bashkëpunimi mes shteteve dhe aspekti i joqeveritar.

"Rajonit tonë por edhe Evropën paraqet sfide serioze sepse pikërisht nga vendet tona kishte pjesëtarë të ISIS. Rëndësi të madhe ka bashkëpunimi mes shteteve. Këtë bashkëpunim ne Maqedoni e cilësoj si pozitive gjate krizës së refugjatëve. Shumë e rëndësishme është mënyra e risocializimit të këtyre njerëzve që kthehen. Në këtë drejtim ka rol të jashtëzakonshmen aspekti jo qeveritar. Edhe këtu nuk duhet të mungojë bashkëpunimi me investiguesit . Kjo është sfidë reale, si shtete të përgjegjshme besoj se do te mbrohemi".

Presidenti i OSBE-së, George Tsereteli, bëri të ditur se 40 mijë luftëtarë të huaj aktiv vijnë nga Evropa Juglindore.

Ai tha se duhet të përmirësohet legjislacioni kombëtar dhe ai të harmonizohet me rezolutat e OKB-së si dhe të rritet shkëmbimi i informacioneve.

"40 mijë luftëtarë të huaj aktive, shumica nga ta vijnë nga Evropa Juglindore, kjo është e rëndësishme. Duhet e përmirësojmë legjislacionin kombëtar, duhet që ai të reflektojë rezolutat e OKB-së dhe OSBE-së, ato janë shumë te rëndësishme. Duhet te strukturojmë më shumë koordinimin, të rrisim shkëmbimin e informacioneve në nivel lokal, rajonal dhe ndërkombëtar".

Pette Morocco, Ndihmës Sekretar për parandalimin e konfliktit, ka thënë se është  mirë që në Kosovë ka një program përmes së cilit është duke u luftuar terrorizmi dhe që janë duke u identifikuar personat që janë të pirur për tu radikalizuar.

"Ne media shikojmë që ka keq informacion, duhet të jemi të kujdesshëm që të identifikojmë lajmin falso. Ne jemi partner të mrekullueshëm. Ne kemi historinë e undit, duhet të përdorim plagët e historisë së fundit, të kërkojmë shërimin. Ky është proces që kërkon kohë. Në Bosnjë është një legjislacion i ri që ka ndaluar mbështetje financiare të. Edhe në Kosovë është një tjetër program që është duke luftuar terrorizmin dhe janë duke identifikuara ata që janë të pirur për tu radikalizuar".

The post 79 shtetas të Shqipërisë i janë bashkuar luftës në Siri appeared first on Ekonomia Online.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more