Skip to main content

“Vodhën afro 10 mijë breshka dhe mbanin në kushte të rënda (Video)” plus 1 more Telegrafi Dështime

“Vodhën afro 10 mijë breshka dhe mbanin në kushte të rënda (Video)” plus 1 more Telegrafi Dështime


Vodhën afro 10 mijë breshka dhe mbanin në kushte të rënda (Video)

Posted: 21 Apr 2018 05:39 AM PDT

Afro dhjetëmijë breshka të një lloji të rrallë, janë gjetur duke jetuar në një shtëpi dykatëshe në jugperëndim të Madagaskarit.

Soary Radrianjafizanaka, nga një organizatë që merret me mbrojtjen e  të drejtave të kafshëve, ka thënë se pranë ndërtesës ku janë gjendur breshkat vinte erë e rëndë dhe shumë e pazakontë, transmeton Telegrafi.

Pas ankesave të shumta, policia është detyruar të hynte brenda me thyerje, për tu befasuar me gjetjen e kafshëve që jetonin në kushte mizore.

Breshkat e madhësive të ndryshme, kishin zënë të gjitha hapësirat e dyshemesë – me shumë pak mundësi për të manovruar.

"Era e urinës ishte e tmerrshme, e pabesueshme. Kishte breshka gjithkund, prej banjës deri në kuzhinë", ka thënë Radrianjafizanaka.

Për vjedhjen dhe mbajtjen në kushte të papërshtatshme, janë arrestuar tre persona. Besohet se ato i kishin vjedhur dhe kishin për qëllim tregun e Azisë, ku blihen për mish si dhe nga koleksionues të reptilëve.

Breshkat e ngarkuara në gjashtë kamionë u dërguan në një rezervat, ku do të mbahen për një kohë që të ambientohet, ndërsa më vonë do të lëshohen të lira. /Telegrafi/

The post Vodhën afro 10 mijë breshka dhe mbanin në kushte të rënda (Video) appeared first on Telegrafi.

Burg për berberin që e qethi dhjetëvjeçarin dhunshëm (Foto)

Posted: 21 Apr 2018 12:41 AM PDT

Abdulrahim Omar nga Luton i Anglisë, që ia qethi një fëmijës flokët dhunshëm derisa të pranishmit qeshnin, është dënuar me tetë muaj burg.

Berberi 21-vjeçar ia preu flokët si dënim, sepse kishte luajtur me zhiletin elektrik, transmeton Telegrafi.

Fëmija dhjetëvjeçar me 'lëndime fizike dhe psikike' telefonoi policinë, është thënë në raportin e gjykatës.

Gjykata në Luton që e dënoi me tetë muaj burg

Me këtë rast, berberi është shpallur fajtor, për tejkalim të kompetencave dhe kanosje, ndërsa do të detyrohet të qëndrojë prapa grilave, pa të drejtë ankese.

Avokati i të dënuarit ka shprehur keqardhje, ndërsa kërkoi falje në emrin e të mbrojturit të tij. /Telegrafi/

The post Burg për berberin që e qethi dhjetëvjeçarin dhunshëm (Foto) appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more