Skip to main content

“Protezat e pesë eurove i ngecën në gojë, shkëputi dhëmbët duke dashur t’i largonte (Video)” plus 4 more Telegrafi Dështime

“Protezat e pesë eurove i ngecën në gojë, shkëputi dhëmbët duke dashur t’i largonte (Video)” plus 4 more Telegrafi Dështime


Protezat e pesë eurove i ngecën në gojë, shkëputi dhëmbët duke dashur t’i largonte (Video)

Posted: 25 Apr 2018 12:18 PM PDT

Natalie Fletcher nga North Wales, që bleu përmes internetit një palë proteza për pesë euro, hasi në vështirësi pasi i ngecën në gojë.

Derisa 22-vjeçarja po mundohej t'i largonte, motra e saj e filmonte dhe qeshte vazhdimisht, duke mos mundur të ndalonte, transmeton Telegrafi.

Pasi i qëlloi disa herë, ajo shkëputi vetëm pjesën e dhëmbëve, teksa proteza i mbeti edhe më tutje brenda.

"Vetëm desha të kem dhëmbë të bardhë, por jo duke paguar mbi 500 euro", ka shkruar Fletcher.

Raportohet se ajo është detyruar të shkonte te dentisti, ku u intervenua për t'ia larguar.

Në të njëjtën kohë, kërkohet të mos provohen proteza të tilla, pa u konsultuar më parë me dentistin. /Telegrafi/

The post Protezat e pesë eurove i ngecën në gojë, shkëputi dhëmbët duke dashur t'i largonte (Video) appeared first on Telegrafi.

E bind të dashurën të qëndroj para pikados derisa e gjuante shigjetën, në vend se të godasë në shenjë ia nguli asaj në sy (Video, +16)

Posted: 25 Apr 2018 07:19 AM PDT

Shakaja e tepër shpesh dinë të shndërrohet në tragjedi apo lëndim trupor, dhe këtë gjë më së miri e dëshmon videoja e publikuar më poshtë.

Një djalë i ri nga New Yorku kishte arritur ta bind të dashurën e tij që të qëndrojë para pikados duke mos lëvizur, me qëllim që t’ia dëshmojë se është i mirë në gjuajtjen e shigjetës, transmeton Telegrafi.

Por, në vend se ta ngulë shigjetën në pikado, ai e goditi partneren në sy, duke i shkaktuar lëndime të lehta. Fatmirësisht shigjeta i është ngulur në lëkurë dhe nuk kishte depërtuar më thellë.

Shumë përdorues të internetit që kanë pasur rastin ta shohin videon, kanë kritikuar të riun që e sakrifikoi të dashurën për t’ia dëshmuar asaj dhe masës se është i “mirë” në gjuajtjen e shigjetës. /Telegrafi/

The post E bind të dashurën të qëndroj para pikados derisa e gjuante shigjetën, në vend se të godasë në shenjë ia nguli asaj në sy (Video, +16) appeared first on Telegrafi.

Përleshet keq me burrin në poster, para se ta godiste me kokë (Video)

Posted: 25 Apr 2018 06:54 AM PDT

Një grua e paemëruar, që ishte nën efektin e alkoolit, ka nisur të përleshet me një burrë në posterin reklamues, të kapur për një stacion autobusësh në Kent të Anglisë. Para se ta godiste keq me kokë.

Videoja e postuar më poshtë, që është parë më se dy milion herë në 24 orët e para, e tregon momentin dramatik, që sigurisht i ka lënë dhimbje të mëdha në kokë, transmeton Telegrafi.

Në sfond dëgjohen miqtë e saj duke qeshur, ndërsa të pranishmit shikojnë të hutuar pa ditur se çfarë po ndodhë.

"Ajo nisi të fjalosej me një çift që ia zunë ulësen, pastaj problemi u zhvendos te burri në fotografi. Që nuk ia tha asnjë fjalë", ka komentuar një prej shoqëruesve të saj. /Telegrafi/

The post Përleshet keq me burrin në poster, para se ta godiste me kokë (Video) appeared first on Telegrafi.

Kur arkitektët dhe punëtorët e ndërtimtarisë ia huqin, imazhe që ju bëjnë të qeshni (Foto)

Posted: 25 Apr 2018 04:51 AM PDT

Fotogaleria e publikuar më poshtë tregon disa prej dështimeve më të mëdha të arkitektëve gjatë realizimit të projekteve të tyre.

Fotografitë e përzgjedhura Buzzfeed dhe të postuar në Reddit, tregojnë zgjedhjet “kreative” të punëtorëve të ndërtimtarisë që janë munduar të “kursejnë” para gjatë punës, transmeton Telegrafi.

Madje disa fotografi duken aq qesharake sa që pak kush do të besojë se janë të vërteta, edhe pse ato janë shkrepur në vende të ndryshme të botës.

Një prej fotove tregon se si oxhaku i shtëpisë është ndërtuar në mes të derës së ballkonit, duke i pamundësuar pronarit të shijoj panoramën e lagjes ku banon. /Telegrafi/

The post Kur arkitektët dhe punëtorët e ndërtimtarisë ia huqin, imazhe që ju bëjnë të qeshni (Foto) appeared first on Telegrafi.

Kuzhinieri e teproi me zjarr dhe aktivizoi alarmin, uji lagu të gjithë klientët e restorantit (Video)

Posted: 25 Apr 2018 12:26 AM PDT

Klientët e një restoranti japonez, kanë mbetur të lagur si pasojë e zjarrit të tepër që e ndezi kuzhinieri.

Derisa po përgatiste në grill, ai u përpjek të impresionoi të pranishmit, por flakët aktivizuan alarmin dhe nga tavani nisi të rrjedhë ujë për ta shuar, transmeton Telegrafi.

Videoja e postuar më poshtë, tregon veprimin dramatik, që i bëri të gjitha të ikin me shpejtësi prej vrushkujve që i la të lagur.

Ky lloj restoranti japonez i njohur si Teppanyaki, është i popullarizuar në tërë botën, pasi mysafirët mund të shohin tërë procesin e përgatitjes së ushqimit, nga kuzhinieri që punon në grillin në mes të lokalit. /Telegrafi/

The post Kuzhinieri e teproi me zjarr dhe aktivizoi alarmin, uji lagu të gjithë klientët e restorantit (Video) appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more