Skip to main content

“Modric: Është e mundur ta përfundoj karrierën në MLS” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Modric: Është e mundur ta përfundoj karrierën në MLS” plus 9 more Telegrafi Futboll


Modric: Është e mundur ta përfundoj karrierën në MLS

Posted: 23 Apr 2018 02:57 PM PDT

Luka Modric ka pranuar se është e mundur që ai të përfundojë karrierën e tij në Major League Soccer të Shteteve të Bashkuara.

Mesfushori kroat ka luajtur për Los Blancos që nga transferimi i tij nga Tottenham në vitin 2012 dhe kontrata e tij në Bernabeu vlen deri në qershor të vitit 2020.

Megjithatë, gjatë muajit të fundit ka pasur zëra që Modric mund të largohet në verë nga Los Blancos dhe pak a shumë këto zëra i ka konfirmuar edhe vet kroati.

Kroos dhe Modric shqyrtojnë largimin nga Reali gjatë verës Kroos dhe Modric shqyrtojnë largimin nga Reali gjatë verës

“Ju kurrë nuk e dini se çfarë mund të ndodhë”, ka thënë fillimisht Modric për STV Sport, citohet ESPN FC.

Luka Modric (Getty Images)

“Kam ende dy vite më shumë në kontratën time me Real Madridin, jam i lumtur”.

“Gjithmonë thosha se do të doja të përfundoja karrierën time në Madrid nëse është e mundur. Por nëse jo, ndoshta unë mund të shoh veten time (në SHBA)”.

Futbollistët që mund t'i shohim për herë të fundit në kampionatin botëror Futbollistët që mund t'i shohim për herë të fundit në kampionatin botëror

“Ai (Zlatan) ishte një lojtar i madh në Evropë, 10-20 vitet e fundit, një nga sulmuesit më të mirë. Është vendimi i tij, i uroj atij të gjitha më të mirat dhe shpresoj se ai do ta shijojë futbollin atje”.

“Do të doja të qëndronte pak më shumë në futboll për ta parë atë, për të parë magjinë e tij në vitet e fundit dhe ne do të shohim, por i uroj atij gjithçka më të mirë në të ardhmen”, përfundoi kroati. /Telegrafi/

The post Modric: Është e mundur ta përfundoj karrierën në MLS appeared first on Telegrafi.

Di Francesco: Duhet të luajmë si një ekip dhe kolektiv ndaj Liverpoolit, tanimë po e imagjinojë atmosferën  

Posted: 23 Apr 2018 02:38 PM PDT

Trajneri i Romës, Eusebio Di Francesco nuk pret që të mposhtin Liverpoolin në Anfield, por pret që skuadra e tij të luaj si një ekip dhe një nivel me kundërshtarin.  

Roma luan ndaj Liverpoolit në Angli për ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve dhe trajneri italian iu drejtua mediave në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes, duke thënë se pret një atmosferë të madhe dhe një ndeshje të vështirë ndaj Reds.

“Para së gjithash është bukuria e stadiumeve angleze, unë tashmë mund të imagjinoj atmosferën e nesërme”, ka thënë fillimisht Di Francesco në konferencë për shtyp.

Di Francesco: Duhet të besojmë në finale Di Francesco: Duhet të besojmë në finale

“Ata do të luajnë në shtëpi, por do të kemi dashuri të madhe të tifozëve tanë dhe forcën për të luajtur së bashku”.

“Është e rëndësishme që ne jemi edhe më shumë si një ekip dhe luajmë si kolektiv, kundër një ekipi tjetër. Ne duhet të jemi në një nivel me ta për të konkurruar”.

Roma ka treguar lojë dhe karakter në eliminimin që ia bënë Barcelonës (Getty Images)

“Unë mendoj se po përballemi me një kundërshtar krejt tjetër, shumë agresiv. Ata kanë cilësi të shkëlqyeshme dhe ata janë ekipi që ka aftësinë më të madhe për të dalë në sulm menjëherë”.

“Ne kemi ardhur këtu për të luajtur futboll, për të imponuar koncepte të caktuara, për të shfrytëzuar dobësitë e tyre dhe për të mos biem në ndonjë kurth”.

Klopp para ndeshjes ndaj Romës: Dy ekipet e meritojmë finalen, të përpiqemi me të gjitha për ta arritur atë   Klopp para ndeshjes ndaj Romës: Dy ekipet e meritojmë finalen, të përpiqemi me të gjitha për ta arritur atë  

“Ju nuk mund të krahasoni Spalin me Liverpoolin, por ne kemi pasur këto koncepte për një kohë dhe ne kemi fituar më shumë forcë mendore”.

“Unë shpresoj se mund ta marrim atë forcë mendore në fushë”, përfundoi trajneri i Romës. /Telegrafi/ 

The post Di Francesco: Duhet të luajmë si një ekip dhe kolektiv ndaj Liverpoolit, tanimë po e imagjinojë atmosferën   appeared first on Telegrafi.

Bayerni i vendosur të bllokojë transferimin e Lewandowskit te Reali  

Posted: 23 Apr 2018 02:14 PM PDT

Bayern Munich është i vendosur të bllokojë çdo lëvizje të Robert Lewandowskit te Real Madridi këtë verë pavarësisht dëshirës së sulmuesit për të lënë Allianz Arenan.

Bayern do të luaj ndaj ekipit të Zinedine Zidanes në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve të mërkurën mbrëma, me spekulime të shumta se Lewandowski mund të rreshtohet te Los Blancos në sezonin e ardhshëm.

Madridi është i vendosur për të forcuar vijën e sulmit në sezonin e ri me Karim Benzeman që po shënon pak gola ​​dhe Gareth Bale i paaftë për të bërë ndonjë ndikim pas një varg lëndimesh.

Robert Lewandowski vendos rekord në Bundesligë Robert Lewandowski vendos rekord në Bundesligë

Lewandowski shihet si shtojca ideale e sulmit, me 29-vjeçarin që ka shënuar 39 gola në 43 paraqitje në të gjitha garat për kampionët e Bundesligës.

Sulmuesi polak është e prirur për të bërë një lëvizje të madhe përpara se të hyjë në muzg të karrierës së tij dhe në fillim të këtij sezoni ndërroi agjentin i tij, Cezary Kucharski, me super-agjentin Pini Zahavi.

Robert Lewandowski (Getty Images)

Marrëveshja e tij e tanishme në Bayern nuk mbaron deri në verën e vitit 2021, dhe kampionët e Bundesligës janë vendosur të mos lejojnë largimin e njërit nga yjet më të çmuara të skuadrës.

Duke pasur parasysh statusin e tyre si një nga klubet më të mëdha në futbollin evropian, Goal.com kupton se Bavarezët nuk mendojnë se mund të detyrohen të shesin ndonjë lojtar për të cilin ata duan të mbajnë, ndërsa duan gjithashtu t’i japin menaxherit të ardhshëm Niko Kovac mundësitë më të mira të mundshme për të pasur sukses.

Lewandowski drejt Real Madridit, polaku insiston për transferimin në Bernabeu Lewandowski drejt Real Madridit, polaku insiston për transferimin në Bernabeu

Madrid kishte shpresuar se lehtësia në të cilën u arrit një marrëveshje për James Rodriguez për të shkuar në Gjermani do t’i ndihmonte ata në negociatat për polakun, por duket se ndjekja e tyre për ish-yllin e Borussia Dortmundit nuk do të jetë aq e drejtpërdrejtë.

Kjo nuk është hera e parë që të dy klubet e kanë gjetur veten në këtë situatë, pasi Bayern ka refuzuar më parë të shesë Franck Ribery në vitin 2009, pavarësisht se ka marrë Arjen Robben nga Santiago Bernabeu më parë atë vit. /Telegrafi/

The post Bayerni i vendosur të bllokojë transferimin e Lewandowskit te Reali   appeared first on Telegrafi.

Figo: Icardi mund të jetë yll te Real Madridi

Posted: 23 Apr 2018 01:50 PM PDT

Legjenda e Real Madridit dhe Interit, Luis Figo ka thënë se sulmuesi i Interit, Mauro Icardi, është i aftë të transferohet dhe të luajë tek gjigantët spanjollë.

Icardi ka shënuar më shumë se 30 gola këtë sezon në të gjitha garat për Nerazzurrët.

Forma e tij e lartë dhe golat nga të gjitha pozitat kanë bërë që Icardi të bëhet njëri nga sulmuesit kryesorë në botë.

PSG përgatit ofertë për Icardin, gati edhe Reali   PSG përgatit ofertë për Icardin, gati edhe Reali  

Këto paraqitje kanë bërë që kapiteni i Interit të jetë shumë i kërkuar nga skuadrat më të mëdha evropiane, ku Reali thuhet të jenë më të interesuarit.

Icardi njihet si shënues i lindur (Getty Images)

Argjentinasi ishte gati të bashkohej me Realin në muajin janar, por thuhet se trajneri Zinedine Zidane ka bllokuar marrëveshjen mes kërkesave që dëshironte të mbronte Karim Benzeman.

Megjithatë, ish-mesfushori portugez i Mbretërve, Figo, nuk do të habitej nëse Reali përpiqet përsëri ta transferojë këtë verë.

Wanda është në listën e zezë të Realit, klubi spanjoll nuk dëshiron të negociojë me të për Icardin Wanda është në listën e zezë të Realit, klubi spanjoll nuk dëshiron të negociojë me të për Icardin

“A është i gatshëm të luajë për Real Madridin? Lojtarët e mëdhenj si ai përshtaten me çdo situatë, ata kanë cilësi për të luajtur në çdo ekip”.

“Më shumë se vullneti i lojtarit, do të varet nga situata financiare e Interit”, përfundoi ish-fituesi i Topit të Artë. /Telegrafi/

The post Figo: Icardi mund të jetë yll te Real Madridi appeared first on Telegrafi.

Enis Bardhi kthehet në skenë, dy super gola për dy minuta nga gjuajtja e lirë ndaj Athletico Bilbaos

Posted: 23 Apr 2018 01:41 PM PDT

Levante është duke fituar në udhëtim ndaj Athletico Bibaos me rezultat 2-1.

Mesfushori shqiptar nga Maqedonia, Enis Bardhi, është kthyer të luajë titullar në Levante dhe ka shkëlqyer.

Ai ka shënuar dy herë ndaj Athletic Bilbaos, madje të dyja nga gjuajtja e lirë.

Fillimisht shënoi në minutën e 42-të, ndërsa pas dy minutash shënoi përsëri.

Ky është goli i gjashtë i Bardhit në La Liga.

Për Levante ai luajti deri në minutën e 71-të ku u zëvendësua.

Armando Sadiku ishte në bankë dhe nuk luajti për asnjë minutë në këtë ndeshje. /Telegrafi/

The post Enis Bardhi kthehet në skenë, dy super gola për dy minuta nga gjuajtja e lirë ndaj Athletico Bilbaos appeared first on Telegrafi.

Torres i fokusuar për të fituar trofe me Atleticon

Posted: 23 Apr 2018 01:34 PM PDT

Fernando Torres i ka vënë synimet e tij drejt fitimit të titullit për herë të parë në karrierë me Atleticon.

Sulmuesi 34 vjeçar nuk e ka fituar kurrë ndonjë garë me Atletico Madridin.

“Fokusi im i vetëm tani është që të fitoj titullin e parë me Atleticon”.

“Nuk më ndihmon mua ose ekipit të mendojmë për ndonjë gjë tjetër pos për tituj”.

Foto: Getty Images

“Karakteri i skuadrës është i fortë për momentin përkundër faktit se na mungojnë disa lojtarë”.

“Ne do të luftojmë për titullin e Europa League dhe e dimë se Arsenali përfaqëson sfidë të madhe”, potencoi Torres.

Atletico të enjtën takohet me Arsenalin në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Europa League. /Telegrafi/

The post Torres i fokusuar për të fituar trofe me Atleticon appeared first on Telegrafi.

Dihen tashmë klubet nga Kosova që do të luajnë në Evropë, mbetet të caktohet vetëm gara

Posted: 23 Apr 2018 11:48 AM PDT

Drita dhe Prishtina janë duke luftuar  kokë më kokë për titull të kampionit, me gjilanasit që janë tri pikë para.

Drita fitoi në Podujevë kundër Llapit (3-1), në një ndeshje që prodhoi gjithçka brenda 90 minutave.

Madje ndeshja dy herë u ndërpre nga tifozët që u futën në fushë, duke aluduar se ndeshja është e kurdisur.

Në ndeshjen tjetër Prishtina arriti ta mposht 1-0 në udhëtim Vllazninë e motivuar.

Pikërisht Drita dhe Prishtina, me gjasë të madhe janë dy skuadrat që do të luajë në Evropë sezonin e ardhshëm.

Kjo pasi Drita është lider dhe e shumta që do të pësonte do të ishte vendi i dytë që edhe në këtë rast dërgon në Evropë, pasi Prishtina është në finale të Kupës dhe edhe nëse Vëllaznimi e fiton, vendi i dytë i kampionatit dërgon në Evropë.

Prishtina marrjen pjesë në Ligën e Evropës e ka të sigurt. Pasi edhe përmes Kupës edhe përmes vendit të dytë shkon në këtë garë.

Prishtinasit janë në kërkim të vendit të parë dhe do të luftojnë deri në xhiron e fundit. /Telegrafi/  

The post Dihen tashmë klubet nga Kosova që do të luajnë në Evropë, mbetet të caktohet vetëm gara appeared first on Telegrafi.

Bernard Berisha shënon një gol të bukur dhe asiston në kampionatin rus

Posted: 23 Apr 2018 11:43 AM PDT

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Berisha, ka shënuar gol dhe ka asistuar sot (e hënë) në një ndeshje kampionale në Rusi.

Akhmat Grozny ka marr një fitore të madhe në udhëtim te Spartak Moskoë me rezultat 3-1.

Merita të mëdha për këtë fitore padyshim se ka edhe ylli i Kosovës, Bernard Berisha.

Pesë shitjet e bujshme që i ka bërë Skënderbeu, tre prej tyre nga Kosova Pesë shitjet e bujshme që i ka bërë Skënderbeu, tre prej tyre nga Kosova

Mesfushori pejan ka arritur të shënoj gol dhe të asistoj në këtë fitore, duke vulosur fitoren e skuadrës së tij.

Berisha shënoi golin e epërsisë 3-0, gol ky që erdhi në minutën e 50-të të ndeshjes, ndërsa asistimi erdhi tek goli i parë në minutën e 11-të.

Festa e Bernard Berishës pas golit të shënuar

26-vjeçari ka shënuar një gol të bukur pas një aksioni individual të nisur nga gjysma e fushës.

Megjithatë, ky ishte goli i parë për Berishën në këtë sezon, derisa ka vetëm një asistim.

Kjo fitore vlen shumë për skuadrën nga Grozny pasi i largohet zonës së rreptësisë, duke u renditur tani në pozitën e 10-të me 34 pikë. /Telegrafi/

The post Bernard Berisha shënon një gol të bukur dhe asiston në kampionatin rus appeared first on Telegrafi.

De Gea shtyn drejt transferimit te Real Madridi

Posted: 23 Apr 2018 11:27 AM PDT

David De Gea po shtyn drejt largimit nga Manchester Unitedi për tu transferuar në verë tek gjiganti spanjoll, Real Madridit.

Portieri spanjoll ka gëzuar një sezon fantastik me Unitedin, duke u zgjedhur edhe në formacionin më të mirë të vitit.

Ai është në garën për të fituar dorezën e artë dhe skuadra e tij do të luajë në finalen e Kupës FA në mes të majit.

Formacioni i vitit në Ligën Premier – Dominohet nga pesë lojtarë të Manchester Cityt, aty edhe Salah, Kane dhe për herë të pare edhe Aguero Formacioni i vitit në Ligën Premier – Dominohet nga pesë lojtarë të Manchester Cityt, aty edhe Salah, Kane dhe për herë të pare edhe Aguero

Megjithatë, gazeta spanjolle Don Balon pretendon se De Gea dëshiron të shkojë në shtëpi, në Spanjë.

De Gea është njëri nga portierët më të mirë në botë viteve të fundit (Getty Images)

Një lëvizje në Real Madrid është alternativa më e mirë në dispozicion të tij.

Çështja e vetme për këtë transferime është tek kërkesat financiare të Unitedit.

De Gea i prinë listës së portierëve që e kanë mbajtur më shumë portën e paprekur këtë sezon, pas tij vijnë Oblak dhe Ter Stegen De Gea i prinë listës së portierëve që e kanë mbajtur më shumë portën e paprekur këtë sezon, pas tij vijnë Oblak dhe Ter Stegen

Raporti i këtij mediumi thotë se presidenti i Realit, Florentino Perez, është i shqetësuar se United do të kërkojë një çmim që është përtej aftësive të Realit.

Ndryshe, De Gea ishte afër transferimit të Real Madridi në vitin 2015, por kjo lëvizje dështoi shkaku i një faksi të vonuar. /Telegrafi/  

The post De Gea shtyn drejt transferimit te Real Madridi appeared first on Telegrafi.

Pesë lojtarët e Chelseat që nga vera do të kërkojnë një vend në skuadër pas shkëlqimit në huazim

Posted: 23 Apr 2018 11:13 AM PDT

Është fundi i sezonit dhe është koha që klubet të fillojnë planifikimin për sezonin e ardhshëm.

Chelsea ka shumë lojtarë në huazim, dhe duhet t'i marr në konsideratë disa prej tyre për ekipin e parë të sezonit të ardhshëm.

Ka disa lojtarë që janë të gatshëm të luftojnë për ekipin e parë dhe kërkojnë një rast.

Këtu janë 5 lojtarët më të mirë të Chelseat që kanë shkëlqyer në huazim këtë edicion dhe duan të kthehen në klub.

 #5 Marco van Ginkel 

Marco van Ginkel është ende lojtar i Chelseat. Holandezi është në huazim te PSV dhe po tregon formë të jashtëzakonshme.

Ai ka shënuar 27 gola në 52 ndeshje në këto dy vite. Ai mund të jetë pjesë e mesfushës me N’Golo Kanten.

Getty

#4 Kurt Zouma  

Duhet një zëvendësim për Gary Cahill? Kurt Zouma i ka cilësitë që të rikthehet në klub.

Mbrojtësi ka edhe pesë vite kontratë dhe së bashku me Christensen dhe Rudiger janë e ardhmja e Chelseat.

Getty

#3 Kenedy 

Talenti Kenedy kishte bërë një incident sa ishin në Kinë, duke i fyer kinezët.

Ai u huazua këtë edicion në Newcaslte.

(Getty )

#2 Ruben Loftus-Cheek

Lojtari po kalon formë të mirë te Crystal Palace.

22 vjeçari shihet si pasardhës i Cesc Fabregas që po i mbush 30 vjet.

Ruben Loftus-Cheek (Getty Images)

#1 Charly Musonda 

Charly Musonda është në huazim te Celtic.

Charly Musonda (Getty Images)

Ai është në huazim te Brendan Rodgers, i cili i ka dhënë hapësira. /Telegrafi/

The post Pesë lojtarët e Chelseat që nga vera do të kërkojnë një vend në skuadër pas shkëlqimit në huazim appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more