Skip to main content

“Henderson: Nuk u desh të pranonim golat në fund, nuk do të jetë lehtë në Romë” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Henderson: Nuk u desh të pranonim golat në fund, nuk do të jetë lehtë në Romë” plus 9 more Telegrafi Futboll


Henderson: Nuk u desh të pranonim golat në fund, nuk do të jetë lehtë në Romë

Posted: 24 Apr 2018 03:08 PM PDT

Kapiteni i Liverpoolit, Jordan Henderson ka thënë se skuadra e tij nuk duhej t'i pranonte dy golat në fund.

Liverpooli ishte në epërsi 5-0 ndaj Romës por në 10 minutat e fundit u shpërqendruan dhe pësuan dy gola.

"E kishim ndeshjen në kontroll të plotë, por në fund i dhuruam dy gola, nuk duhet ta bënim këtë sidomos në Ligën e Kampionëve", u shpreh Henderson.

"Gjithsesi ne kemi luajtur shumë mirë dhe do të shkojmë në ndeshjen e ardhshme me një avantazh prej tre golave".

(Foto: Getty Images)

Reprezentuesi anglez thotë se e dinin se nuk ishte e lehtë sonte por nuk do të jetë fare lehtë as në Romë.

"Ne e dinim se nuk do të ishte ndeshje e lehtë sonte, por e dimë se do të jetë vështirë edhe në Romë".

"Do të jetë një sfidë, por ne do ta presim atë pozitivisht me një shpresë se do ta përfundojmë mirë", tha Henderson.

Ndeshja e ardhshme mes Romës dhe Liverpoolit do të zhvillohet me 2 maj në Olimpico. /Telegrafi/

The post Henderson: Nuk u desh të pranonim golat në fund, nuk do të jetë lehtë në Romë appeared first on Telegrafi.

Katër futbollistët shqiptarë kanë nevojë për ndihmën tuaj, mund t’i votoni për më të mirët te Luzerni

Posted: 24 Apr 2018 02:53 PM PDT

Kampionati zviceran është drejt përfundimit ndërsa futbollistët shqiptarë vazhdojnë shkëlqimin edhe këtë vit.

Luzerni është skuadra me më së shumti futbollistë shqiptarë në radhët e veta.

Katër lojtarë nga Kosova janë pjesë e Luzernit që këtë edicion po shkëlqen dhe zë pozitën e tretë në tabelë.

Portali i famshëm zviceran 20min.ch ka hapur sondazhin për futbollistët më të mirë të vitit në Luzern.

Hekuran Kryeziu, Shkëlqim Demhasaj, Idriz Voca dhe Dren Feka

Në këtë sondazh natyrisht që marrin pjesë edhe futbollistët nga Kosova, Hekuran Kryeziu, Shkëlqeim Demhasaj, Idriz Voca dhe Dren Feka.

Tifozët mund të votojnë tre futbollistë duke klikuar mbi fotot e tyre dhe pastaj të klikojnë mbi fjalën 'Abstimmen', për t'i dërguar votat tek futbollistët shqiptarë.

Aktualisht Kryeziu zë pozitën e tretë me 363 vota 65 më pak se Omlin që zë vendin e parë.

Demhasaj ka 55 vota, Voca 47 dhe Dren Feka vetëm 15 vota.

Për t'i votuar futbollistët shqiptarë duhet të klikoni KËTU. /Telegrafi/

 

 

The post Katër futbollistët shqiptarë kanë nevojë për ndihmën tuaj, mund t'i votoni për më të mirët te Luzerni appeared first on Telegrafi.

Klopp: Ishte paraqitje mbresëlënëse për 80 minuta, 5-2 është një rezultat fantastik

Posted: 24 Apr 2018 02:36 PM PDT

Liverpool ka marrë një fitore fantastike në ndeshjen e parë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve.

Skuadra e Jurgen Klopp shkëlqeu për 80 minuta, por në 10 minutat e fundit vuajti nga Roma e zgjuar vonë nga gjumi.

Trajneri gjerman i The Reds, ka thënë se skuadra e tij pati paraqitje mbresëlënëse për 80 minuta.

"Ishte paraqitje mbresëlënëse për 80 minuta ose më shumë, por në fund bëmë disa gabime që nuk më pëlqyen", tha Klopp.

(Foto: Getty Images)

Ish-trajneri i Dortmundit dhe Mainzit deklaroi se do të ishin më të lumtur me rezultatin 5-0 ose 5-1.

"Natyrisht se do të ishim më të lumtur nëse do të përfundonte 5-0 ose 5-1, por edhe 5-2 është një rezultat fantastik".

"Ishte ndeshje më e mirë se sa mendoja", përfundoi Klopp.

Përballja e sontme ndaj Romës ishte e para për Klopp që është afër ta sigurojë finalen e dytë në Ligën e Kampionëve pasi të njëjtën gjë më parë e kishte bërë me Borussia Dortmundin. /Telegrafi/

The post Klopp: Ishte paraqitje mbresëlënëse për 80 minuta, 5-2 është një rezultat fantastik appeared first on Telegrafi.

Di Francesco: Nuk ndodhën ato që i kemi përgatitur, do të provojmë përmbysjen

Posted: 24 Apr 2018 02:23 PM PDT

Eusebio Di Francesco ka thënë se lojtarët e Liverpoolit kuptoheshin më mirë në fushë se futbollistët e tij.

Roma e tij u mposhtë me rezultat 5-2 nga Liverpooli dhe tekniku italian ka deklaruar se lojtarët e tij humbën kokën në fushë.

"Filluam mirë ndeshjen, pastaj humbëm disa duele dhe humbëm kokën në fushë. Kemi përgatitur disa gjëra por që në fushë nuk ndodhën".

"Duelet e humbura janë pjesë e futbollit, duhej të kishim forcë për t'i fituar ato".

(Foto: Getty Images)

"Lojtarët e Liverpoolit kuptoheshin shumë mirë mes vete dhe kjo e bëri ndeshjen më të lehtë për ta", deklaroi Di Francesco.

Por tekniku italian beson se skuadra e tij ka mundësi për ta rikthyer rezultatin në ndeshjen kthyese.

"Në futboll asgjë nuk është e pamundur, do të jetë një ndeshje ndryshe nga ajo me Barcelonën, por shpirti i skuadrës për përmbysje do të jetë aty", përfundoi Di Francesco.

Roma dhe Liverpool do ta luajnë ndeshjen kthyese në Olimpico të mërkurën e ardhshme. /Telegrafi/

The post Di Francesco: Nuk ndodhën ato që i kemi përgatitur, do të provojmë përmbysjen appeared first on Telegrafi.

Fazio: Ne jemi luftëtarë, ne do të provojmë për ta përmbysur rezultatin

Posted: 24 Apr 2018 02:00 PM PDT

Roma ka pësuar humbje 5-2 në Anfield nga Liverpool në kuadër të ndeshjes së parë gjysmëfinale në Ligën e Kampionëve.

Giallorosët ishin duke humbur 5-0 por në 10 minutat e fundit të ndeshjes shënuan dy gola për t'i mbajtur gjallë shpresat për ndeshjen e rikthimit.

Qendërmbrojtësi i Romës, Federico Fazio ka thënë se skuadra e tij do të provojë përmbysjen.

"Patëm shumë raste por që nuk i shfrytëzuam. Kishim edhe gabime por duhet të vazhdojmë tutje".

Federico Fazio gjatë një dueli me Sadio Manen (Photo /Getty Images)

"Ne mendojmë gjithmonë pozitivisht. Ne jemi luftëtarë, ne do të luftojmë deri në sekondën e fundit dhe tifozët tanë do të na japin mbështetje të madhe", u shpreh Fazio.

"Jemi angazhuar gjatë gjithë ndeshjes dhe do të vazhdojmë të luftojmë deri në fund", përfundoi Fazio.

Ndeshja e ardhshme mes Romës dhe Liverpoolit do të zhvillohet me 2 maj në Olimpico. /Telegrafi/

The post Fazio: Ne jemi luftëtarë, ne do të provojmë për ta përmbysur rezultatin appeared first on Telegrafi.

Notat e lojtarëve: Liverpool 5-2 Roma, Salah dhe Firmino me vlerësim maksimal

Posted: 24 Apr 2018 01:42 PM PDT

Liverpooli ka bërë një ndeshje fantastike përballë Romës në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Paraqitja e skuadrës vendase ishte shumë më e mirë (7.09) në raport me mysafirët (6.63), prandaj vlerësimi i nikoqirëve ishte me notë mesatare më të lartë.

Spektakël me shtatë gola në Anfield, Liverpooli udhëton në Romë me avantazh të madh Spektakël me shtatë gola në Anfield, Liverpooli udhëton në Romë me avantazh të madh

Më të mirët në fushë ishin dy lojtarët ofensivë të Liverpoolit, Mohamed Salah (10) dhe Roberto Firmino (10), të cilët morën notat maksimale.

Lojtarët që u vlerësuan te skuadra mysafire ishin Edin Dzeko (7.9) dhe Radja Nainggolan (7.5).

Vlerësimi i plotë i lojtarëve të të dyja skuadrave:

Notat e lojtarëve të Liverpoolit (Foto: WhoScored)

 

Notat e lojtarëve të Romës (Foto: WhoScored)

/Telegrafi/

The post Notat e lojtarëve: Liverpool 5-2 Roma, Salah dhe Firmino me vlerësim maksimal appeared first on Telegrafi.

Spektakël me shtatë gola në Anfield, Liverpooli udhëton në Romë me avantazh të madh

Posted: 24 Apr 2018 01:36 PM PDT

Liverpooli e ka shkatërruar Romën duke e mposhtur me rezultat të thellë 5-1.

Të besuarit e Jurgen Klopp nuk e nisëm mirë takimin, pasi Roma e vuri në vështirësi me formacionin 3-4-3 dhe lojën e bazuar në krahë.

Roma kishte rast të mirë me Kolarov pas një gjuajtje të fortë nga distanca ku u godit edhe shtylla.

Liverpooli vjen me dy raste të mira më Sadio Mane, por që nuk arrin të shënon.

(Foto: Getty Images)

Minuta e 36-të e sjell në skenë Mohamed Salahin. Sulmuesi egjiptian pranon një top në zonë dhe me një gjuajtje të bukur shënon për 1-0.

Roma hapet në këta minuta, por që lë hapësira prapa.

(Foto: Getty Images)

Firmino merr një top në mes të fushës dhe asiston për Salah, i cili i vetëm me Alisson shënon për 2-0.

Pjesa e parë mbyllet me këtë rezultat.

Pjesa e dytë kishte rezervuar pesë gola.

(Foto: Getty Images)

Liverpooli shënoi golin e tretë me Sane, pas një pasimi të Salah.

Salah ishte asistues edhe te goli i katërt kur pasoi për Firminon që në portën e zbrazët shënoi për 4-0.

Firmino shënoi për 5-0 pas disa minutash.

(Foto: Getty Images)

Roma u ngjall në 10-të mintuat e fundit. Fillimisht shënoi Dzeko pas një pranimi të topit në zonë për 5-1.

Romakët fituan edhe një penallti që u shndërrua në gol nga Perotti.

Roma ka pak gjasa që ta kthej këtë rezultat, por duke parë ndeshjen me Barcelonën, gjithçka mbetet e hapur. /Telegrafi/

The post Spektakël me shtatë gola në Anfield, Liverpooli udhëton në Romë me avantazh të madh appeared first on Telegrafi.

Firmino shënon dy herë, Liverpoli po e shkatërron Romën

Posted: 24 Apr 2018 01:13 PM PDT

Liverpooli nuk po tregon aspak mëshirë për Romën duke e shënuar edhe golin e katërt në këtë ndeshje.

Salah mori një top afër zonës, kaloi Juan Jesusin dhe pasoi në zonë për Fiminon që nuk e kishte të vështirë të shënojë nga afërsia.

Salah pas dy golave dhuron edhe dy asistime.

Më parë kishte  shënuan edhe Mane.

Rezultati 4-0 është epërsi e madhe për Liverpoolin./Telegrafi/

The post Firmino shënon dy herë, Liverpoli po e shkatërron Romën appeared first on Telegrafi.

Vjen goli i tretë për Liverpoolin, Mane shënon

Posted: 24 Apr 2018 01:05 PM PDT

Liverpooli po zhvillon një ndeshje të jashtëzakonshme kundër Romës, duke e shënuar edhe golin e tretë.

Pas dy golave të Mohamd Salah ishte Sadio Mane ai që gjeti rrjetin.

Egjiptiani pasoi bukur për Mane që nga afërsia shënoi për 3-0.

Liverpooli po zhvillon lojë të bukur dhe po kërkon që me çdo kusht të shënojë edhe gola të tjerë.

Anglezët o krijojnë raste para portës. /Telegrafi/  

The post Vjen goli i tretë për Liverpoolin, Mane shënon appeared first on Telegrafi.

Salah nuk ndalet, Liverpooli shënon dhe golin e dytë

Posted: 24 Apr 2018 12:40 PM PDT

Mohamed Salah është duke shkëlqyer kundër Romës në Ligën e Kampionëve.

Ai ka arritur ta shënojë edhe golin e dytë në këtë përballje.

Ai fillimisht shënoi në minutën e 35 pasi mori një top në zonë dhe me një gjuajtje perfekt shënoi në këndin e pambrojtur të Alisson.

Goli i dytë erdhi pas një kundërzbritje të shpejtë. Ishte Firmino ai që pasoi për Salah, i cili me gjakftohtësi shënoi për 2-0.

Liverpooli krijoi shumë raste në fundin e pjesës së parë ./Telegrafi/

The post Salah nuk ndalet, Liverpooli shënon dhe golin e dytë appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more