Skip to main content

E tmerrshme: Kështu shiten kafshët në tregun e veturave

E tmerrshme: Kështu shiten kafshët në tregun e veturave


E tmerrshme: Kështu shiten kafshët në tregun e veturave

Posted: 23 Apr 2018 02:40 AM PDT

Për çdo fundjavë me dhjetëra kafshë shiten në tregun e veturave në Prishtinë. Në mesin e këtyre kafshëve ka edhe qen. E gjendja e qenve që shiten në këtë treg në bazë të fotove të publikuara nga një organizatë për mbrojtjen e kafshëve, është e tmerrshme

OJQ 'Të bashkuar për kafshët', ka reaguar ndaj këtij fenomeni duke i publikuar edhe disa fotografi.

Ky është reagimi i plotë:

Ka kohe qe OJQ “Te bashkuar per kafshet” ka raportuar raste te ndryshme te keqtrajtimeve ndaj qeneve, shitjen ilegale te tyre ne tregun e kerreve, luftrat e qeneve por fatkeqesisht besojme se asgje konkrete nuk po merret ne kete drejtim nga organet kompetente.
Si OJQ, vitin e kaluar kemi mbajtur edhe diskutim publik per kete ceshtje me te gjithe akteret relevant (Nga AUV, Policia e Kosoves, Komuna e Prishtines), por sot e kesaj dite ende nuk kemi marre nje pergjigje te sakte se pse nuk po respektohet Ligji per Perkujdesjen e Kafsheve.

Konkretisht, ne fotografi gjeni deshmite, rasti konkret kur qytetari i pa ndergjegjshem jo vetem qe e keqtrajton qenin e gjinise femer duke e lene pa buke deri ne kete gjendje, por e mban te lidhur dhe i njejti lirshem del ne tregun e kerreve diten e diele (sikurse qindra qytetar tjere te pa ndergjegjshem) dhe tenton t’i shes klyshat te cilet as nuk jane te vaksinuar dhe as nuk e kane moshen te ndahen nga nena e tyre. Lere faktin qe dje (e diel)  ka qene dite me temperature qe konsiderohet mjafte e larte per qente, dhe se te njejtit asesi nuk lihen ashtu te lidhur ne diell, pa buke dhe uje, e aq me pak te shiten nga shites ilegal ne tregun e kerreve.

Poashtu, kemi informata se nje aktivist per mbrojtjen e te drejtave te kafsheve e ka raportuar rastin ne fjale tek Policia e Kosoves dje.

Ju rikujtojme se sipas Ligjit per perkujdesjen ndaj kafsheve , Neni 5, paragrafi
5.1 thote : Personi që mban çfarëdo kafshe apo kujdeset për kafshën, do të jetë përgjegjës për sigurinë, shëndetin dhe mirëqenien e saj.

 

The post E tmerrshme: Kështu shiten kafshët në tregun e veturave appeared first on DRENICA PRESS.

Aksidentohet vetura e Shefit të Grupit Parlamentar të LDK’së

Posted: 23 Apr 2018 02:38 AM PDT

Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm brenda oborrit të Kuvendit të Kosovës. Në aksident janë përfshirë dy vetura të cilat kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale.

Vetura e llojit 'Vectra' është pronë e Shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti. Express ka kontaktuar me shefin e GPtë LDK'së, Avdullah Hotin.

Ai nuk ka dhënë detaje rreth kësaj çështjeje por ka pranuar se vetura e tij është përfshirë në aksident.

"Në parking ka pas një goditje. Pas orës 14:00 iu jap përgjigje", ka thënë Hoti.

The post Aksidentohet vetura e Shefit të Grupit Parlamentar të LDK'së appeared first on DRENICA PRESS.

Si duket sot njeriu që i doli përpara makinave të NATO-s në Gjakovë

Posted: 23 Apr 2018 02:37 AM PDT

Fotografia e tij bëri xhiron e gjithë botës, kur ai me dy duart lart, me lot në sy dhe gëzim të madh hidhej xhamave të makinave të NATO-së, 16 vjet më parë në Gjakovë.

Është Agim Berberi apo si njihet me nofkën Rusi që tregon se çfarë ndodhi atë ditë dhe si shpëtoi i gjallë

Berberi kishte qëndruar në Gjakovë 78 net mes flakësh , vrasjesh e masakrimesh dhe thuajse i kishte humbur shpresa se do ta priste i gjallë lirinë.

"Kur kemi dëgjuar se kolonat e ushtarëve italianë po i afrohen hyrjes së qytetit kemi dalë bashkë me disa njerëz të tjerë që ishim duke qëndruar bashkërisht.

Shumë pak metra larg nesh po qëndronin paramilitarët serbë me një pizgauer dhe një autoblindë, të gatshëm të gjuanin mbi ne.

E teksa forcat e NATO-s po afroheshin unë, fillimisht e kam nxjerrë një flamur kuqezi dhe e kam vendosur në një shenjë komunikacioni, pastaj kam vrapuar në drejtim të tyre, ndërsa serbët e kanë drejtuar mitralozin e autoblindës në drejtimin timin.

Nuk e di pse nuk kanë gjuajtur në mua, por e di që kanë gjuajtur pesë herë në ajër", thotë ai.

Ai vlerëson se hyrja e NATO-s shpëtoi Gjakovën nga shfarosja totale dhe sipas tij, serbët kanë vrarë njerëz dhe kanë djegur shtëpi edhe për disa orë sa ushtarët e NATO-s ishin brenda qytetit.

Ndërsa pamjet e tij, teksa hidhej në xhamat e makinave të NATO-s ende ekzistojnë dhe atë kohë janë parë në gjithë botën.

Image

The post Si duket sot njeriu që i doli përpara makinave të NATO-s në Gjakovë appeared first on DRENICA PRESS.

Me komunitetin turk në Kosovë e kemi ndarë bashkë të kaluarën dhe do ta ndajmë të sotmen dhe të ardhmen e përbashkët!

Posted: 23 Apr 2018 02:18 AM PDT

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në ceremoninë kushtuar Ditës së Komunitetit turk në Kosovë.

Në këtë ceremoni, e cila u mbajt nën Patronatin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, ku të pranishëm ishin deputetët nga komuniteti turk në Kosovë, ambasadorë dhe përfaqësues të shumtë nga jeta politike dhe kulturore, kryeministri Haradinaj, duke uruar për këtë ditë, por edhe për sukseset dhe te arriturat e këtij komuniteti, tha se shqiptarët dhe turqit në Kosovë nuk ndahen, janë të lidhur dhe kjo është dëshmuar në mënyrën më të mirë të jetës sonë.

Kryeministri Haradinaj tha se turqit e Kosovës, por edhe populli i Kosovës, ka marrëdhënie të mira me Republikën e Turqisë, me vëllezërit tanë që janë atje dhe këto marrëdhënie do të ruhen edhe në të ardhmen.

"Kosova është vend i vogël, ka plotë sfida, politike dhe ekonomike, shumë punë para vetes dhe e vetmja mënyrë për tu kryer ato, është që të jemi bashkë", tha kryeministri Haradinaj, duke shtuar se vetëm kështu mund ta ndihmojmë ecjen e Kosovës përpara.

Kryeministri kujtoi para të pranishmëve, që në vitin 2000, si anëtar i Këshillit të Përkohshëm Administrativ (KPA), pati kërkuar që gjuha turke të ketë pozicionin e vet në kuadër të gjuhëve të vendit.

Ndërkaq, ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, që vjen nga ky komunitet, tha se falë pavarësisë së Kosovës, sot festohet dhjetëvjetori i Ditës së Komunitetit Turk në Kosovë.

The post Me komunitetin turk në Kosovë e kemi ndarë bashkë të kaluarën dhe do ta ndajmë të sotmen dhe të ardhmen e përbashkët! appeared first on DRENICA PRESS.

Qeveria e Kosovës miratoi Planin Aksional për Adresimin e Sfidave të Raportit të vendit

Posted: 23 Apr 2018 02:16 AM PDT

Qeveria e Kosovës ka shqyrtuar dhe miratuar Planin Aksional për Adresimin e Sfidave të Raportit të vendit. Plani do të jetë dokument i Qeverisë që identifikon të gjitha sfidat nga raporti i fundit dhe ka evidentuar hapat që Qeveria e Republikës së Kosovës do të ndërmarr për të tejkaluar këto sfida dhe ta bëjë më të qartë dhe më të shpejtë, rrugën vendit tonë drejt integrimit në Bashkimin Evropian. 

Qeveria ka autorizuar Ministrin e Infrastrukturës që të nënshkruajë Deklaratën e Vendeve të Ballkanit Perëndimor për Siguri në Rrugë. Deklarata adreson angazhimin e këtyre vendeve në parandalimin dhe zvogëlimin e aksidenteve rrugore duke siguruar lëvizjen e sigurt dhe duke rritur masat efektive të sigurisë rrugore. Vendet e Ballkanit Perëndimor përmes kësaj deklarate zotohen për aksione të përbashkëta që do të çojnë në zvogëlimin e aksidenteve me fatalitet në të gjitha vendet e rajonit. 

Ministri i Infrastrukturës është autorizuar edhe për nënshkrimin e Deklaratës së Vendeve të Ballkanit Perëndimor për Kalimin e Kufirit. Deklarata adreson çështjen e vonesave në vendkalimet kufitare në vendet e rajonit dhe me shtetet e Bashkimit Evropian të cilat po shkaktojnë edhe humbje ekonomike të bizneseve të rajonit, të vlerësuara deri në një milion euro në ditë. Kjo po shkakton edhe uljen e konkurrueshmërisë së përgjithshme të bizneseve të vendeve të rajonit. Vendet e rajonit janë zotuar, përmes kësaj Deklarate të përbashkët, për masat që duhet të ndërmirren për përmirësimin e operimeve në kalimet kufitare në harmoni me zotimet tashmë të ndërmarra në Agjendën e Konektivitetit WB6 dhe në Komunitetin e Transportit.

Kabineti qeveritar ka miratuar vendimin për të kërkuar nga Presidenti i Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit për nënshkrim të Marrëveshjes Ndërkombëtare në mes të Republikës së Kosovës dhe Dukatës së Madhe të Luksemburgut për Projektin e Zhvillimit të Bashkëpunimit: Mbështetja e Reformës së Arsimit dhe Aftësimit Profesional në Kosovë – faza e dytë. Në nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje, vendi ynë do të përfaqësohet nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.

Qeveria ka miratuar në parim edhe nismën për plotësimin dhe ndryshimin e marrëveshjes financiare IPA 2015 në mes të Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Ndryshimi ka të bëjë me objektivin e parë të marrëveshjes që identifikon mbështetjen për çështjet e brendshme në Kosovë përmes modaliteteve të binjakëzimeve. 

Përfaqësuesit e Bordit të Telekomit të Kosovës kanë prezantuar një informatë për gjendjen në ndërmarrje në të cilën kanë identifikuar faktorët që kanë çuar në një gjendje të keqe të ndërmarrjes. Në raport janë përmbledhur pasqyrat financiare dhe performanca e Telekomit të Kosovës dhe ka identifikuar trendin e rënies së të hyrave dhe rritjes së shpenzimeve që është duke shkuar në drejtim të falimentimit të Ndërmarrjes. Informata evidenton edhe masat që menaxhmenti është duke marrë për të përmirësuar gjendjen e kësaj ndërmarrje që përmbledhin në mundësitë e kreditimit, investimet e huaja dhe plasimi i produkteve të reja në treg. Kryeministri Haradinaj kërkoi nga Bordi i kësaj ndërmarrje që të dërgojnë edhe raport zyrtar, në mënyrë që të ndërmerren sa më parë hapat në parandalimin e kësaj situate.

The post Qeveria e Kosovës miratoi Planin Aksional për Adresimin e Sfidave të Raportit të vendit appeared first on DRENICA PRESS.

Mike Tyson: Kam dëshirë të takohem dhe njihem me Presidentin Erdogan

Posted: 23 Apr 2018 02:13 AM PDT

Ish-kampion botëror i peshave të rënda, Mike Tyson, ka shprehur dëshirën për t'u takuar dhe njohur me Presidentin Recep Tayyip Erdogan gjatë një vizite të ardhshme të tij në Turqi.

Tyson, 51 vjeç, ka pasur një takim me producentin turk, Murat Isilak, vëlla i ish-deputetit të AK Partisë, Ugur Isilak, njëherësh poet, këngëtar dhe kompozitor i shquar.

Boksieri me famë botërore, tashmë në pension, është ftuar nga Murat Isilak për të marrë pjesë në një eveniment, që do të organizohet në Turqi gjatë muajit tetor.

"Kur të vij në tetor, dua që të takohem dhe njihem me Presidentin Erdogan", ka thënë Mike Tyson duke kërkuar ndihmën e producentin turk për të plotësuar këtë dëshirë të tijën.

The post Mike Tyson: Kam dëshirë të takohem dhe njihem me Presidentin Erdogan appeared first on DRENICA PRESS.

Deputeti që mashtroj për tri vjet Universitetin e Prishtinës me grade akademike (FOTO)

Posted: 23 Apr 2018 02:09 AM PDT

Korab Sejdiu, deputet i Kuvendit të Kosovës, po del se ka mashtruar për tri vjet Universitetin e Prishtinës për gradën akademike. Sejdiu ka ligjëruar në UP si Doktor i Jurispodencës edhe pse nuk e kishte atë gradë. Pasi i është bërë barazvlerësimi është vërtetuar se ai është Jurist i Diplomuar dhe jo Doktor i Jurispodencës. Pasi ishte vërtetuar kjo, ai është përjashtuar nga Universiteti i Prishtinës, po ashtu ishte përjashtuar edhe nga Oda e Avokatëve. Disa vite më parë ai erdhi nga ShBA dhe filloi të punojë si këshilltar i Presidentit të Kosovës, si profesor në fakultetin juridik dhe si avokat. Por, tani atij i pamundësohet mësimdhënia në universitetin publik.

Ai kishte ikur në SHBA si gjashtëmbëdhjetë vjeçar për t'iu shmangur shërbimit ushtarak të ish-Jugosllavisë. Atje ka përfunduar studimet bachelor në drejtimin biznes ndërkombëtar, bëri studime shtesë që i dhanë titullin Juris Doctor dhe qëndroi rreth trembëdhjetë vjet. Sejdiu u kthye në Kosovë më 2007 që kur ka mbajtur pozita të rëndësishme – si këshilltar i Presidentit, profesor asistent në fakultetin juridik të Universitetit të Prishtinës, avokat dhe anëtar i këshillit të përgjithshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Në fakultetin juridik për katër vjet, shkurt 2010 deri në qershor të vitit 2014, ligjëroi në studimet bachelor dhe master lëndë nga e drejta tregtare.

Fakulteti juridik pranon rreth njëmijë studentë çdo vit.

Si avokat ka përfaqësuar ndër të tjera ish-presidentin Fatmir Sejdiu në Gjykatën Kushtetuese kur u akuzua se po bënte shkelje të Kushtetutës duke mbajtur pozitën e shefit të shtetit dhe të kryetarit të partisë, ish kryetarin e Ferizajt Bajrush Xhemajli që vjen nga Partia Demokratike e Kosovës në rastin e aksidentit në komunikacion ku mbeti i vdekur një i ri, dhe ka mbrojtur kryetarin e Skenderajt Sami Lushtaku. Në qershor të vitit 2014 Ministria e Arsimit ia llogariti gradën që ka fituar gjatë studimeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si "jurist i diplomuar" dhe jo si "doktor i jurispundencës".

Grada doktor shkence ishte kriter ligjor për të ushtruar profesionin e profesorit dhe të avokatit në rastin e Sejdiut. Korab Sejdiu kishte deklaruar se e tërë fushata kundër tij ka prapavijë politike. Ai kishte nostrifikuar diplomën amerikane më 6 qershor 2013 ani pse kishte aplikuar nëntë muaj më parë, më 19 tetor 2012. Vlerësimi dhe njohja e diplomave të fituara jashtë vendit bëhet nga Këshilli Kombëtar për Njohje që vepron në kuadër të Ministrisë së Arsimit. "Z.Korab Sejdiu i njihet grada profesionale 'Juris Doctor', studime trevjeçare fituar në Widener University", thuhet në vendimin e këtij këshilli.

Mirëpo, sipas arsyetimit në këtë vendim, Këshilli Kombëtar për Njohje ka vendosur që kjo gradë në ShBA nuk vlerësohet si studime të doktoraturës. "Programi i studimeve është trevjeçar dhe shkalla e doktorit të jurispundencës në Shtetet e Bashkuara nuk është konsideruar si një shkallë e doktoraturës profesionale por më tepër si një shkallë e parë profesionale". "Shkalla e doktorit të jurispundencës në ShBA nuk është konsideruar si një shkallë e doktoraturës profesional", ka vlerësuar MASHT.

Vendimi i nënshkruar nga kryetari i Këshillit Kombëtar për Njohje Bekim Samadraxha dhe sekretari i MASHT-it Xhavit Dakaj është nxjerrë pasi Sejdiu i kishte drejtuar një letër Dakajt më 5 qershor duke i kërkuar që lënda e tij të procedohej urgjentisht meqenëse kishte kaluar afati ligjor. Përpara se të marrë vendim, Këshilli për Njohje bazohet në mendimin që ofron komisioni i ekspertëve që përbëhet nga tre anëtarë të cilët janë përfaqësues akademikë dhe një përfaqësues i Naric-ut.

Qendra Kombëtare për Njohje dhe Informim Akademik e Njohur si Naric formon komisionin e ekspertëve dhe sigurohet që aplikantët të dorëzojnë dokumentacionin e duhur. Zyrtarë të kësaj qendre kanë përgjegjësinë që të verifikojnë diplomat duke kontaktuar me universitetet jashtë vendit dhe gjithashtu konsultohen me anëtarë të rrjetit të Naric jashtë Kosovës lidhur me vlerësimin e diplomave.

Gjithashtu komisioni i ekspertëve i përbërë nga profesorët e fakultetit juridik Abdulla Aliu dhe Mejdi Bektashi dhe përfaqësueses së ministrisë së arsimit Gjylbehari Llapi, një ditë para këtij vendimi, i kishte rekomanduar Këshillit për Njohje që Sejdiut t'i njihej grada "Jurist i Diplomuar". "I propozohet Këshillit Kombëtar për Njohje që kandidatit t'i njihet grada si e barasvlershme me gradën 'jurist i diplomuar' e cila fitohet në Universitetin e Prishtinës 'Hasan Prishtina'", shkruan në vendimin e komisionit të ekspertëve që mban datën 5 qershor.

I pakënaqur me vendimin, Sejdiu ka ushtruar ankesë në komisionin e ankesave të MASHT-it kundër vendimit që gradën Doctor Jurist e llogarit si Jurist i Diplomuar. "Shihet qartë që Këshilli nuk është bazuar në të dhënat e dërguara nga unë dhe organi kompetent në SHBA".

Ministria e Arsimit qëndron prapa vendim të saj.

"Sipas informatave të marra nga ShBA-të, vlerësimit të Komisionit të Ekspertëve dhe vendimit të Këshillit Shtetëror për Njohje, grada Juris Doctor është gradë e parë profesionale në drejtësi, pra nuk është gradë shkencore ose doktoratë shkencore", kishte vlerësuar kabineti i ministrit asokohe. Asnjë nga institucionet nuk shprehet se Juris Doctor është doktoraturë shkencore.

Në Finlandë, bazuar në të dhënat e ofruara nga Bordi Kombëtar për Edukim i Finlandës, Juris Doctor konsiderohet si bachelor ose gradë e parë e studimeve. Në Kroaci, grada Juris Doctor konsiderohet si studime magjistrature ose "niveli i dytë" në arsimin e lartë. Sipas standardeve të Georgetown Law University, universitet në SHBA, Juris Doctor është doktoraturë profesionale.  Ndërsa për Yale University dikush që mban gradën Juris Doctor mund të ligjërojë në universitetet e SHBA-së.

Mirëpo në letrën drejtuar sekretarit të MASHT-it Xhevat Dakaj, më 5 qershor të vitit 2014, shihet se Sejdiu planifikonte të aplikonte përsëri për pozitën e profesor asistentit. Sejdiu, përmes letrës, kërkonte urgjentisht nga MASHT-i që të bëhej nostrifkimi i diplomës pasi që mungesa e saj i rrezikonte "humbjen e vendit të punës" në kohën kur sapo ishte shpallur konkurs për rizgjedhjen e tij në fakultet. Konkursi ishte i hapur deri më 11 qershor 2013, bazuar në këtë letër.  "Ky mosveprim… ka potencial që brenda shumë pak ditëve të më shkaktojë dëm jashtëzakonisht të madh", shkruante në letër Sejdiu.

Por si u emërua Korab Sejdiu profesor asistent?

Sejdiu thoshte se në vitin 2008, një vit pasi ishte kthyer nga SHBA, ka pranuar një ftesë nga Enver Hasani për të ligjëruar në UP. "Në këtë kohë fillova të njoftohem me njerëz dhe në një rast u afrua Enver Hasani e më ftoi që të jap mësim në UP. Ai më pyeti nëse jam i interesuar që të ligjëroj të drejtën ekonomike". "Më tha vetëm ma sjell diplomën dhe disa dokumente, si certifikata e lindjes dhe unë ia kam dhënë" tregonte Sejdiu për kërkesën e Enver Hasanit. Rreth një vit më pas, më 21 maj 2009, vetë Hasani kishte nënshkruar vendimin që punësonte Korab Sejdiun si profesor asistent. Sejdiu mbajti këtë pozitë për rreth katër vjet. Në pjesën e arsyetimit thuhet se UP-ja ka shpallur konkurs për zgjedhjen e një mësimdhënësi për lëndët e drejta ekonomike dhe e drejta ndërkombëtare ekonomike në Fakultetin Juridik. Sejdiu nuk ka qenë i informuar për këtë konkurs. "Unë nuk e di a ka pasur konkurs dhe ndoshta edhe ka pasur konkurs, por nuk e di".

"Thjesht unë kam marrë ftesë dhe nuk kam aplikuar në ndonjë konkurs që e kam parë personalisht. Personalisht ia kam dorëzuar dokumentet e mija në dorë Enver Hasanit në 2008", kishte treguar ai. Statuti i Universitetit të Prishtinës, që gjendet në faqen zyrtare të tij, në paragrafin e parë të nenit 177, thotë se profesor asistent kualifikohet personi që ka gradën e doktorit të shkencës.

Në vendimin për zgjedhjen e Sejdiut si profesor asistent të nënshkruar nga Hasani shkruan: "Dr. Korab Sejdiu zgjedhet profesor asistent…".  Dr. është parashtesë që përdoret për personat që kanë përfunduar doktoraturë shkencore – PhD. "Vendimin që jam emëruar profesor asistent e kam marr tash në qershor, pasi që u bë e madhe kjo puna ime. As që e kam ditur që ata [Universiteti] në 2009-ën e paskan pas marr këtë vendim", kishte deklaruar Sejdiu. Neni 173 i Statutit të Universitetit të Prishtinës parasheh se emërimet e stafit akademik bëhen në "mënyrë transparente me shpalljen e konkursit publik".  Vendimi i Hasanit për të punësuar Sejdiun si profesor asistent në fakt ishte vendosur një vit më parë nga senati, përkatësisht më 22 korrik 2008.

Aty nuk jepet ndonjë sqarim pse vendimi është nënshkruar nga Hasani rreth një vit pas vendimit të Senatit. Korab Sejdiu nuk e ka të kryer provimin e jurispundencës, por megjithatë që nga maji i viti 2010 ka licencë avokati. Një vit pasi kishte filluar të jepte mësim, Sejdiu kishte aplikuar për licencën e avokatit e cila merret në Odën e Avokatëve të Kosovës. Oda e Avokatëve thoshte se Korab Sejdiu është avokat i regjistruar në OAK me vendimin e Bordit Drejtues të datës 4 maj 2010. Ligji për avokatinë kërkon që kandidatët për t'u regjistruar si avokat duhet të ketë të kryer provimin e jurispundencës. Ndërsa ligji për jurispundencën që ishte në fuqi në kohën e emërimit të Sejdiut licenconte kandidatët që me sukses kishin kryer provimin që përfshin rreth 15 lëndë. Provimi i jurispundencës iu pranohej të gjithë atyre juristëve që kanë arritur gradën "magjistër apo doktor shkence nga lëmi i drejtësisë" pa pasur nevojë t'i studiojnë rreth 15 lëndë juridike. Oda e Avokatëve nuk e kishte parë të arsyeshme të verifikonte doktoraturën e Sejdiut pasi që ishte bazuar në faktin që ai tashmë punonte si profesor asistent për të cilën pozitë nevojitej titulli doktor shkence.

The post Deputeti që mashtroj për tri vjet Universitetin e Prishtinës me grade akademike (FOTO) appeared first on DRENICA PRESS.

Ja kujt nuk po i pëlqen prania e Rifat Jasharit në mesin e këtyre burrave (FOTO-vIDEO)

Posted: 23 Apr 2018 02:05 AM PDT

Që familja e heroit Adem Jashari është muslimane dhe krenare me besimin e tyre Islam nuk do shumë kallauz. I tillë është rasti kur në prani të Rifat Jashari dhe disa besimtarëve të Kumanovës, këndohet një këngë apo ilahi për Adem Jasharin.

Kjo video e bërë publike nga Xhamia e fshatit Opajë të Kumanvës ka zemruar disa katolikë ekstremist shqiptar, sa që kanë filluar të shajnë e të mallkojnë familjen e Adem Jasharit.

Ja një shembull i ekstremizmit katolik shqiptar

Ndëgjim të këndshëm të kësaj ilahe të nderuar përcjellës, ndërsa për ekstremistët katolik shqiptar na vie keq e na dhimbsen!

https://www.facebook.com/XhamiaOpaj/videos/1698463900246001/UzpfSTEwMDAwODU0OTAxODk5MToxODE2NDAzMDA1MzIxMzE2/

 

The post Ja kujt nuk po i pëlqen prania e Rifat Jasharit në mesin e këtyre burrave (FOTO-vIDEO) appeared first on DRENICA PRESS.

Salah shpallet ‘PFA lojtari më i mirë i vitit’ në futbollin anglez

Posted: 23 Apr 2018 01:59 AM PDT

Mohamed Salah është shpallur 'PFA Lojtari më i Mirë i Vitit' në futbollin anglez për edicionin 2017/2018.

Futbollisti egjiptian ka kaluar një sezon fantastik me Liverpoolin duke thyer rekord pas rekordi dhe me plot meritë e ka fituar çmimin e më të mirit për edicionin që po mbaron.

PFA

✔@PFA

Congratulations to @LFC‘s Mo Salah, crowned the Men's PFA Players' Player of the Year 👏🏆

Konkurrenti kryesor i tij ishte mesfushori i Manchester Cityt, Kevin De Bruyne, mirëpo futbollisti belg ka mbetur prapa Salahut në garën për më të mirin.

I treti në renditje është radhitur sulmuesi i Tottenham Hotspur, Harry Kane.

Pakkush e ka parashikuar ndikimin e madh që ka pasur Salah që nga transferimi prej Romës në Anfield në verën e kaluar.

Liverpooli shpenzoi rreth 40 milionë euro për blerjen e tij, mirëpo paratë e shpenzuara ia kanë vlejtur.


Pesë emrat tjerë që konkurronin për çmimin e lojtarit më të mirë në futbollin anglez, krahas Mohamed Salahut, ishin:

Kevin De Bruyne

Harry Kane

David De Gea

Leroy Sane

David Silva


Më poshtë jua sjellim listën e disa prej fituesve të mëparshëm të çmimit PFA lojtari i vitit:

2016/2017: N'Golo Kante (Chelsea)

2015/2016: Riyad Mahrez (Leicester)

2014/2015: Eden Hazard (Chelsea)

2013/2014: Luis Suarez (Liverpool)

2012/2013: Gareth Bale (Tottenham)


/Telegrafi/

The post Salah shpallet 'PFA lojtari më i mirë i vitit' në futbollin anglez appeared first on DRENICA PRESS.

Për tu marrë shembull, shikoni çfarë bëjnë tifozët e Juventusit dhe Napolit (VIDEO)

Posted: 23 Apr 2018 01:50 AM PDT

Pavarësisht rivalitetit të nxehtë në Serinë A, ku diferenca për vendin e parë është vetëm e ngushtë dhe po luftohet fuqishëm për titullin kampion, tifozët e Napolit dhe ata të Juventusit kanë dhënë një mesazh për të gjitha tifozeritë që ngjallin dhunë dhe urrejtje në ndeshjet e futbollit.

auto_fans-1-640x3001524466853

Ndoshta do të duket e pabesueshme por dy tifozeritë rivale të përbetuara kanë dhuruar një tjetër performancë "Fair Play". Para ndeshjes, në një nga lagjet e Torinos, këto 2 tifozeri janë përqafuar së bashku, dhe kanë festuar sikur të ishte një takim miqësor. Videoja është duke bërë xhiron e internetit. Një mesazh mjaft me vend për të gjitha tifozeritë problematike!

 

The post Për tu marrë shembull, shikoni çfarë bëjnë tifozët e Juventusit dhe Napolit (VIDEO) appeared first on DRENICA PRESS.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more