Skip to main content

“Dhjetë lojtarët që e arritën shpejtësinë më të madhe në Ligën Premier këtë sezon” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Dhjetë lojtarët që e arritën shpejtësinë më të madhe në Ligën Premier këtë sezon” plus 9 more Telegrafi Futboll


Dhjetë lojtarët që e arritën shpejtësinë më të madhe në Ligën Premier këtë sezon

Posted: 20 Apr 2018 03:09 PM PDT

Liga Premier mbetet një nga kampionatet me interesimin më të madh në botë. 

Shumë lojtarë që luajnë në Ligën Premier janë më të mirët në rolet e tyre.

Por kush është 'Usain Bolti' i Ligës Premier?

Statistikat Opta kanë nxjerr lojtarët që e kanë arritur shpejtësinë më të madhe këtë edicion.

Cudi e madhe duket që në top 10 e as në top 20 më të shpejtit nuk është futur Mohamed Salah.

Më poshtë e gjeni listën e dhjetë lojtarët më të shpejtë në Ligën Premier. /Telegrafi/

10.Laurent Koscielny (Arsenal)

Shpejtësia më e madhe: 35.11km/h

9.Kiko Femenia (Watford)

Shpejtësia më e madhe: 35.12km/h

8.Oliver Burke (West Brom)

Shpejtësia më e madhe: 35.13km/h

7.Wilfried Zaha (Crystal Palace)

Shpejtësia më e madhe: 35.14km/h

6.Antonio Rudiger (Chelsea)

Shpejtësia më e madhe: 35.19km/h

5.Kyle Walker (Manchester City)

Shpejtësia më e madhe: 35.21km/h

4.Theo Walcott (Everton)

Shpejtësia më e madhe: 35.23km/h

3.Moussa Sissoko (Tottenham)

Shpejtësia më e madhe: 35.33km/h

2.Patrick Van Aanholt (Crystal Palace)

Shpejtësia më e madhe: 35.42km/h

1.Leroy Sane (Manchester City)

Shpejtësia më e madhe: 35.48km/h

The post Dhjetë lojtarët që e arritën shpejtësinë më të madhe në Ligën Premier këtë sezon appeared first on Telegrafi.

Pesë vitet e Casemiros

Posted: 20 Apr 2018 02:49 PM PDT

Nuk ishte një rrugë e lehtë për Casemiron për tu kthyer në një lojtar kyç për Real Madridin, por janë bërë pesë vjet kur ai ka debutuar me ekipin e parë. 

Më 20 prill 2013, ai u zgjodh nga Jose Mourinho për t’u përballur me Real Betis.

Trajneri portugez ishte i impresionuar me atë që kishte parë nga Casemiro që në atë kohë luante me ekipin e të rinjve.

Që nga ajo kohë Casemiro ka fituar tre Liga të Kampionëve, një La Liga, dy Superkupa Evropiane, dy Kupa të Botës për klube, një Superkupë të Spanjës dhe ka zhvilluar 143 ndeshje.

Megjithatë, nën drejtimin e Carlo Ancelottit në sezonin 2013/14, edhe pse luajti duke e fituar edhe Ligën e Kampionëve, një vit më pas u huazua te Porto.

Casemiro e ka ftuar te Reali

Ai u bë një lojtar i rëndësishëm pasi Beniteze riktheu, por me ardhjen e Zidanes në krye ai u kthye në shtyllë të ekipit në mesfushë.

Sot Casemiro është njëri prej lojtarëve më të mirë në Evropë në pozitën e tij. /Telegrafi/

The post Pesë vitet e Casemiros appeared first on Telegrafi.

Rummenigge: Reali është favoritë, shpresoj që së paku do të fitojmë para shikuesve tanë

Posted: 20 Apr 2018 02:23 PM PDT

Real Madrid dhe Bayern Munich do të takohen gjatë javës së ardhshme në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Menaxheri i përgjithshëm i Bayernit iu dërgoi një mesazh ekipit të tij duke thënë se së paku duhet të fitojmë para shikuesve në Allianz Arena.

Cristiano Ronaldo dhe Lewandowski  (Getty Images)

Karl-Heinz Rummenigge ka folur sërish për gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve kundër Real Madridit.

“Nuk ka eufori në këtë ballafaqim. Ne e dimë se po luajmë kundër ekipit më të mirë në botë. Ata fituan dy herë rresht Ligën e Kampionëve”, tha gjermani.

Ish-lojtari i Bayernit tha se “Madridi është favorit në të dyja ndeshjet, por ne duam të arrijmë në finale. Do të jetë e vështirë, ata janë favoritë, por gjëja më e rëndësishme është që ne të fitojmë këtë herë Munich, dy herë na kanë mposhtur së fundi, me Guardiolan dhe Ancelottin”.

Heynckess: Neuer nuk do të jetë në portë në takimin e parë me Realin Heynckess: Neuer nuk do të jetë në portë në takimin e parë me Realin

Më në fund, Rummenigge u mburr me Bayernin “Ne mund të arrijmë në gjysmëfinalet e Ligës së Kampionëve pa paratë e miliarderëve arab apo rus, kemi një filozofi të ndryshme nga Manchester City dhe PSG-ja, që mund të jetë shembull për klubet e tjera”.

Theksojmë se takimi mes këtyre dyja skuadrave do të zhvillohet të mërkurën (25 prill) në stadiumin madrilen të Santiago Bernabeus. /Telegrafi/

The post Rummenigge: Reali është favoritë, shpresoj që së paku do të fitojmë para shikuesve tanë appeared first on Telegrafi.

Materazzi: Mancini për trajner të Italisë

Posted: 20 Apr 2018 01:53 PM PDT

Marco Materazzi thotë se Roberto Mancini duhet të jetë trajner i Kombëtares Italiane.

Azzurrët janë duke kërkuar trajner pas largimit të Giampiero Ventura, që nuk arriti ta dërgojë Italinë në Kampionatin Botëror.

"Një Kupë e Botës pa Italinë? Duhet të pajtohemi me këtë".

(Getty)

"Duhet të fillojmë nga e para me një trajner të ri".

"Mancini? Ai është vetë ofruar, tani duhet të dëshmojë se vlen, pasi ka  bërë karrierë “, ka thënë Materazzi.

Roberto Mancini . (Photo by Epsilon/Getty Images)

Mancini aktualisht është trajner i Zenitit.

Ai ka drejtuar më parë klube si Sampdoria, Inter dhe Manchester City. /Telegrafi/

The post Materazzi: Mancini për trajner të Italisë appeared first on Telegrafi.

City do të ofrojë 74 milionë euro për Mahrezin

Posted: 20 Apr 2018 01:18 PM PDT

Pep Guardiola e dëshiron që me çdo kusht gjatë verës Riyad Mahrezin.

Trajneri spanjolli i Manchester Cityt po planifikon të bëjë një ofertë prej 74 milionë eurosh.

Strategu bëri dy oferta të pasuksesshme për yllin e Leicester Cityt gjatë afatit kalimtar të janarit.

Riyad Maherz dhe Ilkay Gundogan (Getty Images)

Krerët e King Powerit nuk dëshironin të lirojnë algjerian pa i parë në xhirollogarinë e tyre hiq më pak se 90 milionë euro.

Futbollistit i ka mbetur dy vjet deri në përfundim të kontratës me “Dhelprat” e Leicesterit.

Ai deri më tani këtë sezon ka luajtur 37 paraqitje ish-kampionët dhe ka shënuar 11 gola.

Mahrez kujtojmë se u shpall lojtar i vitit në vitin 2016 pasi fitoi titullin e Ligës Premier me Leicesterin. /Telegrafi/

The post City do të ofrojë 74 milionë euro për Mahrezin appeared first on Telegrafi.

Ancelotti flet për drejtimin e Arsenalit dhe mundësinë e Romës ndaj Liverpoolit

Posted: 20 Apr 2018 12:30 PM PDT

Carlo Ancelotti ka folur edhe për një punë të mundshme me Arsenalin, duke thënë se varet nga oferta.

“Ai [Wenger] vendosi të largohej dhe ishte një gjest i madh soliditeti”.

“Ai bëri historinë, dhe ai do të kujtohet për këtë. Klubi e di të ardhmen. Në qoftë se unë jam në planet e tyre, jam i kënaqur në pikëpamje profesionale, por për momentin nuk ka asgjë".

“Arsenal? E ardhmja ime varet nga shanset dhe projektet jo vetëm nga unë".

Ancelotti foli po ashtu edhe për ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, mes Roma dhe Liverpool.

“Unë nuk kam luajtur në finalen e Kupës së Evropës për shkak të lëndimit dhe Roma humbi. Ishte një moment i trishtuar për të gjithë, Bruno Conti më tha më herë se Roma do të kishte një shans për hakmarrje dhe ja erdhi".

“Do të jetë e vështirë, pasi Reds janë në formë të mirë, por lojtarët e Francescos mund të arrijë në finale”, ka thënë Ancelotti. /Telegrafi/

The post Ancelotti flet për drejtimin e Arsenalit dhe mundësinë e Romës ndaj Liverpoolit appeared first on Telegrafi.

Montella për Messin: Mendoj se është jashtëtokësor, edhe pse nesër do të jetë në tokë

Posted: 20 Apr 2018 12:00 PM PDT

Barcelona dhe Sevilla do të takohen gjatë ditës së nesërme në finalen e Copa del Rey.

Takimi mes këtyre dyja skuadrave do të zhvillohet në stadiumin e ekipit të Atletico Madridit.

Lionel Messi dhe Ever Banega (Getty Images)

Para takimit ka folur trajneri i andaluzianëve, Vincenzo Montella, i cili ka disa fjalë për futbollistin argjentinas, Lionel Messin.

“Unë mendoj se është një jashtëtokësor, edhe pse nesër do të jetë në tokë. Kur ai ka topin, është e vështirë të ndalet. Gjëja më e rëndësishme është që mos të merr topa”.

“Ne kemi parë se është e mundur të fitojmë kundër Barçës. Duhet të përqendroheni gjatë gjithë kohës. Ju nuk mund ta humbni vëmendjen në asnjë moment”, tha italiani.

Gjithashtu edhe trajneri katalunasve, Ernesto Valverde ka pohuar se nesër i pret një sfidë e vështirë.

Para finales së Copa del Rey, Ernesto Valverde: Sevilla ishte më e mirë në ndeshjen e fundit Para finales së Copa del Rey, Ernesto Valverde: Sevilla ishte më e mirë në ndeshjen e fundit

Ndryshe, takimi mes këtyre dyja klubeve pritet të fillojë rreth orës 21:30 në stadiumin Wanda Metropolitano. /Telegrafi/

The post Montella për Messin: Mendoj se është jashtëtokësor, edhe pse nesër do të jetë në tokë appeared first on Telegrafi.

Tirana pas Shkëmbit, trajneri mohon gjithçka

Posted: 20 Apr 2018 11:39 AM PDT

Tirana është rikthyer në Kategorinë Superiore dhe këtë sukses e arriti nën drejtimin e trajnerit Ze Maria.

Mirëpo, skuadra kryeqytetase dhe braziliani i kanë ndarë rrugët, gjë që ka ngjallur spekulimet për emrat që do ta pasojnë Ze Marian.

Në mesin e tyre është edhe Bledi Shkëmbi, aktualisht trajner i Lirisë së Prizrenit.

Mirëpo, vetë Shkëmbi ka thënë se nuk ka asgjë konkrete rreth kësaj mundësie.

"Nuk ka asgjë të vërtetë, madje nuk e di as nga kanë dalë këto fjalë".

"Unë i kam hyrë kësaj pune dhe nuk e di çfarë sjell e ardhmja. Do t'i shqyrtoj ofertat nga secila skuadër, e të mos flasim për Tiranën që është klub i madh", ka thënë Shkëmbi për Insporti.com.

Sidoqoftë, ai është i përqendruar te puna me skuadrën aktuale. "Nuk kam biseduar ende me zyrtarët e Lirisë dhe me asnjë skuadër tjetër, sepse është ende shumë herët.

"Jam i përqendruar në punën te Liria, ndërsa për të ardhmen shohim pas përfundimit të kampionatit. Në fundjavë na pret një ndeshje shumë e vështirë me Feronikelin, që është një skuadër shumë cilësore".

"Megjithatë, ne kemi dëshmuar se mund të fitojmë edhe ndaj rivalëve më të fortë, prandaj do të hyjmë me synimin për t'i arkëtuar tri pikë të reja", ka theksuar Shkëmbi.

The post Tirana pas Shkëmbit, trajneri mohon gjithçka appeared first on Telegrafi.

Wenger largohet në verë, këta janë gjashtë emrat që bastoret i shohin favoritë për ta zëvendësuar francezin

Posted: 20 Apr 2018 11:00 AM PDT

Patrick Vieira, Thomas Tuchel dhe Brendan Rodgers, shihen si tre kandidatët kryesorë për ta zënë vendin e Arsene Wenger në krye të Arsenalit, nga bastoret angleze.

Arsene Wenger e ka paralajmëruar largimin e tij në fund të sezonit, pas 22 vitesh qëndrim.

Ai është në klub që nga shtator i vitit 1996, kur Liga Premier i kishte mbushur vetëm katër sezone me këtë emër.

Si zëvendësues në krye të listës është tani trajneri i New York City FC dhe dikur kapiteni i Arsenalit, Patrick Vieira.

Patrick Vieira (Getty Images)

Pas tij vjen ish-trajneri i Borussia Dortmund, Thomas Tuchel.

Po ashtu për një kthim të mundshëm në Ligën Premier po shikon edhe Brendan Rodgers, i cili është ringjallur me Celticun.

Kupa e Botës mund të jetë e fundit pë Joachim Low në drejtimin e Gjermanisë.

Carlo Ancelotti, tri herë fituesi i Ligës së Kampionëve, ka kohë që po kërkon një rikthim në Ligën Premier dhe stoli i Arsenalit mund të jetë i duhuri.

Nuk përjashtohen as Massimiliano Allegri dhe Antonio Conte, por me kuota më të vogla. /Telegrafi/

 

The post Wenger largohet në verë, këta janë gjashtë emrat që bastoret i shohin favoritë për ta zëvendësuar francezin appeared first on Telegrafi.

Presidenti i Ligue 1, Quillot: Nuk ka klauzolë që ia ndalon largimin Neymarit

Posted: 20 Apr 2018 10:54 AM PDT

Neymar raportohet se gjatë verës së këtij viti do të largohet prej skuadrës franceze të Paris Saint-Germain.

Mediat franceze sot kanë raportuar se klauzola e largimit të brazilianit do të bie ndjeshëm pas datës 3 Gusht, pasi që në atë periudhë bëhet një vit që nga transferimi prej 222 milionë eurove nga Barcelona.

Për lojtarin është shkruar se do të duhen sipas klauzolës rreth 300 milionë euro, të cilat janë shumë klube të gatshme t’i ofrojnë parisienëve.

Casemiro e ka ftuar te Reali (Getty Images)

Por, presidenti i Ligue 1, Didier Quillot e bën të qartë se e vetmja mënyrë që Neymar të largohet nga PSG-ja “është një marrëveshje ndërmjet klubeve” dhe se Federata e Futbollit të Francës nuk njeh ndonjë marrëveshje që i kufizon largimin ndonjë futbollistit.

Ai bazohet në nenin 202 të rregullores, i cili përcakton se “klubet nuk mund të futin asnjë lloj klauzole lirimi që përfundon marrëdhënien kontraktuale nga secila palë ose një klauzolë të njëanshme tëp përfundimit të kontratës”.

Braziliani në mënyrë të përsëritur thuhet t'i ketë thënë miqve se me çfarëdo kosto do të dëshironte të kalonte te madrilenët.

Neymar do të kushtojë më lirë pas tre gushtit Neymar do të kushtojë më lirë pas tre gushtit

Ndryshe, gjatë verës së vitit të kaluar u transferua te parisienët për shumën prej 222 milionë eurove gjatë tre gushtit të 2017.

Lojtari deri më tani ka realizuar 19 gola në njëzet paraqitje në të gjitha garat për PSG-në. /Telegrafi/

The post Presidenti i Ligue 1, Quillot: Nuk ka klauzolë që ia ndalon largimin Neymarit appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more