Skip to main content

DRENICA PRESS

DRENICA PRESS


Asnjë autobus i Podujevës për Prishtinë (Foto)

Posted: 19 Mar 2018 01:36 AM PDT

Asnjë autobus i linjës Podujevë-Prishtinë nuk ka lëvizur sot nga stacioni i autobusë në Podujevë.

Ata kanë filluar një grevë në shenjë  pakënaqësie për qarkullimin e madh të taksive ilegale.

Autobusët janë të parkuar në stacion dhe nuk ka as një nisje për në Prishtinë. Këtë grevë e kanë konfirmuar edhe Policia e Kosovës që kanë mbajtur rendin në stacion të autobusëve. Mësohet se greva e shoqatës së transportuesve të Podujevës do të mbahet gjatë tërë ditës.

The post Asnjë autobus i Podujevës për Prishtinë (Foto) appeared first on DRENICA PRESS.

Përzgjedhen 12 anëtarë bordi në Telekomin e Kosovës

Posted: 19 Mar 2018 01:35 AM PDT

Nga 24 kandidatë të cilët i janë nënshtruar intervistës për anëtar të bordit të Telekomit të Kosovës, janë përzgjedhur 12 prej tyre.

Sipas renditjes së pikëve, kjo është lista e nënshkruar nga Komisioni;

Emrat e 12 kandidatëve më të mirë do t'i dërgohen Qeverisë së Kosovës.

Fidel Krasniqi
Besa Shatri Berisha
Enis Berisha
Sead Ujkani
Muhamet Spahiu
Arsim Gosalci
Kujtim Xhelili
Osman Ejupi
Suzana Andjelkovic
Armend Osaj
Qemajl Ahmeti
Genc Rraci

Kompania angleze e ka përkrahë dhe aprovu listën prej 12 kandidatëve më të kualifikuar.

The post Përzgjedhen 12 anëtarë bordi në Telekomin e Kosovës appeared first on DRENICA PRESS.

Adem Grabovci përlotet ‘live’ në emision! Moderatori ‘detyrimisht’ ndërron temën

Posted: 19 Mar 2018 01:32 AM PDT

 

Mysafirët e radhës në emsionin 'n'KosovëShow' ishin: Adem Grabovci, Aida Doçi, Burhan Bekteshi dhe Gjon Ukaj.

Ish- deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh ish- shefi i grupit parlamentar të kësaj partie Adem Grabovci  përballë Shpëtim Deskut foli rreth karrierës së tij politike, gjendjes aktuale në vend dhe shumëçka tjetër, shkruan lajmi.net

Mirëpo pjesa më e prekshme për të ishte ajo kur diskutoi për kohën kur merrte pjesë në aksionin Pajtimi i Gjaqeve në "Verrat e Llukës".

Duke treguar detaje nga ajo kohë Grabovci madje edhe është përlotur dhe moderatori i ka sjell një faculetë gjithashtu është detyruar ta  ndërroi komplet temën.

The post Adem Grabovci përlotet 'live' në emision! Moderatori 'detyrimisht' ndërron temën appeared first on DRENICA PRESS.

Koreani që mbijeton duke bërë muzikë në sheshin e Prishtinës (Video)

Posted: 19 Mar 2018 01:31 AM PDT

Tingujt melodikë të nxjerrë nga fizarmonika e një koreani i cili tash e pesë vjet jeton në Kosovë është ajo që po i shoqëron qytetarët në sheshin kryesor të Prishtinës.

Jeapll Park nëpërmjet muzikës po tenton të mbledh të holla për të jetuar.

Thotë se Kosova ka një kulturë të mirë dhe se shqiptarët janë shumë humanë.

Prania dhe muzika e tij po u lë përshtypje edhe qytetarëve.

Përderisa qytetarët i lënë qindarka metalike ai dhuron muzikë.

The post Koreani që mbijeton duke bërë muzikë në sheshin e Prishtinës (Video) appeared first on DRENICA PRESS.

Shpikja e kosovarit që po e mahnitë botën

Posted: 19 Mar 2018 01:29 AM PDT

Një kosovar ka bërë një shpikje mahnitëse.

Ai ka bërë një aparaturë e cila shtyp kanaçevet dhe i bën petë.

Kjo gjë ka mahnitur ata që merren me shitjen e kanaçeve të cilat fillimisht i shtypin.

Video që u publikua dy ditë më parë ka arritur më shumë se 6 mijë shikime.

The post Shpikja e kosovarit që po e mahnitë botën appeared first on DRENICA PRESS.

Ndërpriten punimet në sheshin “Adem Jashari” në Prishtinë

Posted: 19 Mar 2018 01:27 AM PDT

Institucionet e trashëgimisë kulturore e kanë përmbushur paralajmërimin se do t'i ndalojnë punimet në rimodelimin e ish-sheshit të "Vëllazërim-Bashkimi", në qendër të Prishtinës.

Për shkak se projekti nuk kishte marrë pëlqim nga Instituti i Kosovës për Mbrojtje të Monumenteve, të shtunën, kryeinspektori i Trashëgimisë Kulturore Berat Hadri, bashkë me inspektoren Gjejlane Hoxha kanë dalë në vend të ngjarjes dhe puna është pezulluar, shkruan sot "Koha Ditore".

Projekti ka qenë dashur të miratohej nga IKMM-ja, për shkak që hapësira ku kishin nisur punimet është udhëkryq midis tri monumenteve.

Punimet do të vazhdojnë të mbeten të pezulluara derisa komisioni i Institutit të Kosovës për Mbrojtje të Monumenteve ta shqyrtojë projektin dhe të marrë një vendim. Ky komision sot (e hënë) do të mbajë mbledhje.

Rrënojat e Hamamit të vogël në oborrin e Kuvendit të Kosovës, Shtëpia gati njëshekullore, me pronar Gazmend Abrashin dhe Xhamia e Çarshisë bëjnë që sheshi "Adem Jashari" të jetë brenda perimetrit të mbrojtur shkaku i monumenteve. Ndërsa përmendorja që ka formë trekëndëshi nuk është nën mbrojtje si aset i trashëgimisë kulturore.

The post Ndërpriten punimet në sheshin "Adem Jashari" në Prishtinë appeared first on DRENICA PRESS.

Kjo është femra e parë taksiste në Mitrovicë (VIDEO)

Posted: 19 Mar 2018 01:25 AM PDT

Donika Trepça është femra e parë që ushtron profesionin e taksistes në Mitrovicë.

Ndonëse kreu shkollë për krejt diçka tjetër, ajo thotë se po e realizon ëndrrën  e saj.

Vendimi i Donikës për t'u marrë me këtë punë nuk ka qenë i lehtë, pasi që sfidë për të kishte qenë kundershtimi nga ana e familjes së saj.

Familja nuk e kishte pritur edhe aq mirë idenë që Donika të punonte si taksiste dhe të barte në veturë persona të panjohur.

Megjithatë, ajo thotë se nuk ka pasur asnjëherë problem me pasagjerët e saj, dhe se ndjehet mirë me punën që bën, njofton Klan Kosova.

The post Kjo është femra e parë taksiste në Mitrovicë (VIDEO) appeared first on DRENICA PRESS.

Këto dy rrugë në qytet mbyllen për dy muaj

Posted: 19 Mar 2018 01:18 AM PDT

Rrugët "Fehmi Agani" dhe "Hajdar Dushi" bllokohen për dy muaj.

Sot fillon realizimi i kontratës për ndërtimin e kanalizimit fekal dhe atmosferik në rrugët "Fehmi Agani" dhe "Hajdar Dushi", si dhe ndërtimit të sistemit të ujësjellësit në rrugën "Fehmi Agani".

Këto rrugë, siç njofton Komuna e Prishtinës, do të jenë të bllokuara deri në kryerjen e punimeve, që pritet të zgjasin rreth 60 ditë.

The post Këto dy rrugë në qytet mbyllen për dy muaj appeared first on DRENICA PRESS.

Nxehet situata mes Gani Gecit dhe Daut Haradinajt: Të kallxoi unë ty kush ka luftu

Posted: 19 Mar 2018 01:15 AM PDT

Ka reaguar ish-deputeti i LDK-së, Gani Geci, rreth polemikës se a ka pasur apo jo ushtri në vitin 1991.

Në një koment të tij Geci, ka shkruar se në vitin 1991 ka pasur luftëtarë që kanë luftuar në atë vit dhe se në atë kohë ka kercitur pushka e parë kundër Serbisë.

"Ka pas edhe ka luftëtarë që kanë qenë prej vitit 1991 edhe luftëtarë të tjerë që nuk kanë qenë në ushtrinë ushtarake hiq edhe kanë qenë ushtarë prej 30.12.1991 sepse atë ditë kërset pushka e parë kundër Serbisë edhe dhjetra djem i vijnë në ndihmë Adem Jasharin", ka shkruar në një koment Geci në njërën prej faqeve të vendit.

Geci, ka shkruar duke thënë se sëbashku me një shok të tij kishin kërkuar se a kishte pasur fotografi me emrin UÇK para vitit 1997 por nuk kishin gjetur, madje këtë emër nuk e kanë gjetur as në kallashnikovët e Adem Jasharit.

Në fund Geci në këtë koment ka kërkuar që në Ligjin për veteranë të futet edhe në nen ku do të quheshin dezerter të gjithë ata që e kanë lëshuar Kosovën dhe kanë ikur në Zvicër dhe vende tjera deri në ditën e përfundimit të luftës, ka shkruar Geci.

The post Nxehet situata mes Gani Gecit dhe Daut Haradinajt: Të kallxoi unë ty kush ka luftu appeared first on DRENICA PRESS.

Asamblisti Bylykbashi: Nisma e kryetarit Lladrovci është selektiv dhe nuk ka motiv zbatimin e ligjit

Posted: 19 Mar 2018 01:09 AM PDT

Asamblisti i VV-së, Sokol Bylykbashi, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka shkruar se rasti i kompanisë "Kodra" paraqet krim të madh ekonomik në Drenas.

"Rasti i kompanisë “Kodra” paraqet krimin më të madh ekonomik që ka ndodhur në komunën tonë prej se jam anëtar i KK. Sot tre vjet nga deklarimi im në KK kundër dhënies së 40 hektarëve shtesë në shfrytëzim të kompanisë “Kodra”, ka thënë Bylykbashi.

Ai ka shtuar se paralajmërimi i tij është vërtetuar por nuk është trajtuar seriozishtë nga organet e drejtësisë.

"Paralajmërimi im i bazuar tashmë është vërtetuar. Ndërkaq kallëzimi penal që e kam bërë kundër zyrtarëve komunalë dhe të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale nuk është trajtuar seriozisht nga organet e hetuesisë", ka shtuar Bykykbashi.

Për Bylykbashin nisma e kryetarit të komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci për t'ia marr parcelën kompanisë "Kodra" dhe rikthyer komunës, është selektiv!

"Me nismën e kryetarit në këtë vit KK ia ka marrë parcelën kompanisë “Kodra”, të cilën ia kishte dhënë tre vjet më parë. Veprimi i kryetarit (në këtë rast i drejtë) është selektiv dhe nuk ka motiv zbatimin e ligjit", përfundon regimi i Bylykbashit./Drenicapress.info

The post Asamblisti Bylykbashi: Nisma e kryetarit Lladrovci është selektiv dhe nuk ka motiv zbatimin e ligjit appeared first on DRENICA PRESS.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more