Skip to main content

“Bruksel, sot raundi i ri i bisedimeve Kosovë-Serbi” plus 9 more Gazeta SHQIP

“Bruksel, sot raundi i ri i bisedimeve Kosovë-Serbi” plus 9 more Gazeta SHQIP


Bruksel, sot raundi i ri i bisedimeve Kosovë-Serbi

Posted: 19 Mar 2018 01:21 AM PDT

Në Bruksel, nga sot deri më 21 mars, zhvillohet raundi i ri i bisedimeve midis Kosovës dhe Serbisë, në nivel ekspertësh.

Tema të bisedimeve do të jenë zbatimi i marrëveshjeve për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, energjetikën dhe lirinë e lëvizjes.

Delegacioni i Kosovës udhëhiqet nga Avni Arifi, ndërsa ai i Serbisë nga Marko Gjuriç.

Rrethi paraprak i bisedimeve në nivel ekspertësh është zhvilluar më 26 dhe 27 shkurt në Bruksel.

Të shtunën, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç ka thënë se këtë javë do të takojë presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

19 mars 2018 (gazeta-Shqip.com)

Moti i keq, Durrësi nën pushtetin e ujit

Posted: 19 Mar 2018 01:03 AM PDT

Reshjet e dendura të shiut në orët e para të mëngjesit kanë mbuluar disa rrugë e trotuare në qytetin bregdetar të Durrësit.

Nga sa mund të dallohet edhe nga fotot e mëposhtme uji që ka kaluar mbi nivelin e trotuarve ka vënë në vështirësi lëvizjeje si kalimtarët, ashtu edhe makinat.

19 mars 2018 (gazeta-Shqip.com)

MBI TEATRIN KOMBËTAR DHE PARTNERITETIN PUBLIK-PRIVAT

Posted: 19 Mar 2018 12:36 AM PDT

Foto ilustruese

BAJRAM PEÇI

Është e njohur që njerëzit me pushtet janë më të fortë se qytetarët e tjerë. Me pushtetin që u ka ardhur në dorë ata mund të shndërrohen, në mos tiranë, në njerëz që pushtojnë hapësirat e lirisë intelektuale. U imponojnë të tjerëve të pranojnë atë që ata pëlqejnë dhe mendojnë. Një të tillë sjellje u përcolli qytetarëve kryeministri Edi Rama për ndërtimin e teatrit të ri. Po pranoj që në krye se jam dakort që ndërtesa e vjetër të prishet, madje sa më parë, sepse nuk është e denjë për emrin që mban. Por nuk mund të jem si qytetar dakort me projektin e afruar. Çdo argument i parashtruar deri tani në media, përfshi dhe të qenit autoritet bashkohor i danezit projektues, s'më ngjisin dhe nuk janë bindëse.

Të gjithë njerëzit me mend në kokë besoj se do të bien dakort kur të afroj (edhe pa qenë nevoja të jesh arkitekt, se s'është domosdoshmërisht e nevojshme) shembujt e stilit dominues arkitektonik, klasik e neoklasik, që janë përdorur në Europë dhe Amerikë, për ndërtimin e pallateve të drejtësisë dhe teatrove. Lutem vëmendje! Po përsëris: drejtësisë dhe teatrot!

Si një stil i bazuar në format antike të arkitekturës greke dhe arkitekturës romake, arkitektura neoklasike u imitua prej shteteve të qytetëruara në një masë më të madhe te ndërtimet që përmendëm. Të paktën prej tre shekujsh, projektuesit e ndërtimeve të teatrove kombëtare dhe pallateve të drejtësisë (gjykata e prokurori) kanë vazhduar të marrin hua nga modelet greke dhe romake shtyllat Dorike, Jonike e Koritnike, si dhe trekëndëshin e epërm ballor të mbulesës.

Mund të thuhet se neoklasicismi është stili më i popullarizuar i ndërtesave ku punon qytetari i botës së artit e të drejtësisë, madje dhe të shumë institucioneve shtetërore. Ato nuk ishin rastësi në zgjedhje e aq më pak shije personale e kryeministrave apo kryetarëve të bashkisë. Përkundazi, ishin të motivuara dhe projekti u besohej pesonaliteteve më të larta të artit e krijuesve më në zë të arktekturës.

Përmes ndërtesave hijerënda qytetarëve u përcillej autoriteti i shtetit, pushteti i tij dhe respekti i lartë që duhej të ushqehej ndaj artit dhe drejtësisë. Teatrot dhe pallatet e drejtësisë të thoshnin: ne jemi shteti dhe kultura! Mermeri dhe pamja e tyre i jep qytetarit siguri, përmes arkitekturës te pallatet e drejtësisë popullit i jepet kuptimi i nënshtrimit vullnetarisht ndaj ligjit, ndërsa te arkitektura e teatrove u plazmohet qytetarve dëshira për edukim e qytetari.

Arkitektura klasike e teatrove europiane, me bukurinë që shfaqin, ja ka dhënë popullit objektin art si harmoni, si edukim dhe si virtyt. Shihni jo larg, por fqinjët, si i kanë teatrot? Athina, Zagrebi, Beogradi, Bukureshti, Sofia, ndërtimet teatrore janë klasike e neoklasike, me imitime ballore të panteonit. Tani po thuhet se çfarë i

duhen këto cilësi Teatrit Kombëtar të Tiranës? Përse i duhet "fshatit" tonë kjo bukuri dhe përsosmëri e krijuar nga njeriu? Mbase kanë të drejtë! Është punë shijesh të atij që ka të drejtën parësore të zgjedhë dhe ky, si rregull, është kryeqeveritari, ndaj as që kam ndërmend të përfshihem në zënka fjalësh se rrezikoj t'i largohem pyetjes time të varfër: pse Tirana të mos e ketë teatrin në pamje siç e meriton një kryeqytet?

Në gjegje të kësaj pyetjeje të mjerë, zgjidhja është dhënë. Ky versioni ultramodernist bëhet se qeveria nuk ka para. Kësisoj është gjetur të aplikohet mënyra që la kryeqytetin me stadium pa pistë atletike, hapësirë e cila ju la në përdorim privatit, si rrjedhë e bashkëpunimit të partneritetit publik-privat. Domethënë: unë privati të ndërtoj teatrin (ku do kem dhe hapësira të mijat si pronë), ti publiku (shteti-qeveria dhe unë) më jep tokë të bollshme që të ndërtoj banesa shumëkatëshe, përmes të cilave shlyej investimin që i "fala" popullit dhe nxjerr fitime të disafishta.

Njerzimi, me natyrën e përpunuar që mori nga rruga në qytetërim, i dha fillimisht vetes dy arte, atë të muzikës dhe atë të teatrit. Të dyja shërbyen për të zbutur shpirtin e për ta zbukuruar atë. Teatrot e lashta dhe ato të periudhës së Rilindjes mbeten si vëndet më të vizituara nga turistët. Ato janë madhështore, sepse i tillë ishte kujdesi i shtetit. Ato nuk u ndërtuan me tendera publikë, as me partneritete publike-private. Ato i ndërtoi vëmendja e përqendruar e shtetit të përgjegjshëm ndaj qytetarit të vet. Diku, si në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhanë ndihmesën e tyre edhe filantropët Rokfeler e Morgan, e plot të tjerë.

Ata nuk fituan tendera, por dhuruan teatro, universitete, spitale, shkolla, biblioteka. Emrat e tyre janë simol i kapitalizmin të egër, por në fund…miliardat ja kthyen popullit, duke i ndërtuar hapësirat për edukim, kulturë e shërbim shëndetësor. Edhe "filantropët" shqiptarë kanë dhënë ndihmesën e tyre, duke sjellë Realin e Milanin për të luajtur futboll me Ersekën, si për të na turpëruar edhe më, se nuk mjaftonin bëmat e '97-tës.

Pamja e ndërtimeve me ballina të stilit klasik, me kolona dhe atë trekëndëshin, ku në më të famëshmin panteon Fidia vendosi grupin skulpturor, u përdor në një shumëllojshmëri ndërtimesh nga perandoritë mbarëbotërore dhe monarkitë feudale, nga regjimet totalitare dhe nga demokracitë. Neoklasicizmi e ktheu stilin klasik të antikitetit grek dhe romak në një nivel monumental, i cili përfshiu sidomos teatrot. Me fasada të zbukuruara nga shtylla Dorike, Jonike ose Korintike, të mbuluara ndoshta prej një kupolë të stilit të Rilindjes, teatrot të krijojnë njëherësh përshtypjen e lartësisë dhe të madhështisë së ndërtesës, por sidomos të lartësisë shpirtëror të artit.

Shqipëria s'pati kurrë mundësinë për të ngritur të paktën në një qytet të sajin, Tiranën, një teatër monumental. Nga pushtimi turk, që i kish bërë lanet teatrot, erdhëm në pushtimin italian, prej të cilit fituam këtë gërmadhën prej pupliti (tallash druri i ngurtësuar me çimento). Mbase, ata nuk do kishin ngelur tek ky ndërtim i kryer rrëmbyeshëm si strukturë e kulturës fashiste për "Pas pune", madje jam i bindur se do kishin ndërtuar një teatër monumental, po të mbeteshin dhe ca vite.

Bajram Peçi, autor i shkrimit

Të ardhurit e rinj, rusët e Bashkimit Sovjetik, sollën në Tiranë projekte ndërtesash të sovkozeve (si Shallvaret dhe ato te Bulevardi Zogu I), por kur ndërtuan në Orikum Teatrin apo Klubin e Kulturës, për ushtarakët e Traktatit të Varshavës, patën vëmendjen e duhur të bënin një të tillë siç i bën bota. Na lanë në Orikum të vetmin teatër që ka ballinë monumentale, siç i ka hije këtij arti. Ndonëse me përmasa modeste, përsëri ai është impresionues me pamjen e tij. Në periudhën kur Shqipëria pati si president zotin Mejdani, u aktualizua një lëvizje për t'i dhënë Tiranës një teatër të tillë. Si dhe pse s'u bë, pse s'ju shkua deri në fund, s'di të them?!

Mbase sot arti i teatrit nuk ka atë ndikim që pati në 2500 vjet. Diku (si tek ne, përshembëll) e humbi interesin dhe frekuentimin, sepse arti i kinemasë e zëvendësoi, por nuk humbi peshën. Është pikërisht skena e saj ku do përgatiten artistët, për të marrë rrugën drejt dyerve të artit të shtatë. Kur lindi dhe lulëzoi teatri, vlerësonin fuqinë e fjalës së folur e cila ishte metoda kryesore e komunikimit dhe tregimit. Tregimi me gojë lulëzoi në teatër, ende pa lulëzuar letërsia, madje, kjo vetë i ka fillesat me tragjeditë dhe komeditë që më parë ishin aktrim, fjalë e folur e që më pas u shkruan.

Kohë më parë kam shikuar një skicë urbanistike, mundet të ketë qenë e para e krijuar nga një arkitet austriak në fillim të viteve '20-të, për qendrën e Tiranës. Ishin ndërtesa administrative, siç i ka sot Sllovenia apo Kroacia, ishte dhe teatri, që si traditë ka qenë kurdoherë në qendrën e qytetit. Ndërtesat klasike monumetale krijonin pamjen e një qyteti europian, që se bëmë dot, herë se nuk ditëm, herë-herë se s'patëm dhe tani së fundi, se s'po duam.

Pas këtyre argumenteve të vakta, në këto çka shkrova, pyes: a është në këtë rast njeriu vendimmarrës vallë në ujdi me qytetarin? Jo me atë qytetar që është rrotull tij dhe firmos në një bordero administrate shtetërore, por me ata që motiv të vetëm nxitës për qendrimin kanë të vërtetën. Me veten mbase, por me ne të tjerët është në dizakord se kemi pikëpamje e qendrime të kundërta.

Aplikimin e partneritetit midis Qeverisë-Sektorit privat-Shoqërisë civile, ligji e vlerëson si faktor të rëndësishëm për zhvillimin dhe qeverisjen e mirë. Kjo metodë pune rrjedh nga gjëndja aktuale e borxhit të lartë publik që i rëndon popullit mbi shpinë. Që qeverija nxitet të përdori formulën e partneritetit publik-privat është gjë e mirë, por s'duhet të aplikohet për rastin e Teatrit Kombëtar dhe s'duhej të bëhej as për stadiumin, i cili, për më tepër mbështetej me fonde edhe nga UEFA.

Nuk di se sa do kushtojë ajo hapësirë ndërtimi, që "partneriteti publik-privat" na fal e që do shërbejë si teatër, por di se taksapagesit shqiptarë sapo paguan një gjobë të majme për prishje të një ndërtimi të kundraligjshëm, që besoj se do ishte mjaftueshëm për të ndërtuar një teatër të denjë, ashtu siç bota e qytetëruar i ka. Jo një, por dy teatro si ato që ka bota do kishim ndërtuar me gjobën që morëm ngase u prish një marrëveshje konçesionare me General Elektrik për ndërtimin e një linje të shpejtë hekurudhore Tiranë-Durrës. Rreth 30 milion euro na kushtoi grisja që

Saliu i bëri "një cope letre", dhe tren as pati dhe as do ketë shpejt, teatër jo që jo!

Pra, kjo puna e ndërtimit të teatrit dhe e parave që duhen na qenka punë qeverisje, ndaj ska pse t'i lutim hokatarët që të heqin dorë nga talljet e tyre, dmth: ne nuk ndërtojmë dot teatër pa bashkëpunimin publik-privat! Ka disa parime të lashta prej të cilave nuk është e vështirë të nxirren edhe rregullat përkatëse. Njëra prej tyre ka të bëjë me qeverisjen: cilët do jenë qeverisësit, pyetej në kohën e Sokratit dhe Platonit, koha kur lulëzonte teatri? Gjegja që vjen nga ata shekuj të largët përvoje, është: më të mirët e të moshuarve do qeverisin, kurse më të rinjtë do qeverisen. Të moshuar, jo se duhet të kenë mjekër, por sepse duhet të jenë të matur për të ruajtur shtetin e për të vepruar në dobi të shtetit.

Sido që të jetë vendimmarrja, një gjë dihet mirë, qeveritë dhe qeveritarët shkojnë e vijnë ndërsa teatri mbetet. Duke qenë kundër ndërtimit të Teatrit Kombëtar me partneritetin publik-privat, nuk dua që ndokush të më mallkojë kur ta mbyll këtë shkrim me propozimin: jemi dakort me vendosjen e një takse për shqiptarët, vetëm e vetëm që teatri të ndërtohet nga shteti. Boll hapësira të gjelbëra lulishtesh e terrene sportive i mori banda e ndërtuesve Tiranës!

19 mars 2018 (gazeta-Shqip.com)

Horoskopi – 19 mars 2018

Posted: 18 Mar 2018 11:00 PM PDT

DASHI

Gjërat po shkojnë mjaft mirë sot. Çdo veprim i juaj do të bëhet në mënyrën e duhur. Ju do të realizoni gjithçka që dëshironi në këtë ditë, dhe në mbrëmje mund të argëtoheni.

DEMI

Do të jeni pjesë e disa ndryshimeve të rëndësishme. Ju do të doni të bëni shumë gjëra, por kjo nuk është dita që t'i realizoni ato sipas mënyrës suaj. Duhet të jeni më realist.

BINJAKËT

Një ditë mjaft pozitive për të menduar. Gjërat duhet të ecin vetë, duke mos menduar shumë organizimin dhe planifikimin e veprimeve tuaja. Kështu, gjithçka mund të bëhet realitet.

GAFORRJA

Do të shprehni veten në mënyrën më të mirë. Mirë është të bazoheni te idetë tuaja, për të vepruar në mënyrën që dëshironi. Bisedoni dhe me partnerin, për ta pasur më të lehtë.

LUANI

Sot do të keni një ditë aktive me miqtë tuaj. Ju duhet të merrni pjesë në biseda të ndryshme intelektuale. Pasi kështu, do të vlerësoheni nga shoqëria dhe personat më të rëndësishëm.

VIRGJËRESHA

Do të keni sukses, kur të largoheni nga një projekt që mendonit se ishte i rëndësishëm. Ju keni pushtetin dhe aftësinë për të ndryshuar ato që doni. Kaloni një mbrëmje me miq.

PESHORJA

Duhet të shikoni sesi janë gjërat realisht, në situata që janë të rëndësishme për ju. Ju keni energjinë e duhur për të bërë çdo gjë që doni. Merrini ide të ndryshme miqve tuaj.

AKREPI

Sot duhet të jeni të vëmendshëm. Qëndroni i integruar në situata të ndryshme ku do të merrni pjesë. Mos impononi të tjerët, për ato çfarë   doni, dhe sigurohuni që ju të dëgjoheni.

SHIGJETARI

Atë gjë që nuk do ta realizoni në një vend, do ta bëni realitet diku tjetër. Ju do t'i përdorni ndjenjat tuaja në mënyrën e duhur. Duhet të jeni më objektiv në profesion.

BRICJAPI

Do t'ju vijnë mendime të reja, që ju favorizojnë për të bërë gjërat tuaja. Mënyrat e vjetra nuk janë të duhurat për të pasur sukses. Shikoni idetë e reja interesante.

UJORI

Keni energjinë e duhur për të qenë të vendosur në veprimet tuaja. Çfarë do rruge që të zgjidhni, është e mirë për ju, pasi kjo ditë ju favorizon. Ju keni sukses në punë tuaj.

PESHQIT

Sot është një ditë pozitive në aspektin e komunikimit me të tjerët. Ju mund të bëni ndryshime të rëndësishme aty ku dëshironi. Në këtë mënyrë, planet tuaja do të ecin përpara.

Motoçikleta përplaset me makinat, një person në spital

Posted: 18 Mar 2018 03:31 PM PDT

Një aksident me pasojë plagosjen ka ndodhur në Divjakë. Ngjarja mësohet se ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme ku një motocikletë tip “Piago” me drejtues L.M., 23 vjeç, është përplasur me mjetet tip “Fiat” me drejtues A.S., 35 vjeç dhe “Volksëagen” me drejtues K.P., 37 vjeç, që të tre banues në Divjakë.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motoçiketës i cili nuk ka probleme për jetën dhe  pasagjeri në motoçikletë, shtetasi R.M., 17 vjeç, i cili u dërgua në Spitalin e Traumës Tiranë për mjekim më të specializuar.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

18 mars 2018 (gazeta-Shqip.com)

Tripleta e 50-të e Ronaldos i jep fitoren Realit ndaj Gironas (Video)

Posted: 18 Mar 2018 03:05 PM PDT

Real Madrid këtë herë nuk ka bërë hap fals duke fituar brenda në Santiago Bernabeu me rezultatin 6-3 ndaj Girona-s. Ishte një ndeshje që u sigurua në pjesën e dytë nga Real që vuajti në pjesën e parë ndaj një Girona tepër luftarake. Megjithëse ishte Ronaldo ai që me një gol fantastik zhbllokoi rezultatin në minutën e 11', miqtë papritmas barazuan me ish-sulmuesin e Middlesbrough Stuani në minutën e 29'.

Pas pushimit Zidane do të ketë thënë fjalë motivuese pasi skuadra e tij ishte më agresive dhe gjeti dy gola të shpejtë në të 7' dhe 59' që vranë ndeshjen. Në minutën e 64' Ronaldo kompleton tripletën e tij të merituar dhe shton edhe një të katërt në minutat shtesë(e 50-ta në të gjitha kompeticionet) dhe Real Madrid tri pikë të rëndësishme në luftën për një vend mes katër më të mirëve.

Goli i dytë i Girona-s i shënuar nga Stuani ishte thjesht sa për statistikë, por gjithsesi kjo do të jetë një mbrëmje e paharrueshme për rumunin pasi nuk ndodh shpesh që të shënosh dy gola ndaj Real. Edhe Bale nga Real dhe Juanpe gjetën rrjetën në fund të takimit duke e kthyer ndeshjen në festival golash.

Me këtë fitore, dhe disfatën e Atletico-s ndaj Villarreal, Los Blancos tashmë ndodhen vetëm katër pikë larg vendit të dytë që mund të quhet objektivi i vetëm për këtë sezon në La Liga pasi Barcelona vazhdon të mbetet plot 15 pikë larg Real.

18 mars 2018 (gazeta-Shqip.com)

Njihuni me vajzën që trukohet si kukull! (Foto)

Posted: 18 Mar 2018 02:50 PM PDT

Studentja me origjinë londineze, Alice Hochfeidt ka një hobi shumë të veçantë: të trukohet si një kull porcelani. Por për shkak të ndrojtjes dhe ankthit të saj, e ndërgjegjshme që "look"-u që përfaqëson mund të tërheqë shumë vëmendje, refuzon të shfaqet vetë në publik. Megjithatë, ajo ka ndarë fotografitë e dhe videot e saj në rrjetet sociale. Në veçanti në Instagram, ku ka më shumë se 22 mijë ndjekës.

18 mars 2018 (gazeta-Shqip.com)

Napoli fiton dhe i afrohet Juves, Lacio barazon me Bolonjën

Posted: 18 Mar 2018 02:42 PM PDT

Nuk ishte Lorenzo Insigne, as Dries Mertens, por Raul Albiol heroi i Napolit në sfidën e shtëpisë me Genoan. Skuadra e Maurizio Sarrit djersiti shumë për të gjetur golin me sulmuesit, megjithatë u desh kërcimi i fuqishëm me kokë i mbrojtësit shtatlartë për të "gjunjëzuar" Genoan. Ishte minuta e 72-të e sfidës, kur harkimi nga këndi u devijua për në rrjetë nga spanjolli.

Deri në ato momente Insigne dhe Mertens kishin provuar gjithçka për të shkuar te goli, por tentativat e tyre rezultuan të pasuksesshme.

Edhe një fitore pa shkëlqim i vlen shumë Napolit, që përfitoi nga barazimi 0-0 i Juventusin në fushën e Spalit për ta ngushtuar në vetëm dy pikë diferencën me kryesuesit.

Tjetër rezultat zhgënjyes për Lazion, që barazoi 1-1 në "Olimpico" me Bolognan. Fillimi i sfidës ishte si për t'u harruar për bardhekaltrit, që pësuan gol që në minutën e 3-të, me autor Verdin. Gjithsesi, skuadra e Inzaghit reagoi shumë shpejt, pasi në të 16-ën Lucas Leiva ktheu baraspeshën pas një lëvizjeje të zgjuar në zonë.

Më shumë se 75 minuta lojë pati në dispozicion Lazio për të gjetur golin e barazimit, por rezultati 1-1 mbeti i pandryshuar. Më këtë barazim Lazio humbi mundësinë për t'i rimarrë vendin e katërt Interit, ndërsa nga pas e kërcënon Milani me vetëm 4 pikë më pak.

18 mars 2018 (gazeta-Shqip.com)

Princi saudit do të takohet me Trumpin më 20 mars

Posted: 18 Mar 2018 02:28 PM PDT

Trashëgimtari i fronit mbretëror i Arabisë Saudite do të takohet me presidentin amerikan, Donald Trump në Uashington më 20 mars dhe të dy pritet të bisedojnë mbi strategjitë për të luftuar ndikimin e Iranit në Lindjen e Mesme dhe në Gjirin Persik.

Princi 32-vjeçar, Muhammad bin Salman gjithashtu pritet të flas me Trumpin për ndryshimet politike dhe kulturore që ai po zbaton në Arabinë Saudite.

Princi e kishte pritur me nderimet më të larta Trumpin në Riad, 10 muaj më parë.

Irani dhe Arabia Saudite janë të përfshira në luftën në Jemen, ku Teheranët mbështetë rebelët Huthi në luftimet kundër forcave qeveritare të Jemenit që mbështeten nga Arabia Saudite.

Irani ka mohuar pretendimet se furnizon me armë rebelët. Shtetet e Bashkuara dhe sauditët kanë paraqitur fakte që, sipas tyre, ëshmojnë se Irani furnizon me raketa rebelët.

18 mars 2018 (gazeta-Shqip.com)

Ish-velina tregon jetën familjare në Instagram (Foto)

Posted: 18 Mar 2018 01:59 PM PDT

Duket një foto perfekte: Melissa Satta, Kevin Prince Boateng dhe i vogli Maddox mes tyre në divanin e shtëpisë. Por pas fotove seksi, ish-velina i ka dhuruar edhe disa foto si shtëpiake fansave të saj në rrjetet sociale, në ambiente të ndryshme të shtëpisë. Për fat të keq Boateng shfaqet në një foto me çorape të grisura, gjë që nuk i ka shpëtuar syrit të kujdesshëm të fansave.

Pas fotove seksi, ish-velina e njohur në Itali ka lënë një hapësirë të madhe edhe për jetën familjare, për gatimin, ambientet e shtëpisë, sigurisht edhe kohës që kalon me bashkëshortin e saj.

 

18 mars 2018 (gazeta-Shqip.com)

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more