Skip to main content

“Hyri të vidhte në shtëpinë e një inxhinieri, çdo lëvizje e tij kapet prej kamerave (Video)” plus 2 more Telegrafi Dështime

“Hyri të vidhte në shtëpinë e një inxhinieri, çdo lëvizje e tij kapet prej kamerave (Video)” plus 2 more Telegrafi Dështime


Hyri të vidhte në shtëpinë e një inxhinieri, çdo lëvizje e tij kapet prej kamerave (Video)

Posted: 21 Feb 2018 02:54 PM PST

Darren Gaylor ka hyrë të vidhte në shtëpinë e një inxhinieri në Plymouth të Anglisë, që kishte kamera në çdo cep.

Filmimet e tregojnë 43-vjeçarin, teksa kërcen murin dhe hyn në oborr gjatë mesditës, pastaj shfrytëzon një palë shkallë që të hynte nga dritarja e katit të dytë, transmeton Telegrafi.

I dyshuari është identifikuar menjëherë, pasi ishte i liruar me kusht për tri vjedhje tjera, ndërsa kishte histori të gjatë abuzimi me heroinë.

Atë e arrestuan menjëherë për ta dërguar në mbajtje, ndërsa pos dënimit të mëparshëm prej dy vitesh e gjysmë, detyrohet të dalë edhe njëherë para drejtësisë. /Telegrafi/

The post Hyri të vidhte në shtëpinë e një inxhinieri, çdo lëvizje e tij kapet prej kamerave (Video) appeared first on Telegrafi.

Përplaset keq pas ngjitjes në dhjetë metra lartësi, fajin ia lë këpucëve të rrëshqitshme (Video)

Posted: 21 Feb 2018 10:09 AM PST

Damien Pullinger është ngjitur me sukses në muret paralele të një shkolle, që nuk dihet se ku ndodhet, por humbi kontrollin dhe u përplas për toke.

Fajin për këtë dështim, ai ia ka lënë këpucëve të rrëshqitshme, që ia pamundësuan të kalonte në anën tjetër, transmeton Telegrafi.

Megjithëse ka shpëtuar me lëndime të lehta, fakti që nuk kishte mjete mbrojtëse, ka mundur edhe t'i kushtonte me jetë, andaj nuk rekomandohet të provohet ndonjë ngjitje e njëjtë. /Telegrafi/

The post Përplaset keq pas ngjitjes në dhjetë metra lartësi, fajin ia lë këpucëve të rrëshqitshme (Video) appeared first on Telegrafi.

Blerësit e hutuar me produktet e zakonshme, që janë ndarë në bazë të gjinisë (Foto)

Posted: 21 Feb 2018 09:47 AM PST

Produktet e zakonshme që janë ndarë pa arsye për femra apo për meshkuj, kanë bërë që shumë blerës të shfrytëzojnë Twitterin, për të treguar rastet më ekstreme.

Kutitë e drithërave, shishet e qumështit apo globi i tavolinës, të ndara në bazë të gjinisë, duken sa qesharake as edhe ofenduese, transmeton Telegrafi.

"Kam harruar që meshkujt dhe femrat kanë lloje të ndryshme dhëmbësh", është përshkrimi i fotografisë, ku tregohet për 'dallimet' në pastën e dhëmbëve.

Megjithëse shumica i kanë shikuar këto imazhe si qesharake, të tjerët po i konsiderojnë si dallime gjinore dhe stereotipa që duhet eliminuar. /Telegrafi/

The post Blerësit e hutuar me produktet e zakonshme, që janë ndarë në bazë të gjinisë (Foto) appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more