Skip to main content

“Costacurta: Italia duhet ta zgjedh sa më shpejt trajnerin” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Costacurta: Italia duhet ta zgjedh sa më shpejt trajnerin” plus 9 more Telegrafi Futboll


Costacurta: Italia duhet ta zgjedh sa më shpejt trajnerin

Posted: 19 Feb 2018 02:36 PM PST

Alessandro Costacurta i ka tërhequr vëmendjen FIGC (Federatës Italiane të futbollit), se duhet ta zgjedh sa më shpejtë trajnerin e Kombëtares, edhe pse trajnerët e fortë si Max Allegri, Luciano Spalletti dhe Antonio Conte, janë nën kontratë. 

Ish-lojtari i Milanit, Costacurta, është zgjedhur si zëvendës komisionar për FIGC për zgjedhjet e presidentit të ri të federatës.

Ai thotë se duhet të gjendet sa më shpejt zëvendësimi për ish trajnerin, Giampiero Ventura.

Ventura e la pa Botëror kombëtaren italiane (Foto: Getty Images)

"Duhet të nxitojmë dhe ta gjejmë shpejtë trajnerin e ri, ka shumë trajnerë që na pëlqejnë ,por janë të zënë".

"Mendoni, për shembull, Allegri, Spalletti dhe Conte, të gjithë janë nën kontratë".

Conte dhe Allegri do të ishin të duhurit

Costacurta u pyet për Allegrin, duke e pyetur se a do të ishte ai kandidat nëse largohet nga Juve në fund të sezonit.

"Mendoj që në vitet mund të jetë, por ai është në bankën e një klubi të rëndësishëm", ka thënë Costacurta. /Telegrafi/

The post Costacurta: Italia duhet ta zgjedh sa më shpejt trajnerin appeared first on Telegrafi.

Djaloshi insistoi dhe mes lotësh e lutjesh më në fund merr nënshkrimin e Ronaldos në fanellën e tij (Video)

Posted: 19 Feb 2018 02:16 PM PST

Një fëmijë kishte ardhur afër autobusit të Real Madridit për ta takuar Cristiano Ronaldon, pas ndeshjes me Real Betisin dhe pse jo ta merrte një nënshkrim nga ai. 

E kur më të vërtet dëshiron diçka, atëherë edhe mund ta arrish. Këtë e tregon edhe historia e këtij djaloshi, i cili pas ndeshjes Real Betis -Real Madrid, mori atë që insistoi ta kishte.

Djaloshi duke e thirrur Ronaldon

Ai me babanë e tij kishte pritur autobusin e Real Madridit, për të takuar ose marrë një autograf të Cristiano Ronaldos.

Cristiano Ronaldo gjatë ndeshjes. (Photo by Aitor Alcalde/Getty Images)

Portugezi ishte futur në autobus pa e parë djaloshin që e priste, por ai nuk u ndal së provuari.

Fillimisht ai mori një autograf nga mbrojtësi Nacho, por nuk ishte i kënaqur dhe vazhdonte të thërriste për Ronaldon.

Nacho duke e nëshkruar fanellën e djaloshit

Pasi provoi disa herë u afrua edhe mesfushori Dani Ceballos. Ky i fundit, jo që nënshkroi fanellën e djaloshit, por e mori atë me vete në autobus për t'ia dërguar Ronaldos që t'ia nënshkruajë.

Dani Ceballos, duke nënshkruar

Ronaldo e nënshkroi fanellën dhe djaloshi i lumtur zgjati kokën te dera e autobusit dhe e falënderoi me zë të lartë.

Një histori me fund të lumtur për djaloshin i cili vrapo pastaj te babai i tij në përqafim, pasi tashmë kishte fanellën me nënshkrim të idhullit të tij, Cristiano Ronaldos.

Portugezi shënoi një gol në fitoren e Realit (5-3) përballë Real Betisit. /Telegrafi/

The post Djaloshi insistoi dhe mes lotësh e lutjesh më në fund merr nënshkrimin e Ronaldos në fanellën e tij (Video) appeared first on Telegrafi.

City nuk është aq i fuqishëm sa pretendohet, eleminohet prej FA Cup nga Wigani i kategorisë së tretë

Posted: 19 Feb 2018 01:48 PM PST

Manchester City ka treguar dobësinë e parë këtë sezon duke u mposhtur në udhëtim te skuadra e kategorisë së tretë (League One), Wigani, me rezultat minimal 1-0 duke u eleminuar nga gara e parë, FA Cup.

Gjasat e Cityt për të mbyllur trefun me katër trofe janë shuar përfundimisht pas këtij takimi.

Takimi nisi për për qytetarët, të cilët kishin sulme në atë që ishte formacioni më i fortë i Guardiolas që nuk kurseu lojtarët për këtë takim që u mendua të jetë një kafshatë e lehtë për skuadrën milionere.

Megjithatë, Fabian Delph u përjashtua pas një ndërhyrje të ashpër në fund të pjesës së parë dhe kjo vështirësoi gjërat më shumë se është pritur për mysafirët.

Në pjesën e dytë City natyrisht se doninoi, megjithatë, Wigani kishte fjalën e fundit në takim.

Grigg pas një topi të pranuar nga Elder arriti që t’i çojë në delir tifozët në stadium, duke shënuar për epërsinë (79′).

Deri në fund të takimit City tentoi që të barazonte për të siguruar nëj barazim në këtë takim dhe një ndeshje kthyese, por City nuk ja doli që ta bënte këtë.

City kështu eleminohet nga FA Cup, kurse Wigani avansohet në çerekfinale. /Telegrafi/

The post City nuk është aq i fuqishëm sa pretendohet, eleminohet prej FA Cup nga Wigani i kategorisë së tretë appeared first on Telegrafi.

Një tifoz gjerman i humbë 127 bileta të ndeshjes Bayern – Besiktas pasi i la mbi veturë

Posted: 19 Feb 2018 01:24 PM PST

“Kam shënuar autogol”, thotë tifozi turko-gjerman, Erdem Besli, i cili dëshironte që t’i gëzonte miqt e tij dhe kolegët e punës.

Sipas gazetës me bazë në Regensburg, Mittelbayerische, Besli në mënyrë të vazhdueshme ka mbledhur të holla për të blerë një numër të madh të biletave për ndeshjen e Ligës së Kampionëve.

Por, një vizitë në rrjetin e supermarketeve Aldi u dëshmua të ketë pasur kosto të lartë për tifozin në fjalë.

Teksa doli nga vetura për të blerë diçka, ai la këto bileta mbi veturën e tij dhe kur u rikthye për të vazhduar drejt në shtëpi, tek pasi arriti në shtëpi e kuptoi se i kishte lënë biletat mbi veturë dhe ato kishin humbur.

Ai në tentim për t’i gjetur këto bileta u rikthye në supermarket me shpresë nëse do t’i gjente ato.

Besli kishte shpenzuar një shumë pesëshifrore të hollash për këto bileta dhe ka dashur që t’i gëzojë shokët e tij duke i qerasur me këto bileta. Policia lokale madje publikoi një komunikatë zyrtare për humbjen e këtyre biletave.

Sidoqoftë, Besli mund të hyjë edhe më tutje në telashe pasi ai nuk i ka blerë biletat në mënyrë zyrtare, por në internet në tregun e zi.

Lirisht mund të themi se këto ditë për këtë tifoz kanë qenë të tmerrshme. /Telegrafi/

The post Një tifoz gjerman i humbë 127 bileta të ndeshjes Bayern – Besiktas pasi i la mbi veturë appeared first on Telegrafi.

Tare e pranon se De Vrij largohet në qershor, shumë klube të mëdha pas tij

Posted: 19 Feb 2018 01:24 PM PST

Lazio përmes drejtori të saj sportiv, Igli Tare ka zbuluar se Stefan de Vrij do të largohet në qershor nga klubi si lojtar i lirë.

Për të janë vënë shumë klube në radhe me Juventusin, Interin, Liverpoolin, Napolin, Manchester Cityn, Manchester Unitedin dhe Barcelonën, që kanë drejtuar sytë kah ai.

“Lazio ka tërhequr propozimin për renovimin e kontratës me De Vrij”.

“Po e tërheqim, ndërsa arsyen do ta shpjegojmë më vonë. Kjo ishte një zgjedhje e bërë pas shumë muajsh negociatash".

De Vrij dhe Immobile

“Ai ka qenë një profesionist shembullor dhe ne e falënderojmë atë për atë që do të bëjë deri në fund të sezonit. Ai i dha shumë klubit, ashtu siç edhe ne i dhamë shumë, por rrugët tona do të ndahen në qershor”, ka thënë drejtori i sportiv i Lazios, Igli Tare për Mediaset Premium.

Tani për lojtarin klubet janë vënë në rend për t'i sigurua shërbimet e holandezit.

Interi është favorit, por problemi i madh mbetet: kualifikimi për në Ligën e Kampionëve.

Thomas Strakoscha e Stefan De Vrij

Juventusi po ashtu është në garë por numri i qendërmbrojtësve është i madh aktualisht.

Milan gjithashtu kërkon një partner të fortë për Leonardo Bonuccin dhe Alessio Romagnolin, por edhe Napoli nuk mbetet prapa.

Disa klube të Ligës Premier janë në garë me Liverpoolin, Manchester Cityn dhe Manchester Unitedin, por edhe Chelsean që e duan holandezin në skuadrat e tyre.

Barcelona shihet si opsion, por edhe Atletico Madridi. /Telegrafi/  

The post Tare e pranon se De Vrij largohet në qershor, shumë klube të mëdha pas tij appeared first on Telegrafi.

Casillasi i kërkon agjentit të tij t’ia gjejë një klub në Itali

Posted: 19 Feb 2018 12:51 PM PST

Portieri veteran, Iker Casillas, i ka kërkuar agjentit të tij t;ia gjejë një klub në Serie A, pasi që nuk do ta vazhdojë kontratën me Porton.

Sipas Calciomercato.it, portieri 36 vjeçar nuk dëshiron ta mbyll karrierën dhe po kërkon një eksperiencë të re.

Ai u bashkua me Porton në vitin 2015 pasi u largua nga Reali, ndërsa kontrata aktuale i skadon në qershor.

Tani ai ësht i interesuar për një aventurë të re dhe Serie A shihet në horizont.

Casillas

Madje ai i ka kërkuar agjentit të tij, që të fillojë të kërkojë një ekip në Itali.

Po ashtu për Casillasin ka pasur interesim nga MLS në SHBA.

Casillas është një nga portierët më të mirë në histori të futbollit, ndërsa ka fituar gjithçka si me klub ashtu edhe me Kombëtare. /Telegrafi/

The post Casillasi i kërkon agjentit të tij t'ia gjejë një klub në Itali appeared first on Telegrafi.

Historia e dhimbshme e Hakan Sukurit, nga hero në tradhtar – I detyruar të ikte nga vendi i tij, tani jeton në arrati (Foto)

Posted: 19 Feb 2018 12:34 PM PST

Është një fotografi e famshme në Turqi, ku njëri prej futbollistëve më të mëdhenj të këtij vendi, Hakan Sukur, martohej, ndërsa për dëshmitar i kishte presidentin aktual, Recep Tayyip Erdogan, dhe kundërshtarin e tij të madh Fethullah Gulen.

Një dasmë ku fillonte për futbollistin një jetë e re, që pritej të ishte e lumtur, por për Sukurin shumë gjera nuk shkuan ashtu siç i kishte menduar.

Gruaja me të cilën u martua atë ditë, vdiq, babai i tij ishte në burg, duke ndërruar jetw pastaj, ndërsa lojtari që kishte 112 paraqitje me Turqinë është në arrati.

Kur Sukur u martonte, Erdogan e kurorzoi, e Gulen ishte dëshmitar

Ai nuk mund të kthehet në vendin e tij, pasi mund të përballet me akuza për rebelim ndaj presidentit dhe qeverisë.

Sukur mund të dënohet me burg të përjetshëm. Ai nuk e ka parë më kurrë babanë e tij, dhe admirimi që kishte e ka humbur. Sukur e ka humbur vendin dhe shtetin e tij.

Shjkur kur iu fut politikës

Shumë futbollistë kanë pasur rënie, por kjo e Sukur është një rrëfim i dhimbshëm.

Ai ishte legjendë, njihej me nofkën Demi i 'Bosforit'.

Fitoi edhe në Evropë me Galatasarayin e tij

Sukur kishte gjithçka: Rekordmen për gola me Galatasarayn dhe kombëtaren e tij, respekt të madh edhe nga fansat e gjigantëve tjerë, Fenerbahce dhe Besiktas. Ai ka luajtur edhe në Evropë me klube si Torino, Inter, Parma dhe Blackburn Rovers.

Ai njihet për golin më të shpejtë në histori të Kampionateve Botërore, pasi kundër Koresë së Jugut shënoi pas 10.8 sekondave.

Kapiten dhe rekordmen me Turqinë

Pas moshës 36 vjeçare, punonte si analist dhe iu fut politikes. Ai u bashkua me partinë konservatore AKP, partia që është në pushtet sot.

Martesa e tij e parë u mbyll me divorc. Ish gruaja e tij Esma vdiq në vitin 1999, nga një termet që mori jetën e 17 mijë personave në Izmir dhe Stamboll.

Ai ishte i ditur dhe erdhi si njeri serioz, gjithmonë interesant dhe intrigues. Ai u martua përsëri dhe kishte tre fëmijë.

Mendimet e tij politike e çuan atë në majë, duke u bërë deputet për Partinë për Drejtësi dhe Zhvillim, Partia e Erdoganit.

Sukur me Gulenin

Por ai mbajti një lidhje të ngushtë me Gulenin, njeriun tjetër në fotografin e dasmës.

Gulen është një figurë e fshehtë që jeton në Pensilvani (SHBA), por që dëshiron të kthehet në Turqi për ta drejtuar shtetin.

Në vitin 2013, kur qeveria vendosi t'i mbyllë shkollat ​​e drejtuar nga Gulenistat (kanë një rrjet të gjerë të shkollave në mbarë botën), Sukur dha dorëheqjen nga partia që ishte në qeveri dhe u bë deputet i pavarur.

Futbolli tani dukej shumë larg dhe problemet e tij po fillonin. Ai tashmë kishte filluar të ballafaqohej me polemika, pasi në një konferencën ai kishte pranuan të ardhmen e tij shqiptare, shkruan Guardian, transmeton Telegrafi.

Kur luante te Interi

“Unë jam shqiptar, dhe si i tillë nuk jam turk”, kishte thënë ai në atë kohë.

Në 2016, Sukur u padit për fyerje të presidentit në mediat sociale. Për të filloi një gjyq në mungesë në muajin qershor, pasi sipas prokurorëve, fjalët e tij ishin të lidhura qartë me Erdoganin.

Pastaj, në korrik, ai u fajësua si Gulenist.

Në mes të qytetit më të populluar në Evropë, kishte filluar 'puçi' që tashmë ishte bërë i njohur nga të gjithë. Më shumë se 300 njerëz humbën jetën, atë ditë.

Një muaj më pas, 120,000 njerëz humbën vendin e punës dhe 50,000 u arrestuan. Çdokush që kishte simpati për Gulenin ishte i dyshuar. Një urdhër arresti u lëshua edhe për Sukurin në gusht.

Fitues i medaljes së brozntë me Turqinë

Prokurorët e Sakaryas e akuzuan atë për anëtarësim në një grup terrorist të armatosur, pasi Turqia tani kështu e njeh organizatën e Fethullah Gulen.

Sukuri kishte një shans të heqë dorë nga Gyleni dhe të siguronte lirinë dhe sigurinë e tij, por nuk e pranoi këtë.

Babai i Sukurit, Selmeti, u prangos në një xhami në Adapazar. Ata e akuzuan për mbështetje financiare të 'grusht shtetit' dhe pasuritë e familjes u konfiskuan.

Sukur arriti të ikë në SHBA. Në qershor babai i tij u raportua se kishte vdekur nga kanceri.

Sulmuesi im famshëm mbetet në mërgim, i rrethuar nga kujtimet e karrierës së tij të shkëlqyer në futboll, por që asnjë sukses nuk njihet më në vendin e tij. /Telegrafi/  

The post Historia e dhimbshme e Hakan Sukurit, nga hero në tradhtar – I detyruar të ikte nga vendi i tij, tani jeton në arrati (Foto) appeared first on Telegrafi.

Conte thotë se ka një plan për Barcelonën: Nuk duhet ta ndalim vetëm Messin

Posted: 19 Feb 2018 12:14 PM PST

Menaxheri i Chelseat, Antonio Conte, ka folur para gazetarëve para duelit të madh ndaj Barcelonës që zhvillohet të martën mbrëma.

Italiani u paraqit në konferencën për shtyp mjaft i qetë pas rezultateve të fundit mjaft pozitive të ekipit të tij.

Ai mbi të gjitha thekson skuadra e tij duhet që të ketë entuziazëm dhe të kënaqet me këtë ndeshje të madhe.

Hazard gjatë stërvitjes me skuadrën, Foto: Twitter

“Ne po flasim për një ndeshje shumë të madhe dhe nuk do të jetë e lehtë, por duhet të jemi të ngazëllyer për ndeshje të këtij lloji. Ne duhet të kemi ambicien për të luajtur futbollin tonë”.

“Chelsea e fillon takimin si jofavorit dhe këto dy ndeshje do të jenë të rëndësishme për të gjetur nivelin tonë në këtë garë. Ne duhet të jemi të ngazëllyer për këtë sfidë që na pret të martën”, theksoi italiani.

Gjithçka rreth Chelseat Gjithçka rreth Chelseat

Conte më tej thotë se ka një plan të qartë për këtë lojë, e ndërsa vlerëson Messin si lojtarin më të mirë në botë, thotë se ai nuk është i vetmi që duhet të ndalet te Barcelona.

“Messi është lojtari më i mrië në botë, por ka lojtarë të tjerë në ekipin e tyre që ne duhet t’i ndalojmë së shënuari, e po ashtu duhet të punojmë shumë si ekip për ta bërë një gjë të tillë”.

“Ne kemi një plan për këtë ndeshje dhe është me rëndësi që të zgjedh lojtarët që janë në formë të mirë, e më pas të bëjmë më të mirën gjatë ndeshjes. Duhet të përballemi me Barcelonën me fuqinë tonë më të madhe dhe të luajmë me entuziazëm dhe pasion”, përfundoi i pari i Chelseat.

Chelsea dhe Barcelona takohen të martën me filim nga ora 20:45.

/Telegrafi/

The post Conte thotë se ka një plan për Barcelonën: Nuk duhet ta ndalim vetëm Messin appeared first on Telegrafi.

Valverde: Ndeshje e vështirë me Chelsean, por do të mundohemi të kalojmë tutje

Posted: 19 Feb 2018 11:31 AM PST

Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, ka thënë se do të mundohen që të rrisin ritmin dhe shënimin e golave në Ligën e Kampionëve që nga ndeshja me Chelsean. 

Këtë sezon katalunasit nuk kanë arritur të shënojnë shumë gola si mysafir, siç jemi mësuar në të kaluarën.

“Këto janë statistikat që kemi dhe të japin idenë se sa e vështirë është konkurrenca. Nuk është vetëm këtë sezon, por edhe më parë".

Dëshiron kualfikimin tutje

"Ne do të përpiqemi të shënojmë, ndërsa në të njëjtën kohë duhet ta dimë se sa i fortë është rivali".

“Ata janë një ekip fizik që mbrohen mirë dhe mund të na shkaktojë probleme në kundërsulm. Nesër është një tjetër lojë dhe ne do të bëjmë atë që mundemi për të kaluar tutje”.

Çuditërisht Lionel Messi nuk ka arritur asnjëherë t'i shënojë Chelseat.

Ai pret gol nga Messi

“Nuk jam i sigurt nëse duhet të llogarisim në këtë fakt, por e di se ndeshja e nesërme është e rëndësishme për të gjithë, për Messin, për mua dhe për të gjithë në Barcelonë”.

"Leo ndoshta nuk ka pasur fat kundër Chelseat, por kjo është një e kaluar”, ka thënë Valverde. /Telegrafi/   

The post Valverde: Ndeshje e vështirë me Chelsean, por do të mundohemi të kalojmë tutje appeared first on Telegrafi.

Petit: Guardiola kishte probleme me holandezët kur luanim te Barcelona

Posted: 19 Feb 2018 10:58 AM PST

Emmanuel Petit thotë se Pep Guardiola kishte probleme me lojtarët holandezë që në atë kohë ishin në Barcelonë.

Sipas francezit, kishte shumë ndikimi nga lojtarët holandezë që ishin ardhur nën urdhrat e Louis van Gaal gjatë asaj epoke, ndërsa Petit arriti në Spanjë së bashku me Marc Overmars nga Arsenali.

“Ka pasur shumë rivalitete në dhomën e zhveshjes, Guardiola kishte mosmarrëveshje me lojtarët holandezë, ishte shumë politik”.

Guardiola kapiten i Barcelonës

Micheal Reiziger, Frank De Boer, Phillip Cocu, Patrick Kluivert, Boudewijn Zenden ishin holandezët e Barcelonës në atë kohë.

“Ne ishim shumë të talentuar, por mbrojtja e skuadrës ishte shumë e vjetër dhe kishim shumë probleme jashtë fushës".

“Unë luajta më pak se 30 ndeshje për Barcelonën dhe shumica ishin në mbrojtje, ishte një sezon për tu harruar si personalisht ashtu edhe për klubin”.

Petit kur luante te Barcelona

Pas aventurës në Kataluni, ai kaloi te Chelsea ku në Stamford Bridge kaloi dy vite.

“Doja të kthehesha në Angli. Chelsea ishte një mundësi e rëndësishme"

"Mu desh t'ua provoja atyre se isha i kaltër e jo më një Gunner", deklaroi Petit.  /Telegrafi/

The post Petit: Guardiola kishte probleme me holandezët kur luanim te Barcelona appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more