Skip to main content

“Zyrtarë amerikanë dhe francezë bisedojnë për Iranin” plus 9 more Ekonomia Online

“Zyrtarë amerikanë dhe francezë bisedojnë për Iranin” plus 9 more Ekonomia Online


Zyrtarë amerikanë dhe francezë bisedojnë për Iranin

Posted: 23 Jan 2018 09:43 AM PST

Sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson, po takohet me ministrin e Jashtëm franecz, Jean-Yves Le Drian, derisa administrata e Shtetevetë Bashkuara po i vazhdon përpjekjet për t'i bindur aleatët evropianë për shqyrtimin e "të metave" në marrëveshjen atomike të Iranit me fuqitë botërore.

Para takimit me Tillersonin në Paris, Le Drian deklaroi se nënshkruesit e marrrëveshjes madhore të vitit 2015, me të cilën kufizohet programi atomik iranian në këmbim për lehtësim të sanksioneve, "duhet të mbesin në fjalët e tyre".

"Ky është parim themelor për të cilin ne jemi shumë të vendosur, kjo është mbështetje e marrëveshjes", tha ministri francez, duke shtuar se Agjencia Ndërkombëtare për Energji Atomike e Kombeve të Bashkuara, ka thënë se Teherani po bashkëpunon me këtë marrëveshje.

Pas takimit të djeshëm në Londër, me zyrtarët e lartë britanikë, përfshirë kryeministren, Theresa May, sekretari Tillerson tha se Shtetet e Bashkuara, Britania, Franca dhe Gjermania, kanë "pikëpamje të përbashkët se ekzistojnë disa fusha të marrëveshjes ose disa fusha të sjelljes së Iranit, që duhet të shqyrtohen".

The post Zyrtarë amerikanë dhe francezë bisedojnë për Iranin appeared first on Ekonomia Online.

Rusia nuk lejon shfaqjen e komedisë britanike “Vdekja e Stalinit”

Posted: 23 Jan 2018 09:37 AM PST

Ministria e kulturës e Rusisë e ka tërhequr licencën për shfaqjen e komedisë britanike, Vdekja e Stalinit (The Death Of Stalin"), ka raportuar agjencia shtetërore e lajmeve TASS, duke e cituar një zyrtare të filmit.

Kjo agjenci e ka cituar zyrtaren e Departamentit të filmit të kësaj ministrie, Olga Lubimova, se ka thënë se vendimi ishte marrë sot, dy ditë para se filmi të fillonte të shfaqej në sallat e kinemave në Rusi.

Ky vendim u bë pas thirrjes së regjisorit rus, Nikita Mikhailov, i njohur si personalitet konservator, për të mos lejuar shfaqjen e këtij filmi në Rusi.

TASS, po ashtu, e ka cituar personin, Yury Polyakov nga Ministria e kulturës e Rusisë, se filmi nuk duhet të shfaqet pasi përmbanë elemente të një "lufte ideologjike" kundër Rusisë.

Kritikët e Kremlinit thonë se Rusia kurrë nuk do të mund të ballafaqohet me të kaluarën, dhe veçanërisht me krimet e kryera nga shteti sovjetik nën diktatorin, Josef Stalin, nëse autoritetet i bllokojnë përpjekjet për t'i trajtuar këto zhvillime me humor.

The post Rusia nuk lejon shfaqjen e komedisë britanike "Vdekja e Stalinit" appeared first on Ekonomia Online.

OSCAR 2018, “The Shape of Water” udhëheq me nominime

Posted: 23 Jan 2018 09:31 AM PST

Nominimet për Çmimet Oscar të Akademisë së 90-të, janë publikuar dhe "The Shape of Water" udhëheq me nominime.

Fantazia romancë e Guillermo del Toro ka marrë gjithsej 13 nominime, duke përfshirë këtu edhe për filmin më të mirë.

Veç kategorisë për filmin më të mirë, "The Shape of Water" është nominuar edhe për regjinë më të mirë me del Toro, çmimet për aktrim për Sally Hawkins, Octavia Spencer dhe Richard Jenkins, si dhe disa kategori të tjera teknike.

Prapa nuk ngelet as filmi për Luftën e Dytë Botërore "Dunkirk" që morri gjithsej tetë nominime.

Drama e Christopher Nolan, është nominuar për filmin më të mirë, regjinë më të mirë dhe disa çmime kinematografike, megjithatë nuk është nominuar në asnjë kategori për aktrim.

Filmi që u vlerësua me disa çmime në Golden Globes e SAG, "Three Billboards Outside of Ebbing, Missouri" siguroi shtatë nominime për Çmimet Oscar.

Drama që flet për një grua e cila merret me policinë pas vrasjes së vajzës së saj, u nominua per filmin më të mirë, regjinë, aktoren në rolin kryesor për Frances McDormand dhe dy nominime per aktorët në rolet dytesore, për Sam Rockwell dhe Woody Harrelson.

Ceremonia e ndarjes së Çmimeve Oscar ka hyrë në histori mëngjesin e së martes me nominimin e "Mudbound" për fotografinë më të mirë, me kameramanen Rachel Morrison. Ajo është gruaja e parë e nominuar për këtë kategori.

Të gjitha nominimet për kategorinë e filmit më të mirë janë si vijon; "Call Me By Your Name", "Darkest Hour", "Dunkirk", "Get Out", "Lady Bird", "Phantom Thread", "The Post", "The Shape of Water", dhe "Three Billboards Outside Ebbing, Missouri".

Jimmy Kimmel do të jetë nikoqir i kësaj ngjarje, e cila  do të mbahet me 8 mars në "Dolby Theatre" në Los Angeles, California.

Nominimet për aktoren më të mirë

Sally Hawkins – "The Shape of Water"
Frances McDormand – "Three Billboards outside Ebbing, Missouri"
Margot Robbie – "I, Tonya"
Saoirse Ronan – "Lady Bird"
Meryl Streep – "The Post"

Nominimet për aktorin më të mirë

Gary Oldman – "Darkest Hour"
Timothee Chalamet – "Call Me By Your Name"
Daniel Day-Lewis – "Phantom Thread"
Daniel Kaluuya – "Get Out"
Denzel Washington – "Roman J. Israel, Esq"

Nominimet për regjinë më të mirë

Dunkirk – Christopher Nolan
Get Out – Jordan Peele
Lady Bird – Greta Gerwig
Phantom Thread – Paul Thomas Anderson
The Shape of Water – Guillermo del Toro

Nominimet e përgjithshme sipas filmave 

"The Shape of Water" — 13 nominime
"Dunkirk" — 8 nominime
"Three Billboards outside Ebbing, Missouri" — 7 nominime
"Darkest Hour" — 6 nominime
"Phantom Thread" — 6 nominime
"Blade Runner 2049″ — 5 nominime
"Lady Bird" — 5 nominime
"Call Me by Your Name" — 4 nominime
"Get Out" — 4 nominime
"Mudbound" — 4 nominime
"Star Wars: The Last Jedi" — 4 nominime

The post OSCAR 2018, "The Shape of Water" udhëheq me nominime appeared first on Ekonomia Online.

Vuçiqi: Babai po më thotë “mos nënshkruaj gjë” për Kosovën

Posted: 23 Jan 2018 09:28 AM PST

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, duke aluduar për Kosovën, ka thënë se "Serbia ka një problem shumë të madh para vetes, të cilin askush nuk dëshiron ta marrë përsipër".

"Toma Nikoliq, madje edhe Sheshel e unë, e kemi përkrahur miratimin e Kushtetutës në vitin 2006 edhe pse kemi qenë opozitë, porse kemi pasur qasje shtetformuese. Këta sot as që duan të flasin për kushtetutën, as për asnjë temë tjetër serioze, për shkak se nuk dinë ç'do të thonë", ka thënë ai për TV Happy duke folur për Kosovën.

Të gjithë mendojnë "kryeje ti Vuçiq atë punë e ne kemi për të ta hequr kokën, ndërsa më vete thonë, o Zot, faleminderit, që ne nuk duhet të merremi me atë punë", ka tërhequr vërejtjen Vuçiq pasi ka treguar se "BE kërkon caktimin e kufijve me Kosovën", transmeton Koha.net.

Ai ka rikujtuar se një zonjë në LLapnasellë (derisa të shtunën ishte për vizitë në Kosovë) i ka thënë: "Biri im, vetëm mos nënshkruaj gjë".

"Kështu më thotë edhe babai im", ka shtuar kryetari serb.

"E unë e pyes, çfarë mendon, a duhet dikush të marrë vendim në këtë vend". Atë mos e nënshkruaj, ik dhe lërua atë të tjerëve", ka thënë Vuçiq.

The post Vuçiqi: Babai po më thotë "mos nënshkruaj gjë” për Kosovën appeared first on Ekonomia Online.

Parandalimi i gurëve në tëmth

Posted: 23 Jan 2018 09:21 AM PST

Gurët e tëmthit janë depozita guri që formohen në fshikëzën e tëmthit, një organ i vogël në formë dardhe i vendosur nën mëlçi. Fshikëza e tëmthit është përgjegjëse për ruajtjen biliar-e, një fluid i gjelbër në të kaftë që është përdorur në procesin e tretjes së yndyrave.

Si formohen gurët në tëmth?

Gurët e tëmthit zhvillohen kur kristale-t formohen në biliare, janë të lëngshme dhe të ruajtura në fshikëzën e tëmthit. Me kalimin e kohës, kristalet mund të rriten dhe të krijojnë gunga të vështira guri. Ato përbëhen nga një numër komponentësh, që përfshijnë kolesterol-in, kripërat biliare, bilirubinë dhe ujë. Nëse fshikëza e tëmthit nuk arrin të zbrazet siç duhet, ose nëse, kripërat biliare të kolesterolit ose bilirubinit bëhen shumë të përqendruar, mund të zhvillohet gurë në tëmth.

Llojet e gurit në tëmth

Gurët e tëmthit mund të jenë të vegjël, sa koka e një gjilpëre, apo të mëdhenj sa një top golfi, dhe mund të ndryshojnë në numër nga 1 në 100. Shumë prej kristaleve të vogla mund të formojnë të ashtuquajturin "llum biliar". Ka 2 lloje kryesore: gurë kolesteroliti dhe gurë me pigment.

Gurët e kolesterolit janë lloji më i zakonshëm i gurëve të tëmthit. Ata janë në përgjithësi të verdhë në jeshilë, dhe mund të ndodhin në rastet kur mëlçia prodhon shumë kolesterol.

Gurët me pigment ndodhin më shpesh. Ata janë të vegjël dhe me ngjyrë kafe të errët ose në ngjyrë të zezë, dhe përbëhen nga kripëra bilirubini, kryesisht kalcium-i. Gurët me pigment priren që të ndodhin në njerëzit me cirozë, me infeksione të traktit urinar apo me çrregullime të caktuara të gjaku-t.

Sipas studimit që e transmeton ATSH, shenjat e gurëve të tëmthit dhe simptomat që kërkojnë kujdes të menjëhershëm mjekësor përfshijnë:

-Ethe, djersitje dhe të dridhura;

-Dhimbje të forta të barkut që vazhdojnë për më shumë se disa orë;

-Dhimbje barku që janë kaq intensive saqë nuk mund të uleni; ose

-Verdhëz – një zverdhje të lëkurës ose sy të bardhë.

Këto shenja dhe simptoma mund të tregojnë komplikime të rënda të tëmthit. Ethet mund të tregojnë infeksion ose inflamacion të fshikëzës së tëmthit ose të gypeve biliar-e.

Gurët në tëmth sjellin shumë komplikacione të rënda për shëndetin. E rëndësishme është që ato të trajtohen në mënyrë profesionale.

The post Parandalimi i gurëve në tëmth appeared first on Ekonomia Online.

Hoxha: Përfshirja e Kosovës në Strategjinë e zgjerimit do të definohet qartë, me afatet dhe kërkesat ndaj nesh

Posted: 23 Jan 2018 09:14 AM PST

Përfshirja e Kosovës në Strategjinë e zgjerimit që pritet të publikohet në Shkurt të këtij viti nga Bashkimi Evropian, do të definohet qartë, me afatet dhe kërkesat ndaj nesh, duke u precizuar me hapa konkret pjesëmarrja jonë në këtë proces, kërkoi Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, në takim me Stenström.

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha e falënderoi Oscar Stenström, Sekretar i Shtetit, përgjegjës për Çështje të BE-së dhe Tregtisë së Suedisë, për mbështetjen në procesin e integrimit të Kosovës në institucionet ndërkombëtare dhe Bashkimin Evropian.

Përfshirja e Kosovës në Strategjinë e zgjerimit që pritet të publikohet në Shkurt të këtij viti nga Bashkimi Evropian, do të definohet qartë, me afatet dhe kërkesat ndaj nesh, duke u precizuar me hapa konkret pjesëmarrja jonë në këtë proces, kërkoi Ministrja Hoxha, në takim me Stenström, duke shtuar se "ne do t'i kryejmë detyrat tona.

"Ne do t'i kryejmë të gjitha detyrat tona. Do të vazhdojmë ta luftojmë korrupsionin, të bëjmë reformat që kërkohen si pjesë e procesit integrues. Vëmendje e veçantë do t'i kushtohet prioriteteve të Agjendës Evropiane të Reformave dhe zbatimit të MSA-se. Andaj e vlerësojmë tejet të rëndësishme ndihmën e Suedisë në çdo proces dhe presim që BE të rikonfirmojë perspektiven evropiane të Kosovës dhe përfshirjen e saj në planet për zgjerim", deklaroi ministrja Hoxha.

Ministrja Hoxha theksoi se Suedia ishte dhe vazhdon të jetë shembull i të drejtave të njeriut dhe demokracisë, andaj edhe Kosova ka shumë çfarë përfiton nga përvojat e shtetit suedez.

The post Hoxha: Përfshirja e Kosovës në Strategjinë e zgjerimit do të definohet qartë, me afatet dhe kërkesat ndaj nesh appeared first on Ekonomia Online.

Në Tiranë marshe kundër dhunës ndaj vajzave

Posted: 23 Jan 2018 09:06 AM PST

Disa qindra studentë dhe qytetarë zhvilluan sot një marshim proteste në nderim të studentes Ariela Murati, të vrarë nga një student para Universitetit.

Me kurora, lule dhe foto në duar ata marshuan mes për mes Tiranës nga fakulteti i drejtësisë deri te ai i drejtësisë, ku ajo humbi jetën, duke protestuar në heshtje për dhunës ndaj vajzave.

Rrjeti i Monitorimit kundër Dhunës me Bazë Gjinore u kërkoi autoriteteve masa urgjente shtesë për të mbrojtur viktimat e kësaj dhune.

Studentja 21 vjeçare Ariela Murati humbi jetën nga dhuna në Tiranë, ndërsa një tjetër moshatare Paola Bisha u vra në Vlorë, pa përmendur tentativë vrasje të ndryshme ndaj grave e vajzave, transmeton voa në shqip.

41 organizata të shoqërisë civile iu kërkuan me një deklaratë të përbashkët presidencës, parlamentit dhe qeverisë masave urgjente, për të rritur raportimin e rasteve të dhunës ndaj grave dhe vajzave, në të gjitha format që ajo paraqitet, duke përfshirë edhe kërcënimet për kryerjen e këtyre akteve, si në jetën publike, ashtu edhe private.

"Askush nuk ka të drejtë të konsiderojë vajzat dhe gratë si pronë të tyre. Refuzimi nga vajzat dhe gratë për të qenë në një marrëdhënie dashurie, bashkëjetese a martese ose e drejta për të ndërprerë këto marrëdhënie janë shprehje e lirisë së personit dhe duhet të respektohen nga kushdo qoftë" – thonë ata në deklaratë.

Anëtarët e Rrjetit të Monitorimit kundër Dhunës me bazë Gjinore bënë thirrje që të rishikohet legjislacioni, ku të shtohen masat mbrojtëse në rastet e dhunës në familje dhe në format e tjera të dhunës ndaj grave. "Konventa e Këshillit të Europës "Për Parandalimin dhe Goditjen e Dhunës ndaj Grave dhe Dhunës në Familje" dhe Raporti i GREVIO-s për Shqipërinë kërkojnë nga autoritetet që urdhrat me karakter shtrëngues dhe mbrojtës të jenë të vlefshme për viktimat e të gjitha formave të dhunës" – thuhet në deklaratë.

Veprimtarët theksuan se masave të institucioneve për zbatimin e ligjeve kundër dhunës me bazë gjinore u ka munguar koordinimi dhe në mjaft raste nuk kanë qenë të efektshme.

"Këto institucione, në bashkëpunim me organizatat e shoqërisë civile duhet të marrin masa efektive dhe të koordinuara për rritjen e ndërgjegjësimit, parandalimin, mbrojtjen nga dhuna si edhe ofrimin e shërbimeve mbështetëse të specializuara për viktimat e dhunës me bazë gjinore në të gjitha format e saj" – pohojnë veprimtarët.

Ata bënë thirrje që çdo vajzë dhe grua që ndihet e frikësuar, e kërcënuar, e dhunuar në jetën private dhe publike, të denoncojë pa frikë rastet e kërcënimeve dhe të dhunës, duke u drejtuar pranë organeve të policisë dhe organizatave që ofrojnë këto shërbime.

"Policia ka nevojë të përgatitet më mirë për të trajtuar drejt çdo rast kërcënimi dhe të vlerësojnë më mirë rrezikun që mund të vijë prej tyre, për të parandaluar dhunën ekstreme" – pohuan veprimtarët.

The post Në Tiranë marshe kundër dhunës ndaj vajzave appeared first on Ekonomia Online.

70% e burrave frikësohen nga gratë me tatuazhe

Posted: 23 Jan 2018 09:00 AM PST

Në Francë, 15% e grave eksperimentojnë me të paktën një tatu. Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shifrat shkojnë në rreth 25%.

Ndonëse tatuazhet janë përhapur shumë dhe më nuk përbën diçka të pazakont, nuk preferohen nga burrat.
Një studim i fundit i publikuar në "Psychology today", tregon se burrat kanë frikë nga femrat me tatuazh, sidomos nga ato që kanë mbi dy tatuazhe që zënë goxha hapësirë në trupat e tyre.
Sipas "Psychology today", rreth 70% e burrave, kur shikojnë një femër me disa tatuazhe, mendojnë për të këto karakteristika:

Nuk është tip sportiv
Është pak e motivuar për jetën dhe karrierën
Pak bujare
Nuk beson në asnjë fe
Nuk është shumë inteligjente

The post 70% e burrave frikësohen nga gratë me tatuazhe appeared first on Ekonomia Online.

Nisma për shfuqizimin e Speciales arrin në Qeveri

Posted: 23 Jan 2018 08:52 AM PST

Sekretari i Qeverisë së Kosovës, Fitim Krasniqi, ka konfirmuar për Kohën Ditore se nisma për shfuqizimin e Speciales ka arritur në qeveri pak para orës 16:00.

Krasniqi ka thënë se dokumenti do t'i dërgohet Ministrisë së Integrimit dhe Ministrisë së Financave për dhënien opinioneve përkatëse.

"Pastaj pas marrjes së opinioneve nga këto ministri, qeveria e procedon në kuvend mendimin e saj në përputhje me opinionet e pranuara nga këto ministri", ka thënë Krasniqi.

The post Nisma për shfuqizimin e Speciales arrin në Qeveri appeared first on Ekonomia Online.

Trendi më i ri në flokët tuaja

Posted: 23 Jan 2018 08:47 AM PST

Në Danimarkë, dizajnerja Line Sander Johansen ka nisur "sjelljen në jetë" të këtyre fjongove për flokët që ka preferuar ti thërras "Hair Clouds."

"Hair Clouds" pritet të kthehen ndër trendët e këtij viti, transmeton Klan Kosova.

Nuk ka rëndësi nëse ke flokë të gjatë apo të shkurtër, me to gjithmonë do gjesh një model që do ju bëj të dukeni në trend!

Për më shumë ja fotografitë:

The post Trendi më i ri në flokët tuaja appeared first on Ekonomia Online.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more