Skip to main content

“Turistët ankohen në polici, një restorant në Venedik iu kërkoi 1,145 euro për tre peshq (Foto)” plus 2 more Telegrafi Dështime

“Turistët ankohen në polici, një restorant në Venedik iu kërkoi 1,145 euro për tre peshq (Foto)” plus 2 more Telegrafi Dështime


Turistët ankohen në polici, një restorant në Venedik iu kërkoi 1,145 euro për tre peshq (Foto)

Posted: 22 Jan 2018 12:16 PM PST

Grupi i turistëve japonez, që ishin për vizitë në Venedik të Italisë, janë ankuar në polici se në një restorant janë detyruar të paguajnë 1,145 euro, për një drekë të thjeshtë.

Vizitorët që janë studentë në Universitetin e Bolonjës, deklaruan se porositën tre peshq të fërguar dhe midhje, në një lokal që ndodhet në sheshin kryesor, transmeton Telegrafi.

Me vetëm nga një gotë ujë për të shoqëruar ushqimin e tyre modest, ata mbetën të tronditur kur në faturë panë çmimin enorm që duhej të paguanin.

Restoranti ku është shërbyer dreka

Megjithatë, nuk është bërë e ditur nëse e kanë paguar, apo çfarë intervenimi ka bërë policia me këtë rast.

Organizatat që merren me të drejtat e konsumatorit, kanë mbrojtur pjesërisht ankesat e tyre, por i kritikuan që nuk ishin të kujdesshëm me porosinë.

"Të ngrënit në qendrën kryesore të qytetit është gjithmonë i kushtueshëm, por faj kanë edhe pronarët e bizneseve që nuk i tregojnë çmimet në meny", është thënë në raport. /Telegrafi/

The post Turistët ankohen në polici, një restorant në Venedik iu kërkoi 1,145 euro për tre peshq (Foto) appeared first on Telegrafi.

Nëna ia thirri të birit policinë, organizoi aheng në shtëpi derisa ajo ishte në pushim (Foto)

Posted: 22 Jan 2018 05:57 AM PST

Alinson Robinson në Lancashire e Anglisë, ia ka thirrur të birit Oliver policinë, në momentin që ka kuptuar se ai ka mbledhur shoqërinë në shtëpi, pa dijeninë e saj.

Madje, 49-vjeçarja kërkoi që ta mbyllin të birin e saj 18-vjeçar, në mënyrë që të mësojë për të vepruar si i rritur, transmeton Telegrafi.

Prindërit e tij e ndërprenë pushimin, kur një fqinj iu tregoi se në shtëpinë e tyre diçka nuk është në rregull.

Oliver gjatë ahengut

Me tu kthyer, ata gjetën një xham të dritares së thyer, orendi të dëmtuara dhe dyshemetë e mbuluara me urinë dhe të vjella.

Oliver kishte dashur të bënte një aheng të vogël me shoqërinë e ngushtë, por me të kuptuar të tjerët, gjërat dolën prej kontrollit.

Gjatë kohës sa ishte në arrest, adoleshenti kishte thënë se në shtëpi u mblodhën njerëz ta paftuar që nuk i njihte, por nuk kishte si t'i largonte.

Për më keq, atij i është hidhëruar babai aq shumë, sa që e ka përjashtuar prej kompanisë që e ka në pronësi dhe i jepte rrogë të majme. /Telegrafi/

The post Nëna ia thirri të birit policinë, organizoi aheng në shtëpi derisa ajo ishte në pushim (Foto) appeared first on Telegrafi.

Shqetëson punonjësi i aeroportit, fotografohet brenda turbinës së aeroplanit (Foto)

Posted: 22 Jan 2018 05:56 AM PST

Udhëtarët që ndodheshin në aeroportin e Sydneyt të Australisë, janë shqetësuar me një punonjës që ka hyrë në turbinën e aeroplanit, teksa po e fotografonte një koleg.

Megjithëse nuk është shkaktuar ndonjë aksident, fotografia e postuar në Facebook ka nxitur shumë kritika, transmeton Telegrafi.

Brenda turbinës, për një fotografi

"Më bëj edhe një fotografi para se të vdes", si dhe "ky njeri duhet të përjashtohet menjëherë nga puna", janë dy nga komentet e shumta.

Zyrtarët e aeroportit nuk e kanë komentuar ngjarjen, ndërsa konfirmuan se janë duke bërë hetime. /Telegrafi/

The post Shqetëson punonjësi i aeroportit, fotografohet brenda turbinës së aeroplanit (Foto) appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more