Skip to main content

“Prezantimi i Sanchez duke i rënë pianos i çuditshëm? Këto janë prezantimet e transferimeve më të çuditshme në futboll në vitet e fundit (Video)” plus 9 more Telegrafi Futboll

“Prezantimi i Sanchez duke i rënë pianos i çuditshëm? Këto janë prezantimet e transferimeve më të çuditshme në futboll në vitet e fundit (Video)” plus 9 more Telegrafi Futboll


Prezantimi i Sanchez duke i rënë pianos i çuditshëm? Këto janë prezantimet e transferimeve më të çuditshme në futboll në vitet e fundit (Video)

Posted: 23 Jan 2018 02:53 PM PST

Alexis Sanchez e konfirmoi kalimin e tij te Manchester United me një video ku shihej duke i rënë pianos dhe këngës "Glory, Glory Man Utd". 

Ishte e çuditshme, e bukur, ishte art… për dikë po, por për dikë ishte dicka shumë e keqe.

Sidomos fansat e Arsenalit, ishin ata që kishin shumë kritika për këtë prezantim.

"Sanchez e ka lënë klubin që të luajë piano sikur të ishte John Legend", thotë njëri nga tifozët.

“United e ka blerë Sanchezin të luajë piano. A është futbollistë, apo yll i pop-it?", pyet tjetri.

Sanchez: Kam kaluar te klubi më i mirë në botë, nuk mund ta refuzoja Mourinhon Sanchez: Kam kaluar te klubi më i mirë në botë, nuk mund ta refuzoja Mourinhon

Kalimi i tij te United, mundësoi kalimin e Henrikh Mkhitaryan te Arsenali, që nuk bën ndonjë video për prezantimin e tij.

Por nënshkrimet me lojtarë kanë qenë shumë të ndryshme në vitet e fundit, nga ato më të çuditshmet.

Më poshtë i gjeni 10 prezantimet më të çuditshme përmes rrjeteve sociale. /Telegrafi/  

Antonio Rudiger te Chelsea

Josh Tymon te Stoke

Stuart Taylor te Southampton

Patrik Schick te Roma

Aleksandar Kolarov te Roma

Oscar Gobern te Yeovil Town

Frank de Boer te Crystal Palace

Pepe te Besiktas

John Terry te Aston Villa

The post Prezantimi i Sanchez duke i rënë pianos i çuditshëm? Këto janë prezantimet e transferimeve më të çuditshme në futboll në vitet e fundit (Video) appeared first on Telegrafi.

Sevilla eliminon Atletico Madridit, kalon në gjysmëfinale

Posted: 23 Jan 2018 02:24 PM PST

Vicenzo Montella ka bërë një hap të madh me Sevillan e tij, duke arritur ta mposht Atletico Madridin për herë të dytë me radhë në Kupën e Mbretit.

Ndeshja u mbyll me rezultat 3-1, ndërsa Sevilla e dominoi ndeshjen nga fillimi në fund.

Ndeshja nisi me një gol të shënuar në minutën e parë nga Sergio Escudero.

Atletico u kundërpërgjigj me golin e shënuar nga Antoine Griezmann  në minutën e 13-të.

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat.

Në pjesën e dytë Evfer Banega dhe Pablo Sarabia, mbyllën cdo dilemë për këtë ndeshje.

Edhe në ndeshjen e parë Sevilla kishte shënuar fitore me rezultat 2-1 dhe me rezultat të përgjithshëm 5-2 kalon tutje. /Telegrafi/

The post Sevilla eliminon Atletico Madridit, kalon në gjysmëfinale appeared first on Telegrafi.

Përfaqësuesit e Interit takohen me agjentin e Pastores

Posted: 23 Jan 2018 02:14 PM PST

Interi është takuar me agjentin e Javier Pastores, por marrëveshja me Paris Saint-Germainin mbetet i vështirë. 

Nerazzurrët kanë qenë të lidhur tash e një vit me argjentinasin, që tashmë pritet të largohet nga 'Parku i Princave'.

Sipas Sky Italia, drejtori sportiv Piero Ausilio, dhe koordinatori teknik, Walter Sabatini, janë takuar me agjentin Marcelo Simonian të martën në Milano.

Aty është biseduar për një transferim të mundshëm të lojtarin në Itali.

Yjet e Parisit me valixhe në dorë, katër drejt largimit Yjet e Parisit me valixhe në dorë, katër drejt largimit

Zikaltërit e duan vetëm si huazim lojtari, por PSG kërkon ta shes duke e parë presionin që ka nga Financial Fair Play.

Në anën tjetër edhe Pastore duhet të heq dorë nga një pjesë e pagës, pasi aktualja është shumë e lartë për Interin që të përballohet.

Argjentinasi është në PSG që nga viti 2011.

Ai ia ka liruar fanellë me numrin 10-të Neymarit kur ky i fundit zbaroi te PSG./Telegrafi/

The post Përfaqësuesit e Interit takohen me agjentin e Pastores appeared first on Telegrafi.

Manchester City mposht përsëri Bristol Cityn, kalon në finale të Carabao Cup (Video)

Posted: 23 Jan 2018 01:42 PM PST

Manchester City pasi e kishte fituar ndeshjen e parë ndaj Bristol Cityt (2-1), e fitoi edhe ndeshjen e dytë me rezultat 3-2.

'Qytetarët' kanë prekur finalen e Carabao Cup me rezultat të përgjithshëm 5-3.

Oleksandr Zinchenko i Manchester Cityt pati rastin e parë të mirë, por që nuk qëlloi portën.

Rastin tjetër e kishte Bernardo Silva i Manchester Cityt në minutën e 42-të kur gjuajti bukur, por portieri Luke Steele e shpëtoi golin.

Para ndeshjes Bristol City – Manchester

Një miut më vonë Steele nuk kishte se çfarë të bënte kur Leroy Sane shënoi për 1-0.

Me këtë rezultat u mbyll edhe pjesa e parë.

Pjesa e dytë nisi shumë mirë për Cityn, pasi Sergio Aguero shënoi për 2-0 një gol të bukur.

Aguero ndër më të mirët

Vendasit e ngushtuan fillimisht epërsinë me Marlon Pack në minuan e 64-të për 2-1.

Në minuan e pestë shtesë u barazua rezultat në 2-2 me golin e Aden Flint.

De Bruyne megjithatë shënoi për 3-2 pas vetëm një minute.

Manchester City pret në finale njërën mes Arsenalit dhe Chelsat, që do ta zhvillojnë ndeshjen e dytë gjysmëfinale mes tyre. /Telegrafi/

The post Manchester City mposht përsëri Bristol Cityn, kalon në finale të Carabao Cup (Video) appeared first on Telegrafi.

Trajneri i Valencias, Marcelino: Cancelo nuk kthehet te Valencia

Posted: 23 Jan 2018 01:17 PM PST

Trajneri i Valencias, Marcelino, ka thënë se nuk ka asnjë gjasë që Joao Cancelo të largohet nga Interi. 

Mbrojtësi i djathtë është në huazim nga Valencia te Interi, për një vit, ndërsa deri më tani ka bërë vetëm katër paraqitje.

Ndërsa në anën tjetër nga Interi te Valencia ka shkuar Geoffrey Kondogbia.

Cancelo gjatë prezantimit te Interi

"Nëse trajneri i Interit, [Luciano Spalletti] ka thënë se ai do të qëndrojë, ne nuk duhet të llogarisim se ai do të vijë të Valencia".

Cancelo: Interi do arrijë njërin nga katër vendet e para Cancelo: Interi do arrijë njërin nga katër vendet e para

"Nuk ka asnjë gjasë që ai të luajë për në", ka thënë sot Marcelino në konferencë për shtyp.

Joao Cancelo e do një vend te Portugalia në Kampionatin Botëro. (Photo by Carlos Rodrigues/Getty Images)

Lojtari është në huazim me të drejtë blerje për vlerën e 25 milionë eurove.

Në ditët e fundit ka pasur shumë lajme që portugezi mund të kthehet te Valencia, por që fjalët e trajnerëve i mbyllin të gjitha thashethemet. /Telegrafi/

The post Trajneri i Valencias, Marcelino: Cancelo nuk kthehet te Valencia appeared first on Telegrafi.

Wanda i shton spekulimet për mundësinë e kalimin të Icardit te Reali, publikon imazhe duke udhëtuar drejt Madridit (Foto)

Posted: 23 Jan 2018 12:56 PM PST

Sulmuesi i Interit, Mauro Icardi, konsiderohet si një prej sulmuesve më të mirë në Serie A, por edhe në Evropë, prandaj nuk është rastësi që ai kërkohet nga shumë klube evropiane.

Real Madridi është klubi më i interesuar për shërbimet e argjentinasit, të cilin e konsideron si zëvendësues të Karim Benzemas në fund të sezonit.

Wanda: Icardi, gjithë jetën te Interi - nuk di asgjë për Realin Wanda: Icardi, gjithë jetën te Interi - nuk di asgjë për Realin

Icardi ka një klauzolë prej 110 milionë eurosh për prishjen e kontratës së tij, ndërsa mediat italiane vazhdimisht kanë spekuluar se ai do të largohet nga Nerazzurrët në rast se skuadra nuk kualifikohet në Ligën e Kampionëve.

(Foto: InstaStory/Wanda_Icardi)

Ndërkohë, gruaja që njëkohësisht është edhe përfaqësuesja e tij, Wanda Nara, ka nxitur më shumë spekulime rreth të ardhmes së burrit, për të mos i lënë të qetë tifozët e Interit.

(Foto: InstaStory/Wanda_Icardi)

Ajo ka publikuar video dhe fotografi në rrjetet sociale duke pohuar se është nisur për në Madrid. Madje në përshkrimin e një fotografi shkruhej: “Udhëtim… pune”.

Travel … ✈ to work …

A post shared by Wanda nara (@wanda_icardi) on

Megjithatë, më pas Wanda e ka sqaruar se është nisur për në Argjentinë dhe se do të ndalet në Madrid vetëm për disa orë, para se të marrë aeroplanin tjetër drejt Amerikës Jugore.

(Foto: InstaStory/Wanda_Icardi)

Mirëpo, ka mjaftuar imazhi i saj dhe djalit të çiftit në aeroplan me mbishkrimin “Madrid” që të nxisë spekulime se nga sezoni i ardhshëm mund ta shohim Icardin në Santiago Bernabeu.

Sido që të jetë, Reali tash e disa muaj është duke u përpjekur që të arrijë marrëveshje me 24-vjeçarin, i cili është lojtari kryesor i Interit.

(Foto: Getty Images)

Benzema u kthye në fushë si zëvendësues në triumfin e Los Balncos kundër Deportivo La Corunas (7-1), mirëpo ai po kalon një sezon të dobët me vetëm pesë gola të shënuar dhe ka probleme fizike, ashtu që klubi po mendon për një sulmues tjetër. /Telegrafi/

The post Wanda i shton spekulimet për mundësinë e kalimin të Icardit te Reali, publikon imazhe duke udhëtuar drejt Madridit (Foto) appeared first on Telegrafi.

Ecja tutje e ligjit për sponzorizim gëzon federatat dhe klubet

Posted: 23 Jan 2018 12:48 PM PST

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka nënshkruar Rregulloren për përcaktimin e kritereve, procedurave dhe formës për vërtetimin e sponsorizimit.

Kjo sponzorizim vlen në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit, përmes së cilës përcaktohen kriteret e përgjithshme dhe të veçanta për sponsorizime, lëshimin e vërtetimit dhe formën e tij si dhe procedurën e raportimit vjetor për sponsorizimin e realizuar.

Ky lajm ka gëzuar jo pak njrëz që merren me sportin dhe e menaxhojnë atë.

Ministri Gashi: Rregullorja për sponsorizime do të rrisë aktivitetet dhe cilësinë Ministri Gashi: Rregullorja për sponsorizime do të rrisë aktivitetet dhe cilësinë

I pari që iu gëzua këtij lajmi ishte i pari i FBK-së, Erolld Belegu, i cili fton bizneset në sponzorizim të sportit.

"Sot nga Ministri i MKRS Kujtim Gashi është nënshkruar rregullorja që rregullon procedurat e zbatimit të ligjit për sponzorizime dhe donacione në sport dhe kulturë. Ky është hapi më i rëndësishëm që ka bërë Qeveria e Kosovës në periudhën e pas luftës".

Belegu, kryetari i FBK-së

"Me anë të këtij ligjit ju mundësohet bizneseve të cilat ndihmojnë sportin dhe kulturën të përfitojnë nga lehtësirat tatimore deri në 30%. Kjo dmth që psh. bizneset që duhet të paguajnë 100.000 € tatim tani deri 30.000€ mund të e përkrahin Federatën e basketbollit të Kosovës e vlerën e mbetur prej 70.000€ paguajnë ne ATK".

"Jam thellësisht i bindur që ky është momenti që sportin dhe kulturën në Kosovë do ta transformojë tërësisht. Urime", ka shkuar Belegu.

Edhe klubet të lumtura

Klubet e sportit kanë hasur në shumë vështirësi në vitet e fundit që të mbledhin fonde për ta mbajtur gjallë sportin.

Njëri ndër ta është edhe klubi FC Prishtina Futsal, që ka filluar të funksionojë në vitet e fundit.

Drejtori i klubit, Fatos Dili, fton të gjithë ata që kanë dhuruar për klub të vazhdojnë ta bëjnë pasi tani e kanë shumë më të lehtë, shkruan Telegrafi.

Fatmir Gashi: Ligji i ri do ta ringjallë sportin, 20 milionë euro do të futen në sport Fatmir Gashi: Ligji i ri do ta ringjallë sportin, 20 milionë euro do të futen në sport

"Nëse deri sot e keni përkrahur FC Prishtina Futsal vetëm nga dëshira dhe vullneti juaj i mirë që keni treguar, ne vetëm ju kemi falënderuar dhe me sukseset tona ju kemi bërë edhe juve pjesë të gëzimeve dhe të arriturave sportive".

FC Prishtina futsall, një prej klubeve më të organizuara në këtë sport

"Mirëpo nga sot me nënshkrimin e rregullores për sponzorizim nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ju do të keni mundësi që nga pagesa e tatimit në fitim të ndani 30 % të kësaj shume për klubin e kryeqytetit në futsall", ka thënë ai.

Klubet e sportit janë ato që iu janë gëzuar më shumë nënshkrimit të kësaj rregulloreje.

Gashi: Ligji i ri do ta ringjallë sportin, 20 milionë euro do të futen në sport

Fatmir Gashi, dikur kryetari i FBK-së dhe gjithmonë i afërt me sportin, ka komentuar nënshkrimin e Rregullores për përcaktimin e kritereve, procedurave dhe formës për vërtetimin e sponsorizimit në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit.

Sipas Gashit i cili ka vite të tëra pranë sportit, ky hap do ta ringjall sportin dhe investimet do të jenë të mëdha.

Gashi ka vite të tëra që është pjesë e sportit dhe pranë sportit

"E përgëzoj ministrin për nënshkrimin. Ka një vit që qëndron aty. Ky ligj do ta ringjall sportin, pasi që 30 për qind e tatimit mund të jepet për sponzorizmin si në sport, rini dhe kulturë".

"Kjo i bie në vlerë monetare diku 20 milionë euro dhe kjo shumë do të ketë vlerë të madhe për të gjitha sportet që komplet janë lënë pas dore. Edhe në shkollimin e trajnerëve dhe gjithçka rreth sportit", ka thënë Gashi për Telegrafin. /Telegrafi/  

The post Ecja tutje e ligjit për sponzorizim gëzon federatat dhe klubet appeared first on Telegrafi.

Numri 7 është kthyer në ‘mallkim’ te United – Sanchez e ka për detyrë t’ia kthejë shkëlqimin e humbur nga Owen, Valencia, Di Maria dhe Depay (Foto)

Posted: 23 Jan 2018 12:17 PM PST

George Best, Bryan Robson, Eric Cantona dhe David Beckham, janë disa nga emrat e mëdhenj që kanë bartur fanellën me numrin 7 të Manchester United.

Një numër që konsiderohet legjendar te Manchester United, ishte veshur edhe nga Cristiano Ronaldo, kur e mori këtë numër në vitin 2009.

Pas tij këtë fanellë e bartën emra si Michael Owen, Antonio Valencia, Angel Di Maria dhe Memphis Depay, që kanë shënuar numër qesharak golash, 11 në 617 ndeshje.

Owen erdhi në Old Trafford nga Newcastle United, duke shënuar pesë gola.

Pas tij Valencia e mori fanellën me numrin 7, pasi erdhi nga Wigan Athletic. Ai e ndërroi pastaj me numrin 25.

Sanchez: Kam kaluar te klubi më i mirë në botë, nuk mund ta refuzoja Mourinhon Sanchez: Kam kaluar te klubi më i mirë në botë, nuk mund ta refuzoja Mourinhon

Di Maria ishte i radhës që humbi në këtë fanellë që peshon. Ai shënoi tri gola në Ligën Premier.

Di Maria te Manchester United

I fundit ishte Depay. Holandezi  erdhi për 25 milionë funte nga PSV Eindhoven dhe shënoi dy gola.

Të gjithë së bashku Owen, Valencia, Di Maria dhe Depay kanë shënuar 11 gola me fanellën me numrin 7.

Jose Mourinho shpreson që numri 7 i ardhshëm i United do ta thyej 'mallkimin'.

Sanchez gjatë prezantimit te Manchester United

Vetë Sanchez është shprehur i lumtur që do ta veshë të njëjtën fanellë si Cristiano, Cantona e David Beckham, duke pretenduar se me të do të fitojë titullin dhe Ligën e Kampionëve në të ardhmen. /Telegrafi/  

The post Numri 7 është kthyer në ‘mallkim’ te United – Sanchez e ka për detyrë t'ia kthejë shkëlqimin e humbur nga Owen, Valencia, Di Maria dhe Depay (Foto) appeared first on Telegrafi.

Gara për ‘Këpucën e Artë’, Messit i duhet të rivalizojë me Kane dhe Immobilen dhe Cavanin (Foto)

Posted: 23 Jan 2018 11:49 AM PST

Harry Kane vazhdon të lë pas emra të mëdhenj si Neymar dhe Lionel Messi.

Sulmuesi i Tottenham Hotspur, vazhdon të kryesojë garën për shënuesin më të mirë të vitit 2018.

Deri më tani Kane ka shënuar 21 gola, duke lënë pas Edinson Cavanin dhe Ciro Immobilen  me nga 20 gola.

Pas tyre gjendet Messi me 19 gola të shënuara.

Argjentinasi arriti të shënojë dy herë ndaj Betisit, ndërsa njëjtë bëri edhe Luis Suarez, i cili vazhdon ngjitjen në renditje.

'El Pistolero' ka arritur të shënojë në shtatë ndeshje radhazi.

Ai sa i përket golave është barazuar me Neymarin.

Në vendet e para qëndrojnë edhe emra si Mauro Icardi, Mohamed Salah, Robert Lewandowski, Nabil Fekir e Radamel Falcao. /Telegrafi/

The post Gara për 'Këpucën e Artë', Messit i duhet të rivalizojë me Kane dhe Immobilen dhe Cavanin (Foto) appeared first on Telegrafi.

Zyrtare: PSG nënshkruan me Lassana Diarran

Posted: 23 Jan 2018 11:16 AM PST

Paris Saint-Germain ka njoftuar nënshkrimin e kontratës me mesfushorin Lassana Diarra.

Kontrata e tij është valide për një vit e gjysmë, deri më 30 qershor të vitit 2019.

Gjatë karrierës së tij mesfushori ka veshur fanellën e klubeve si Chelsea dhe Real Madrid.

Lass gjatë prezantimit

Ai ka qenë edhe pjesë e Francës në dy kampionate evropiane, si njëri prej lojtareve kryesor.

“Jam tepër i lumtur që më në fund do të bashkohem me klubin e qytetit të lindjes" ka thënë Lassana Diarra.

Gjatë prezantimit

"Paris Saint-Germain për mua është shumëçka, një ëndërr që shumë kush e pret".

"Jam me fat që do të jem në gjendje ta realizojë ëndrrën dhe të luaj në Parc des Princes me fanellën e PSG-së", ka thënë francezi në prezantim.

Ai do ta bartë fanellën me numrin 19

Presidenti Nasser Al-Khelaïfi i ka uruar mirëseardhje transferimit më të ri të klubit. Ai së fundmi ishte pjesë e Al Jaziras. /Telegrafi/  

The post Zyrtare: PSG nënshkruan me Lassana Diarran appeared first on Telegrafi.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more