Skip to main content

“Përleshje te Bayern Munich, Rodriguez dhe Rudy ndalen nga bashkëlojtarët pas zënkës (Foto)” plus 9 more Telegrafi Futboll

Futboll – Telegrafi

“Përleshje te Bayern Munich, Rodriguez dhe Rudy ndalen nga bashkëlojtarët pas zënkës (Foto)” plus 9 more Telegrafi Futboll


Përleshje te Bayern Munich, Rodriguez dhe Rudy ndalen nga bashkëlojtarët pas zënkës (Foto)

Posted: 19 Jan 2018 02:52 PM PST

Bayern Munchen sot e nisi ditën me zyrtarizmin e Leon Goretzkas, por gjatë stërvitjes të kësaj dite ka pasur një përplasje mes dy lojtarëve.

Dy yjet futbollistët, James Rodriguez dhe Sebastian Rudy, janë përfshirë në një përleshje sot në stërvitje.

Gjithçka ka ndodhur pas një ndërhyrje të ashpër të futbollistit gjerman drejt mesfushorit sulmues.

Lojtarët në mes

Sherri ka mundur të jetë më i madh, por lojtarët e tjerë kanë ndërhyrë për t'i ndarë.

Ishin Franck Ribery, Jerome Boateng dhe Rafinha ata që u futën në mes.

Pamje nga zënka

Bayerni njihet si klub me rregulla të hekurta dhe duke e pasur parasysh trajneri Jupp Heynckes, dënimet mund të jenë gjigante për dyshen.

Bayern e ka filluar stinorin pranveror me fitore nda Bayer Leverkusen, ndërsa të dielën do të përballen me Werder Bremen. /Telegrafi/

The post Përleshje te Bayern Munich, Rodriguez dhe Rudy ndalen nga bashkëlojtarët pas zënkës (Foto) appeared first on Telegrafi.

Joshua Kimmich, shpallet futbollist i vitit 2017 në Gjermani

Posted: 19 Jan 2018 02:42 PM PST

Joshua Kimmich, futbollisti i Bayern Munichut, është shpallur lojtar i vitit i Gjermanisë për vitin 2017.

Kështu së paku ka bërë të ditur Federata e Futbollit të Gjermanisë (DFB), e cila njoftimin e ka shpërndarë në rrjetet sociale.

Mbrojtësi 22-vjeçar në këtë formë ka lënë pas Julian Draxlerin të Paris Saint-Germain dhe portierin e Barcelonës, Marc-Andre ter Stegen.

Futbollisti ka marrë mbi njëzetmijë vota nga gjithsej 52,761 sipas një sondazhi të bërë në ueb-faqen e dfb.de.

Lojtari deri më tani ka 25 paraqitje për kombëtaren gjermane duke shënuar tre gola

Kimmich ishte pothuajse në çdo ndeshje të Bayern Munichut duke lënë pas Franz Beckenbauerin me 24 paraqitje të njëpasnjëshme për Gjermaninë, vetëm dhjetë më pak se rekorderi Berti Vogts.

Ai tashmë po bart shiritin e kapitenit të kombëtares gjermane dhe ky çmim i fundit është njohja më e madhe në karrierë deri më tani për futbollistin.

Ndryshe, futbollisti deri më tani ka pasur 67 paraqitje për bavarezët ndërsa ka shënuar shtatë gola. /Telegrafi/

The post Joshua Kimmich, shpallet futbollist i vitit 2017 në Gjermani appeared first on Telegrafi.

Moyes i West Hamit e pëlqen Joao Mario

Posted: 19 Jan 2018 02:25 PM PST

Trajneri i West Ham United, David Moyes, e ka pranuar së është fans i mesfushorit të Interit, Joao Mario.  

Joao Mario pritet të largohet nga Interi, pasi nuk po arrin të gjejë hapësirat e nevojshme.

Tajeri i West Ham, Moyes, thotë se ai është lojtar interesant.

"Mendoj se ai është një emër që është përmendur, por nga Interi apo Chelsea apo dikush tjetër, unë nuk flas për lojtarë nga klube e tjera".

“Ai është një lojtar interesant, ai është një futbollist i mirë dhe sigurisht shumë i talentuar”, ka thënë ai.

Mario është një nga blerjet më të mëdha të Interit në vitet e fundit.

Ai ka qenë yll në Kampionatin Evropian me Portugalinë, por në një vit e gjysmë nuk ka arritur të tregojë aftësitë e tij te Interi. /Telegrafi/

The post Moyes i West Hamit e pëlqen Joao Mario appeared first on Telegrafi.

Drejtori i Borussia Dortmundit në Londër për ta mbyllur marrëveshje për Aubameyangun

Posted: 19 Jan 2018 02:14 PM PST

Drejtori i Borussia Dortmundit, Michael Zorc, ka fluturuar për në Londër për ta mbyllur marrëveshjen me Arsenalin për Pierre-Emerick Aubameyang.

Sipas ueb faqes WA, Zorc do të jetë në kryeqytetin e Anglisë për ta mbyllur marrëveshjen për sulmuesin e Dortmundit.

Sportsmail shkruan se Arsenal janë gati të paguajnë deri në 53 milionë euro.

Rrëfimi i padëgjuar për Aubameyang – Djali i një futbollisti, vëllai i luajti në Serie A dhe dashuria për Crespon (Foto) Rrëfimi i padëgjuar për Aubameyang – Djali i një futbollisti, vëllai i luajti në Serie A dhe dashuria për Crespon (Foto)

'Gunners' janë afër sulmuesit të Gabon, i cili nuk është ftuar fare për ndeshjen me Hertha Berlinin të zhvilluar të premten në mbrëmje që u mbyll 1-1.

Arsene Wenger gjatë ditësh kishte thënë se Aubameyang, do të përshtatej mirë në Arsenal.

Brenda jetës ekstravagante të Aubameyang, futbollisti me veturë të personalizuar dhe luks të tepruar që mund të kalojë te Chelsea (Foto) Brenda jetës ekstravagante të Aubameyang, futbollisti me veturë të personalizuar dhe luks të tepruar që mund të kalojë te Chelsea (Foto)

Zorc i kishte komentuar këto fjalë: "Është mungesë respekti. Ne Besojmë që Arsene Wenger ka shumë punë që të merret me lojtarët tanë".

Arsenal mësohet se i ka ofruar një kontratë me tri vite e gjysmë me pagë prej 170 mijë funte në javë. /Telegrafi/  

The post Drejtori i Borussia Dortmundit në Londër për ta mbyllur marrëveshje për Aubameyangun appeared first on Telegrafi.

Griezmann te Barcelona, blaugranat lënë numrin 7 të lirë?

Posted: 19 Jan 2018 01:49 PM PST

Kur të gjithë po presin të kuptojnë më shumë për të ardhmen e Neymarit dhe Cristiano Ronaldos, mbetet edhe një emër që pret ta caktojë të ardhmen.

Është Antoine Griezmann i Atletico Madridit, i cili është folur shumë për një kalim te Barcelona .

Klubi ishte gati që të paguajë 100 milionë euro për francezin, por në janar u vendos që në klub të afrohet një lojtarë si Phelippe Coutinho nga Liverpooli.

Antoine Griezmann pritet tëc largohet nga Atletico Madrid . (Photo by David Ramos/Getty Images)

Një shenjë që e sjell më afër sulmuesin francez me Barcelonën, është se Barcelona e ka lënë të lirë fanellën me numrin 7, që e bartë Griezmann te Atletico.

Numri ka mbetur i lirë prej largimit të Arda Turan te Basaksehir.

Antoine Griezmann mund të përfundojë te Barcelona . (Photo by Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images)

Coutinho mund të jetë një nga shtatë kandidatët që do ta bartë fanellën me numrin 14, që e ka bartur Johan Cruyff, numër që do të mbetet i lirë pas largimit të Javier Mascherano te Hebei Fortune në Kinë.

Duket se gjithçka është e gatshme që Griezmann te zbarkojë në Camp Nou. /Telegrafi/

The post Griezmann te Barcelona, blaugranat lënë numrin 7 të lirë? appeared first on Telegrafi.

Zyrtare: Burim Qorri kalon te Vëllaznimi

Posted: 19 Jan 2018 01:21 PM PST

Vëllaznimi po vazhdon të përforcohet me lojtar të rinj.

Gjakovarët janë skuadra më aktive gjatë afatit kalimtar të janarit, duke sjell shumë lojtarë në radhët e tyre.

Futbollisti i radhës që ka kaluar te skuadra gjakovare është Burim Qorri.

Lajmin e ka bërë publik vetë përmes një mesazhi në llogarinë personale në Facebook.

Mesfushori vjen nga Feronikeli, me të cilët luajti në katër vitet e fundit.

Kuqezinjtë pritet të sjellin edhe shumë futbollistë të tjerë pas ardhjes në krye të klubit si president, Agim Cana, babai i ish-futbollistit, Lorik Cana. /Telegrafi/

The post Zyrtare: Burim Qorri kalon te Vëllaznimi appeared first on Telegrafi.

Mkhitaryan u largua mes lotësh nga stërvitja e sotme te Manchester United

Posted: 19 Jan 2018 01:08 PM PST

Emocionet e kanë kapluar Henrikh Mkhitaryanin, pasi është detyruar që të largohet nga Manchester Unitedi.   

Mkhitaryan pritet ta kompletojë kalimin te Arsenali në ditët në vijim me Alexis Sanchezin që do të kalojë në anën tjetër.

Mino Raiola ka punuar shumë në ditët e fundi që ta mbyll transferimin e lojtarit te Arsenali.

Sipas Daily Mail, të premten nuk kanë munguar lotët në stërvitjen e Manchester United.

"Ka pasur shumë lot", ka thënë një burim brenda klubit.

"Henrikh është një figurë shumë popullore te United".

✌🏼Fun times at training today✌🏼#mufc

A post shared by Henrikh Mkhitaryan (@micki_taryan) on

"Ne e dimë që ai nuk është i lumtur me këtë marrëveshje, pasi marrëveshja po bëhet pa dëshirën e tij", vazhdoi rrëfimin burimi brenda klubit.

"Ai e di që ka më shumë gjasa të luajë te Arsenali, por ai do të donte të largohej me dëshirën e tij".

Mësohet se United do të paguajë 35 milionë funte për Sanchezin. /Telegrafi/  

The post Mkhitaryan u largua mes lotësh nga stërvitja e sotme te Manchester United appeared first on Telegrafi.

Can: Do të jap gjithçka për Liverpoolin

Posted: 19 Jan 2018 11:33 AM PST

Emre Can ka thënë se do të jap gjithçka për Liverpoolin, por vetëm deri në fund të sezonit.

Kontrata e Can me skadon verës, ndërsa Juventusi ka shprehur hapur interesimin për të.

"Kam kontratë deri në fund të sezonit me klubin".

"Do të jap gjithçka për klubin, do të mundohet të jap gjithçka për këtë klub".

"Me pjesën tjetër merret agjenti, detyra ime është të luajë në fushë".

Top 30 lojtarët që në qershor do të jenë falas – Nga portierët si Kepa e Casillas, mbrojtësit De Vrij e Chiellini, te sulmuesit Balotelli e Ibrahimovic (Foto) Top 30 lojtarët që në qershor do të jenë falas – Nga portierët si Kepa e Casillas, mbrojtësit De Vrij e Chiellini, te sulmuesit Balotelli e Ibrahimovic (Foto)

"Natyrisht, për sa kam kontratë do të jap më të mirën, do të provoj të jap më të mirën", ka thënë Can.

Nëmedia flitet se Emre Can tashmë ka marrëveshje me Juventusin për edicionin e ri.

Gjermani ka luajtur më parë për klube si Bayern munich dhe Bayer Leverkusen. /Telegrafi/

The post Can: Do të jap gjithçka për Liverpoolin appeared first on Telegrafi.

Zyrtare: Ardit Jaupaj te Feronikeli

Posted: 19 Jan 2018 11:18 AM PST

Ardit Jaupaj është lojtari më i ri i Feronikelit, ndërsa sot është prezantuar me klubin e ri.

Ai së fundmi ka luajtur te Flamurtari në stinorin vjeshtor.

Jaupaj ka ardhur në Kosovë nga klubi i Partizanit të Tiranës.

Presidenti i Feronikelit, Naser Ramaj është ai që e ka prezantuar lojtarin.

"Ardhja e Jaupajt në ekip, do të jetë një hap më shumë i bërë drejt arritjes së qëllimeve për t'u kthyer në luftë për titull", ka thënë i pari i klubit Ramaj.

Feronikeli ka nënshkruar më parë edhe me Berat Ahmetin, Lauren Ismailaj, ndërsa trajner është emëruar Ismet Munishi.

Ardit Jaupaj ka shënuar katër gola me Flamurtarin. /Telegrafi/

The post Zyrtare: Ardit Jaupaj te Feronikeli appeared first on Telegrafi.

Refuzimet e mëdha të Chelseat, fillojnë shakatë me londinezët – I fundi që i ‘refuzon’ është Akinfenwa i njohur si ‘Bisha’ (Foto)

Posted: 19 Jan 2018 10:57 AM PST

Nuk ka qetësi për Antonio Conten. Chelsea që është në vendin e tretë në Ligën Premier është në kërkim të një sulmuesi, por që të gjitha dyert po mbyllen.  

Dëshira e klubit është që ta sjell një sulmues që ta ndihmojë Alvaro Moratan në vijinë e sulmit, por assesi të pranohen ofertat e tyre.

Chelsea në janar ka tentuar sulmues si Edin Dzeko, Andy Carroll, por edhe Peter Crouch, por asnjëri nuk dëshiron të kalojë në Londër.

Dzeko, i fundit që e refuzoi

Fernando Llorente ishte verës i pëlqyeri, por kaloi te Tottenham.

Këto refuzime kanë sjell edhe shaka të shumta në taborin e Chelsat.  I fundit që duhet të kërkohet me shaka thonë se është Adebayo Akinfenëa.

A e mbani mend sulmues që peshonte më shumë se çdo kush tjetër në këtë lojë?

Akinfenwa, kur ishte te Wilmbeldon

Mund ta kujtoni kur ish-klubi i tij Wimbledon, nxori fanellën e tij në rrjetet sociale që bëri xhiron e botës.

Ai njihet me nofkën “The Beast” (Bisha), ndërsa fanellë që bartë është XXL.

Tani te Wycombe

Ai aktualisht luan te Wycombe Wanderers, ndërsa këtij 'interesimi' të Chelseat, ai i është përgjigjur me jo, e vazhduar shakanë që ka nisur me dështimet e klubit londinez.

“Jam i nderuar me interesimin e Chelsea”, fillon shakaja e 'Bishës', duke shtuar se: "Kam dëgjuar që Conte nuk lejon që të hahet mishi i pulës në stërvitje, që kështu më vjen keq, por jo".

Postimi i tij është shoqëruar figura emotive të internetit, duke qeshur me lot.


Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more