Skip to main content

Mesazhi.com: “Sa orë duhet ta mbushni baterinë e celularit” plus 9 more

Mesazhi.com: “Sa orë duhet ta mbushni baterinë e celularit” plus 9 more


Sa orë duhet ta mbushni baterinë e celularit

Posted: 09 Oct 2017 02:00 PM PDT

Me siguri se ju ka rastisur të blini një celular të ri dhe dikush t'ju thotë se para se ta përdorni për herë të parë, është e rekomandueshme ta mbushni baterinë gjatë tërë natës apo për më shumë se gjashtë orë.

Megjithatë, ky është një mit që duhet thyer, pasi që celularët e sotëm nuk kanë nevojë të mbushen për orë të tëra para përdorimit të parë, përveç nëse bateria e tyre në fillim është 2-3 për qind – pra, në këtë rast rekomandohet ta mbushni deri në 100% dhe pastaj ta përdorni, transmeton Telegrafi.

Rekomandimet se bateria e celularit duhet të mbushet për orë të tëra janë nga koha kur në përdorim ishin bateritë 'NiMH', të cilat kishin kërkesa të caktuara sa i përkiste cikleve të mbushjes/shkarkimit, por ato rekomandime nuk vlejnë në bateritë e sotme Lithium.

Vlen të ceket një fakt interesant i kompanisë 'Apple' – Steve Jobs e kishte vërejtur një zhgënjim tejet të madh te konsumatorët, të cilët e blinin një pajisje të re të mahnitshme, por që u duhej të pritnin disa orë për ta mbushur baterinë para se ta përdornin.

Prandaj, Apple qysh nga atëherë i mbushë bateritë e pajisjeve të veta në fabrikë, duke u mundësuar konsumatorëve ta përdorin pajisjen në momentin që e blenë./Mesazhi/

The post Sa orë duhet ta mbushni baterinë e celularit appeared first on Mesazhi.com.

Dobësohuni me kafe

Posted: 09 Oct 2017 01:00 PM PDT

Nuk ka ndonjë dyshim se kafeja është ndër pijet më të shijshme në mëngjes. Ajo brenda pak momenteve i përmirëson nivelet e energjisë dhe iu bën gati për pjesën e mbetur të ditës.

Plus, kafeja ngërthen në vete shumë përfitime shëndetësore, duke përfshirë metabolizmin e shpejt dhe, nëse konsumohet në sasi modeste, kafeja e mbron shëndetin e zemrës.

Megjithatë, shumë pak njerëz e dinë se këtë pije të preferuar mëngjesore mund ta kthejnë në djegës të fuqishëm të dhjamit vetëm duke i shtuar disa përbërës të zakonshëm si vaji i kokosit, kanella dhe mjalti.

Nëse i përzieni këta përbërës në kafe, shumë shpejt do t'i hiqni kilet e tepërta pa pasur nevojë të bëni ndryshime të mëdha në stilin e jetës.

Përbërësit:

– Gjysmë gote mjaltë

– 1/3 gotës vaj kokosi

– Një lugë gjelle kanellë

– Një lugë gjelle kakao (jo e detyrueshme)

Përgatitni një pastë vetëm duke i përzier këta përbërës së bashku. Vendoseni produktin në një tas xhami dhe mbajeni në frigorifer.

1-2 lugë gjelle të këtij produkti e shtoni në një tas me kafe të freskët. E përzieni mirë dhe e shijoni kafenë e shëndetshme që do tua djegë dhjamin!/Mesazhi/

The post Dobësohuni me kafe appeared first on Mesazhi.com.

Shqipëri – Itali, formacionet zyrtare, taktizime nga trajnerët

Posted: 09 Oct 2017 11:16 AM PDT

Kombëtarja e Shqipërisë dhe e Italisë kanë publikuar formacionet zyrtare për duelin që zhvillohet sonte mbrëma.

Tashmë Loro Boriçi ka filluar të mbushet për sfidën kruciale për djemt e kombëtares shqiptare.

Me një fitore, Shqipëria do të vazhdonte të ëndërronte për një kualifikim.

Por, Italia në anën tjetër duhet që të fitojë për të vazhduar konkurrimin me Spanjën për vendin e parë.

Në sulm të kombëtares shqiptare do të jenë Grezda, Roshi dhe Sadiku, teksa Kaçe, Memushaj dhe Basha do të kontrollojnë mesfushën.

Te Italia në sulm do të jenë Eder, Immobile dhe do të shoqërohen nga Insigne e Candreva.

Bonucci dhe Chiellini janë të vendosur në mbrojtje.

Shqipëria: Berisha, Hysaj, Veseli, Agolli, Basha, memushaj, Sadiku, Mavraj, Grezda, Kace, Roshi.

Italia: Buffon, Chiellini, Darmian, Candreva, Spinazzola, Gagliardini, Insigne, Immobile, Eder, Parolo, Bonucci.

The post Shqipëri – Itali, formacionet zyrtare, taktizime nga trajnerët appeared first on Mesazhi.com.

Islandë – Kosovë, formacionet zyrtare të ndeshjes së fundit kualifikuese

Posted: 09 Oct 2017 11:12 AM PDT

Përfaqësuesja e Kosovës dhe Islandës kanë publikuar formacionet zyrtare për ndeshjen e fundit kualifikuese për në Kampionatin Botëror "Rusia 2018".

Kosova është mysafire e Islandës në ndeshjen e fundit të Grupit I në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror.

Përfaqësuesja jonë nuk ka arritur ta fitojë asnjërën nga nëntë ndeshjet e para, duke qenë e fundit në grup me vetëm një pikë.

Në anën tjetër, Islanda është në vendin e parë të grupit me 19 pikë, por i duhet fitore ose barazim ndaj Kosovës për ta siguruar kualifikimin.

Kjo është ndeshja e fundit e trajnerit Albert Bunjaku me Kosovën dhe djelmoshat duan t'ia dhurojnë një rezultat pozitiv.

Islandë: Halldorsson, Saevarsson, Siggurdsson, Arnason, Magnusson; Hallfredsson, Gunnarsson; Gudmundsson, Sigurdsson, Bjarnason; Bodvarsson.

Kosovë: Ujkani, Vojvoda, Rrahmani, Jashanica, Paaqara; Pnishi, V.Berisha; Rashica, Halimi, Celina; Nuhiu.

The post Islandë – Kosovë, formacionet zyrtare të ndeshjes së fundit kualifikuese appeared first on Mesazhi.com.

Ja 10 arsyet pse duhet të heqim dorë nga pijet e gazuara

Posted: 09 Oct 2017 11:00 AM PDT

Në Amerikë, një person konsumon mesatarisht 1.892.706 kg pije të gazuara çdo vit. Disa persona pranojnë se gjatë ditës konsumojnë më shumë pije me gaz se ujë ose se nuk konsumojnë aspak ujë.

Duke pasur parasysh këtë sasi të madhe që konsumohet, është e nevojshme të nxjerrim në pah ndikimin që ato kanë në shëndetin tonë.

Disa kërkime të kryera kanë dalë në përfundimin se edhe konsumi i kontrolluar i tyre mund të jetë i rrezikshëm për ne. Në ç'formë?pije te gazuara

Sheqeri – Vetëm një kanoçe me pije të gazuar përmban 10 lugë çaji sheqer. Kjo sasi sheqeri, për më tepër në formë të lëngët, rrit jashtë mase nivelin e sheqerit dhe shkakton reaksion të insulinës në trup.

Me kalimin e kohës kjo mund të çojë në shfaqjen e diabetit ose në shfaqjen e rezistencës ndaj insulinës. Kompanitë e prodhimit të pijeve me gaz janë përdorueset më të mëdha të sheqerit.

Acidi fosforik – Pijet me gaz përmbajnë acid fosforik, i cili e pengon trupin të marrë kalcium, dhe kjo mund të shkaktojë osteoporozë, kavitete dhe dobësim të kockave. Acidi fosforik gjithashtu prek edhe acidin e stomakut, duke ngadalësuar procesin e tretjes dhe duke bllokuar thithjen e lëndëve ushqyese.

Ëmbëlsuesit artificial – Në pijet dietike, në vend të sheqerit natyral përdoret një lëndë tjetër, aspartama, e cila është shumë më e dëmshme. Kjo lëndë shkakton shumë sëmundje si, atak kardiak, sklerozë të shumëfishtë, tumore të trurit, diabet dhe çrregullime emocionale.

Aspartama kthehet në methanol kur është në temperaturë të lartë dhe metanoli shpërbëhet në methanol të oksiduar dhe në acid formik. Pijet dietike rrisin gjithashtu rrezikun e sindromës metabolike, që shkakton dhjam në zonën e barkut, tension të lartë dhe rrit kolesterolin.

Kafeina – pjesa më e madhe e pijeve të gazuara përmbajnë kafeinë, e cila shkakton disa kancere, deformime të gjoksit, rrahje të çrregullta të zemrës, tension të lartë dhe shumë probleme të tjera.

Uji – Uji që përdoret për prodhimin e këtyre pijeve është ujë rubineti dhe përmban kimikate si klori, fluoruri dhe grimca metalesh.

Obeziteti – Studimet e kryera nga universiteti i Harvardit kanë nxjerrë se pijet e gazuara shkaktojnë obezitet.

Studimi i bërë mbi persona 12 vjeç, tregoi se personat që pinin pije të tilla kishin më shumë shanse të bëheshin obezë në krahasim me ata që nuk pinin, për çdo pije që konsumonin rreziku për t'u bërë obezë rritej me 1.6 herë.

Fruktozë e tepruar – Pijet me gaz përmbajnë shurup drithi me nivel të lartë fruktoze, i cili normalisht vjen nga drithërat.

Problemi qëndron në faktin se këto drithëra janë të modifikuara gjenetikisht, dhe fatkeqësisht nuk ka studime të kryera për një kohë relativisht të gjatë mbi sigurinë e produkteve të modifikuara gjenetikisht.

Për më tepër, procesi i prodhimit të këtij shurupi përfshin edhe përdorimin e mërkurit, i cili shkakton shumë sëmundje të rrezikshme.

Mungesa e lëndëve ushqyese – Nuk ka absolutisht as edhe një vlerë ushqyese në pijet me gaz. Jo vetëm që kanë shumë efekte anësore por pije të tilla nuk kanë as edhe një efekt të vetëm pozitiv në trupin tonë. Pijet me gaz janë substance jo natyrale qe trupit i shkaktojnë veç dëm.

Dehidratim – Për shkak të përmbajtjes së lartë të sheqerit, natriumit dhe kafeinës, këto pije dehidratojnë trupin dhe pas një kohe të gjatë mund të shkaktojnë dehidratim kronik.

I dëmshëm për dhëmbët. Pirja e vazhdueshme e këtyre pijeve shkakton formimin e pllakëzave bakteriale tek dhëmbët dhe mund të shkaktojë kavitete dhe probleme me mishërat e dhëmbëve./Mesazhi/

The post Ja 10 arsyet pse duhet të heqim dorë nga pijet e gazuara appeared first on Mesazhi.com.

Një mënyrë e thjeshtë si të lironi vetë këmbët nga toksinat

Posted: 09 Oct 2017 10:00 AM PDT

Disa qese të vogla shëruese, që vendosen poshtë thembrave kanë qenë popullore në Japoni për qindra vjet. Efektet e tyre duket të jenë po aq pozitive sa akupunktura, gjë që i bën njerëzit të ndihen më energjik.

Si rezultat, ata mund të përmirësojnë sistemin nervor dhe shëndetin e përgjithshëm. Siç thotë Dr. Dietrich Klinghardt i Akademisë Amerikane të terapisë nervore, këto qeska nën këmbë kanë një efekt psikologjik. Prandaj, ato nxisin metabolizmin, i cili në fund ndihmon në detoksifikimin e qelizave të veshkave, të mëlçisë dhe të gjakut.

Shumë njerëz kanë më shumë energji, flenë më mirë dhe zhvillojnë mendime pozitive duke aplikuar këto "ngjitëse" (ndryshe njihen si "pads").

Për më tepër, pads mund të jenë të dobishme për lehtësimin e migrenës dhe dhimbje kronike. Si të tilla, ato mund të jenë shumë të dobishme për të gjithë sistemin.

Për të hequr qafe të gjitha toksinat në trupin tuaj, këtu është receta sesi ju mund ti bëni vetë këto qeska. Ato janë të thjeshta, të lehta dhe të shpejta për t'u përdorur.

Përbërësit

1 thelpi hudhër e grirë imët

¼ filxhanit me uthull molle

¼ e një qepe të grirë

Udhëzime

Në një tigan shto uthullën dhe lëre të ziejë. Sapo të fillojë të shfaqen flluska shtoni hudhrat dhe qepën dhe lëreni në zjarr për 10 minuta. Hiqeni tiganin nga nxehtësia dhe lëreni të ftohet tërësisht për rreth 20 minuta.

Merrni disa garza dhe i lyeni nga kjo masa. Shtrydhini nga lëngu dhe i vendosni nën këmbë. Vishni çorape dhe shkoni për të fjetur. Ndajeni këtë post me familjen dhe miqtë./Mesazhi/

The post Një mënyrë e thjeshtë si të lironi vetë këmbët nga toksinat appeared first on Mesazhi.com.

A duhet t’i mbajmë vezët në frigorifer?

Posted: 09 Oct 2017 09:14 AM PDT

Vezët në SHBA shiten nga frigoriferi, por jo vetëm në Amerikë. Kjo ndodh edhe në shumë vende të tjera. Njerëzit që kanë pulat e tyre në fshat i lënë vezët jashtë frigoriferit derisa të jenë gati t'i gatuajnë, por një pjesë i fusin edhe në frigorifer. Po cila është mënyra e duhur?

Sipas ekspertëve, të gjithë ata që kanë pula në shtëpi, mund t'i mbajnë vezët jashtë frigoriferit për disa ditë, pasi të keni konfirmuar shëndetin e pulave dhe pastërtinë e kafazit. Edhe nëse vezët janë të palara, mund të qëndrojnë ashtu për disa ditë.

Kjo, për arsye se vezët kanë një shtresë natyrale që i mbron nga bakteret. Nëse vezët lahen, kjo shtresë largohet duke bërë që bakteret të depërtojnë më shpejt në brendësi të vezës. Nëse lahen vezët, këshilla më e mirë që t'i mbani të freskëta është frigoriferi.

Sa për vezët e blera në dyqan, këshilla është frigoriferi. Prodhuesit e vezëve amerikane i lajnë vezët për t’u siguruar që janë të pastra, sepse edhe në to ekziston rreziku i salmonelës.

Pra, veshja mbrojtëse hiqet para se vezët të mbërrijnë në dyqanet ushqimore, kështu që sapo t'i blini, futini në frigorifer. Business Insider raportoi disa kohë më parë se shumë markete i kërkonin nga prodhuesit vezët të palara për t'i ruajtur sa më gjatë nga rreziku i salmonelës.

Natyrisht, për të qenë të sigurt, gjithmonë mund të zgjidhni t'i mbani vezët në frigorifer. Nëse një vezë rri në temperaturë dhome për të paktën një ditë, është përafërsisht ekuivalente me shtatë ditë në frigorifer, kështu që duhet t'i hani më shpejt./Mesazhi/

The post A duhet t'i mbajmë vezët në frigorifer? appeared first on Mesazhi.com.

“Gazi i Vdekjes” në QKUK, ky është aktvendimi i gjykatës për paraburgim për të dyshuarin

Posted: 09 Oct 2017 09:11 AM PDT

Naser Gurri, pronar i kompanisë 'Bubebari Komerce', dyshohet se ka bërë prodhim të palicensuar të gazit medicinal duke shkaktuar vdekje zinxhirore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të dyshuarit Naser Gurrit, pronar i kompanisë 'Bubeari Komerce ' që e furnizoi QKUK-në me gazin që prokuroria pretendon të jetë shkaktar i vdekjes së tre pacientëve.

KALLXO.com shkruan se ka siguruar aktvendimin e gjykatës ku cilësohet si e bazuar kërkesa e prokurorisë për paraburgim 30 ditësh ndaj Gurrit.

Gurri është i dyshuar për veprën 'Prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore' pasi sipas prokurorisë, ai ka prodhuar dhe ka vënë në qarkullim produktin mjekësor, respektivisht gazin medicinal të llojit Oksidul pa e bërë kontrollin e nevojshëm nga personi apo enti i autorizuar.

Në arsyetimin e kërkimit të masës së paraburgimit prokuroria deklaron se kjo kompani megjithëse kishte marrë obligim që të importojë gazin nga Maqedonia, ajo ka bërë prodhim vetanak pa pasur licencë për prodhim të produktit të tillë.

"Sipas hetimeve preliminare të kryera, ka rrjedhë se si rezultat i përdorimit të këtij gazi nëpër klinikat e QKUK-së ka ardhur tek vdekjet e dyshimta të të dëmtuarve, tani të ndjerë Sh.K, K.B, A.Z…", thuhet në deklaratën e prokurorisë.

Në anën tjetër, Gurri dhe mbrojtja e tij janë deklaruar se ka prova që hedhin poshtë pretendimet se gazi ka qenë shkaktar direkt i vdekjeve për të cilat po dyshohet ai.

Muhamet Shala, avokat mbrojtës i Gurrit, ka renditur disa nga dyshimet e tyre që hedhin poshtë pretendimet e prokurorisë mbi shkaktarin e vdekjeve.

"Është me rëndësi të posaçme të theksohet edhe një fakt vendimtar në këtë çështje juridike sepse në të njëjtën ditë kur ka ndodhur vdekja e tre pacientëve në atë sallë kanë qenë të pranishëm edhe pesë praktikantë, mjekë të cilët kanë qenë të kyçur me angazhime të ndryshme…. që mund të dyshohet se mund të rezultojë me ndonjë keqpërdorim eventual të padëshiruar… dhe shkaktimin e sëmundjes apo vdekjes së pacientit", ka thënë Shala.

Rreth vdekjeve të dyshimta në fillim të muajit shtator, kishte reaguar edhe Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili.

The post "Gazi i Vdekjes" në QKUK, ky është aktvendimi i gjykatës për paraburgim për të dyshuarin appeared first on Mesazhi.com.

Alarm për dhunën në familje, ja qytetet ku ndodhin më shumë dhe më pak raste

Posted: 09 Oct 2017 09:07 AM PDT

Është rritur raportimi i dhunës në familje sipas institutit të statistikave. Tirana e Durrësi janë qarqet me numrin më të madh, ndërsa Dibra e Kukësi janë qarqet ku dhuna ndaj grave e të miturve, raportohet më pak.

Dhunë verbale dhe psikologjike

Vendim ekstrem deri në marrjen e jetës.

Këto janë disa nga rastet e publikuara por shumë të tjera mbeten brenda mureve të shtëpisë pasi konsiderohen si çështje familjare. Pavarësisht vështirësisë së matjes të këtij fenomeni shqetësues, të dhënat e raportuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, tregojnë se gjatë viteve 2012-2016 ka një rritje të numrit të raportimeve për dhunën në familje.

Krahasuar me vitin 2015 kemi 252 raportime më shumë në vitin 2016. Instituti i statistikave tregon se në rang vendi, në vitin 2016 numërohen 3.900 raportime të dhunës në familje, ku përqindja më e lartë e tyre shihen në qarkun e Tiranës dhe Durrësit dhe më e ulëta në qarkun e Dibrës dhe Kukësit.

Është shtuar dhuna në familje apo ka rritje të ndërgjegjësimit për ta raportuar, kjo mbetet një pikpyetje. Por shifrat tregojnë se krahasuar me vitin 2012, në rang vendi viti 2016 shënon rreth 46,5 % më shumë raportime të dhunës në familje, shprehur në terma absolut rreth 1.174 raportime të dhunës në familje më shumë.

Të dhunuarit janë të miturit dhe gratë. Për vitin 2016 numërohen 133 fëmijë të dhunuar. Përqindja më e lartë e tyre shënohet në qarkun e Kukësit me 6,5 % . Ndërkohë qarqet me përqindjen më të ulët janë Durrësi dhe Elbasani me 1,6 % dhe 2.5 % të mitur të dhunuar.

Numri i femrave të prekura nga ky fenomen është më i lartë. Gjatë vitit 2016 janë 2.825 femra që raportojnë dhunën në familje, të cilat përbëjnë rreth 76 % të të gjithë personave të dhunuar.

Tirana është qarku ku është përqendruar numri më i lartë i femrave të dhunuara me 36,5 %, ndjekur më pas nga qarku i Durrësit me 14,9 %, ndërkohë qarku i Kukësit dhe ai i Dibrës shënojnë përqindjen më të ulët të raportimeve, me 1,4 % dhe 1,6 % femra të dhunuara.

Megjithatë këto shifra mund të jenë më të larta nëse do të marrim në konsideratë se raportimi i dhunës në Shqipëri shihet ende si turp dhe frikë nga ndëshkimi.

The post Alarm për dhunën në familje, ja qytetet ku ndodhin më shumë dhe më pak raste appeared first on Mesazhi.com.

Kosovarët, të tretët në “biznesin” e trafikimit të refugjatëve

Posted: 09 Oct 2017 09:06 AM PDT

Zvicra po bëhet gjithnjë e më tepër një qendër për kontrabandimin me qenie njerëzore. "Ne kemi mundur të konstatojmë gjatë këtij viti një rritje të kësaj kontrabande në krahasim me vitet e kaluar", ka thë për "SonntagsBlick" David Marquis, zëdhënës i Administratës Federale të Doganave.

Nga janari deri në fund të gushtit, në Zvicër janë arrestuar 255 persona të dyshuar për marrje me kontrabandim të qenieve njerëzore, transmeton albinfo.ch. Kur dihet se gjatë periudhës së njëjtë të një viti më parë ishiun kapur 174 veta, dallimi është i qartë.

Kontrabanduesit janë më së shpeshti nga Zvicra, nga Italia dhe nga Kosova. Trafikuesit me qenie njerëzore po e përdorin gjithnjë më shumë territorin zviceran si vend të sigurt. Prej këtu, ata organizojnë transportin e migrantëve nga Evropa e Jugut në drejtim të veriut, shkruan më tutje gazeta.

Prokuroria Shtetërore e Munihut është duke udhëhequr aktualisht një procedurë kundër një shtetasi të Jemenit me vendbanim në Zvicër, transmeton albinfo.ch.

Ai akuzohet për kontrabandim me numër të madh migrantësh, të kryer në raste të shumta, duke shfrytëzuar Zvicrën si vend transiti, për të transportuar refugjatët nga Italia në Gjermani. Ai mund të marrë deri në dhjetë vjet burg, në rast se dënohet./Mesazhi/

The post Kosovarët, të tretët në "biznesin" e trafikimit të refugjatëve appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more