Skip to main content

Zëri: “12 vjet burgim për dy kosovarët që kryen 78 vjedhje në Zvicër” plus 29 more

Zëri: “12 vjet burgim për dy kosovarët që kryen 78 vjedhje në Zvicër” plus 29 more


12 vjet burgim për dy kosovarët që kryen 78 vjedhje në Zvicër

Posted: 15 Sep 2017 02:47 PM PDT

Kanë kryer 78 vjedhje, një grabitje dhe delikte të tjera. Dy kosovarët janë dënuar në Gjykatën e Qarkut në Wil (St.Gallen), njëri me 7 dhe tjetri me 5 vjet burgim. Procesi gjatë javës së kaluar është zhvilluar nën masa të rrepta sigurie. Të akuzuarit ishin sjellë në ndërtesën e gjykatës, të lidhur me pranga në duar dhe në këmbë, shkruan tagblatt.ch. Si pjesëtarë të një bande prej 6 vjedhësish, ata janë autorë të një serie të gjatë deliktesh,......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Identifikohet një i dyshuar për sulmin në Londër

Posted: 15 Sep 2017 02:46 PM PDT

Autoritetet britanike kanë identifikuar një të dyshuar në lidhje me sulmin me bombë në një metro të Londrës. Tashmë qindra policë janë në kërkim të tij. Bilanci i të plagosurve ka shkuar në 29. Shërbimi sekret britanik ka identifikuar një të dyshuar që është përfshirë në sulmin terrorist me bombë artizanale në një nga vagonët e një metroje në Londër. Lajmi është bërë i ditur nga mediat britanike që citojnë burime pranë shërbimit......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Edhe një tjetër imazh joshës nga Luana (Foto)

Posted: 15 Sep 2017 02:43 PM PDT

Moderatorja Luana Vjollca është në mesin e femrave më të përfolura në mediet rozë. Javën e kaluar, Luana martoi motrën e saj Marinën, në dasmën e së cilës ajo u paraqit shumë elegante. Luana ndërroi dy fustane gjatë asaj nate dhe në secilin prej tyre u shfaq shumë joshëse, duke treguar linjat trupore. Së fundi, Luana postoi në rrjete sociale edhe një foto nga dasma e Marinës dhe Getit, në të cilën falënderoi kreatoren Blerina Kllokoqi-Rugova për fustanin që kishte veshur, kurse......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rita e ‘zjarrtë’ në reklamën e re për të brendshme (Foto)

Posted: 15 Sep 2017 02:41 PM PDT

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora përveç suksesit që tregon në muzikë, është bërë shumë e kërkuar edhe si imazh i markave të njohura. Tash e një kohë, Rita është imazh i brendit të njohur të të brendshmeve “Tezenis”, për të cilat tashmë ka realizuar reklamën e re, shkruan lajmi.net. Në profilin e saj në Instagram, Rita ka postuar një foto të cilën e ka shkrepur nga seti i ri i realizuar në kuadër të koleksionit të fundit të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

FFK-ja e dënon rëndë lojtarin e Gjilanit pasi goditi kundërshtarin me kokë

Posted: 15 Sep 2017 02:40 PM PDT

Futbollisti i Gjilanit, Gëzim Rusi, vazhdon të bëjë sjellje jo-sportive në fushat e futbollit. Pas goditjes që për pak e la pa syrin e djathtë Memajn e Lirisë edicionin e kaluar, ai ka bërë një tjetër gjest të turpshëm. Sulmuesi ferizajas i gjilanasve, ka goditur me kokë pa top një futbollist kundërshtar të Vëllaznimit. Për këtë arsye, ai është dënuar me 3 muaj nga FFK. Në këtë mënyrë, Rusi e humb sezonin vjeshtor. “Gëzim Rusi – lojtar i klubit të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

E papritur: Lirak Çelaj vendos ‘rampë’ për ‘jo-prishtinalitë’

Posted: 15 Sep 2017 02:26 PM PDT

Lirak Çelaj, kandidati i PDK-së për Komunën e Prishtinës, ka vendosur që pjesë e programit të tij qeverisës të jetë vendosja e një “rampe” për jo-prishtinasit. Kjo “rampë” ai ka thënë se do vendoset në çdo pikë hyrëse të Prishtinës dhe banorët e komunave tjera do të detyrohen të paguajnë një lloj takse për të marrë të drejtën e qarkullimit nëpër kryeqendër, raporton “Zeri.info”. Çelaj e ka thënë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Haliti për Demarkacionin: Historia është histori, realiteti realitet

Posted: 15 Sep 2017 02:14 PM PDT

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, deklaroi se qeveria është shërbëtore e qytetarëve të Kosovës dhe për këtë duhet t’i kryej detyrat e saja të parapara. “Nëse LDK-ja i bllokon vendimet, atëherë ata do të dëmtojnë veten. LDK-ja do të jetë në nivel të detyrës, për të kontrolluar qeverinë se sa po i zbaton vendimet për qytetarë”, tha Haliti në emisionin “n’Kuvend”, të moderatorit Zejdush Kastrati, në Radio Televizionin e......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

‘Nëse akuzat ndaj Rikalos janë të sakta, ai s’do të jetë pjesë e Qeverisë’ (VIDEO)

Posted: 15 Sep 2017 02:05 PM PDT

Nëse akuzat e banorëve të lagjes Dardania të Prishtinës dalin të jenë të sakta që ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo, ka keqtrajtuar banorët e pafajshëm të kësaj lagjeje, atëherë ai do të shkarkohet dhe nuk do të jetë pjesë e Qeverisë së Kosovës. Kështu ka thënë zëvendëskryeministri njëherësh edhe ministër i Diasporës, Dardan Gashi, transmeton “Zeri.info”. Sipas Gashit, nëse paraprakisht Lista Serbe, i ka informacionet......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Dardan Gashi tregon për ndërmjetësimin e tij dhe si hyri në Qeveri (Video)

Posted: 15 Sep 2017 01:47 PM PDT

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Diasporës, Dardan Gashi, ka treguar se në qeveri ka hyrë me anë të një ftese që i është bërë nga kryeministri Ramush Haradinaj. “Më thanë që të marrë pjesë në qeverinë Ramush Haradinaj në këto funksione që i përmendëm, do të thotë Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike… dhe zëvendëskryeministër”, ka thënë Gashi në RTV21. Ai ka thënë bllokada që para formimit të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Samiti i NATO-s – shefat e shtabeve në Tiranë

Posted: 15 Sep 2017 01:39 PM PDT

Të shtunën do të mbahet për herë të parë në Tiranë Konferenca e Komitetit Ushtarak. Shefat e shtabeve të vendeve anëtare të NATO-s kanë mbërritur në kryeqytetin shqiptar paraditen e së premtes dhe janë pritur fillimisht nga ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e cila ka premtuar se Shqipëria do të shtojë numrin e forcave ushtarake në Afganistan me një togë. Ata janë mbledhur për të diskutuar për situatën e sigurisë në rajonin e Ballkanit perëndimor, si dhe për të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

ISIS merr përgjegjësinë për sulmin në Londër

Posted: 15 Sep 2017 01:38 PM PDT

I ashtuquajturi Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për sulmin në Pearsons Green në Londër, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova. Kjo sipas nje deklarate të publikuar në agjensionin e lajmeve Amaq. Sulmi është realizar përmes shperthimit të një mjeti eksploziv të improvizuar mengjesin e së premtes, me c’rast kanë mbetur të lënduar 29 persona. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Lajm shokues nga Pique dhe Shakira (Foto)

Posted: 15 Sep 2017 01:37 PM PDT

Këngëtarja kolumbiane Shakira dhe futbollisti Gerard Pique janë prindër të dy djemve dhe për vite kanë mbajtur një lidhje të fortë dashurie me njëri-tjetrin.  Lajmet e fundit nga mediat botërore njoftojnë se çifti i ka dhënë fund. Ata prej muajsh nuk jetojnë më bashkë. Sipas spekulimeve nga media kolumbiane, shkak i mosmarrëveshjes mes tyre ka qenë një person i tretë. Futbollisti i Barcelonës nuk ka publikuar më asnjë foto me Shakirën që para 6......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kjo është kërkesa e Çelajt për Rikalon

Posted: 15 Sep 2017 01:26 PM PDT

Kandidati për kryetar të Prishtinës, Lirak Çelaj, ka kërkuar me një mënyre të veçantë, nga ministri i Bujqësisë Nenad Rikali të tregoj se kanë e ka pasur shok. Këtë kërkesë Çelaj e ka bërë përmes një postimi në Facebook. “Nenad Ri-kallxo hala kon e ki pas shok” ka shkruar Lirak Çelaj. Ministri Rikalo në një njoftim për media ka treguar se vite me parë ka punuar me Albin Kurin dhe Shpend Ahmetin e Vetëvendosjes. “Ndoshta këtë publiku nuk e di, por 4......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kuçi: Opozita të na lejojë të punojmë

Posted: 15 Sep 2017 01:25 PM PDT

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK’së, njëherësh sekretar i përgjithshëm i kësaj partie, Blerim Kuçi, ka kërkuar nga opozita që t’i krijojë kryeministrit të ri hapësirë të nevojshme për punë, pastaj të flasë për punën e tij. Në një intervistë për gazetën ‘Epoka e Re’, Kuçi ka thënë se opozita nuk duhet të jetë vetëm aktive, por edhe konstruktive. Ai ka treguar se Qeveria e re do t’i ketë tri objektiva kryesore:......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Gruaja e Tottit gëzon tifozët e Romës

Posted: 15 Sep 2017 01:23 PM PDT

Ilary nuk e ka mohuar se në të ardhmen Totti mund të bëhet trajner, diçka që do ta mirëprisnin me shumë dëshirë tifozët e Romës. Ilary, gruaja e Francesco Tottit, ka thënë se jeta është me shumë surpriza dhe ndoshta në të ardhmen legjenda e Romës do të bëhet edhe trajner. Aktualisht fituesi i Kupës së Botës me Italinë po studion për licencën B të UEFA-s. “Trajner? Ai gjithmonë ka thënë se nuk do të bëhet. Por, jeta është plot surpriza, nuk i......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

ZYRTARE: Super-lajm për Romën para ndeshjes së radhës (FOTO)

Posted: 15 Sep 2017 01:16 PM PDT

Roma e ka marrë një lajm shumë të mirë para ndeshjes ndaj Veronës. Top-transferimi i verës, Patrik Schick, është rikuperuar me kohë. Ai është grumbulluar nga trajneri Di Francesco për sfidën me Veronën, përcjell “Lajmi.net”. Sulmuesi i ardhur nga Sampdoria për mbi 40 milionë euro, pësoi një dëmtim dhe nuk ishte gati për të luajtur kundër ish-ekipit të tij. Për fat të Schick, ndeshja ndaj Sampit u shty për shkak të shiut, kështu që çeku mund të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Agim Bahtiri: Do të fitojë bindshëm, Fehmi Ferati është njeri i PDK-së

Posted: 15 Sep 2017 01:14 PM PDT

Kryetari i Mitrovicës dhe kandidati i AKR-së edhe për një mandat, Agim Bahtiri e ka akuzuar kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, Fehmi Feratin se është njeri i PDK-së, e më së pakti i VV-së. “Mitrovica duhet ta ketë një zot shtëpie të fuqishëm dhe ai jam unë”, ka thënë Bahtiri në Dukagjin. Sipas tij, ai zgjedhjet do t’i fitoj bindshëm dhe se koalicionin e vetëm do ta bëjë me qytetarët. “I përgëzoj kundërkandidatët për guximin që të kandidojnë,......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Veseli: Ndryshimi në Mitrovicë vjen me kryetaren Valdete Idrizi

Posted: 15 Sep 2017 01:10 PM PDT

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, i shoqëruar nga kandidatja për kryetare të Mitrovicës, Valdete Idrizi, kanë takuar dhjetëra të rinj me të cilët kanë diskutuar vizionin dhe platformën qeverisëse për perspektivën e Komunës së Mitrovicës. Kreu i PDK-së tha se nga takimet e shumta me rini në Komunën e Mitrovicës e vëren energjinë dhe vendosmërinë për ndryshim pozitiv të qeverisjes e ai ndryshim Veseli tha se do të vjen me udhëheqjen e kryetares së re......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Lutfi Haziri do që Dobrosini të bëhet pikë kufitare

Posted: 15 Sep 2017 01:06 PM PDT

Po vazhdojnë takimet mobilizuese në terren të kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri dhe ekipit të tij me strukturat e partisë, si parapërgatitje për zgjedhjet e 22 tetorit, njofton dega e kësaj partie në Gjilan. Takimet sonte janë zhvilluar në Pogragjë, Stublinë e Llovcë. “Pogragja dhe fshatrat tjerë nuk e ka pasur kujdesin e shtetit në të kaluarën. Jam krenar që gjatë këtij mandati, ne e kemi realizuar pakon familjare dhe katërshen e madhe......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Martohet edhe Besnik Qaka (Foto)

Posted: 15 Sep 2017 12:58 PM PDT

Kur u mendua që të gjitha dasmat e estradës përfunduan për këtë verë, doli të jetë edhe një tjetër. Besnik Qaka po i jep fund beqarisë. Burime të rtv21.tv tregojnë se këngëtari Besnik Qaka dashurinë e tij me Lola Begollin do ta kurorëzojë me 30 shtator. Kështu pas dasmës së madhe të Orinda Hutës e Turjan Hyskën, Besit e Xhensilës, vjen edhe dasma e Besnik Qakës. Dasma e çiftit të ri nga Peja do të mbahet në hotel “Dukagjini”, në Pejë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Vllahiu: Prishtina meriton të bëhet kryeqytet!

Posted: 15 Sep 2017 12:35 PM PDT

Qeveria e Kosovës, e drejtuar nga Ramush Haradinaj, ka emëruar sot zëdhënës Arbër Vllahiun. Mirëpo, Vllahiu njëkohësisht është edhe kandidat për kryetar të Prishtinës nga AAK. Por, Vllahiu ka premtuar se edhe përkundër këtyre angazhimeve nuk do t’i ikë përgjegjësive. Ky është postimi i plotë i Vllahiut në Facebook: Një detyrë dhe obligim shtesë. Nuk do t’i ikë asnjëherë përgjegjësive, sado e rëndë dhe e madhe të jetë dinamika e punës.......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

'Kosova deri në fund të vitit do ta ketë ushtrinë'

Posted: 15 Sep 2017 12:31 PM PDT

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi tha sonte se  Kosova deri në fund të vitit do ta ketë ushtrinë. Sipas tij  i gjithë ky proces do të ndodhë në partneritet me SHBA-të, NATO-n dhe BE-në. “Defentivisht e ushtria pres të përfundojë deri në fund të këtij viti. Kemi mundësinë e ndryshimeve kushtetuese dhe e mbështesë fuqishëm që të ndodhë. Dhe, askush se ka të drejtën e vetës  mbi  ushtrinë”, tha Thaçi në RTK. ...

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shqipëri-Zvicër, rezultat turpërues

Posted: 15 Sep 2017 12:30 PM PDT

Kombëtarja e femrave i nisi në mënyrën më të keqe të mundshme eliminatoret e Kampionatit Botëror duke u mundur ndaj Zvicrës në “Elbasan Areana” me rezultatin 1-4. Skuadra e drejtuar nga Armir Grima e pa veten në disavantazh në minutën e 23-të, ndërsa pjesën e parë zviceranet shënuan edhe 2 herë të tjera, duke “kapitulluar” vajzat kuqezi. Në minutën e  67, Dikeman realizoi edhe golin e 4-t për miqtë, ndërsa Shqipëria gjeti golin e nderit në minutën e 81 me anë......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Thaçi: Është e kotë, pa demarkacion s’ka liberalizim të vizave

Posted: 15 Sep 2017 12:29 PM PDT

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi tha sonte se nuk do të ketë liberalizim të vizave pa u definuar çështja e demarkacionit të kufizimit me Malin e Zi. Ai edhe njëherë ripërsëriti se procesi i demarkimit duhet të përfundojë sa më shpejtë me qëllim që të hapet perspektiva  e qytetarëve të Kosovës për lëvizje të lirë, pra sa më shpejtë të ndodhë procesi i liberalizimit të vizave. “Demarkacion i  pres që të përfundojë sa më shpejtë që......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Detaje rreth vrasjes në Pejë (Video)

Posted: 15 Sep 2017 12:22 PM PDT

Idriz Gega, 82-vjeçar nga Peja, i shpëtoi sulmit të vitit 2008, por jo edhe këtij të fundit, të enjten. Pasditen e 14 shtatorit, Idriz Gega mbeti i vrarë dhe djali i tij Feridi u plagos nga fqinji i tyre Fatmir Llonçari. Rreth kësaj ngjarje tragjike familjarët refuzuan të prononcohen para kamerës së RTV Dukagjinit, por një reagim pati prej tyre përmes rrjetit social Facebook. Këto denoncime i mohon të jenë bërë nga ana e familjarëve, zëdhënësi i Drejtorisë Rajonale të Policisë së......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Aktorja serbe, Becirovic: Luajë rolin e shqiptares, por...

Posted: 15 Sep 2017 12:18 PM PDT

Qytetarët e Novi Pazarit të Sanxhakut për dhjetë ditë ishin mikpritës të një kaste të aktorëve. Qendra e qytetit u pushtua nga flamuj kombëtarë shqiptarë, njerëz të veshur me uniforma ushtarake dhe flamuj të UÇK-së. Bëhet fjalë për skenarin e filmit “Gara e minjve”, nga një shtëpi filmike beogradase. Novi Pazari është zgjedhur të “luajë” rolin e Prishtinës së viteve ’90-ta të shekullit të kaluar. Filmin bënë fjalë për një......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Konjufca: Ka me ardhë një kohë kur kemi me i dhënë 24 orë afat Qeverisë për Rikalon! (Video)

Posted: 15 Sep 2017 12:09 PM PDT

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka thënë se nëse faktet për ministrin e Bujqësisë, Nenad Rikalo, janë ashtu siç po flitet dhe Qeveria e Kosovës e ka diture këtë, atëherë duhet të merren masat. “Dëshmitarë ka, janë nga lagjja ‘Dardania’. Ata thonë se ky njeri ka maltretuar shqiptarët gjatë viteve ‘90”, thekson Konjufca në TV Rrokum, duke shtuar se opozita duhet me u siguru mirë për të vërtetën e kësaj e pastaj me fillu me protesta. “Ka me......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Aktori hollivudian, Randall Paul zbulon rrënjët shqiptare

Posted: 15 Sep 2017 12:08 PM PDT

Një esktremiste fetare, burri i së cilës ka kryer një atentat, përpiqet të çojë drejt së njëjtës rrugë të birin e saj të vetëm, por plani i saj ndesh një grup agjentësh specialë të cilët e pengojnë në realizimin e qëllimit. Është ky subjekti i filmit “Parajsa e Zezë”, një film qe ka sjellë në Shqipëri aktorin dhe koordinatorin e njohur të Hollivudit, Randall Paul, i cili duket se rrënjët e hershme i ka në Shqipëri. “A e di çfarë?......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Presidenti Thaçi 'godet' Brukselin

Posted: 15 Sep 2017 12:07 PM PDT

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur rreth liberalizimit te vizitave për Kosovën. Ai ketë herë ka kritikuar Brukselin, duke thënë se po i trajtojnë kosovaret si qytetarë të rendit të dytë. “Qytetarët e Kosovës duhet që tani të lëvizin lirshëm. Për këtë çështje jemi duke u munduar të gjithë. Institucionet e vendit janë duke punuar që t’i plotësojnë të gjitha kushtet për viza. Por, është edhe një çështje tjetër, pasi që......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Thaçi: Referendum për marrëveshjen përfundimtare me Serbinë

Posted: 15 Sep 2017 11:56 AM PDT

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka folur për raportet që duhet ti ketë Kosova me Serbinë. Thaçi në një  intervistë dhënë Radio Televizionit të Kosovës (RTK), foli për rëndësinë që duhet të organizohet një referendum në përfundim të procesit të dialogut që do të përfundojë me marrëveshjen e paqes në mes Kosovës dhe Serbisë. Ai tha se vijat e kuqe, do të jenë  integriteti dhe sovraniteti i Kosovës që në asnjë formë nuk do të......

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more