Skip to main content

“Vdiqën kryetari i Ranillugut dhe kryetari i kuvendit komunal” plus 17 more Radio Evropa e Lirë

“Vdiqën kryetari i Ranillugut dhe kryetari i kuvendit komunal” plus 17 more Radio Evropa e Lirë


Vdiqën kryetari i Ranillugut dhe kryetari i kuvendit komunal

Posted: 15 Sep 2017 09:33 AM PDT

Në një aksident trafiku në jug të Serbisë kanë vdekur kryetari i Ranillugut, Gradimir Nikiq, dhe kryetari i kuvendit komunal, Sasha Alleksiq, ndërsa dy persona të tjerë janë plagosur. Lista Serbe tha se "tragjedia e tmerrshme ka marrë dy luftëtarë të mëdhenj për një jetë më të mirë të serbëve në Kosovë". "Shkuan më të mirët prej nesh", shkroi në Twitter drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Sebrisë, Marko Gjuriq. Mikiq ka qenë në listën e kandidatëve të Listës Serbe për kryetar të Ranillugut edhe në zgjedhjet lokale të tetorit.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kryeministrja May dënon "sulmin frikacak" në metronë e Londrës

Posted: 15 Sep 2017 08:16 AM PDT

Kryeministrja e Britanisë, Theresa May, e dënoi "sulmin frikacak" në metronë e Londrës, i cili, sipas saj, ka pasur qëllim "të shkaktojë dëm të konsiderueshëm". Policia Metropolitane e Londrës tha se një "pajisje improvizuese shpërthyese" është përfshirë nga flakët, në metronë e qytetit. Policia tha se hetimet po bëhen si për një incident "terrorist". Ajo njoftoi se 12 persona janë plagosur, porse asnjëri prej tyre nuk është në rrezik për jetën. Sulmi ndodhi në një tren në stacionin Parsons Green, në jugperëndim të Londrës. Sky News citoi një zyrtar të policisë të ketë thënë se pajisja nuk ka shpërthyer plotësisht. Kryeministrja May tha se niveli i kërcënimit terrorist në Mbretërinë e Bashkuar mbetet i lartë. Kryetari i Londrës, Sadiq Khan, tha se terroristët i kanë rritur përpjekjet për të vrarë dhe shkatërruar jetë. "Sulmi terrorist këtë mëngjes, ka qenë përpjekje e individëve të këqij dhe frikacakë për të vrarë, plagosur dhe prishur mënyrën tonë të jetesës", tha Khan.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Ministri Rikalo: Nuk kam keqtrajtuar askënd

Posted: 15 Sep 2017 07:26 AM PDT

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rikalo, anëtar i Listës Serbe i ka cilësuar fushata të rrejshme raportimet për të dhe konstatimet se ai ka keqtrajtuar fqinjët shqiptarë në lagjen Dardania të Prishtinës, gjatë kohës së luftës, në vitin 1999. Përmes një deklarate me shkrim, ai ka theksuar se të gjitha këto, janë informata të pasakta.  "Njoftoj publikun se informacionet e ditëve të fundit që janë publikuar për mua janë të pasakta dhe qëllimkëqija dhe kanë pasur për qëllim diskreditimin tim dhe të Listës Serbe", thuhet në deklaratën e tij.  "Në asnjë moment nuk i kam bërë asnjë të keqe asnjë shqiptari të Kosovës. Deri në vitin 1999 kam luajtur basketboll, kam studiuar dhe kam bërë një jetë të qetë në Prishtinë. Asnjëherë me asnjërin prej fqinjëve nuk jam fjalosur apo hyrë në konflikt. Tani po e shoh se disa prej tyre nuk më paskan pëlqyer edhe aq, por besoj se me shumicën kam pasur respekt", ka shkruar Rikalo. "Kurse nga viti 2001 deri në vitin 2003 kam punuar në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Përderisa nga viti 2003 në mënyrë aktive kam punuar në sektorin civil për pajtim mes komuniteteve dhe për zhvillim të shoqërisë. Ndoshta këtë publiku nuk e di, por 4 vite kam qenë anëtarë i Bordit në fondacionin Soros së bashku me Shpend Ahmetin dhe Ilir Dedën dhe me intelektualë të tjerë të shquar nga Prishtina", ka shkruar ai. "Në vitin 2003 së bashku me Albin Kurtin kam marrë pjesë në themelimin e KAN-it. Në atë kohë së bashku kemi punuar për krijimin e strategjisë së luftës jo të dhunshme për një jetë më të mirë dhe për pajtim mes njerëzve në Kosovë", ka thënë ndër tjera Rikalo. "Në periudhën prej vitit 2013 kam qenë pjesë e shumë projekteve dhe iniciativave të shoqërisë civile në Kosovë, kurse prej vitit 2013 deri në vitin 2017 kam punuar në Komisionin Qendror Zgjedhor në Prishtinë. Jam fytyrë publike, kam dhënë me qindra deklarata dhe intervista, gjatë kohës sa kam punuar në Komisionin Qendror Zgjedhor vazhdimisht kam qenë prezent në media përmes transmetimeve të drejtpërdrejta televizive dhe përmes kronikave të ndryshme", ka sqaruar ministri Rikalo. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kryqi i Kuq i Serbisë nën llupën e Policisë së Kosovës

Posted: 15 Sep 2017 07:11 AM PDT

Veprimet e Kryqit të Kuq të Serbisë, në Kosovë, kinse për përditësimin e kartave sociale, ka nxituar reagime, veçanërisht të partive politike serbe. Policia e Kosovës, të enjten, me autorizimin e prokurorisë ka bastisur hapësirat e Kryqit të Kuq të Serbisë në Kosovë, si dhe të disa shtëpive private, të personave të punësuar në këtë organizatë. Me këtë rast janë konfiskuar dokumente, për të cilat ekzistojnë dyshimet se individë të kësaj organizate i përdorin për regjistrimin e popullsisë. Policia e Kosovës vlerëson se ato dokumente janë të dyshimta dhe në kundërshtim me dispozitat ligjore, marrë parasysh që regjistrimin e popullsisë në Kosovë mund ta bëjnë vetë institucionet ekzekutive të Kosovë. Policia, gjatë bastisjes, gjithashtu i ka intervistuar disa individë, të cilët janë gjetur në hapësirat e Kryqit të Kuq, ku edhe është gjetur materiali për regjistrimin e popullsisë. Siç, ka informuar Policia e Kosovës, gjatë aksionit policor në Mitrovicë të Veriut, janë lënduar disa zyrtarë policorë, pasi që janë sulmuar nga disa individë, ndaj të cilëve edhe është hapur procedura për sulm ndaj personave zyrtarë. Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Arbër Vllahiu, i ka thënë Radios Evropa e lirë se çdo akt i paligjshëm brenda territorit të vendit, nuk do të tolerohet.  "Aktivitetet e paligjshme brenda territorit të Kosovës, që nuk janë autorizuar nga autoritetet e vendit, pavarësisht nga natyra e punës së cilësdo organizatë, janë të papranueshme dhe nuk do të tolerohen. Mekanizmat e sigurisë të Kosovës janë përgjegjëse për sigurinë e qytetarëve të vendit, pa dallim dhe ato do të jenë gjithnjë në shërbim të secilit qytetar. Veprimtaria humanitare brenda territorit të Kosovës është e rregulluar me ligj dhe ajo nuk mund të shpërdorohet", tha Vllahiu. Se për çfarë bëhet fjalë, lidhur me dyshimet që ndërlidhen me veprimet e Kryqit të Kuq të Serbisë, këtë e shpjegon një qytetar i Mitrovicës së Veriut, në derën e të cilit kishte trokitur Kryqi i kuq. "Ka ardhur një vajzë që bën punë vullnetare në Kryqin e Kuq. Më kanë kërkuar emrin dhe mbiemrin. Më kanë pyetur se a jam në marrëdhënie pune, a kamë marrë ndonjëherë ndonjë ndihmë, numrin amzë të letërnjoftimit, a jambi punësuar, sa anëtarë të familjes i kam, a jemi të ndarë dhe kështu me radhë", tha qytetari serb i Mitrovicës së veriut. Nga Kryqi i Kuq i Serbisë thonë se nuk ekziston asnjë arsye që kjo organizatë të bëjë regjistrimin e qytetarëve në Kosovë. Sekretarja e përgjithshme e Kryqit të Kuq të Serbisë, Vesna Milenoviq, ka thënë për mediet serbe se Kryqi i Kuq i Serbisë do t'iu drejtohet institucioneve ndërkombëtare, me qëllim të mbrojtjes së shërbyesve të saj, të cilët janë ndaluar në Kosovë. "Ajo që ekziston, është obligimi i Kryqit të Kuq që ta bëj kartën sociale, sepse kjo edhe është përgjegjësi e Kryqit të Kuq, që në mënyrë reale dhe objektive të ndajë ndihmën humanitare", tha Milenoviq.  Në anën tjetër, Zyra për Kosovën e Qeverisë së Serbisë, ka protestuar ashpër lidhur me ndalimin e anëtarëve të Kryqit të Kuq, si dhe hyrjes së policisë në hapësirat e tij, duke thënë se "keqpërdorimi i çështjeve humanitare për qëllime politike nuk mund t'i sjellë askujt diçka të mirë". Nga Lista Serbe kanë thënë se konfiskimi i materialit dhe vulave, si dhe siç është cilësuar "abuzimi me anëtarët e kësaj organizate humanitare, është ngjarje e pa precedent". Ata kanë shtuar se organeve të policisë në Kosovë, lidhur me procesin e evidencimit nga ana e Kryqit të Kuq, vëmendjen ua ka tërhequr lideri i Iniciativës qytetare "Serbia, demokracia dhe drejtësia", Oliver Ivanoviq, i cili është edhe rival politik i Listës Serbe. Ivanoviq, kohë më parë, në një konferencë për medie pati theksuar se ajo çfarë po ndodhë është e çuditshme dhe brengosëse. "Në banesa po na paraqiten njerëz, të cilët trokasin në dyer dhe po bëjnë një lloj regjistrimi. Ai regjistrim është krejtësisht jolegal dhe unë kam bazë të dyshoj se bëhet fjalë për ndonjë sekt ose për ndonjë organizatë qëllimkeqe. Në këtë rast, mendoj se duhet ta lajmëroni policinë për këtë. U bëj thirrje qytetarëve që të lajmërojnë për secilin që troket në derë dhe ua kërkon letërnjoftimin ose dokumentet personale, sepse për diçka të tillë ata nuk janë të autorizuar", pati thënë Ivanoviq. Edhe Partia e Serbëve të Kosovës, si opsion i tretë politik te serbët, në krye të së cilës është, Aleksandar Jabllanoviq, kanë theksuar se "regjistrimi i popullsisë, i cili ka sjellë deri te rrezikimi i punës së Kryqi të Kuq dhe shërbyesve të tij, në fakt është vetëm pjesë e fushatës së Listës Serbe dhe Partisë Progresiste Serbe në Kosovë, në mënyrë që të arrijnë deri të secila amvisëri, për të kërcënuar dhe frikësuar njerëzit para zgjedhjeve lokale dhe në këtë mënyrë të ndikojnë në vullnetin e popullit". Lidhur me këtë çështje, tani për tani, reagime të tjera nuk ka në Kosovë, përveç reagimit të ambasadorit amerikan, Greg Delawie, i cili ka shënuar në Twitter se është i brengosur lidhur me çështjen e Kryqit të Kuq dhe se po i përcjellë zhvillimet nga afër. Përgaditi: Bekim Bislimi  

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Publikohen emrat e kandidatëve për zgjedhjet lokale në Maqedoni

Posted: 15 Sep 2017 06:01 AM PDT

Në mesnatë ka skaduar afati për parashtrimin e listave të kandidatëve të cilët do të futen në garën e zgjedhjeve vendore në Maqedoni, të caktuara për datën 15 tetor. Partitë politike kanë bërë të ditur për opinionin, emrat me të cilët do synojnë të fitojnë besimin e elektoratit. Që në raundin e parë dy partitë politike maqedonase, Lidhja Social -Demokrate e Maqedonisë dhe VMRO DPMNE, do të garojnë në koalicion me disa parti më të vogla brenda vetes. Përderisa partitë politike shqiptare, Bashkimi Demokratik për Integrim, Lëvizja Besa, Aleanca për Shqiptarët dhe Partia Demokratike Shqiptare, kanë vendosur që në rrethin e parë t'i masin forcat të ndara, duke lënë të hapur mundësitë e bashkëpunimit në rrethin e dytë, kur në garë do të mbeten dy kandidatë, të cilët do të sigurojnë më shumë vota. Vetëm Aleanca për shqiptarët është prononcuar zyrtarisht, duke theksuar, se në komunën e Kërçovës do të mbështesë kandidatin e Bashkimit Demokratik për Integrim, që në raundin e parë, për të mos rrezikuar drejtimin e kësaj komune nga shqiptarët. Partitë politike shqiptare kanë arritur ujdi që të dalin me lista të përbashkëta për Këshillat Komunal në Manastir, si dhe Komunën e Gazibabës së Shkupit. Por, nuk kanë arritur marrëveshje për të garuar me listë të përbashkët në Qytetin e Shkupit, si njësi e veçantë e vetë administrimit lokal për të siguruar një numër më të madh të këshilltarëve komunalë. Sociologu, Ali Pajaziti, duke komentuar mos bashkëpunimin mes partive politike shqiptare, konsideron se në skenën politike shqiptare dominon ndjenja e triumfit të personave të caktuar. "Partitë politike shqiptare garojnë të ndara ose "solo" kundrejt partive politike maqedonase të cilat garojnë në koalicione të mëdha sepse në bllokun politik shqiptar deri më tani kemi pasur një parti të madhe e cila vetes i ka përshkruar tipare dominuese në skenën politike shqiptare, po në zgjedhjet e fundit përjetoi një zbehje të madhe. Pastaj, kemi një parti shqiptare e cila është në komë, fati i së cilës do të përcaktohet në këto zgjedhje dhe partitë e tjera të dala në skenën politike nuk janë të profilizuara si duhet, dhe edhe në vend se të garojnë me oponentin e tyre kryesor ata garojnë mes vete" ka thënë Pajaziti. Megjithëse nuk është lajmëruar zyrtarisht koalicioni mes partnerëve të koalicionit qeverisës, Lidhjes Social - Demokrate të Maqedonisë që udhëhiqet nga kryeministri, Zoran Zaev dhe Bashkimit Demokratik për Integrim të Ali Ahmetit, zyrtarë brenda këtyre dy partive bëjnë të ditur se këto dy parti do përkrahin kandidatët e njëra tjetrës në komuna të caktuar siç është Qyteti i Shkupit, si dhe komuna e Tetovës, Gostivarit, Cairi etj. Ndryshe, nga dikasteri i Policisë, kanë theksuar se janë të gatshëm për të realizuar një proces të qetë, korrekt, duke vepruar në suaza të parandalimit të çfarëdo keqpërdorimi të pozitës të cilido funksionar në procesin zgjedhor. Njohësit e çështjeve politike thonë se këto zgjedhje vendore, të gjashtat me radhë që nga pavarësia e Maqedonisë si shtet, do të jenë nga më të ashprat për vetë faktin se partitë politike shqiptare garojnë me personat më të fuqishëm të partive siç janë drejtuesit e partive, deputetë, ministra etj. "Këto zgjedhje do të jenë ndër zgjedhjet më të egra, për arsye se partitë kanë hyrë në këto zgjedhje me elitatpolitike, hyjnë me atë motivin "tani ose kurrë" kjo do të rëndojë atmosferën në zgjedhje. Me vetë faktin se tanimë edhe në listat zyrtare të kandidatëve për kryetar komune kemi liderë të partive politike, parti që garojnë me deputetë, ministra, e rëndojnë këtë situatë dhe kjo do ta rëndojë shumë skenën politike pas zgjedhjeve vendore" ka thënë për Radion Evropa e Lirë, ish kryetari i Komunës së Tetovës, dhe njohës i çështjeve politike, Alajdin Demiri. Ndryshe më 14 tetor do të votohet për zgjedhjen e kryetarëve të 80 komunave dhe qytetin e Shkupit, si njësi e veçantë e vetë administrimit lokal me dhjetë komuna urbane. Fushat zgjedhore do të fillojë më 25 shtator në mesnatë dhe do të përfundojë më 13 tetor.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Thaçi e Haradinaj bisedojnë për demarkacionin dhe dialogun me Serbinë

Posted: 15 Sep 2017 05:23 AM PDT

Kuvendi i Kosovës bashkë me udhëheqësit më të lartë të shtetit duhet t'u japin përgjigje të gjitha çështjeve me prioritet, përfshi edhe demarkacionin e kufirit me Malin e Zi dhe liberalizimin e vizave, ka deklaruar presidenti, Hashim Thaçi. Këto komente, Presidenti i Kosovës i ka bërë pas një takimi që ka zhvilluar me kryeministrin, Ramush Haradinaj, ndërkohë që paraprakisht priti në një takim edhe kryetarin e Kuvendit, Kadri Veselin. Prioritetet e Kosovës janë të përbashkëta, si të presidentit, kryeministrit apo Kuvendit dhe gjithë spektrit politik, ka nënvizuar Thaçi. "Të gjithë jemi të përkushtuar të ndodhë liberalizimi i vizave. Ne jemi të përkushtuar ta ndihmojmë njëri tjetrin dhe të gjithë jemi të interesuar që procesi të përmbyllet me zbatimin e të gjitha kritereve të nevojshme", është shprehur ai. Ndërkaq në lidhje me vendimin e kryeministrit Haradinaj për shkarkimin e Komisionit shtetëror për shënjimin e vijës kufitare si sinjali i parë i Qeverisë së re për anulimin e marrëveshjes së arritur me Malin e Zi për demarkacionin  e kufirit, Thaçi tha se proceset nuk lidhen me emra apo persona të caktuar. "Nuk mendoj se asnjë projekt apo prioritet duhet të lidhet me këtë apo atë person. Me rëndësi është që i gjithë procesi të ecë përpara, kurse Kuvendi t'u jap përgjigjen e duhur në kohën e duhur. Me kryeministrin Haradinaj do të koordinohemi si të lëvizim më shpejt në çështje me prioritet", ka theksuar Thaçi. "Kosova ka raporte strategjike me Malin e Zi, të fqinjësisë së mirë dhe integrimit euro-atlantik. Kjo është e qartë dhe e dinë të gjithë, edhe Haradinaj edhe Veseli", është shprehur Thaçi. Po ashtu, presidenti i Kosovës ka përmendur edhe njëherë çështjen e formimit të një ekipi uniteti për dialogun me Serbinë, duke i ftuar aty edhe opozitën.   Në lidhje me çështjen e dialogut, kryeministri Ramush Haradinaj tha se pavarësisht të kaluarës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, bisedimet nuk kanë alternativë. "Dialogu është i paalternativë dhe se ne jemi fqinjë edhe pse e kaluara është tragjike. Ajo që e kam menduar për dialogun është edhe një diskutim i brendshëm në Kosovë në mënyrë që kur të vjen epilogu i dialogut dhe referendumi të jetë rezultat i të gjithëve", ka thënë Haradinaj. Pas takimeve me Veselin e Haradinajn, presidenti Thaçi ka vlerësuar se formimi i institucioneve kryesore të Kosovës, pas rezultatit të zgjedhjeve të fundit parlamentare, është një e arritur demokratike. Presidenti Thaçi është zotuar se do të angazhohet që të garantojë bashkëpunim dhe koordinim të agjendave me rëndësi nacionale midis Presidencës, Kuvendit, Qeverisë dhe partive opozitare.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Londër: Në “incidentin terrorist” është përdorë një pajisisje eksploduese

Posted: 15 Sep 2017 05:23 AM PDT

Policia e Londrës tha se "një pajisje e improvizuar eksploduese" ka shkaktuar sot një zjarr në metron e Londrës, në atë që është vlerësuar si "incident terrorist". Policia tha se ka lëndime të shumëfishta, përfshirë disa raste të njerëzve që vuanin nga djegiet. Nuk ka pasur raporte të menjëhershme për ndonjë fatalitet. "Në orën 8:20 këtë mëngjes në metron Parsons Green ka pasur eksplodim. Tash ne po vlerësojmë se ky ishte detonim në një pajisje të improvizuar eksploduese. Ka pasur raporte për 18 lëndime dhe shumica e tyre me djegie. Vendi i ngjarjes është i bllokuar dhe po zhvillohen hetime", tha Mark Rowley nga Policia e Londrës. Fillimisht mediat britanike patën raportuar se një kontejner i bardhë kishte "eksploduar" në tren. Një dëshmitar i ka thënë agjencisë Reuters se ai ishte në metro në stacionin Parsons Green, kur ka dëgjuar një shpërthim dhe e ka parë një veturë afër tij të përfshirë në zjarr. Në vendin e ngjarjes janë parë policët e armatosur, ndërsa ekipet e mjekëve u kanë treguar ndihmën e parë mjekësore personave të lënduar. Kryeministrja e Britanisë, Theresa May, tha se do ta kryesoj një takim të Këshillit të Sigurisë Kombëtare që do të mbahet sot.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Putini i shikon ushtrimet ushtarake në Rusi

Posted: 15 Sep 2017 05:01 AM PDT

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, planifikon ta vizitojë rajonin e Leningradit në Rusi më 18 shtator, për ta parë ushtrimin ushtarak, Zapad 2017 (Perëndimi 2017). Ky është një ushtrim i përbashkët i Rusisë dhe Bjellorusisë. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov, tha sot se Putin do t'i shikoj "ushtrimet strategjike" nga një pikë komanduese në rajonin Leningrad. Nga ana tjetër, një zëdhënëse e presidentit të Bjellorusisë, Aleksandr Lukashenka, i ka hedhur poshtë raportet se presidenti fillimisht kishte menduar t'i shikonte ushtrimet nga territori i Rusisë, por më vonë e ka ndryshuar mendjen. Zëdhënësja e tij, Natallya Eismont, i tha sot agjencisë shtetërore të lajmeve, Belta, se Lukashenka "formalisht nuk ishte ftuar ta shikoj ushtrimin në Rusi" dhe ai këtë do ta bëjë në Bjellorusi.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Presidenti Thaçi dekretoi Enver Pecin kryetar të Gjykatës Supreme

Posted: 15 Sep 2017 04:38 AM PDT

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dekretuar Enver Pecin në postin e kryetarit të Gjykatës Supreme. Dekretimi i tij është bërë në bazë të propozimit nga Këshillit Gjyqësor i Kosovës (KGjK). Enver Peci u zgjodh me shumicë të votave të anëtarëve të KGjK-së, në mbledhjen e datës 9 gusht 2017. Në fund të muajit të gusht, 2017, Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar, ajo e Shteteve të Bashkuara të Amerikës,pastaj Zyra e Bashkimit Evropian dhe misioni i EULEX-it, patën reaguar ndaj mënyrës së përzgjedhjeve të bëra nga Këshilli Gjyqësor për kreun e Gjykatës Supreme dhe atë të Apelit. Ato ishin anuluar paraprakisht edhe nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës, duke u thirrur në mosrespektimin e procedurave. Sidoqoftë, edhe pas përsëritjes, të njëjtit kandidatë janë përzgjedhur nga ana e Këshillit Gjyqësor. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Heshtja e zhurmshme e spastrimit etnik

Posted: 15 Sep 2017 03:50 AM PDT

Të refuzuar nga vendi që e quajnë shtëpi dhe të padëshiruar nga fqinjët, myslimanët Rohingya janë përshkruar shpesh si pakica më e përndjekur në botë. Në vetëm tri javët e fundit, qindra-mijëra të tillë kanë ikur nga dhuna në Mianmar.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Britani: Hetime për “incident terrorist” të dyshuar në Londër

Posted: 15 Sep 2017 03:49 AM PDT

Policia e Londrës thotë se po zhvillon hetime për raportet për zjarr dhe eksplodim në metron e qytetit të Londrës si "incident terrorist". Policia ka konfirmuar se sot në orët e hershme të mëngjesit në një tren, ka pasur zjarr në Parsons Green Station, në pjesën jugperëndimore të Londrës. Autoritetet thanë se "është shumë herët të konfirmohet" shkaku i zjarrit. Fillimisht, mediat britanike kanë raportuar se një zyrtar policor ka thënë se një pajisje e dyshuar eksploduese nuk është aktivizuar plotësisht. Një dëshmitar i ka thënë agjencisë Reuters se ai ishte në metro në stacionin Parson Green, kur ka dëgjuar një shpërthim dhe e ka parë një veturë afër tij të përfshirë në zjarr. Policia tha se ka pasur plagosje të shumëfishta, përfshirë raste të njerëzve që vuanin nga djegia e fytyrës. Nuk pa pasur raporte të menjëhershme për ndonjë fatalitet. Në vendin e ngjarjes janë parë policët e armatosur, ndërsa ekipet e mjekëve u kanë treguar ndihmën e parë mjekësore personave të lënduar. Kryeministrja e Britanisë, Theresa May, tha se do ta kryesoj një takim të Këshillit të Sigurisë Kombëtare që do të mbahet sot. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

“Shteti i Krishterë” kërkon që të mos shfaqet filmi për një dashuri të Carit të Rusisë

Posted: 15 Sep 2017 03:17 AM PDT

Në muajin janar të këtij viti, personi Andrei Alekseyev, e mori një letër nga aktivistët religjiozë, me të cilën atij i tërhiqej vërejtja se sallat e filmit, sikur ajo e tij, "mund të digjen" nëse atje e paraqesin filmin për lidhjen romantike të Carit Nicholas II, i cili ishte kanonizuar nga Kisha Ortodokse Ruse. Kjo letër e nënshkruar nga grupi që veten e quan "Shteti i Krishterë – Holy Rus", pretendon se ka anëtarë në gjithë Rusinë, që janë të gatshëm t'i sakrifikojnë jetët e tyre për "rrugën e vërtetë të krishterë ortodokse" dhe në të shkruan se shfaqja e filmit me titullin Matilda, do të mund të çonte në gjakderdhje dhe "luftë civile". Kundërthënia lidhur me këtë film, që e përshkruan një romancë ndërmjet princit të pamartuar të kurorës dhe të balerinës, Matilda Kshesinskaya, është shtuar gjatë muajve të fundit. Por, kërcënimet me dhunë në këtë letër, të cilën e kanë marrë edhe pronarët e tjerë të sallave të kinemave, tash duken si parashikime frikësuese. Gjatë dy javëve të kaluara, sulmues të panjohur kanë hedhur koktej Molotovi në studion e regjisorit të filmit Matilda, Aleksei Uchitel, në Shën Petersburg, dhe ia kanë vënë flakën dy veturave afër zyrës së avokatit të tij në Moskë, me porosinë "djegie për Matildën". Autoritetet thanë, po ashtu, se një njeri që e ka kundërshtuar filmin, që në gjithë Rusinë do të shfaqet më 26 tetor, e ka ndezur një makinë në hyrje të kinemasë në qytetin Jekaterinburg më 4 shtator, dhe se zjarri ishte përhapur deri në hyrje të sallës. Kompania më e madhe e sallave të shfaqjeve të filmave këtë javë ka shpallur se nuk do ta shfaqin filmin Matilda, për shkak të shqetësimeve për shikues. Alekseyev, themelues i një kinemaje në qytetin Jarosllavl, tha se letra e Shtetit të Krishterë ka "përhapur valë të frikës rreth Matildës" në mesin e pronarëve të sallave të filmit. "Pastaj këta të ashtuquajtur aktivistë kaluan nga fjalët në vepra", i tha Alekseyev Radios Evropa e Lirë. Kjo dhunë e ka futur Shtetin e Krishterë, që dikur ishte i panjohur, në skenën kombëtare. Ky grup e ka hedhur poshtë çfarëdo lidhshmërie me këto incidente. Sikur edhe shumë kundërshtarë konservatorë të Matildës, Shteti i Krishterë konsideron se filmi paraqet ofendim për Kishën Ortodokse Ruse dhe Carin Nicholas, lidhja e të cilit me balerinën Kshesinskaya ishte mirë e dokumentuar, por ajo është hedhur poshtë nga aktivistët. Kjo romancë pat përfunduar në vitin 1884, kur Nicholas ishte martuar me një princeshë gjermane. Aleksandar Kalinin, që konsiderohet se është lider i Shtetit të Krishterë, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se ky grup ishte formuar në vitin 2010 dhe se i ka afro 350 "anëtarë aktivë" në 240 qytete të Rusisë. Kalinin thotë se "ky nuk është vetëm film, por është fillim i programit të gjërë për t'i shkatërruar bazat shpirtërore të vendit tonë". Kritikët e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, e kanë akuzuar atë se ka ndihmuar në forcimin e ndjenjës së pandëshkueshmërisë në mesin e militantëve religjiozë dhe aktivistëve nacionalistë, përfshirë legjislacionin e vitit 2013, që e ndalon "propagandën" homoseksuale ndër fëmijët.  Grupet për të drejtat e njeriut kanë thënë se ky legjislacion është diskriminues. Sa i përketë kontestit për filmin Matilda, Kremlini publikisht e ka kritikuar Shtetin e Krishterë në mënyrë direkte, duke e akuzuar atë për sulmet kundër regjisorit të filmit, Aleksei Uchitel. Dy ligjvënës rusë kanë kërkuar që Ministria e brendshme e Rusisë dhe Shërbimi Federal i Sigurisë të zhvillojnë hetime lidhur me aktivitetet e mundshme ekstremiste të këtij grupi, ka thënë avokati i regjisorit Uchitel, ka raportuar agjencia Interfax. Kisha Ortodokse Ruse është distancuar nga ky grup në muajin shkurt të këtij vit, pas letrës e cila u ishte dërguar sallave të filmave në Rusi, ndërsa një zëdhënës i kësaj kishte pat thënë se ky grup nuk ka të drejtë të flas në emër të kishës dhe nuk e përfaqëson komuntietin ortodoks në Rusi. Përgatiti: Fatmir Bujupi

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Senatori Cardin: Turqia mund të ballafaqohet me sanksione

Posted: 15 Sep 2017 02:36 AM PDT

Senatori demokrat, Ben Cardin, thotë se Turqia mund të ballafaqohet me sanksione automatike amerikane, për shkak të blerjes aktuale të sistemeve raketore kundërajrore nga Rusia, pasi kjo mund të paraqes shkelje të legjislacionit të Shteteve të Bashkuara. Zoti Cardin, anëtar i Komitetit për raporte të jashtme të Senatit të Shteteve të Bashkuara, këtë vërejtje e ka bërë në letrën e djeshme dërguar administratës së presidentit, Donald Trump. Në letër theksohet se blerja e raketave ruse të tipit S-400 nga ana e Ankarasë, që ishte finalizuar para disa ditësh, paraqet shkelje të sanksioneve të Shteteve të Bashkuara kundër Rusisë, që ishin shndërruar në ligj në muajin gusht. Cardin ka theksuar se ky legjislacion kërkon sanksione për "çdo person që ndërmerr transakcione të rëndësishme" me mbrojtjen e Rusisë ose me sektorët e inteligjencës.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Londër: Raportohet për një eksplodim në metro

Posted: 15 Sep 2017 01:31 AM PDT

Mediat britanike raportojnë se një kontejner i bardhë ka eksploduar në metron nëntokësore në pjesën jugperëndimore të Londrës. Policia ka konfirmuar sot se janë përgjegjur ndaj një "incidenti" në Parsons Green Station në Londër. Në vendin e ngjarjes janë parë policët e armatosur britanikë, ndërsa ekipet mjekësore i kanë ndihmuar të plagosurit. Raportet e para sugjerojnë se ka pasur plagosje të shumëfishta, përfshirë raste të njerëzve që vuanin nga djegiet në fytyrë. Agjencia Reuters i ka cituar dëshmitarët që kanë thënë se disa njerëz ishin lënduar nga rrëmuja e krijuar e udhëtarëve. Zyrtarët e transportit në Londër kanë konfirmuar në rrjetin Twitter se është ndërprerë metroja në pjesën ku ka pasur eksplodim.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

AI ka paraqitur dëshmi për “pastrim etnik” në Birmani

Posted: 15 Sep 2017 12:17 AM PDT

Organizata Amnesty International thotë se ka tubuar dëshmi për "një fushatë të orkestruaar të djegieve sistematike" nga forcat e sigurisë së Birmanisë (vend ky i njohur edhe si Mianmar) dhe për "turmat e grupeve" të njerëzve që i sulmonin fshatrat e myslimanëve Rohingja. Këtë fushatë organizata Amnesty International e përshkruarn si "pastrim etnik". "Dëshmitë janë të pakthyeshme", tha Tirana Hassan nga Amnesty International, lidhur me zhvillimet në Birmani. "Forcat e sigurisë në Mianmar po e ndezin shtetin Rakhine në një fushatë të qëllimshme për t'i detyruar pjesëtart Rohingja që të largohen nga Mianmari", ka thënë zonja Hassan dhe ka shtuar se "ky është pastrim etnik. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Mjekët pa Kufij janë detyruar të largohen nga Pakistani

Posted: 14 Sep 2017 11:23 PM PDT

Organizata humanitare mjekësore ndërkombëtare, Mjekët pa Kufij, ka njoftuar se qeveria e Pakistanit e ka detyruar të tërhiqet nga rajoni fisnor veriperëndimor në këtë vend, pas veprimit 14 vjeçar, për shkak të dhunës në këtë territor. Në kumteësn e publikuar mbrëmë, organizata tha se autoritetet kishin refuzuar të japin një dokument të nevojshëm, duke i pamundësuar asaj dhënien e shërbimeve shëndetësore në rajonin Kurram. "Pa dokument të vlefshëm, Mjekët pa Kufij nuk mund të vazhdojnë të japin shërbime mjekësore në Kurram", ka kumtuar ky grup dhe ka shtuar se "mbyllja do të thotë përfundim i punës 14 vjeçare të Mjekëve pa Kufij me shërbimet mjekësore" në këtë rajon, kanë thënë udhëheqës të organizatës, Mjekët pa Kufij.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

SHBA: Hetohen shpalljet ruse në Facebook

Posted: 14 Sep 2017 11:13 PM PDT

Zbulimi i rrjetit Facebook se rusët kishin paguar për shpallje politike në këtë rrjet social gjatë fushatës presidenciale amerikane të vitit të kaluar, ka shkaktuar aksion nga agjencia rregullatore e Shteteve të Bashkuara për praktikat gjatë fushatës. Komisioni Zgjedhor Federal i Shteteve të Bashkuara tha dje se do ta shqyrtoj kërkesën për më tepër zbulime për atë se kush i ka postuar ato shpallje në mediat sociale dhe ka kërkuar debat publik për çështjen nëse duhet ta rishqyrtojë praktikën aktuale për përjashtimin e firmave të mediave sociale nga fushëveprimi i vet. "Duke pasur parasysh zbulimet gjatë pak ditëve të kaluara për pagesën sekrete të mijëra shpalljeve politike nga aktorët e jashtëm, gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016, më nuk është e arsyeshme të ketë ndonjë dyshim se neve na duhet t'i rishikojmë dhe modernizojmë rregullat tona për Internet", tha anëtarja demokrate e komisionit, Ellen L. Weintraub, e cila e ka shtruar këtë çështje brenda komisionit. Ajo ka theksuar se komisioni duhet të kërkoj dëshmi publike nga rrjetet Facebook, Twitter dhe Google, për të mësuar më tepër se kush i poston shpalljet politike në rrjetet e tyre. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

SHBA kërkon nga Kina dhe Rusia të veprojnë kundër K. Veriore

Posted: 14 Sep 2017 10:29 PM PDT

Shtetet e Bashkuara i kanë bërë thirrje Kinës dhe Rusisë që të ndërmarrin "aksione direkte" kundër Koresë Veriore, pasi ajo sot e ka lansuar raketën e dytë balistike mbi Japoninë. "Kina e furnizon Korenë Veriore me pjesën më të madhe të naftës së nevojshme", tha sekretari amerikan i shtetit , Rex Tillerson, dhe ka shtuar se "Rusia është punëdhënësi më i madh i forcës punëtore verikoreane". "Kina dhe Rusia duhet ta theksojnë jotolerancën e tyre për këto lansime raketore të pamatura, duke ndërmarrë aksione direkte", tha Tillerson. Kjo deklaratë e zotit Tillerson u bë derisa Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara pritet të debatoj për lansimin e fundit verikorean, për të cilin zyrtarët amerikanë dhe jugkoreanë thanë se ka fluturuar aq gjatë sa mund ta arrijë territorin e Guamit në Paqësor të Shteteve të Bashkuara.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more