Skip to main content

Tirana Observer: “Këngëtari i hitit “Despacito” e ka grimjeren shqiptare, zbulohet identiteti i saj ” plus 9 more

Tirana Observer: “Këngëtari i hitit “Despacito” e ka grimjeren shqiptare, zbulohet identiteti i saj ” plus 9 more


Këngëtari i hitit “Despacito” e ka grimjeren shqiptare, zbulohet identiteti i saj 

Posted: 17 Sep 2017 09:46 AM PDT

Shqiptarët çdo ditë e më shumë po bëjnë emër në botë dhe shumë prej tyre kanë bashkëpunime me artistë dhe personazhe të njohur.

Pas shqiptarit Mario Dedivanovic, i cili merret me grimin e Kim Kardashian, një tjetër shqiptare merret me grimin e një këngëtari të njohur.

Bëhet fjalë për grimieren shqiptare të këngëtarit Luis Fonsi, i cili me suksesin e këngës "Despacito" po kalon të gjitha kufijtë.

Grimjera e tij quhet Lyra Kryeziu, ndërsa ka publikuar edhe një foto në Instagram me artistin.
lyra1-600x712 (1)

Puthje në ditëlindjen e ish-banores, mos vallë Fjorentina dhe Olsi sapo u pajtuan?

Posted: 17 Sep 2017 09:19 AM PDT

Çifti i njohur i Big Brother 9, Olsi dhe Fjorentina mërzitën shumë fansa të tyre kur dhanë lajmin e ndarjes.

Edhe pse ishte diçka që pritej pasi ata kishin shumë zënka brenda shtëpisë së Big Brother, sërish ndarja e tyre i mërziti ndjekësit.

Gjithsesi, jeta është e gjatë dhe asnjëherë nuk i dihet. Çifti mund të pajtohet sërish, ose është pajtuar mbrëmjen e kaluar në ditëlindjen e Fjorentinës.

Të dy kanë publikuar në Instagram të njejtën foto, me të njejtin mbishkrim, ku shkruajnë “Ndodhi ça ndodhi. U thanë shum fjalë, por ja që ka njerëz që ruajnë respektin për njëri-tjetrin. U bëfsha dhe 100 vjeç. haha flm që je prezent në jetën time”.

Por nuk mbaron me kaq. Aktorja e njohur Ana Lika, mike e ish-banores ka publikuar në Instastory momentin e mbërritjes së Olsit, me një tortë në dorë.

Pasi i fryn qirinjtë, Fjorentina i dhuron një puthje në buzë Olsit. Të jenë pajtuar çiti, apo është një puthje për hir të kohëve të vjetra?

Komenti plot dashuri që Katy Perry i bëri Selena Gomez-t pas transplantit të veshkës

Posted: 17 Sep 2017 09:03 AM PDT

Lajmi se Selena Gomez ka kryer një transplant veshke, tronditi jo pak ndjekësit e saj. Fansat e këngëtares, e kishin kuptuar që diçka nuk po shkonte mirë me idhullin e tyre gjatë verës.

Por askush nuk e kishte menduar se këngëtarja kishte probleme të rënda deri në këtë pikë. Gjithsesi, tashmë duket se çdo gjë ka mbaruar dhe Selena është shëndoshë e mirë.

Një mike e mirë e këngëtares, pas kësaj ngjarje jo të lehtë i ka shprehur dashurinë, përmes një komenti në statusin ku Selena tregonte se kishte kryer transplantin.

Katy Perry, edhe pse ka pasur një konflikt me shoqen e ngushtë të Selenës, Taylor Swift, kjo nuk e ka penguar atë t’i shprehë mbështetjen dhe dashurinë të dashurës së Weeknd. “Të du zemrën dhe vërtetësinë”,-shkruan shkurt dhe saktë Katy.

Në fakt të gjithëve na ka shokuar deklarata prekëse e Selenës, për sa i përket këtij transplanti të vështirë që ka kryer.

Anija e mbajtur “peng” në Libi, identifikohen pesë marinarët shqiptarë

Posted: 17 Sep 2017 08:53 AM PDT

 

TIRANE– Pas lajmit se një anije tregtare shqiptare e nisur drejt Maltës është ndaluar nga marina ushtarake e Libisë nën akuzën për transport të paligjshëm mallrash, ka reaguar edhe Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme. Sipas MEPJ rasti po ndiqet intesivisht dhe se marinarët janë në anije dhe janë siguruar se nuk kanë asnjë problem.

"MPJ ka marrë të gjitha kontaktet e mundshme dhe kemi bërë ndërhyrjet tek libianët. Po e ndjekim instensivisht situatën. Po kërkojmë e përpiqemi për kthimin e tyre", thuhet në njoftimin për mediat.
Por kush janë 5 marinarët e ndaluar në anijen "Envi 1"?

"BalkanWeb" mëson se në anijen me ekuipazhin prej 8 anëtarësh janë edhe 5 marinarët shqiptarë Maliq Bushati, Avni Buzi, Artur Selimaj, Xhodet Celaj dhe Jurgen Balla.

Anija është në pronësi të një shqiptari dhe lundronte në det me flamur të Panamasë, ndërkohë që drejtohej nga kapiteni malazez, Marko Markoviç. Autoritetet e Libisë e ndaluan atë në lundrim dhe e detyruan të ankorohet pranë një tjetër porti, atij të Zawyas. Anija ishte nisur bosh nga Porti i Durrësit më 5 shtator.

 

Prokurori shqiptaro-amerikan: Jam i turpëruar nga sistemi i drejtësisë këtu

Posted: 17 Sep 2017 08:40 AM PDT

"Sistemi i Drejtësisë në Shqipëri është lënë të bjerë shumë poshtë, por duhet të bëhemi bashkë për t'ia dalë".

Ky ka qenë mesazhi që ka përcjellë  për publikun shqiptar  nga eksperti i OPDAT për reformën në drejtësi shqiptaro-amerikani Gjon Juncaj në TED EX Tirana me moton "E vërteta e zhveshur është gjithmonë më e mirë se çdo gënjeshtër e veshur bukur".

"Nëna ime ishte e fiksuar për drejtësinë. Ajo thoshte se, nëse bën diçka gabim, do të kesh probleme. Nuk kam parë asnjëherë kaq shumë njerëz viktima të pafajshëm të lënë të pambrojtur nga sistemi i drejtësisë se sa këtu në Shqipëri. Jam veçanërisht i turpëruar sepse nuk ka ndershmëri në sistemin e drejtësisë sepse është lënë të bjerë shumë poshtë," tha Juncaj.

Megjithatë, këshilltari juridik i ambasadës amerikane që ka qenë i angazhuar drejtpërsëdrejti me reformën në drejtësi thotë se ka shpresë por që në këtë betejë të vështirë duhet të jemi të gjithë bashkë.

"Por kam një ndjenjë që dua ta ndaj me ju, ajo është shpresa. Nuk mund t'ia dalim nëse nuk bëheni të gjithë bashkë. Duhet të kuptoni një gjë. Ju keni zë. Jeni shumë, ndërsa ata janë pak. Ka ardhur koha për të ndërtuar një vend për të cilin duhet të jeni krenarë," tha Juncaj.

Juristi Juncaj familja e të cilit është me origjinë nga Malësia e Madhe, shpreh shqetësim dhe për  largimin e shqiptarëve nga atdheu

"Gjuha ime e parë është shqipja, flasim edhe në shtëpi. Shumë të rinj po braktisin shtëpitë e tyre për të gjetur alternativa të tjera. Dua të jem i ndershëm me ju. Jam i turpëruar për ata njerëz të pafytyrë, që kanë shkaktuar dhembje për njerëzit në disa sektorë, si në kujdesin shëndetësor dhe në atë të edukimit. Njerëzit kanë nevojë të shkollohen, pavarësisht kush janë," tha Juncaj.

Juncaj ishte një nga 10 folësit e eventit të që përcollën ide  dhe mesazhe frymëzuese  për publikun duke rrëfyer nga një histori të tyre.

Eventet Ted Ex zhvillohen në më shumë se 178 qytete në 70 vende të botës dhe Tirana është një prej tyre.

Luana nuk ndalet, s’do ta besoni me kë do të bashkëpunojë për këngën e radhës

Posted: 17 Sep 2017 08:33 AM PDT

Moderatorja e njohur Luana Vjollca i është futur seriozisht rrugës së muzikës. Pas hitit të verës, bukuroshja e ekranit, do vijë sërish për publikun shqiptar më një baladë dashurie.

Por bëhuni gati pasi Luana nuk do të vijë vetëm. Pas bashkëpunimit të fundit me kunatin e saj, Getoar Selimin, Luana do të sjellë sërish një këngë me një tjetër këngëtar të suksesshëm shqiptar.

Dhe gjejeni pak se me kë do bashkëpunojë Luana? Me Genën.

Sipas Prive.al, dyshja do të sjellë një baladë dashurie për publikun shqiptar këtë vjeshtë. Me siguri do të pëlqehet njësoj si “Benzina”.

Policia italiane arreston djalin e bosit mafioz së bashku me 3 shqiptarë

Posted: 17 Sep 2017 08:30 AM PDT

Policia italiane ka arrestuar mbrëmjen e së premtes (15 shtator) djalin e bosit të mafias kalabreze të familjes Pompeo, së bashku me 3 shtetas shqiptarë.

Arrestimi u krye në flagrancë në lagjen e Bruzzanos, në zonën veriore të qytetit të Milanos. Akuza ndaj tyre është pjesëmarrje në aktivitet kriminal me qëllim trafikun e lëndëve narkotike e shpërndarjen e kartëmonedhave euro false.

I arrestuari italian Luigi Pompeo 42 vjec është djali i Rocco Agostino Pompeo, bosi i klanit mafioz kalabrez Pompeo e një nga familjet historike të Ndraghetas me veprim në qytetin e Milanos.

Së bashku me të janë arrestuar dhe 3 shtetasit shqiptarë:

Eduard Korkaj, 31 vjec, Anxhelo Malollari, 30 vjec, e Igli Malollari, 18 vjec.

Tre të arrestuarit shqiptarë janë të njohur e të dënnuar më parë nga drejtësia italiane për vepra të ndryshme penale.

Kjo bandë krminale e kishte bazën në lagjen  Bruzzano, në apartamentin e një të moshuar që kishte ndërruar jetë e pa trashëgimtarë.

Gjatë arrestimit policia italiane u ka sekuestruar  88 kartmonedha falso të prerjes 100 euro, 242 kartmonedha fallso të prerjes 50 euro, 51.1 kg marijuanë, një pistoletë browning e kalibrit 7.65 e municion.

U nda apo u fejua me Alban Hoxhën? Flet më në fund Çiljeta

Posted: 17 Sep 2017 08:28 AM PDT

 

Është përfolur aq shumë për historinë e Çiljetës me Alban Hoxhën, saqë mund të bëhej lehtësisht një telenovelë me ata të dy personazhe. Ata nuk e pohuan asnjëherë se ishin në një lidhje, por as nuk e mohuan.

Gjithsesi në një intervistë për Prive.al Çiljeta pa treguar shumë detaje, është shprehur se jeta private vazhdon të jetë shumë e lumtur.

"Jeta ime private si në familje, ashtu në dashuri, vazhdon të jetë shumë e lumtur. Jam shumë e gëzuar dhe shumë e përmbushur në jetën time",-është shprehur Çiljeta.

Ajo ka folur edhe për unazën që mban në gishtin e fejesës. U aludua se mund të ishte fejuar, por Çiljeta ka treguar se ajo unazë mban të shkruar poshtë Fernando.

"S'ka lidhje, kjo është një unazë që poshtë shkruan, "Fernando",-tregoi këngëtarja.

Ndërsa sa i përket këngës së fundit “Pa ty jetoj” që u mendua se ishte një dedikim për Alban Hoxhën, Çiljeta shkurt dhe saktë përgjigjet kështu.

"Nuk jam natyrë që jetës sime personale t'i kushtoj këngë",-përfundoi Çili.

Milan bën detyrën, Napoli rishkruan historinë me Juven dhe Interin

Posted: 17 Sep 2017 08:18 AM PDT

Në javën e katërt të Serisë A, Milan e Napoli arritën të merrnin 3 pikët në ndeshjet e luajtura në shtëpi, respektivisht ndaj Udineses dhe Beneventos.

Kuqezinjtë e drejtuar nga Vincenzo Montella fituan 2-1 falë golave të kroatit Nikola Kalinic, ndërkohë që për miqtë shënoi Lasagna.

Ndërkohë, shumë më të lehtë e kishte Napoli, që fitoi 6-0 një ndeshje ku Mertens shënoi 3 gola.

Golat e tjerë u shënuan nga Allan, Insigne dhe Callejon.

Një fitore kjo historike për Serie A, sepse për herë të parë që nga sezoni 1960-61 tre skuadra kryesojnë kampionatin italian me pikë të plota pas katër javëve të para.

"Axurrët", Juventus dhe Inter kryesojnë me 12 pikë.

Në ndeshjet e tjera të Serisë A, Cagliari fitoi 0-2 ndaj Spalit, ndërsa Torino e Sampdoria barazuan 2-2.

Mjeti përplaset me shtyllën, ndërron jetë 15- vjeçari

Posted: 17 Sep 2017 07:40 AM PDT

Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur mesditën e së dielës në Kamëz.

Automjeti tip "Benz" i cili drejtohej nga një 15- vjeçar, është përplasur me shtyllën.

Sipas njoftimit të policisë në automjet ishin dhe tre pasagjerë E.B, 11 vjeç, K.T., 16 vjeç dhe K.C,. rreth 15 vjeç.

15 vjeçari mësohet se ka humbur kontrollin e makinës dhe për pasojë është përplasur me shtyllën, nga ku ka mbetur i plagosur rëndë K.C., i cili ka ndërruar jetë rrugës për në spital. Ndërsa dy të plagosurit e tjerë janë jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit  me inicialet E.P është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të përplasjes.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more