Skip to main content

Tirana Observer: “Djali i ish-baronit të drogës, Pablo Escobar kundër filmave: Po e shndërrojnë në hero” plus 9 more

Tirana Observer: “Djali i ish-baronit të drogës, Pablo Escobar kundër filmave: Po e shndërrojnë në hero” plus 9 more


Djali i ish-baronit të drogës, Pablo Escobar kundër filmave: Po e shndërrojnë në hero

Posted: 14 Sep 2017 10:15 AM PDT

Në një intervistë për "Tustyle" djali i një nga narkotrafikantëve më të famshëm dhe më të përgjakshëm të botës, kujton fëmijërinë  e tij me bosin kolumbian

"Pavarësisht se ishte një vrasës i pamëshirshëm, paardoksalisht, ai ishte një baba i mirë". Juan Pablo Escobar Henao tregon fëmijërinë e tij për krah babait, një nga narkotikët më të përgjakshëm. Pas ndryshimit të identitetit, ai jeton në Buenos Aires, ku punon si arkitekt dhe shkrimtar. Të rinjve u thotë: "mos u bëni si babai im. Mos e hidhni jetën. Ai ishte një terrorist dhe jo një model. Janë serialet televizive ato që e kanë shndërruar në hero".

Ka jetuar për 10 vjet nën një emër tjetër, Sebastian Marroquin, një mënyrë për t'u larguar nga ajo botë e narko-trafikut, që në mënyrë indirekte, e njihte mirë. Për këtë arsye, Juan Pablo Escobar Henao në mënyrë të përsëritur, donte të takonte të afërmit e viktimave të babait të tij. "Atyre u kam kërkuar gjithmonë falje. Kanë qenë takime të mbushura me dhimbje dhe të papërshkrueshme. Do ta mbaj në zemër deri kur të takohem me të afërmit e viktimave të fluturimit "Avianca 203", avioni i hedhur në erë në 1989, nga njerëzit e babait tim për të vrarë kandidatin për president, Cesar Gaviria", tregon ai ekskluzivisht për revistën javore "Tustyle", më 13 shtator.

Babai i tij ishte një nga burrat më të pasur të botës: "Pas vdekjes së tij, nëna ime duhej të negocionte me rivalët e kartelit të drogës në Kali: dorëzuam dhe dhuruam gjithçka për të shpëtuar jetën tonë. Kjo është arsyeja e vetme – shpjegon ai – që ne jemi ende këtu".

Nga ana e tij, pati dhe kritika ndaj filmave dhe serialeve televizive për babanë. ("prodhuesit e filmit 'Loving Pablo' me Javier Bardem, dhe Penelope Cruz nuk më kontaktuan, por filmi është bazuar në librin e kujtimeve të Virxhinia Vallejo. Sa keq që kjo grua ishte një personazh i vogël në jetën e babait tim) dhe filmit që po shfaqet së fundmi në Netflix: "Është plot me gabime, pasaktësi. Edhe i kam kontaktuar. Nuk më janë përgjigjur. Autorët e këtij seriali janë më shumë të interesuar në versionet e Dea-s dhe Cia-s, sesa të dinë se si kanë shkuar gjërat".

Zbulohen “postet” e reja në PD, ja vendi që i cakton Basha ish-ministrit teknik

Posted: 14 Sep 2017 10:03 AM PDT

Gazment Bardhi, që drejtoi për tre muaj ministrinë e Drejtësisë, pas marrëveshjes politike Rama-Basha në funksion të zgjedhjeve parlamentare të 25 qershorit nuk do ta "mbyllë" me kaq karrierën.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, siç mëson "BalkanWeb" e ka graduar një nga ministrat teknik të dorëhequr pas zgjedhjeve në një post brenda Partisë Demokratike.

Të njëjtat burime brenda PD—së konfirmojnë se 31-vjeçari me origjinë nga Kavaja është caktuar këshilltar për çështjet ligjore të Grupit Parlamentar të PD.

Një emër tjetër i njohur është ai i Agron Kuliçajt që nga drejtues i lartë policie në kohën e Berishës merr postin e këshilltarit për çështjet e sigurisë në PD.

Ndërsa këshilltar për Ekonominë në PD do të jetë Dorian Teliti, kurse këshilltar për mediat, Edi Lesi.

Listën me katër këshilltarët e ka dorëzuar sot pranë sekretarisë së Kuvendit, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Edmond Spaho.

 

“Marrëveshja e detit” me Shqipërinë, Tsipras kërkon ndihmën e Gentilonit

Posted: 14 Sep 2017 09:51 AM PDT

Nga ishulli i Korfuzit, në konferencën e parë ndërqeveritare Greqi-Itali, Alexis Tsipras dhe Paulo Gentiloni, bashkë me 6 ministra të secilës qeveri kanë vendosur bazat për një rifillim të marrëdhënieve italo-greke, por edhe për atë që ata e kanë quajtur "arkitektura e Eurozonës dhe e Europës".

"Jemi thirrur të shpallim qëndrimin tonë si qytetarë të Europës, në një perspektivë të re: perspektiva e vendeve të jugut, me histori dhe mundësi të mëdha, vende të cilat nuk duhen lënë të izoluara nga Europa, por të luajnë një rol udhëheqës", tha kryeministri grek Alexis Tsipras.

Në kuadrin e këtij takimi janë nënshkruar marrëveshje dypalëshe në fushën e investimeve, midis tyre përfundimi i shitjes së kompanisë greke të trenave, asaj italiane "Ferrovie Dello Stato Italiane", e cila kërkon të investojë në Greqi mbi 500 mln euro në rrjetin hekurudhor të vendit.

Ndër të tjera është diskutuar edhe çështja tepër e rëndësishme për të dyja vendet, ajo e emigracionit, për të cilën Greqia dhe Italia kanë kërkuar të ndajnë peshën me vendet e tjera anëtare të BE-së.

"Ky është një mesazh për nevojën e  përshtatjes së rregullave që kemi, sepse është e drejtë – e do të vazhdojmë ta përsërisim – se pesha nuk duhet të bjerë vetëm në disa shtete, e veçanërisht tek Italia dhe Greqia", tha kryeministri italian Paolo Gentiloni.

Në axhendën e bisedimeve ka qenë edhe çështja "ZEE", për shkak të kërkimeve në detin Jon për naftë dhe gaz, si dhe dhënien me koncesion nga ana e Greqisë të disa zonave të saj detare ndaj kompanive të huaja, midis tyre edhe atyre italiane.

Thuhet se pala greke ka kërkuar nga ajo italiane që të bëhet pjesë e zgjidhjes së përcaktimit të shelfit detar midis Greqisë, Italisë dhe Shqipërisë, duke theksuar problemet që kanë lindur me Tiranën pas anulimit të marrëveshjes së detit të vitin 2009, nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë.

Një foto e rrallë e Ahmet Zogut si President

Posted: 14 Sep 2017 09:00 AM PDT

Një foto e rrallë, të cilën e has për herë të parë, besoj se pasuron edhe më tej periudhën e Zogut (në këtë rast, akoma President i Republikës), e cila tashmë prej dekadash shihet me më shumë ngjyra, me të mirat e të këqijat e veta, si çdo periudhë tjetër historike.

Diçitura e fotos ardhur nga faqet e shtypit holandez të kohës ( më saktë, më 3 mars 1928) veç atmosferës së kohës, na dëshmon se problemi i luftës ndaj varfërisë e sidomos ndaj urisë, në prag të krizës më të madhe ekonomike që bota kishte njohur deri atëherë( 1929-1933), si një problem që i tejkalonte mundësitë e një shteti fare të brishtë si Shqipëria, ishte vërtetë një sfidë me të cilën monarku i ardhshëm kishte dashur të përballej sy më sy.

Më konkretisht, aty shkruhet: "Kriza e bukës në Shqipëri ka marrë të tilla dimensione, saqë qeveria nuk sheh më asnjë shans për t'i bërë ballë asaj me mjetet e veta. Ajo i ka parashtruar një kërkesë tashmë edhe Lidhjes së Kombeve për t'a ndihmuar.

Presidenti i Shqipërisë (në foto shënuar me x) duke bashkëbiseduar me banorë të zonave më të prekura nga uria".

*Marrë nga faqja në Facebook e gazetarit Armand Plaka

A e keni edhe ju këtë vizën midis buzës dhe hundës? Ja kuptimi që ka

Posted: 14 Sep 2017 08:45 AM PDT

Viza e pozicionuar midis hundës dhe buzës quhet ndryshe filtrumi.

Kjo zonë është formuar në mënyrë që të lidhë tre pikat e ndryshme në fytyrën njerëzore. Zakonisht zhvillohet gjatë muajit të tretë ose të katërt të shtatzënisë.

Është vërtetuar se edhe pjesa më e madhe e pacientëve meshkuj me filtrum është një nga shenjat fizike që vuajnë nga autizmi.

Kjo vizë zakonisht nuk shqetëson askënd, por tek gratë që theksohet gjithnjë e më shumë, shkojnë drejt operacionit, shkruan Shije. Mbushja e buzëve mund ta zgjidhë këtë problem duke prerë një pjesë të vogël midis hundës dhe buzëve nga ku zakonisht mbeten disa gjurmë të vogla që nuk mund të hiqen.

Filtrum luan një rol kyç sepse transmeton lagështirë nga buza në hundë dhe e mban atë me lagështirë.

Kjo ndihmon në funksionimin më të mirë të nuhatjes.

Letra misterioze e murgeshës së “poseduar” nga Djalli, zbërthehet pas 341 vitesh nga kompjuteri

Posted: 14 Sep 2017 08:30 AM PDT

Në orët e para të 11 Gushtit 1676, motër Maria Crocifissa della Concezione e Manastirit të Parmës në Montechiaro u zgjua, e mbuluar në bojë.

Ajo pohoi se kishte qenë e poseduar nga Satani, që e shtyu të shkruante një mesazh në letër.

Letra u shkrua në një alfabet të çuditshëm dhe të pakuptueshëm. Shekujt kaluan, dhe askush nuk arriti ta deshifronte letrën.

Në vitin 1960, manastiri ofroi një muaj të plotë pushime atij që do ta përkthente me sukses letrën.

Duket sikur një software e arriti atë që njerëzit nuk mundën.

Daniele Abete, drejtor i Ludum Science Center, tha për Times:

"Ne dëgjuam për software-n, për të cilin kemi bindje se është përdorur nga shërbimet inteligjente për zbërthimin e kodeve.

Ne e testuam programin kompjuterik me greqishten e vjetër, arabishten, dhe alfabetin latin për të zbuluar ndonjë gjë nga letra dhe doli se vërtet kishte djallëzi në të".

15 rradhë janë përthyer deri tani.

Në pjesën e parë shkruhet:

"Zoti pandeh se mund t'i çlirojë të vdekshmit. Sistemi nuk punon për askënd… Ndoshta tani, Stiks është i kthjellët".

Letra vazhdon me përpjekje për ta bindur murgeshën ta braktisë besimin e saj dhe se feja është shpikje e njeriut.

Abati tha për radion e lajmeve italiane Radio 105:

"Teoria ime është se bëhet fjalë për një alfabet i krijuar me ato simbole që vetë murgesha njihte. Çdo simbol është i mirë menduar dhe i strukturuar, ka shenja që përsëriten, ndoshta një iniciativë e qëllimshme ose e gjitha subkonshience.

Stresi i jetesës në manastir ishte shumë i madh".

Burimi: The Independent

Jennifer Lawrence prezanton të dashurin 21 vjet më të madh

Posted: 14 Sep 2017 08:20 AM PDT

Jennifer Lawrence ka prezantuar publikisht të dashurin e saj 21 vjet më të madh. Aktorja fituese e çmimit Oscar, 27 vjeçe dhe regjisori Darren Aronofsky, 48 vjeç janë njohur gjatë xhirimeve të filmit më të ri 'Mother' ku Lawrence ka rolin e protagonistes.

27-vjeçarja dhe 48-vjeçari kanë bërë paraqitjen e parë publike së bashku gjatë premierës së filmit në New York.

Ky shtet ka fëmijët më të shëndetshëm në të gjithë botën. Ja pse..

Posted: 14 Sep 2017 08:15 AM PDT

Në Japoni, djemtë dhe vajzat pritet të jetojnë deri në 80 vjeç dhe nuk preken pothuajse nga asnjë sëmundje e rëndë deri në moshën 73 vjeçare, sipas një studimi të The Lancet.

10 vendet që ndjekin Japoninë për jetëgjatësinë më të lartë janë Singapori, Andorra, Islanda, Qiproja, Izraeli, Franca, Italia, Koreja e Jugut dhe Kanadaja. Të gjitha këto vende kanë një jetëgjatësi prej rreth 72 vjeçare.

Këtu janë vetëm disa nga gjërat që Japonia bën ndryshe kur është fjala për rritjen e fëmijëve të shëndetshëm:

Mbusheni frigoriferin me ushqime të shëndetshme:

Shumica e frigoriferëve kudo në botë janë të mbushura me ushqime të proçesuara: si drithërat me sheqer, pijet e gazuara, dhe ushqime të ëmbla si torta të vogla. Për fat të mirë ky trend po ndryshon ngadalë te familjet e shëndetshme.

Shumë fëmijë por edhe të rriturit hanë me sytë e tyre. Që do të thotë se i gjithë proçesi i të ushqyerit është një fenomen psikologjik. Kjo është shumë e rëndësishme që ta mbushni kuzhinën tuaj me ushqime të shëndetshme me fruta  dhe perime të freskëta. Nëse e vetmja gjë që shohin fëmijët janë këto lloj ushqimesh atëherë drejt atij lloj ushqimi do drejtohen për të ngrënë.

Mos i ndaloni fëmijët të hanë ëmbëlsira por tregojini atyre sasinë e duhur që duhet të konsumojnë:

Duke i thënë një fëmije që nuk mund të hajë diçka, është një veprim antiproduktiv. Sepse ata do ta gjejnë një mënyrë për ta marrë atë diku tjetër, ose nga frigoriferi ose në shkollë, dhe kanë më shumë gjasa ta hanë atë më tepër. (e njëjta gjë vlen dhe të rriturit dhe dietat!)

Moriyama rekomandon që kurrë të mos thonë "jo" për ndonjë ushqim të veçantë, por në vend të kësaj  të praktikojnë një shpjegim më të moderuar. Hani çdo gjë, por me kufi.

Përgatisni ushqime që kanë më pak kalori "për kafshatë":

Ushqimet japoneze rrallë përdorin ndonjë ushqim të përpunuar, dhe kur i shërbejnë ato ushqime i shërbejnë në porcione të vogla. Këto porcione mund të jenë me supë, oriz, peshk, mish, tofu dhe anët e bimës. Perimet, drithërat dhe peshqit dhe ushqimet me kalori të ulëta janë përbërësit e preferuar të ushqimit në kuzhinën japoneze.

Fëmijët japonezë ecin ose shkojnë me biçikletë në shkollë:

Thonë se lëvizja është çelësi i një jete të gjatë, dhe japonezët e fillojnë mëngjesin me aktivitet fizik. Në vend që të hipin në një autobus shkolle, mbi 98% e fëmijëve japonezë ecin ose shkojnë me biçikletë në shkollë. Nëse kjo është diçka që nuk mund ta bëni atëherë të paktën ju rekomandojmë të ecin të paktën 60 minuta në ditë.

Zëvendësoni bukën dhe makaronat me oriz:

Shumica e ushqimeve japoneze vijnë me një pjatë ekstra me oriz të thjeshtë, i cili të ngop. Shumë ekspertë pranojnë se orizi kafe është alternativa më e mirë.

Ka pasur disa shqetësime me arsenikun në oriz gjatë viteve të fundit, por blerja e orizit organik e cila është e rritur nga një kompani e besueshme është një opsion i shëndetshëm./shije.al

Presidenti i Venezuelës: Hani lepuj dhe rezistoni!

Posted: 14 Sep 2017 08:05 AM PDT

Venezuela është në krizë ushqimi dhe Presidenti Nicolas Maduro i këshillon shtetasit e saj të hanë lepuj në mesin e asaj që e cilëson një "luftë ekonomike" të ndërmarrë kundër qeverisë së tij nga forcat imperialiste.

Rritini e ushqehuni me to si burim proteinash ishte deklarata drejtuar një kombi të përballur me një nivel rekord të kequshqyerjes së fëmijëve dhe mungesa kronike të ushqimeve në treg.

"Për të siguruar një burim sa më të mirë proteinash shtazore, është miratuar plani i lepujve, të cilët, në fund të fundit, edhe shumohen me shpejtësi", tha Maduro.

Plani megjithatë ka hasur në një problem kulturor, siç e përshkruan ministri i Bujqësisë, Freddy Bernal.

Njerëzit i konsiderojnë lepujt kafshë shtëpiake, i vënë emra dhe flenë me ta. Por, tani duhet të nisni e t'i shikoni me një sy tjetër, u shpreh Bernal, me syrin e të qënit në mesin e një lufte ekonomike.

Anëtarët e tjerë të kabinetit i kapën të qeshurat pas këtyre pohimeve, megjithatë ministri nënvizoi nevojën e fushatave publicitare në radio, televizion e gazeta dhe atë të ndërhyrjes në filmat vizatimorë për të ndryshuar konceptin ekzistues, në mënyrë që njerëzit ta kuptojnë se nuk kanë përpara tyre një kafshë shtëpiake, por dy kile e gjysmë mish.

Lamtumirë certifikata!

Posted: 14 Sep 2017 07:45 AM PDT

Qytetarët shqiptarë nuk do të humbasin më kohë në pritje të një shërbimi nga zyrat e shtetit, duke pritur më parë që të pajisen me një certifikatë personale apo familjare pranë zyrave të Gjendjes Civile.

Qeveria miratoi në mbledhjen e së hënës vendimin që u jep akses institucioneve shtetërore të printojnë vetë certifikatat dhe dokumente të tjera.

Mjafton që për këtë të kenë autorizimin e qytetarit që kërkon shërbimin.

Pra, nëse më parë koha për të marrë një shërbim pranë një institucioni shtetëror zgjatej pafund pasi qytetari duhet të shkonte në zyrat e Gjendjes Civile për t'u pajisur me certifikatën që i kërkohej, sot atë mund ta printosh direkt, në mënyrë elektronike, në institucionin që ofron shërbimin.

Vendimi kërkon që të gjitha institucionet shtetërore të kenë akses në bazën e të dhënave të Gjendjes Civile.

Kurse për të garantuar autenticitetin, dokumenti do të jetë i pajisur me një vulë elektronike të Drejtorisë së Përgjithshme të GJC.

Sipas Ministrisë së Brendshme, numri i certifikatave që lëshojnë zyrat në të gjithë vendin në një vit janë rreth 4.5 milionë.

Po ata që do të përfitojnë më shumë, duket se janë ata qytetarë që për t'u pajisur me një certifikatë duhet edhe të udhëtojnë nga një qytet në tjetrin.

Vendimi vlen vetëm për institucionet shqiptare dhe jo për përfaqësitë e huaja diplomatike në Tiranë, të cilat do vijojnë me kërkesën për certifikatat e noterizuara.

Si do të merren

Për ndërtimin e sistemit online në të gjithë njësitë administrative duhen muaj kohë, ndërkohë që qyteti i parë në vend që do të implementojë shërbimet online të certifikatave dhe 60 shërbime të tjera është Bashkia e Tiranës.

Drejtori i IT, Ermir Puka, tha se gjithçka do të funksionojë përmes sistemit e-kioskë që do të jetë tip bankomati siç janë aktualisht ato të bankave, ku me anë të kartës së identitetit personat mund të printojnë certifikatat e tyre.

Ermir Puka: Kjo do të jetë një kioskë që do të ndodhet pranë njësive administrative dhe do të jetë 24 orë e hapur në shtatë ditë që ka java, për njerëzit që janë familjarë me tërheqjen e parave nga bankomatet. Ti do kryesh një pagesë 50-100 lekë, do të identifikohesh me kartën e identitetit, do të zgjedhësh llojin e certifikatës që do dhe më pas do të printohet.

Kjo nuk do të thotë se nuk do të ketë më zyra të gjendjes civile, përkundrazi personeli që do të asistojnë qytetarët, kur këta ende nuk janë adoptuar mirë me teknologjinë.

Ermir Puka: Nuk ka ndërmend asnjeri që të heqë sportelin, do të ekzistojnë të dyja, edhe ndërveprimi njerëzor, edhe ndërveprimi me makinerinë.

Certifikatat do të lëshohen me nënshkrimin dhe vulën elektronike të gjendjes civile.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more