Skip to main content

“Rusia kundërshton akuzat për sulm kundër forcave siriane” plus 14 more Radio Evropa e Lirë

“Rusia kundërshton akuzat për sulm kundër forcave siriane” plus 14 more Radio Evropa e Lirë


Rusia kundërshton akuzat për sulm kundër forcave siriane

Posted: 17 Sep 2017 09:39 AM PDT

Rusia ka hedhur poshtë akuzat se ushtria e saj sulmoi forcat e mbështetura nga SHBA-të në Siri, duke plagosur disa luftetarë aleatë. Zëdhënësi i Ministrië së Mbrojtjes, Gjeneral Major, Igor Konashenkov tha se sulmet ruse goditën vetëm zonat që kontrollohen nga grupi ekstremist, Shteti Islamik. Konashekov tha se ushtria ruse, njoftoi Shtetet e Bashkuara paraprakisht për planet e saj operacionale. "Për të shmangur eskalimin e panevojshëm, komandantët e forcave ruse në Siri, përdorën një kanal komunikimi për të informuar partnerët tanë amerikanë, në kohën e duhur, për kufijtë e operacionit tonë ushtarak në Deir al- Zor" tha ai. Këto komente vijnë pasi koalicioni i udhëhequr nga SHBA-të, tha se ushtria ruse goditi forcat e tyre në Siri.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Protesta në Moldavi kundër projekligjit të ri për zgjedhjet

Posted: 17 Sep 2017 09:07 AM PDT

Qindra njerëz janë mbledhur në kryeqytetin e Moldavisë, për të protestuar kundër një ligji të ri zgjedhor. Disa prej tyre dënuan presidentin pro-rus, Igor Dodon se ai "i'a ka shitur vendin Moskës". Protesta u organizua nga dy parti të opozitës, Platforma e Dinjitetit dhe e së Vërtetës, dhe Partia e Verprimit dhe Solidaritetit. Projektligji për sistemin zgjedhor, u miratua nga ligjvënësit, dhe u nënshkrua nga presidenti, Dodon në korrik, pavarësishtë protestave masive në Kishinau, dhe kritikave nga BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara. Legjislacioni i ri parasheh zgjedhjen gjysmës së ligjvënësve përmes listave të partive, dhe pjesa tjetër në zgjedhje individuale. Kritikët thonë se ndryshimet zgjedhore, favorizojnë dy partitë më të mëdha politike në vend, Paritinë Demokratike pro- perëndimore në pushtet dhe socialistët pro-rusë të opozitës. Ata thonë se Partia Demokratike, nisi ndryshimet në një përpjekjë për të patur një rezultat më të mirë në zgjedhjet parlamentare në vitin 2018.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Kryeministrja serbe për herë të parë në marshin e komunitetit LGBTQ

Posted: 17 Sep 2017 08:12 AM PDT

Për herë të parë në Serbi, një kryeministër serb do të marrë pjesë në paradën vjetore të homoseksualëve, e cila në të kaluarën është përcjellur me dhunë. Një deklaratë e qeverisë serbe, thotë se Ministri i Punës, Zoran Djordjevic dhe Ministri i Administratës Shtetërore, Branko Ruzic, do t'i bashkohen kryeministres, Ana Brnabic në paradë. Marshit do t'i bashkohet edhe kryetari i Beogradit, Sinisa Mali. 41 vjeçarja, Brnabic ishte bërë subjek i lajmeve ndërkombëtare në qershor, kur ajo ishte përzgjedhur si kryeministre e vendit, për të zëvendësuar, Aleksandër Vuçiq, pasi ai ishte përzgjedhur president. Brnabic, javën e kaluar i kishte quajtur 'të pakuptimta" akuzat, se ajo ishte zgjedhur vetëm për shkak të orientimit të saj seksual, dhe sa për ta përmirësuar imazhin e Serbisë tek Bashkimi Evropian. 

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Opozita me kushte për përfshirje në dialog me Serbinë

Posted: 17 Sep 2017 07:06 AM PDT

Partitë opozitare në Kosovë kanë pikëvështrime të ndryshme lidhur me mundësinë e krijimit të një Ekipi të Unitetit, për fazën e ardhshme të dialogut me Serbinë në Bruksel, për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Koreja e Veriut sfidon fuqitë botërore me testimin e raketave

Posted: 17 Sep 2017 05:45 AM PDT

Testimet raketore të Koresë së Veriut në muajt e fundit, kanë nxitur reagime dhe polemika jo vetëm të fuqive botërore, por edhe te të gjitha entitetet paqeruajtëse në botë.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Shtatë të vdekur nga një sulm me bombë në Afganistan

Posted: 17 Sep 2017 05:21 AM PDT

Zyrtarët pakistanezë, thonë se një shpërthim bombe në rrugë ka vrarë një administrator qeveritar dhe gjashtë oficerë policorë në një zonë fisnore në kufi me Afganistanin. Zyrtari i sigurimit, Rahmat Gul tha për Radion Evropa e Lirë se makina e zyrtarit, të identifikuar si Fawad Khan, u godit nga një bombë në Bajaur, sot më 17 shtator. Zëdhënësi i grupit terrorist, Taliban Pakistan (TTP), Muhammad Khorasan, ka marrë përgjegjësinë për sulmin. Bajaur, është zonë fisnore përgjatë kufirit me Afganistanin dhe përbënë një nga shtatë zonat e të ashtuquajturës Zona Fisnore Federale e mbikqyrur nga Pakistani.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

S’ka guxim për konfiskim të pasurisë

Posted: 17 Sep 2017 05:03 AM PDT

Lufta ndaj pasurimit të paligjshëm është dhe duhet të jetë prioritet i Qeverisë së re të Kosovës, sepse është instrumenti më efektiv për të luftuar korrupsionin, thonë përfaqësues të shoqërisë civile, përderisa zyrtarë të qeverisë theksojnë se do ta rishikojnë legjislacionin për këtë çështje.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

U arrestua personi i dytë i dyshuar për sulmin me bombë në Londër

Posted: 17 Sep 2017 04:50 AM PDT

Policia e Londrës, ka arrestuar një person të dytë, i dyshuar për sulmin me bombë, të premten në një metro të Londrës. 21 vjeçari, u arrestua në periferi të Hunslow-it, në perëndim të Londrës, thuhet në deklaratën e policisë Metropolitane. Ai u arrestua nën Aktin për Terrorizëm të Britanisë, dhe është dërguar në një stacion policorë, në jug të Londrës. Të shtunën, policia londineze, ka arrestuar edhe një tjetër 18 vjeçarë, tek po kërkonin të dyshuar për sulmin e së premtes, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Tre të vdekur nga një sulm me bombë në Irak

Posted: 17 Sep 2017 04:21 AM PDT

Një bombë në makinë, vrau tre vetë dhe plagosi së paku nëntë të tjerë, në dyqanet që shisnin alkool, në qytetin verior të Irakut, në Kirkuk, kanë bërë të ditur zyrtarët e sigurisë. Një zyrtar tha se shpërthimi dëmtoi disa dyqane, dhe shpërndau flakët në tre automjete tjera. Ministria e Brendshme e Irakut e quajti sulmin "agresion terrorist", por nuk tha se kjo kishte lidhje me referendumin e pavarësisë kurde, i planifikuar me 25 shtator. Qeveria e Irakut në Bagdad, kundërshton referendumin, poashtu edhe Turqia dhe Irani të cilat kanë popullsi të madhe kurde.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Uashington: Protesta pro dhe anti-Trump

Posted: 17 Sep 2017 03:22 AM PDT

Disa protesta janë mbajtur sot në kryeqytetin e SHBA-së, Uashington D.C, ku qindra protestues ishin mbledhur në rrugë, disa për të përkrahur, e disa të tjerë për të kundërshtuar presidentitn, Donald Trump. Protestuesit anti-Trump, kërkonin nga Shtetet e Bashkuara sanksione më të fuqishme ndaj presidentit rus, Vladimir Putin, rreth dyshimeve se Rusia, kishte ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale në vitin 2016. Kritikët kanë akuzuar Trump-in, se ai nuk ka ndërmarrë aksione të mjaftueshme ndaj Moskës për veprimet e tyre. Përkrahësit e presidentit amerikan, Donald Trump u mblodhën në Qendrën Kombëtare, duke shpresuar se një numër më i madh i protestuesve do të paraqiten. Ndërkaq në protestë janë paraqitur edhe grupe tjera, të cilat mbronin kauza të ndryshme.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Pak femra shqiptare në garën për zgjedhjet lokale në Maqedoni

Posted: 17 Sep 2017 03:14 AM PDT

Partitë politike shqiptare në Maqedoni në garë për zgjedhjet lokale të caktuara më 15 tetor, drejtimin e komunës ia kanë besuar vetëm një gruaje - Teuta Arifi, e cila do të garojë për të marrë besimin nga elektorati në komunën e Tetovës edhe për një mandat.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

SHBA-ja do ta shqyrtojë Marrëveshjen e Parisit

Posted: 17 Sep 2017 02:04 AM PDT

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se nuk ka ndryshim të vendimit të SHBA-së, për t'u tërhequr nga Marrëveshja Klimatike e Parisit. "Nuk ka pasur ndryshim të qëndrimit nga Shtetet e Bashkuara mbi Marrëveshjen e Parisit", thuhet në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë, me 16 shtator. "Ashtu siç e ka bërë të qartë presidenti, Shtetet e Bashkuara po tërhiqen, derisa të mund të arrijmë ndonjë marrëveshje, që është më e favorshme për vendin tonë", thuhet në deklaratë. Trump ka thënë se do ta tërheqë vendimin e tij nga marrëveshja klimatike, por ai do të lë vend për bisedime, për një marrëveshje më të mirë për bizneset dhe punëtorët e SHBA-së. Komentet vijnë pasi ministrat e mjedisit nga 30 vende, u takuan në Montreal, për të shtyrë përpara zbatimin e Marrëveshjes së Parisit. Në samit, një zyrtar i lartë i Bashkimit Evropian, Migues Arias Canete, tha se Shtetet e Bashkuara "deklaruan se nuk do të rinegociojnë Marrëveshjen e Parisit, por ata do të përpiqen të rishikojnë kushtet mbi të cilat do të mund të angazhohen në këtë marrëveshje".

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

NATO e shqetësuar rreth manovrave Zapad

Posted: 17 Sep 2017 12:53 AM PDT

Gjenerali i lartë i NATO-s, ka thënë se aleanca ushtarake është e shqetësuar rreth përmasave të mëdha të stërvitjeve usharake, Zapad 2017, që po zhvillohen nga Rusia dhe Bjellorusia. Gjenerali, Petr Pavel, i cili është shef i Komitetit Ushtarak të NATO-s, tha në një intervistë për Associated Press, se manovrat mund të çojnë "në pasoja të paqëllimshme të incidenteve, gjatë ushtrimeve". Pavel, është në mesin e disa udhëheqësve ushtarakë dhe politikanë perëndimorë, që kanë shprehur shqetësime rreth këtyre manovrave të mëdha ushtarake, ku numri i ushtarëve mund të jetë deri në 100.000, raporton AP. Moska ka mohuar se stërvitjet janë një veprim agresiv dhe kanë thënë se "NATO nuk konsiderohet si një armik" dhe se "manovrat nuk synojnë NATO-n." Ndërsa NATO, ka thënë se do të dërgojë tre vëzhgues në Bjellorusi dhe Rusi, për të monitoruar Zapad-in, por u ka bërë thirrje të vazhdueshme të dyja vendeve që të lejojnë monitorimi më të gjerë të këtyre stërvitjeve.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Rusia propozon forca paqeruajtëse të OKB-së në Ukrainë

Posted: 17 Sep 2017 12:20 AM PDT

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara, në Ukrainën lindore, ka thënë se propozimi i Rusisë për të dërguar trupa paqeruajtëse të Kombeve të Bashkuara në zonën e konfliktit, është një "hap përpara". Megjithatë, ai ka paralajmëruar se ende ka shumë "pengesa" në planin që e ka propozuar Rusia. Kurt Volker, i dërguari i posaçëm ka thënë se "është shumë interesant që Rusia propozoi një mision të mbrojtjes të OKB-së… është një hap përpara, që të sjellim këtë çështje në diskutim, e po ashtu edhe në Këshillin e Sigurimit", ka thënë ai. Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, ka thënë se qëllimi i një misioni të tillë paqeruajtës në Ukrainën lindore, i propozuar nga Rusia, duhet të nxisë paqen, jo ta thellojë, siç e quajti ai "okupimin rus". Poroshenko u shpreh se misioni duhet të patrullojë në të gjithë zonën e konfliktit, duke përfshirë kufirin me Rusinë dhe pjesët e separatistëve të rajoneve Donetsk dhe Luhansk të Ukrainës, të cilat sipas Kievit përdoren për të transportuar armë dhe personel ushtarak nga Rusia

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

Tri viktima nga zjarri në një kamp për të rinj në Ukrainë

Posted: 16 Sep 2017 10:38 AM PDT

Autoritetet ukrainase kanë thënë se tre fëmijë kanë vdekur, gjatë shpërthimit të  zjarrit në një kamp për të rinj, në portin e qytetit të Odesas. Pas fikjes së zjarrit, ekipet e shpëtimit kanë gjetur mbetjet e dy fëmijëve, më pas ishte gjetur edhe një vajzë 12-vjeçare. Kryeministri i Ukrainës, Volodymyr Hroysman, ka shprehur ngushëllimet e tij dhe ka thënë se ata që janë përgjegjës do të ndëshkohen. Përmes disa komenteve, Hroysman ka thënë se "vdekja e fëmijëve është tragjedi e madhe". Autoritetet kanë bërë të ditur se 42 fëmijë ishin brenda shtëpisë nga druri që u përfshi nga flakët.

This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more