Skip to main content

RTSH: “Presidenti Meta dekoron basketbollistin dhe diplomatin Agim Fagun” plus 9 more

RTSH: “Presidenti Meta dekoron basketbollistin dhe diplomatin Agim Fagun” plus 9 more


Presidenti Meta dekoron basketbollistin dhe diplomatin Agim Fagun

Posted: 15 Sep 2017 06:00 AM PDT

Presidenti i Republikës, Ilir Meta vlerësoi sot me një ceremoni solemne basketbollistin dhe diplomatin e shquar Agim Fagu duke i akorduar Dekoratën "Gjergj Kastrioti Skënderbeu" me motivacionin: "Me mirënjohje dhe vlerësim të thellë për veprën dhe kontributin madhor që ka dhënë për ngritjen e sportit të basketbollit në nivelet më të larta ndërkombëtare, si personalitet i shquar në njohjen dhe lartësimin e vendit tonë në botë". Duke iu drejtuar të pranishmëve në këtë ceremoni, ndër të tjera, presidenti Meta tha: "Jam i bindur se, si kjo dekoratë, ashtu edhe personaliteti i Agim Fagut nderojnë më së miri njëra-tjetrën. Kjo figurë e jashtëzakonshme dhe komplekse ndërthur si rrallë dhe në mënyrën më të shkëlqyer figurën e sportistit të niveleve më të larta evropiane dhe botërore me atë të qytetarit, intelektualit dhe të diplomatit të shkëlqyer." Nga ana e tij, Agim Fagu falënderoi Presidentin Meta "për fjalët, të cilat ndoshta disa herë i kalonin kufijtë e së vërtetës, por le ta gjykojnë të tjerët dhe ju falënderoj dhe për atë që të gjithë këtë respekt dhe dashuri të shqiptarëve që ju i ligjëruat në një dekret duke më vlerësuar mua me dekoratën më të lartë të vendit." "Do të uroja që kjo ceremoni të shërbente si një mesazh për shqiptarët kudo ku janë që ata të kuptojnë që kjo ceremoni u thotë atyre se kontributi i veçantë, por i vërtetë i qytetarëve në Shqipëri do të vlerësohet gjithmonë në mënyrën e duhur", – përfundoi Fagu.

Sekuestrimi i shtëpive dhe parave të jashtëligjshme

Posted: 15 Sep 2017 05:54 AM PDT

Një apartament në Tiranë është vënë nën sekuestro, ndërsa pronari i saj është arrestuar në Spanjë për vjedhje dhe pastrim parash. Sekuestroja është bërë me kërkesë të Prokurorisë së Kurbinit ndaj shtetasit Gjon Gjezaj. Në baze te veprimeve procedurale, janë zbuluar tre kontrata porosie për blerje apartamentesh në Tiranë, me vlerë totale rreth 130 mijë euro. Sipas Prokurorisë, nga hetimi rezultoi se pronë faktike është vetëm një apartament, me vlerë 41.800 euro në zonën e Kasharit në Tiranë, ndërsa dy kontratat e tjera të porosisë i referohen dy apartamenteve, te cilat nuk ekzistojnë, pasi firma e ndërtimit ka falimentuar. Po sot, Policia e Elbasanit ka ndaluar dy persona teksa është bërë sekuestro preventive e një pasurie prej 15 milionë lekësh të rinj. Shtetasit B. Koçiaj dhe A. Koçiaj, të akuzuar për "Pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale", nuk e justifikojnë pasurinë e sekuestruar nga policia e Elbasanit.

Koreja e Veriut lëshon raketë balistike, Shqipëria reagon ashpër

Posted: 15 Sep 2017 05:13 AM PDT

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë ka reaguar duke dënuar në termat më të ashpër lëshimin e një rakete balistike me rreze të mesme të kryer sot nga Republika Popullore Demokratike e Koresë. Duke e parë këtë si shkelje të hapur, të përsëritur, të së drejtës ndërkombëtare dhe e rezolutave të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe si përshkallëzim të tensionit në rajon, Qeveria shqiptare i bën thirrje Republikës demokratike të Koresë të ndalojë menjëherë provokimet dhe të kthehet në tryezën e bisedimeve si rruga e vetme për një zgjidhje paqësore dhe të qëndrueshme në gadishullin Korean.

Shpërthim në një stacion metroje në Londër

Posted: 15 Sep 2017 02:04 AM PDT

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një vagon metroje në kryeqytetin anglez, Londër ku ka shkaktuar minuta tmerri e paniku tek njerëzit. Një fotografi e postuar në rrjetet sociale tregon një kovë të bardhë në flakë brenda një çante, nga ku mendohet të ketë pasur origjinën shpërthimi. Mësohet se e gjithë policia Londineze është mobilizuar në sekonda. Nga ky shpërthim mendohet se ka vetëm disa persona me plagë të lehta.

Zv.kryeministri kosovar Behgjet Pacolli vizitë zyrtare në Tiranë

Posted: 15 Sep 2017 01:43 AM PDT

Korça dhe Vlora do të jenë dy qytetet që do të presin qeverinë e Shqipërisë dhe atë të Kosovës në mbledhjen e radhës të përbashkët mes tyre. Këtë e konfirmoi vet kryeministri Edi Rama, pas takimit me zv.kryeministrin kosovar Behgjet Pacolli, duke shtuar se ajo do të mbahet në datat 27 dhe 28 Nëntor. Në të parën vizitë zyrtare që nga marrja e detyrës, Pacolli zgjodhi Shqipërinë ku u prit nga homologu shqiptar Ditmir Bushati. Diplomacia ekonomike, sipas ministrit Bushati është fokusi i këtij mandati, e për këtë ai kishte një ftesë edhe për ministrin Pacolli. Më pas, ministri Pacolli u ndal në Presidencë, ku u takua me kreun e shtetit Ilir Meta, i cili e përgëzoi për detyrën e re, duke vlerësuar edhe angazhimin e tij personal në njohjet e pavarësisë së Kosovës.

Zgjedhjet në Maqedoni drejt përgatitjeve të fundit

Posted: 15 Sep 2017 01:36 AM PDT

Partitë politike në Maqedoni janë në përgatitjet e fundit për zyrtarizimin e kandidatëve me të cilët do të garojnë në zgjedhjet vendore që do të mbahen në 82 komuna, si dhe në kryeqytetin e vendit, në Shkup, si njësi e veçantë e pushtetit lokal. Ndërkaq, burime zyrtare pranë BDI, një nga partitë shqiptare të rëndësishme në politikën e vendit, konfirmuan për Televizionin shqiptar se ka vendosur në zgjedhjet lokale të 15 Tetorit do të garoje me kandidatin e saj në 17 komuna të Republikës së Maqedonisë. Në Tetovë BDI do të garoje me Teuta Arifin, në Cair me Visar Ganiun, në Dibër të Madhe me Ruzhdi Laten, në Gostivar me Nevzat Bejtan, në Kërçovë me Fatmir Dearin, në Strugë me Ramiz Merkon. Mbeten edhe 10 ditë nga data zyrtare e ndezjes së motorëve për fushatën elektorale. Në zgjedhjet e 15 tetorit votuesit do të shprehin vullnetin për kandidatin e tyre të preferuar. Në këto zgjedhje garojnë … parti politike në gjithë vendin, prej të cilave … janë parti shqiptare.

Korea e Veriut lëshon raketë balistike mbi territorin Japonez

Posted: 15 Sep 2017 01:27 AM PDT

Korea e Veriut ka lëshuar sërish një raketë balistike mbi territorin Japonez, duke krijuar tensione të reja në rajon pas testit me bombë bërthamore që vendi komunist ndërmori më pak se dy javë më parë. Raketa arriti një lartësi prej 770 kilometrash, duke fluturuar për 3700 kilometra para se të rrëzohej në detin Hokaido. Kryeministri japonez Shinzo Abe u shpreh se vendi i tij nuk do ta toleronte një veprim të tillë provokues. Korea e Jugut u kundërpërgjigj pak minuta më pas duke lëshuar dy raketa balistike në det, dhe duke simuluar kështu një sulm ndaj Veriut. Sekretari amerikan i shtetit, Reks Tilerson, dënoi lëshimin, ndërkohë që Këshilli i Sigurimit të OKB-së do të takohet sot në Nju Jork, me kërkesë të Amerikës dhe Japonisë. Pas paketës së fundit të sanksioneve, nuk është e qartë se çveprime mund të marrë tashmë Këshilli i Sigurimit. Megjithatë, zoti Tilerson, ia faturoi barrën e përgjigjes Kinës dhe Rusisë, të cilat janë partnerët kryesorë ekonomikë të Veriut. Ata duhet të tregojnë intolerancën e tyre për këto lëshime raketash, duke ndërmarrë veprime të drejtpërdrejta, u shpreh Tilerson.

WADA “amniston” atletët rusë nga dopingu

Posted: 15 Sep 2017 01:20 AM PDT

Agjencia Ndërkombëtare Antidoping (WADA) ka vendosur të tërheqë akuzat për doping ndaj 95 atletëve rusë nga 96 të dënuar, që ishin akuzuar prej saj gati dy vite më parë për përdorim të substancave të ndaluara. Lajmin e ka konfirmuar prestigjiozja "Nju Jork Tajms", që i referohet një raporti të brendshëm të Agjencisë Botërore të Antidopingut, atje ku thuhet se ajo nuk ka provat e mjaftueshme për të vijuar hetimet dhe për të dënuar atletët rusë. Ky raport i brendshëm mban firmën e Oliver Niglit, drejtorit i përgjithshëm të WADA-s, i cili shprehet se hetuesit e këtij institucioni nuk kanë arritur të gjejnë provat e mjaftueshme. Duket se sistemi korruptiv i ngritur nga antidopingu rus, që kishte si synim shkatërrimin e provave, ka arritur të triumfojë, duke mos bashkëpunuar me ndërkombëtarët në analizën e epruvetave me urinë dhe gjak. Ky hetim i Agjencisë Botërore të Antidopingut ka nisur gati dy vite më parë, kur dhe plasi skandali doping në Rusi, që solli përjashtimin e shumë sportistëve rusë nga Lojërat Olimpike "Rio 2016", kryesisht në sportin e atletikës. E kjo disiplinë vijon të jetë e pezulluar nga të gjitha veprimtaritë ndërkombëtare. Duket se WADA nuk ka gjetur rrugët e duhura për të vijuar këtë betejë dhe janë dorëzuar shpejt edhe pse sinjalet e ardhura nga Rusia kanë folur qartë për skandalin e përdorimit të substancave të ndaluara. Kjo tërheqje mund të krijojë mjaft polemika, pasi do të ishte "shumë zhurmë për asgjë", ndërkohë që situata e krijuar vitet e fundit ka krijuar edhe konflikte politike mes Moskës dhe Uashingtonit.

Moto GP shpalos kalendarin e 2018-ës

Posted: 15 Sep 2017 01:15 AM PDT

Kampionati Botërori i Motoçiklizmit ka përvijuar edhe kalendarin e sezonit të ardhshëm, atë të vitit 2018, që do të ketë 19 gara, një më shumë krahasuar me këtë sezon. Në listën e garave është shtuar edhe gara e Çmimit të Madh të Tajlandës, e cila do të zhvillohet më 7 tetor në pistën e "Çang Internacional Cirkuit". Kjo është hera e parë që garat e Botërorit të motoçiklizimit zhvillohen në këtë pistë. Në dyshim është ende gara e Britanisë së Madhe, pasi nuk është vendosur pista ku do të zhvillohet gara, por mendohet të jetë në Silverstoun). Sezoni 2018 do të nisë në mbrëmjen e 18 marsit nën dritat e pistës mbresëlënëse të Katarit dhe do të përfundojë në pasditen e 18 nëntorit, në pistën e Valencias. Përgjatë këtij rrugëtimi, gara më prestigjioze e këtij sporti do të kalojë nga Argjentina, SHBA-ja, Spanja, Franca, Italia, do të kthehet sërish në Spanjë për Çmimin e Madh të Katalonjës në Barcelonë, do të vijojë Holandë, Gjermani, Republikë Çeke, Austri, Britani të Madhe, San Marino, për t’u kthyer për herë të 3-të në Spanjë për Çmimin e madh të Aragonës, për t’i zhvendosur më pas në Tajlandë, Japoni, Australi, Malajzi, dhe për t’u mbyllur në Valencia. Siç dihet të gjitha emocionet e Kampionatit Botërori të Motoçiklizmit, ku spikat niveli më i lartë i tij që njihet ndryshe si Moto GP, po sillen për sportdashësit drejtpërdrejt nga Rrjeti i Radio-Televizionit Shqiptar.

Filmi “Dita zë fill” premierë në kinematë e Tiranës

Posted: 14 Sep 2017 06:56 AM PDT

Një film për universin femëror dhe betejat e një gruaje që duhet të mbijetoje në kufirin e hollë mes jetës dhe vdekjes. Ky është filmi "Dita zë fill" nga Gentian Koçi që pas trofeut në festivalin e Sarajeves është shfaqur për herë të parë për gazetarët shqiptarë në kinema. "Jetojmë në një sistem politiko-social ku është jashtëzakonisht e vështirë për të mbijetuar. Nga ky presion, hallkat poshtë zinxhirit, në rastin konkret të gjithë personazhet që ju patë, përballen me veten, përballen me njëri-tjetrin, luftojnë për të mbajtur të voglën e vet dhe aty ku hallka është më e dobët këputet". Leta e interpretuar mjeshtërisht nga Ornela Kapetani rol për të cilin u vlerësua edhe me çmimin e aktores më të mirë në Sarajevë, në luftën për mbijetesë i duhet të bëje zgjedhje ekstreme që të mund të mbaje gjallë veten dhe foshnjen e saj. Një spirancë në jetën e Letës është Sofia gruaja e moshuar për të cilën ajo kujdeset. "Në greqi kam punuar shumë vite me femrat e dhunuara dhe të trafikuara kështu që kam luftuar për vite për të drejtat e femrave. Tek ky personazh unë ndjeva që Leta ishtë një femër e shtypur dhe ishte një femër që nuk kishte zë dhe heshtja që ajo ka gjatë filmit është edhe dhuna sociale që i ushtrohet" theksoi aktorja Ornela kapetani. "Në momentet e caktuara që Ornelën e shikoja me ato përpjekjet e saj të jashtëzakonshme u afruam dhe u bëmë një bashkë, u përfshimë te njëra-tjetra mund të them dhe në ktë përfshirje lindi ajo dhemsuri" tha aktorja Suzana Prifti. "Me ardhjen e postjerit krijohet një trekëndësh marrëdhëniesh që e detyron Letën të merret tani edhe me emocionet e jashtme ose të merret me luftën e brendshme që ka gjatë gjithë kohës" tha mes të tjerash aktori Kasem Hoxha. Një film pa shumë veprim por me tallaze psikologjike të universit femëror. Një linjë e dytë edhe pse regjisori ka zgjedhur të mos e theksoje shumë është eutanazia një temë tabu për shqiptarët. "Kam patur shumë qejf ktë raportin midis jetës dhe vdekjes. Është një linjë underground, nuk është kaq prezente. Më vjen mirë që po e thekson ktë gjë por ka qënë shumë dytësore për ta përcjellë si mesazh pasi mendoj që në shoqërinë tonë është temë tabu për ta diskutuar dhe për ta vënë në plan të parë diskutimi" theksoi në fund regjisori Gentian Koçi. Filmi i cili ka kushtuar 300 mijë euro është një film autor dhe të fton të reflektosh mbi realitetin pa u kujdesur për zbukurime të tij. Publiku është i ftuar ta shohë "Dita zë fill" që prej ditës së enjte në kinematë Cineplex.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more