Skip to main content

Ora News: “Joachim Sauer, kush është burri në krah të Merkelit?” plus 9 more

Ora News: “Joachim Sauer, kush është burri në krah të Merkelit?” plus 9 more


Joachim Sauer, kush është burri në krah të Merkelit?

Posted: 18 Sep 2017 12:26 AM PDT

Ai është i martuar me gruan më të fuqishme të Gjermanisë. Por profesori i kimisë, Joachim Sauer nuk e do dritën e prozhektorëve mediatikë. Shumë vetë as nuk e dinë në Gjermani, se ç’pamje ka ai.

E tërhequr dhe jo gjithmonë e lexueshme, kështu mund ta përshkruaje Angela Merkelin. E duket se kjo cilësi shkon me atë të bashkëshortit të saj, Joachim Sauer, i cili po ashtu nuk e kërkon skenën mediatike. Daljet e tij publike në krah të Merkelit, veç vizitave të përbashkëta në opera, si në Bajrojt, janë të rralla. Ai nuk shprehet asnjëherë në lidhje me politikën.

Tek Joachim Sauer nuk e gjen prezencën mediatike të tipit “First Lady” si në SHBA. Por edhe në krahasim me partneret e kancelarëve të mëparshëm, si  Doris-Schröder-Kopf, gruaja e Gerhard Schröder apo Hannelore Kohl, gruaja e Helmut Kohl, bashkëshorti i Merkelit del më pak në media. Bisedat me gazetarët ai i refuzon kategorikisht.

Pa rënë sy nga bindja

Këtu nuk luan rol droja, thjesht Joachim Sauer nuk do të reduktohet vetëm në bashkëshortin e kancelares, Angela Merkel. Kjo as nuk është e nevojshme, sepse Joachim Sauer është një kimist i njohur i botës së kuanteve, që ka marrë një sërë vlerësimesh.

Karriera e Prof. Dr.Dr.h.c. Joachim Sauer filloi në vitin 1967 pas përfundimit të studimeve të kimisë në Universitetin Humboldt në Berlin. Në Republikën e dikurshme Demokratike Gjermane, RDGJ, ai ishte ndër studiuesit e paktë me reputacion ndërkombëtar që nuk ishin pjesë e SED-së, Partisë Socialiste të Unitetit. Pas disa stacionesh ai drejton sot sërish në Universitetin e Humboldtit katedrën e kimisë kuantike.

Kur në vitin 2015, u fol se Angela Merkel mund të marrë çmimin Nobel të Paqes për kulturën e mirëseradhjes ndaj refugjatëve, në qarqet e studiuesve u fol, se më parë e merr çmimin Nobel në kimi, Joachim Sauer. Barack Obama e thërriste me dëshirë Joachim Sauer në takimet e përbashkëta “profesor”.

Një këshilltar i mirë

Joachim Sauer u njoh me Angeal Merkel në vitet 80-të në Akademinë e Shkencave të Berlinit. Ata janë martuar në vitin 1998, për të dy ka qenë martesa e dytë. Sauer ka dy djem nga martesa e parë. Ndryshe nuk ka shumë të dhëna për personin privat, Joachim Sauer. Më shumë dihet ajo që Merkel thotë për të: “Ne nuk flasim pa mbarim vetëm për politikën, por ai është në mënyrë jo të drejtpërdrejtë një këshilltar i mirë.” Çiftin e lidh pasioni për operan dhe natyrën, prej disa vitesh në verë ata udhëtojnë për pushime në Tirolin e Jugut./DW/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Kylie Jenner tepër transparente

Posted: 18 Sep 2017 12:11 AM PDT

Ajo njihet për sefiet e saj provokuese në Instagram.

Por kësaj here supermodelja Kylie Jenner guxoi shumë.  Miliarderja më e vogël në botë postoi një foto ndërsa ekspozoi gjoksin e saj bombastik e veshur me të brendshme me rrejtë të zezë dhe dantella tepër transparente.

20-vjeçarja nuk i la vend imagjinatës dhe dukej shumë seksi.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Shkel urdhrin e mbrojtjes dhe i shkon në shtëpi nënës, arrestohet

Posted: 17 Sep 2017 11:53 PM PDT

Një 50 vjeçar në Libohovë është arrestuar nga policia pasi nuk ka zbatuar urdhrin e
mbrojtjes së lëshuar nga gjykata.

Blutë kanë vënë në pranga shtetasin Alfred Meçani pasi "ky shtetas nuk ka zbatuar Vendimin e Gjykatës se Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes për shtetasen E.M(nëna e tij), 68 vjeçe, banuese në Libohovë".

Konkretisht, sipas policisë, 50 vjeçari ka shkuar në banesën ku banon shtetasia E.M gjatë ditës së djeshme, duke shkelur urdhërin e mbrojtjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Mbretëreshat e ekranit! Ja kush sundoi në tapetin e kuq të Emmy

Posted: 17 Sep 2017 11:45 PM PDT

E ndërsa ndarja e çmimeve të përvitshme të Emmy ka filluar, në tapetin e kuq janë shfaqur yjet më të mëdhenj të Hollywood.

Por kush janë mbretëreshat e ekranit që sunduan tapetin  e kuq?

Modelja dhe aktorja 45-vjeçare Sofia Vergara udhëhoqi me një fustan mahnitës ngjyrë të bardhë, të stilistit Mark Zunino, që i nxirrte format trupore në mënyrë perfekte, kombinuar me unazë dhe vathë diamanti. Pas saj vjen ylli i The Sinner Jessica Biel, supermodelja Heidi Klum dhe aktorja Nicole Kidman.

Biel, bashkëshortja e Justin Timberlake, eci në tapetin e kuq me një fustan ngjyrë argjendi, të çarë në njërën anë deri tek beli dhe me dekolte të hapur.

Ish-ylli i pistës Heidi zgjodhi një fustan të kuq të ndezur nga stilisti Peter Dundas, i çarë deri tek beli dhe dekolte të hapur që ekspozoi format bombastike.

Dhe qershia mbi tortë, 50-vjeçarja Nicole Kidman e cila goditi në Emmy me në fustan të kuq të Calvin Klein. Aktorja tregoi belin e saj të hollë me fustanin mahnitës.

    

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Dy “Aleanca për Shqiptarët”, në zgjedhjet lokale?!

Posted: 17 Sep 2017 11:35 PM PDT

Në zgjedhjet lokale të 15 tetorit dy Aleanca për Shqiptarët do të kërkojnë votën e qytetarëve.

Njëra si parti Aleanca për Shqiptarët nën udhëheqjen e Zijadin Selës, ndërsa tjetra si koalicion parazgjedhor për zgjedhje lokale, por gjithashtu e quajtur Aleanca për Shqiptarët (Uniteti, RDK).

Palët e konfliktit akuzojnë njëra tjetrën për interesa personale. Nga partia Aleanca për Shqiptarët akuzojnë RDK-në dhe Unitetin për përçarje të votës shqiptare.

'Është një tendencë jo njerëzore e dy personave që përfaqësojnë dy subjekte të ashtuquajtura politike, të ndihmuara nga shumë subjekte dhe organe tjera. Tentativa kryesore është që të përçahet vota e shqiptarëve, të krijohet konfuzion dhe amulli me qëllim që të ndalet përqafimi që shqiptarët i bëjnë Aleancës për Shqiptarët. Realisht ky nuk është sulm ndaj Aleancës për Shqiptarët por është sulm ndaj shqiptarëve'- deklaroi Elmi Aziri nga Aleanca për Shqiptarët.

Aziri shton se subjekti të cilit ai i takon do të ndërmerr masa juridike deri tek Gjykata Administrative dhe KSHZ-ja.

Ndërkohë Vesel Memedi i RDK-së, pjesë e Koalicionit parazgjedhor për zgjedhjet lokale Aleanca për Shqiptarët (Uniteti, RDK) thotë se me partinë Uniteti posedon marrëveshje që koalicioni nga zgjedhjet parlamentare të vazhdojë edhe në zgjedhje lokale.

'Nga ana ime dhe e Gëzim Ostrenit ka pasur një marrëveshje që sido që të vendos LR PDSH, të mbetet ose të largohet, ne mbetemi si koalicion dhe vazhdojmë bashkëpunimin edhe në zgjedhjet lokale. Prandaj nuk kemi çfarë të shtojmë. Është shumë e qartë se dhe e precizuar: Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe ashtu do të garojmë në zgjedhjet lokale dhe ashtu do të jetë edhe në të ardhmen. Logo dhe ngjyra janë të njëjta ashtu si të zgjedhjet parlamentare'- deklaroi Vesel Memedi, kryetar i RDK-së.

Alsat M mëson se deri tek Komisionet Komunale Zgjedhore dy Aleancat janë të regjistruara, njëra si subjekt dhe tjetra si koalicion.

Si subjekt politik, Aleanca për Shqiptarët e Ziadin Selës është regjistruar më 07 shtator 2017 me adresë në Tetovë, ndërsa koalicioni Aleanca për Shqiptarët (Uniteti RDK) për Komunat Dibër, Gostivar, Çair dhe Kumanovë është regjistruar më 14 shtator 2017 me adresë në Çair, nga personi i autorizuar me emrin Bashkim Memeti.

Kontestuese mbeten ngjyrat dhe logoja e palëve edhe pse në pyetjet e Alsat M dyja palët u shprehën se do të garojnë me logon dhe ngjyrat e njëjta nga zgjedhjet parlamentare.

Në zgjedhjet e fundit parlamentare LR PDSH, Uniteti dhe RDK garuan si koalicion parazgjedhor nën emrin Aleanca për Shqiptarët ku edhe siguruan tre ulëse në Kuvend, dy LR PDSH-ja dhe një RDK-ja. /Alsat M/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Liderët botërorë mblidhen në Nju Jork, me interes fjalimi i Trump në OKB

Posted: 17 Sep 2017 11:28 PM PDT

Udhëheqësit botërorë do të mblidhen sot në Nju Jork, ku nis punimet Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.

Pjesa më e madhe e vëmendjes do të jetë te presidenti amerikan, Donald Trump, i cili do t'i adresohet këtij tubimi për herë të parë më 19 shtator.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, do të ketë po ashtu paraqitjen e parë si udhëheqës kombëtar.

Në mesin e atyre që nuk do të marrin pjesë janë presidenti rus, Vladimir Putin, dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel. Të dy kanë dërguar ministrat e tyre të jashtëm.

Udhëheqësit pritet të përqendrohen në disa nga pikat më të nxehta në botë, ku prioritet përbën Koreja e Veriut me programet e saj me raketa bërthamore dhe balistike.

Këshilli i Sigurimit i OKB-së dhe gati të gjitha shtetet individuale kanë dënuar provat raketore të Phenjanit. E fundit ka ndodhur më 15 shtator, kur Koreja e Veriut ka hedhur një raketë balistike që ka fluturuar mbi Japoni.

Këshilli i Sigurimit e ka cilësuar këtë si veprim "shumë provokues" dhe "të egër". Megjithatë, nuk ka ende pajtim se si duhet ndëshkuar Phenjanin.

Udhëheqësit botërorë përballen po ashtu me krizën humanitare të mbi 400,000 myslimanëve Rohingya, të cilët kanë ikur nga dhuna në Mianmar dhe kanë hyrë në Bangladesh.

Udhëheqësja de facto e Mianmarit, Aung San Suu Kyi, nuk do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, ndërsa po kritikohet se nuk ka vepruar për të ndalur dhunën. Megjithë mungesën e saj, janë planifikuar të zhvillohen dy takime të nivelit të lartë të OKB-së për këtë krizë në rritje.

Mendohet se udhëheqësit botërorë do të përpiqen gjithashtu të bindin Presidentin Trump të mos tërhiqet nga marrëveshja e vitit 2015 që synon ta pengojë Iranin të përftojë bomba bërthamore. Ai e ka quajtur marrëveshjen "të tmerrshme" dhe ka kërcënuar se do ta prishë.

Terrorizmi dhe ngrohja globale pritet të jenë po ashtu subjekt i diskutimeve të nxehta dhe mosmarrëveshjeve midis liderëve botërorë.

Udhëheqësit botërorë do të diskutojnë edhe për uraganin Irma, që rrënoi pjesë të Karaibeve dhe Floridës. Ata do të përqëndrohen tek reagimi ndaj uraganeve, si dhe tek ndërtimi i komuniteteve që t'i përballojnë më mirë katastrofat natyrore dhe ndryshimet klimatike.

Disa mendojnë se ndoshta uraganët Irma dhe Harvey do ta bindin Presidentin Trump për të anuluar vendimin e tërheqjes së SHBA-së nga marrëveshja e Parisit për klimën, e cila tashmë është firmosur nga 190 vende.

Në të kaluarën, Trump ka qenë kritik i zëshëm i Kombeve të Bashkuara dhe ndihmësit e tij thonë se ai do të bëjë thirrje për "reformim të OKB-së", duke iu kërkuar anëtarëve të kontribuojnë më shumë në projekte globale, përfshirë operacionet paqeruajtëse, të cilat kushtojnë rreth 8 miliardë dollarë në vit. Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara i zhvillon punimet deri më 25 shtator.

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Karaibet përgatiten për tjetër stuhi, paralajmërohen përmbytje

Posted: 17 Sep 2017 11:18 PM PDT

Ishujt e Karaibeve po përgatiten të përballojnë Uraganin Maria. Autoritetet kanë paralajmëruar forcimin e stuhisë në 48 orët në vijim dhe meteorologët parashikojnë përmbytje për shkak të reshjeve që do të sjellë Maria. Ishujt e Karaibeve janë ende në proces rimëkëmbjeje nga Uragani Irma, që shkaktoi dhjetëra të vdekur dhe miliarda dollarë dëme materiale.

Pas shkatërrimit të sjellë nga Irma, ishujt e Karaibeve po përgatiten për një tjetër uragan, i quajtur Maria.

Sipas Qendrës Kombëtare Amerikane të Uraganëve, stuhia e kategorisë së parë do të forcohet me shpejtësi në 48 orët në vijim dhe do të godasë fillimisht ishujt Leeward.

Maria po kalon thuajse në të njëjtën rrugë si Irma, që shkatërroi rajonin më herët gjatë këtij muaji.

Për shumë ishuj, autoritetet përkatëse kanë lëshuar paralajmërime për uragan, ndërkohë që vijon rimëkëmbja pas Uraganit Irma, që la të paktën 37 persona të vdekur dhe shkaktoi miliarda dollarë dëme materiale.

Sipas Qendrës Kombëtare të Uraganëve, Maria po vjen me erëra që arrijnë deri në 137 km/h.

Qendra ka parashikuar reshje që mund të shkojnë deri në 51 cm përqark ishujve Leeward, përfshi këtu edhe Porto Rikon, Ishujt e Virgjër Britanikë dhe Shtetet e Bashkuara, ndërkohë që është dhënë alarmi për përmbytje dhe rrëshqitje toke.

Një uragan i dytë me emrin Jose është gjithashtu aktiv në oqeanin Atlantik, me erëra që arrijnë një shpejtësi maksimale prej 144 km/h.

Kjo ka nxitur autoritetet në Shtetet e Bashkuara të vendosin pika për vrojtimin e stuhisë në pjesën veri-lindore të vendit.

Kujtojmë se edhe Shtetet e Bashkuara u prekën nga uraganët Harvey dhe Irma, të cilët shkaktuan dhjetëra viktima dhe miliarda dollarë dëme.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Injoranca kundrejt trajtimit të historisë, sëmundje e vjetër në Shqipëri

Posted: 17 Sep 2017 11:01 PM PDT

Shiheni sesi po e trajtojnë Prek Calin, një tribun të popullit që ka mbrojtur me gjak në tridhjetë vjetët e parë të Shekullit të XX-të kufirîn e atdheut të vet në Alpet e Shqipërisë kundër serbëve pushtuesë.

Nga ato që po lexoj shoh që ende flasin për partizanë kur vrasja e Prek Calit ka ndodhur pas çlirimit të Shqipërisë nga gjermanët. Ç’hyjnë partizanët këtu, kur nuk ka më gjermanë?

Ja pyetjet që ngrihen për të provuar injorancën:

Ç’janë këta partizanë që shkojnë për të luftuar në Veri, më 15 janar të vitit 1945, kur Shqipëria ishte çliruar që në 29 nëntor të vitit 1944?

Pse ka shkuar Mehmet Shehu në alpet e Veriut me formacion partizan, kur aty kishte vetëm shqiptarë vendas mijravjeçarë, dhe asnjë këmbë të huaji?

Pse, Mehmet Shehu me partizanët e tij, të cilët e kishin mbaruar luftën me gjermanët, do t’iu mësonin malsorëve trima sesi do të qeveriseshin ata në shtëpitë dhe në pronat e tyre shekullore?

Pse, kush doli me faj ndaj historisë, ata që u bashkuan me serbët gjatë Luftës së Dytë Botërore, apo trimat historikë si Prek Cali që mbronîn tokat e tyre prej shekujsh kundër hordhive sllave?

Pse, kush ka gabuar në histori, trimat mëmëdhetarë si Prek Cali dhe qindra heronj dhe dëshmorë të tjerë nga Malësia e Madhe dhe Mirdita që nuk e pranuan stalinizmin dhe titizmin në Shqipëri, apo Mehmet Shehu që i vrau për stalinizmin dhe titizmin këta trima që kishin shekuj që mbronin trojet e tyre nga hordhitë sllave?

Pse, Mehmet Shehu me partizanet e tij, që vrau gjermanë dhe italianë pushtuesë, dhe i vrau vërtet, ka pasur të drejtë që pas lufte, të vriste shqiptarë të ndershëm se ata nuk besonin te doktrina e partisë së tij?

Përgjigjia e këtyre pyetjeve i jep të drejtë morale absolute tribunit të madh shqiptar Prek Cali dhe jo Mehmet Shehut.

Dhe sot e gjithë ditën duhet pyetur: deri kur ne do të vijojmë që të mos e kemi ndjenjën e humanizmit dhe drejtësisë në trajtimin e historisë?
Trajtimi i historisë dhe i figurave historike nuk ka lidhje as me interesin vetjak dhe as me pasionin politik, por vetëm me humanizmin dhe me të vërtetën.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

“Shkoza”, Manjani: Shteti me dy standarte, pse nuk shpronësohen banorët?

Posted: 17 Sep 2017 10:55 PM PDT

Ish-Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama lidhur me protestën e banorëve të Shkozës.

Sipas Manjanit, ndryshe nga çfarë deklaron Rama, ata banorë vërtet ndërtuan pa leje por jo në mes të rrugës pasi kur ndërtuan ata nuk kishte rrugë.

Për Manjanin, Rama duhet të ketë një minimum sinqeriteti për të pranuar të vërtetën dhe gabimet e së shkuarës të shtetit dhe të bashkisë që drejtoi më herët.

Manjani, shton më tej se nuk ka ndodhur në 300 vitet e fundit që një shtet të nxjerrë në rrugë familje sepse do bëjë rrugë.

"Rruga bëhet vetëm pasi të shpronësuarit apo edhe ata që nuk meritojnë shpronësim, të sistemohen familjet me strehim".

Manjani thekson se këta banorë nuk po trajtohen njësoj si të tjerët, që në anën tjetër të Tiranës, tek segmenti Komuna e Parisit- Fabrika e Miellit, u shpronësuan megjithse kishin ndërtuar pa leje.

'Qeveria ka trajtuar më parë raste shpronësimi edhe mbi objekte të ndërtuara pa leje në zona ku në letër parashikohej të ndërtoheshin rrugë. Pse këtë radhë nuk vijon kjo praktikë?!"

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

SHBA mund të mbyllë ambasadën në Kubë

Posted: 17 Sep 2017 10:43 PM PDT

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, tha se Shtetet e Bashkuara po konsiderojnë mundësinë e mbylljes së ambasadës në Kubë, pas një sërë "sulmesh ndaj shëndetit" të amerikanëve diplomatë që gjenden atje.

Sekretari Tillerson i tha kanalit CBS se "po e shqyrtojmë këtë çështje tepër serioze për dëmet shëndetësore që kanë pësuar disa individë".

Të paktën 21 amerikanë kanë pësuar incidente që sipas Departamentit të Shtetit kanë shkaktuar një sërë simptomash, ndër të tjera humbje të dëgjimit, dëmtime në tru, dhimbje koke, zhurmë në veshë, dhe madje edhe probleme me përqëndrimin dhe kujtesën për fjalë të komunikimit të përditshëm.

Sipas Agjensisë Associated Press, megjithëse hetuesit kanë eksploruar mundësinë e valëve sonike ose të një arme të llojit elektromagnetik, nuk është identifikuar ende ndonjë paisje.

Ligjvënësit amerikanë janë të alarmuar prej këtyre incidenteve. Të premten, pesë senatorë republikanë i dërguan një letër Sekretarit Tillerson, ku i bëjnë thirrje për mbylljen e ambasadës në Havana, si dhe dëbimin e të gjithë diplomatëve kubanë nga Shtetet e Bashkuara.

Ish-Presidenti Barack Obama rivendosi marrëdhëniet me Kubën dy vite më parë, një lëvizje që është kritikuar nga pasardhësi, Presidenti Donald Trump./VOA/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more