Skip to main content

Mesazhi.com: “Pse nuk duhet të përdorni celularin në toalet…” plus 9 more

Mesazhi.com: “Pse nuk duhet të përdorni celularin në toalet…” plus 9 more


Pse nuk duhet të përdorni celularin në toalet…

Posted: 15 Sep 2017 02:50 PM PDT

Përdorimi i pakufizuar i smartfonëve po bëhet shkak i përhapjes së baktereve që normalisht më përpara janë gjetur vetëm një tualet.

Nëse deri më sot e keni marrë celularin në tualet, pasi të lexoni më poshtë sesa e rrezikshme është kjo gjë nuk do e bëni më.

Ja ç'baktere mbart celularin juaj dhe cilat janë 4 prej tyre që i keni marrë nga tualeti.

1. E. coli – Një studim i bërë nga London School of Hygiene & Tropical Medicine zbuloi se 16 për qind e telefonave celularë të testuar kishin baktere E. coli. Natyrisht, 16 për qind e njerëzve,ata që kishin pikërisht telefonat kishin të njëjtin baket.

2. C. diff – CBC Hamilton raporton se C. diff, një bakter që shkakton diarre dhe në rastet më të këqija inflamacioni i zorrës së trashë, gjendet po ashtu në telefonat e të rinjve nesa këta të fundit lënë telefonin në dyshemenë e tualetit publik qoftë edhe për ca sekonda apo mbi sifonin e WC.

E mbani mend herën e fundit kur keni pastruar celularin ? Me siguri jo ! Bejeni përpara se të infektoheni jo vetëm nga bakteret e mësipërme por dhe nga baktere të tjera të cilat mund të irritojnë lëkurën e jo vetëm./Mesazhi/

The post Pse nuk duhet të përdorni celularin në toalet… appeared first on Mesazhi.com.

Dietat që i mendonim si më të shëndetshme mund të na vrasin!

Posted: 15 Sep 2017 02:00 PM PDT

Dietat e ulëta në yndyrë mund të rrisin rrezikun e vdekjes së parakohshme me një të katërtën, ka zbuluar një studim afatgjatë.

Studimi i publikuar së fundmi tek revista "The Lancet", ku u përfshinë 135 mijë të rritur, zbuloi se njerëzit që heqin dorë nga yndyrat jetojnë më pak se ata që konsumojnë gjalpë, djathë dhe mish.

Ky studim bie në kundërshtim me udhëzimet e ekspertëve të shëndetësisë për të reduktuar yndyrat: NHS (Shërbimi Shëndetësor Kombëtar në Britani) rekomandon mos të konsumoni shumë yndyra të ngopura sepse rrisin nivelet e kolesterolit dhe mund të shkaktojnë probleme me zemrën.

Personat që heqin dorë nga yndyrat priren t'i zëvendësojnë ato me produkte të larta në karbohidrate si buka, makaronat apo orizi. Kështu ata humbasin lëndët ushqyese më të rëndësishme.

Dietat e pasura në karbohidrate janë ndër më të pashëndetshmit.

Sipas këtij studimi të fundit, njerëzit që konsumojnë vakte të përpunuara dhe të pasura në sheqer janë 28% më shumë të rrezikuar që të kenë një vdekje të parakohshme.

Studimi kanadez, i bazuar tek studimet e kryera në 18 shtete të ndryshme, do të prezantohet gjatë Kongresit të Shoqatës Evropiane të Kardiologjisë që do të zhvillohet në Barcelonë.

Hulumtuesi shkencor dr. Andrew Mente, nga Universiteti McMaster, thotë se është më e shëndetshme nëse 35% e kalorive merren nga yndyrat.

Sipas tij, personat që marrin 60% të kalorive nga karbohidratet janë më të rrezikuar nga vdekja e parakohshme.

Me pak fjalë: Mos hiqni dorë tërësisht nga yndyrat dhe përpiquni të kufizoni karbohidratet dhe ushqimet e përpunuara. Në udhëzimet e NHS thuhet që meshkujt duhet të marrin maksimumi 30 g yndyra të ngopura në ditë ndërsa femrat vetëm 20 g./Mesazhi/

The post Dietat që i mendonim si më të shëndetshme mund të na vrasin! appeared first on Mesazhi.com.

Ëmbëlsirë me gjalpë kikiriku dhe Çokollatë

Posted: 15 Sep 2017 01:00 PM PDT

Përbërësit
1 Në një tas të madh kombinoni gjalpin e kikirikut, margarinën, sheqerin pluhur dhe thërrimet e bukës. Përziejini mirë.
2 Hidheni përzierjen në një tavë dhe hapeni me një shpatull kuzhine.
3 Vendoseni në frigorifer për 30 minuta. Hidhni mbi të çokollatën e shkrirë.
4 Vendosni 3 racione në një pjatë për servirje./Mesazhi/

The post Ëmbëlsirë me gjalpë kikiriku dhe Çokollatë appeared first on Mesazhi.com.

Milot Rashica i zhgënjyer me humbjen kundër Lazios

Posted: 15 Sep 2017 12:42 PM PDT

Vitesse ka pësuar humbje në kuadër të xhiros së parë të Ligës së Evropës.

Skuadra holandeze para shikuesve të vetë është mposhtur prej Lazios me rezultat 3-2.

Mesfushori i përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica ishte një ndër lojtarët më të mirë të Vitesses me dy asistime.

Megjithëse është krenar me shokët e klubit, Rashica nuk është ndarë i kënaqur me rezultatin e arritur mbrëmë.

"I zhgënjyer me rezultatin, por krenar me këtë ekip. I falënderoj tifozët për mbështetje të mahnitshme", ka shkruar Rashica në llogarinë personale në Instagram.

Ndryshe, Vitesse xhiron e dytë do të jetë mysafirë i ekipit francez, Nice.

The post Milot Rashica i zhgënjyer me humbjen kundër Lazios appeared first on Mesazhi.com.

Tifozat ”Kuq e Zi” bojkotojnë edhe me Italinë, konfirmojnë prezencën në Spanjë

Posted: 15 Sep 2017 12:36 PM PDT

Ishin fantastikë në ndeshjen me Maqedoninë, duke kënduar papushim në Strumicë.

Edhe pse të paktë në numër, në stadium dëgjohej vetëm shqip nga "Tifozat Kuq e Zi", aq sa thirrjet e tyre dëgjoheshin edhe në qytezë. Futbollistët kuqezi u përulën në shenjë respekti në fundin e ndeshjes.

Megjithatë, duket se "Tifozat Kuqezi" do të mungojnë sërish në ndeshjen brenda. Edhe pse me Italinë luhet në Shkodër, grupimi lajmëron prezencën për ndeshjen me Spanjën. Kështu, vijon bojkoti i "Tifozave Kuq e Zi" për ndeshjet brenda, ndërsa nga FSHF nuk ka asnjë sinjal afrimi.

"Të dashur tifozë, pas transfertës në FYROM, TKZ do vazhdojë rrugëtimin e saj drejt Spanjës në mbështetjen e pakushtëzuar ndaj Kombëtares tonë. Për këtë arsye, ju njoftojmë që kemi filluar rezervimet për këtë ndeshje. Për më shumë informacione nxitoni të kontaktoni përfaqësuesin e rrethit apo shtetit ku jetoni. Afati i fundit për rezervim: 28 Shtator! Ndeshja luhet më 6 tetor 2017, nga ora 20.45 në stadiumin 'Estadio Jose Rico Perez', Alicante. E përjetshme është Shqipëria!", shkruhet në postimin e grupimit.

The post Tifozat "Kuq e Zi" bojkotojnë edhe me Italinë, konfirmojnë prezencën në Spanjë appeared first on Mesazhi.com.

Thaçi: Është e kotë, pa demarkacion s’ka liberalizim të vizave

Posted: 15 Sep 2017 12:29 PM PDT

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi tha sonte se nuk do të ketë liberalizim të vizave pa u definuar çështja e demarkacionit të kufizimit me Malin e Zi.

Ai edhe njëherë ripërsëriti se procesi i demarkimit duhet të përfundojë sa më shpejtë me qëllim që të hapet perspektiva e qytetarëve të Kosovës për lëvizje të lirë, pra sa më shpejtë të ndodhë procesi i liberalizimit të vizave.

"Demarkacion i pres që të përfundojë sa më shpejtë që të jetë e mundur dhe në këtë drejtim të punojë i gjithë spektrin politik. Nuk kemi kohë për të humbur dhe se partnerët tanë presin që ne të procedojmë sa më shpejtë çështjen e demarkacionit", tha Thaçi

The post Thaçi: Është e kotë, pa demarkacion s'ka liberalizim të vizave appeared first on Mesazhi.com.

Cilat janë shenjat e vogla të Kijametit?

Posted: 15 Sep 2017 12:00 PM PDT

Shenjat e vogla të Kijametit, të cilat janë:Dërgimi i Profetit alejhi selam. Vdekja e tij.
Çlirimi i Shtëpisë së Shenjtë (Kudsit). Murtaja Amuas (sëmundje epidemike).

Shtimi i pasurisë, saqë askush nuk ka nevojë për lëmoshë. Shfaqja e fitneve (sprovave) Shfaqja e pretenduesve të profecisë. Përhapja e rendit dhe e sigurisë.

Shfaqja e zjarrit të Hixhazit. Shpërdorimi i amanetit. Pakësimi i diturisë dhe përhapja e injorancës. Policët e shumtë dhe ndihmësit e tiranëve (zullumqarëve).

Përhapja e kurvёrisё (imoralitetit). Përhapja e kamatës. Shfaqja e veglave muzikore dhe konsiderimi i tyre hallall (të lejuara). Shtimi i pirjes së alkolit dhe konsiderimi i tij hallall.

Zbukurimi i xhamive dhe krekosja me to. Garimi për ndërtesa të larta. Të lindi robëresha zonjën e saj. Vrasjet e shumta. Afrimi i kohës. Afrimi i tregjeve. Shfaqja e shirkut në këtë umet.

Shfaqja e sjelljeve tё pahijshme, shkëputja e lidhjeve farefisnore dhe fqinjësia e keqe. Rinimi i pleqve. Shtimi i kopracisë. Shtimi i tregtisë. Shtimi i tërmeteve.

Shfaqja e fundosjeve të tokës, shdërrimi i paraqitjes dhe akuzimi për imoralitet. Zhdukja e njerëzve të mirë. Ngritja lart e njerëzve të ulët. Dhënia e përshëndetjes vetëm për të njohurit. Kërkimi i dijes tek të vegjlit.

Shfaqja e të veshurave të zhveshura. Ëndrrat e sakta të besimtarit. Përhapja dhe shtimi i shkrimit. Neglizhimi ndaj punëve të pëlqyeshme për të cilat nxit Islami.

Fryrja e hilalit (hëna e re kur lind në fillim të muajit). Shtimi i gënjeshtrës dhe mosinteresimi për saktësinë e fjalëve të përhapura. Shtimi i dëshmisë së rreme dhe fshehja e dëshmisë së saktë.

Shtimi i grave dhe pakësimi i burrave. Shtimi i vdekjeve të papritura. Shfaqja e mohimit të njëri-tjetrit midis njerëzve. Rikthimi i tokës arabe në kullota e lumenj. Shtimi i shiut dhe pakësimi i bimësisë.

Lumi Eufrat zbulon një mal prej ari. Kafshët e egra dhe sendet u flasin njerëzve. Dëshirimi i vdekjes për shkak të sprovave të mëdha. Numri i madh i romakëve dhe lufta e tyre kundër muslimanëve.

Çlirimi i Kostandinonopojës. Dalja e Kahtanit. Medina nxjerr jashtë saj njerëzit e këqinj dhe pastaj shkatërrohet. Dёrbimi i një ere tё mirё e cila merr shpirtrat e besimtarëve.
Përdhosja e Shtëpisë së Shenjtë dhe rrënimi i Qabes./Mesazhi/

The post Cilat janë shenjat e vogla të Kijametit? appeared first on Mesazhi.com.

Çfarë janë infeksionet urinare dhe sa të shpeshta janë?

Posted: 15 Sep 2017 11:00 AM PDT

Një trajtim jo i duhur i infeksioneve urinare mund të çojë në kronicizim të tyre, e mandej në atrofi (zvogëlim) të veshkave, rritje të shifrave të tensionit arterial, prishje të funksionit të veshkave dhe azotemi.

Por si mund ta parandalohet ky problem dhe cilët persona janë më të predispozuar për t’u prekur?

Çfarë janë infeksionet urinare dhe sa të shpeshta janë?

Infeksionet e rrugëve urinare janë të shpeshta dhe përbëjnë një problem të përditshëm. Ato prekin çdo lloj moshe, fëmijë, të rinj dhe pleq, mund të përsëriten apo të marrin karakter kronik, prandaj duhen vlerësuar me kujdes.

Kur sasia e mikrobeve është më e vogël kemi të bëjmë me ndotje urinare e në këto raste përsëriten analizat pas një trajtimi me lëngje dhe higjienë më të lartë personale.

Sa llojesh janë infeksionet urinare?

Infeksionet e rrugëve urinare ndahen në infeksione urinare të rrugëve të sipërme, ku preken veshkat dhe quhet pyelonefrite dhe infeksionet urinare të rrugëve të poshtme.

Këtu hyjnë ato të fshikëzës së urinës (cistite), infeksione të prostatës tek burrat (prostatite), infeksionet e uretrës, kanalit të poshtëm të nxjerrjes së urinës (uretrite).

Infeksionet urinare mund të jenë akute dhe kronike. E rëndësishme është të theksohet se infeksionet e rrugëve urinare të rrugëve të poshtme (që janë dhe më të shpeshta) mund të kalojnë në rrugët e sipërme urinare, në rast se nuk mjekohen mirë e të japin pyelonefrite.

Këto të fundit me kalimin e kohës kronicizohen dhe bëjnë atrofi (zvogëlim) të veshkave, gjë e cila sjell rritje të shifrave të tensionit arterial, prishje të funksionit të veshkave dhe azotemi, insuficiencë renale kronike.

Cilët janë shkaktarët e infeksioneve urinare?

Shkaktarët më të shpeshta të infektimit të rrugëve urinare janë mikroorganizmat apo miktobet: E.coli në 80% të rasteve, proteus kronicizohen dhe bëjnë atrofi (zvogëlim) të veshkave, gjë e cila sjell rritje të shifrave të tensionit arterial, prishje të funksionit të veshkave dhe azotemi, insuficiencë renale kronike. mikrobilis në 10-15% të rasteve e më rrallë klebsiella, piocineus, stafilokoku aureus, streptokoku etj.

Shkaktarë të tjerë, përveç mikrobeve, mund të jenë edhe parazitët si trikomonas, apo më rrallë viruset.

Çfarë shenjash klinike shfaqin infeksionet urinare kronike?

Në rastet kronike kemi rëndim të mesit, herë pas here lodhje, dhimbje koke, si rezultat i rritjes së shifrave të tensionit arterial, urinim të shpeshtë e herë pa here me djegie e ndryshim të ngjyrës.

Në analizën e urinës ka proteinuri (albuminë), e cila mund të arrijë nga gjysmë deri 1 gr në 24 orë. Densiteti i urinës ulet dhe ka leokucite në urinë, si dhe cilindra leukocitarë.

Në infeksionet e rrugëve të poshtme urinare si ato të fshikëzës së urinës i sëmuri ka urinim të shpeshtë, djegie e rrallë herë edhe pika gjaku në fund të urinimit. Kujdes duhet të kenë edhe meshkujt, sidomos pas vitit të 40 të jetës për shenjat e sipërpërmendura, sepse janë të prirur për infeksion të prostatës.

Kur duhet të shqetësohemi dhe t’i drejtohemi mjekut?

Çdo urinim i shpeshtë i shoqëruar ose jo me djegie duhet t’i shqetësojë njerëzit për të bërë një analizë urine të thjeshtë e për t’u konsultuar me specialistin për të gjetur shkakun.

Por dhe çdo temperaturë tek fëmijët, nga një viroz, anginë, bronkit apo bronkopneumoni etj., që nuk trajtohet duhet të shqetësojë prindërit, që përveç analizës së gjakut, t’i bëjnë fëmijës dhe një analizë urine.

Në rast se infeksioni përsëritet, duhet detyrimisht të gjendet shkaku dhe të mjekohet ai. Te fëmijët e vegjël shkaku kryesor i infeksionit urinar janë reflukset veziko-urinar (rikthimi i urinës mbrapsht, si një defekt i sfinkterit ureteral).

Si ta kuptosh se vuan nga infeksionet urinare?

Kur kemi infeksion të rrugëve të sipërme urinare (pyelonefrite) akute kemi një gjendje jo të mirë të sëmurit: ethe, lodhje, dobësi trupore, dhimbje koke, të përziera, të vjella, dhimbje mesi të njëanshme ose të dyanshme, që mund të përhapen edhe në bark, temperaturë të lartë, shumë herë me të dridhura.

Herë pas here kemi urinim të shpeshtë, djegie gjatë urinimit dhe ndjenjën e moszbrasjes së plotë të fshikëzës së urinës. Urinat janë të turbullta dhe në analizën e urinës shihen elementët e infeksionit urinar, si leokocite me shumicë dhe herë pas here eritrocite.

Cilët persona janë të predispozuar për t’u prekur nga infeksionet e rrugëve urinare?

Të gjithë njerëzit janë të rrezikuar për t’u prekur nga infeksionet e rrugëve urinare. Kështu, më të rrezikuar janë ata pacientë që kanë anomali të lindura të veshkës, si polistoza renale, që kanë gur në aparatin urinar, anomali të kanaleve urinare (megauretar), ureter shumë të përdredhur.

Por dhe njerëz me rezistencë të ulët, sidomos ata që përdorin citostatikë, kortizonikë, pacientë me infeksione gjinekologjike, diabetikët numri të cilëve vjen në rritje. Në të njëjtën kohë dhe ndërhyrjet kirurgjikale që përdorin kateter, të paralizuarit që nuk arrijnë të bëjnë zbrazjen e fshikëzës dhe personat që nuk tregohen shumë të kujdesshëm në higjienën personale.

Kush preken më shumë, burrat apo gratë?

Infeksionet e rrugëve të poshtme janë më të shpeshta tek gratë se të burrat, për arsye të vetë ndërtimit të uretrës (kanalit të jashtëm) që është më i shkurtër dhe më afër anusit (kanalit të jashtëqitjes).

Si mjekohen infeksionet urinare?

Mjekimi bëhet sipas shkakut dhe duhet bërë nga mjeku, sipas një urokulture (mbjellje të urinës) e të mos përdoren antibiotikë të ndryshëm të marrë pa rekomandimin e mjekut, i cili duhet të jetë i vetmi që të bëjë vlerësimin e rastit, të përcaktojë mjekimin dhe kohëzgjatjen e tij. Mjekimi pa kriter çon në kandidozë (myk) dhe dëmtim të mëlçisë, apo rezistencë mikrobiale.

Si mund të parandalohen?

• çdo individi i kërkohet të ketë një higjienë personale sa më e mirë
• të mos mbajë urinën, por të zbrazë fshikëzën sa herë që ndjen nevojën për të urinuar
• të pijë sa më shumë lëngje pa gaz

• të mjekojë vatra të tjera infeksioni kudo që mund të ketë si: dhëmbë të prishur, grykët, infeksione të veshit, hundës dhe të rrugëve të frymëmarrjes.

• të luftojë e mjekojë drejt sëmundjet e tjera favorizuese si: hipertensioni arterial, diabeti
• gratë shtatzëna duhet të bëjnë kontrolle të shpeshta me analizë urine dhe nuk është në gjendje të lëvizë,/Mesazhi/

The post Çfarë janë infeksionet urinare dhe sa të shpeshta janë? appeared first on Mesazhi.com.

Google paditet për diskriminim gjinie në paga

Posted: 15 Sep 2017 10:47 AM PDT

Tri gra që punonin për kompaninë Google kanë ngritur padi ndaj saj pasi paguan gratë më pak se burrat për të njëjtën punë.

Sipas BBC, padia thotë se gjiganti tekonologjik është në dijeni të situatës, por nuk ka bërë asgjë për këtë. Firma është nën hetimin e Departamentit Amerikan të Punës për diskriminimin e pagave të punëtorëve.

Gjithcka erdhi pasi Silicon Valley u përball me një vëzhgim rreth marrëdhënieve gjinore. Gjatë verës, një punonjës i Google që kritikonte diversitetin e programeve dhe praktikat e punësimit u bënë publike.

Vetëm pas pak ditësh, Google e pushoi nga puna.

The post Google paditet për diskriminim gjinie në paga appeared first on Mesazhi.com.

Vetëvendosje i kërkon Qeverisë shkarkimin e Rikalos dhe nisjen e hetimeve kundër tij

Posted: 15 Sep 2017 10:41 AM PDT

Lëvizja Vetëvendosje ka reaguar në lidhje publikimin e disa dëshmive që lidhen me dyshimet se ministri i Bujqësisë, Nenad Rikalo, ka kryer tortura dhe dhunë ndaj shqiptarëve gjatë luftës në Kosovë.

"Para disa ditësh disa qytetarë të Kosovës, të tronditur nga emërimi në postin e Ministrit të Nenad Rikallos, publikuan dëshmitë e tyre për dhunën dhe torturat që sipas tyre ai i ka bërë gjatë luftës, në shërbim të spastrimit etnik dhe represionit të organizuar nga Serbia në Kosovë", thuhet në komunikatën e VV-së.

Sipas VV-së, është e dhimbshme të shohësh se si qytetarët e Kosovës së pavarur ballafaqohen me torturuesit e tyre të dikurshëm.

"Tash edhe një ministër dyshohet të jetë i tillë. Kjo ndodh për shkak të mungesës së një sistemi të drejtësisë që do të gjykonte universalisht rastet e krimeve të Luftës në Kosovë. E ndërkohë që shumë kriminelë të luftës shëtisin të lirë, madje arrijnë të jenë dhe pjesë e qeverive në Serbi e në Kosovë, paradoksalisht disa deputetë të Kosovës kanë krijuar një gjykatë që do të gjykojë UÇK-në për krime lufte", thuhet në komunikatë.

"Nuk bën të paragjykohen serbët vetëm pse janë serbë, mirëpo, në anën tjetër, kur ka disa dëshmitarë që flasin e rrëfejnë hollësisht për malltretime, patjetër ato duhet të merren seriozisht dhe me urgjencë. Në qeverinë e Kosovës, ministri Nenad Rikallo nuk do të duhej të vazhdonte ta ushtronte postin e tij pa u sqaruar kjo çështje".

VV thotë se "në vendet demokratike pushtetarët japin dorëheqje edhe për dyshime shumë të vogla administrative, që t'i hapin rrugë hetimit. Ministri Rikallo dyshohet për tortura. Ne e dimë se personat me pushtet në Kosovë janë në gjendje ta pengojnë hetimin. Kështu që, për t'i hapur rrugë hetimeve, ai duhet të zhvishet nga secili pushtet".

"Pavarësisht se në cilin institucion apo organizatë mund të ketë punuar pas luftës Rikallo, e pavarësisht se cilin shqiptar mund të ketë rastisur aty, është e domosdoshme të hetohen rastet për të cilat ai akuzohet nga dëshmitarët, dhe sigurisht që për të e për secilin të dyshuar tjetër, duhet të zbardhen të gjitha veprimet gjatë kohës së okupimit dhe luftës në Kosovë", thuhet në komunikatë.

The post Vetëvendosje i kërkon Qeverisë shkarkimin e Rikalos dhe nisjen e hetimeve kundër tij appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more