Skip to main content

Mesazhi.com: “Gazetarët, pyetjet e pakëndshme dhe politikanët e “lazdruar”” plus 9 more

Mesazhi.com: “Gazetarët, pyetjet e pakëndshme dhe politikanët e “lazdruar”” plus 9 more


Gazetarët, pyetjet e pakëndshme dhe politikanët e “lazdruar”

Posted: 14 Sep 2017 04:04 PM PDT

Jo vetëm rasti i fundit, mes Ramush Haradinajt dhe koleges Kaltrina Zymberi, meriton të trajtohet me shumë përgjegjësi dhe me një motiv edhe më të madh për ta inkurajuar gazetarinë e pyetjeve të pakëndshme, por komuniteti i gazetarëve duhet të motivojë çdo gazetar, qoftë i ri apo i vjetër, për të luajtur rolin e tij, kudo që ndodhet.

Gazetarit dhe gazetarëve u lejohet të bëjnë pyetje të pakëndshme, u lejohet të mos ia qëllojnë apo siç e themi ne profesionistët "të bëjnë pyetje që nuk është pyetje", u lejohet të bëjnë nervoz dhe ta dekoncentrojnë një politikan a kryeministër.

Pse ky privilegj? Sepse gazetarët këtë punë kanë, këtë profesion e zanat ushtrojnë çdo ditë. S`kanë obligime tjera dhe s`kanë asnjë arsye të ndihen në siklet që po "terrorizojnë" një politikan apo ndonjë zyrtar të lazdruar.

Konferencat zyrtare, ku pyetjet e gazetarit dhe përgjigjet e politikanëve apo zyrtarëve të lartë, shihen "live", nganjëherë e kanë sikletin e dyanshëm.

Pyetjet e pakëndshme që shpesh politikanët i urrejnë, janë momentet më të mira, kuptohet për gazetarët inteligjentë dhe ata që hulumtojnë tema të mëdha, që të marrin përgjigje në hapësira publike.

Nga përvoja ime kam parë që edhe politikanët, edhe gazetarët, shpesh parapëlqejnë që temat e ndjeshme t`i diskutojnë në situata më private. Tani rasti me Kaltrina Zymberin është vërtet për keqardhje, meqë Ramush Haradinaj, duke e njohur të gjithë kapacitetin e tij të shkollimit, jep leksione e ligjërata se çka duhet të lexojnë e të mësojnë gazetarët.

Problemi më i vogël sot për një gazetar, është të bëjë një pyetje të drejtpërdrejtë. Problemi kryesor mbetet se kush do t`i jap përgjigje asaj pyetje.

Shumica e politikanëve tanë janë mësuar që mediat të jenë servile dhe pse jo edhe në shërbim të tyre. Ama, një gazetar duhet të ruaj kriterin profesional dhe etik edhe atëherë kur politikani mendon se e ka mik dhe nuk sheh rrezik nga ai. Ky edhe është gabimi më i madh i këtyre politikanëve.

S`kam asnjë dilemë se në rastin konkret, gazetarja nuk bëri as gabimin më të vogël, sikur që nuk e kam asnjë dilemë se Kaltrina bëri pyetjen e duhur. Trajtesa ime lidhet me reagimin e pavend dhe shumë të ulët të Ramush Haradinajt.

Ramushi duhet ta kuptojë se mediat dhe gazetarët nuk janë raste sociale dhe nuk janë as pensionistë. Ata janë gazetarë për të bërë pyetje, për të thumbuar kryeministrin, ministrat, zyrtarët e lartë.

Gazetarët këtë punë kanë dhe këtë profesion ushtrojnë. Kryeministri vetëm duhet të jap përgjigje, ose edhe të heshtë. Ky është problem i tij.

E keqja është se kohëve të fundit, është krijuar një aversion i padrejtë ndaj gazetarëve dhe kjo kryekëput nga rrjetet sociale. "Gazetarët rrejnë, mirë po ua bëjnë, mbylleni gojën, jeni edhe ju matrapazë" – këto janë komentet e shumta që has nëpër rrjetet sociale të njerëzve të kategorive të ndryshme.

Kjo, gjithsesi që nuk qëndron, sepse gazetarët jetojnë nga djersa e tyre. Ata kanë të drejtë të trajtojnë temat më të ndjeshme, më të panjohura për publikun, më të pakëndshme për ndonjë parti a lider.

Personalisht mendoj se rasti i Kaltrina Zymberit duhet të na jap forcë edhe më të madhe dhe motiv shtesë që zyrtarët e lartë t`i "bombardojmë" me pyetje të pakëndshme, duke shmangur pyetjet protokollare dhe shpesh të mërzitshme edhe për publikun.

Gazetari ka të drejtë ta pyes kryeministrin edhe sa të holla i ka në xhep për momentin. Llogariteni se si do të ishte ndier një politikan yni sot, po t`i bëhet kjo pyetje. Ose, nëse do e pyesni cilin libër e keni lexuar të fundit, apo sa gazeta ditore botohen në Kosovë etj. etj.

Gazetarët e mirë, të aftë profesionalisht, të përkushtuar, të njohur dhe me autoritet, të qëndrueshëm në profesion, janë shenja të mira në edukimin e publikut, në edukimin e politikanëve ndaj sjelljeve të tyre.

Jam i sigurt se incidenti i fundit i Ramushit, duhet t`i vlejë atij si një shembull që në të ardhmen të mos ngacmojë "grejzin" sepse ai nuk të fal.

Ramush, kësaj radhe gabove dhe mos ngacmo aty ku nuk duhet dhe ku nuk ke aspak nevojë. Gazetarët janë miq të mirë dhe mund të jenë edhe afrues e bashkëpunues, ama kurrë mos harro se ata nuk e tradhtojnë profesionin e tyre!.Nga Musa Sabedini /Mesazhi/

The post Gazetarët, pyetjet e pakëndshme dhe politikanët e "lazdruar" appeared first on Mesazhi.com.

Çfarë duhet të bëni kur vuani nga tensioni i ulët?

Posted: 14 Sep 2017 02:50 PM PDT

Studimet tregojnë se nga tensioni i ulët më së shumti vuajnë femrat në mes moshës 30 dhe 40-vjeçare, sidomos ato që merren me punë intelektuale.

Sipas studimeve janë femrat e moshës 30- 40 vjeçare ato që vuajnë më së shumti nga tensioni i ulët.

Për to rekomandohet ndryshimi i mënyrës së jetesës, marrja e lëngjeve të mjaftueshme, kripë në ushqim, aktiviteti i rritur fizik, shmangia e ngritjes së papritur nga shtrati dhe disa herë si dhe me rekomandimin e mjekut nevojiten edhe barnat.

Më poshtë do të gjeni disa këshilla nëse vuani nga tensioni i ulët :

 Bëni një gjumë të mirë

Flini mirë dhe ushqehuni shëndetshëm. Këto janë gjërat themelore që duhet t'i bëni për veten që të jeni më mirë dhe të ndiheni norma

Jo shumë kafe

Personat me tensionin e ulët të gjakut janë zakonisht pirës të kafes, sepse ata nuk mund të zgjohen nëse nuk marrin  kafeinë . Tri kafe gjatë ditës janë në rregull, por këtë kufi nuk guxoni ta kaloni, pasi që gjendja do t'ju përkeqësohet.

Qëndorni  në  lëvizje

Lëvizni sa më shumë. Nëse keni mundësi shkoni në notim apo në vrapim të lehtë. Këto aktivitete janë ndër zgjidhjet më të mira për personat me tension të ulët.

Ilaçet

Ekzistojnë edhe metoda të ndryshme alternative të shërimit. Për shembull preparati homeopatik në formë të pikave "Vivoton S", është tërësisht me përbërës natyrorë, kapërcen gjendjet e ndryshme me origjinë hipotensione dhe simptomat tjera të lidhura, ndihmon përshpejtimin e procesit të shërimit, duke aktivizuar mbrojtjen e tyre dhe forcave mbrojtëse të organizimit./Mesazhi/

The post Çfarë duhet të bëni kur vuani nga tensioni i ulët? appeared first on Mesazhi.com.

Cilat jane 3 gjërat që dermatologët nuk i vendosin kurrë në fytyrë…

Posted: 14 Sep 2017 02:00 PM PDT

Nganjëherë ajo që vendosni në fytyrën tuaj është po aq e rëndësishme, sa ajo që ju bëni apo hani. Dermatologia e klinikës "Durham", Brooke Jackson, MD thotë se problemet më të shpeshta janë ato nga trajtimi i gabuar i lëkurës.

Çdo krem i ri mund ta irritojë fytyrën tuaj, duke krijuar një situatë negative. Ndaj ju duhet patjetër një kontroll nga dermatologu i cili është i vetmi që mund t'ju ndihmojë të gjeni trajtimin më të mirë që ju duhet për lëkurën tuaj. Dhe ka disa produkte që nuk janë fort të mira dhe dermatologët i shmangin.

Përzierjet kimike të maskave që blihen në internet "Unë kurrë nuk vendos maska me përbërës kimikë të fortë në fytyrën time. Ndonjëherë njerëzit blejnë maska mjekësore në internet që janë shumë të forta për përdorim në shtëpi.

Unë kam parë rezultate të këqija, të tilla si skuqje që lënë edhe njolla apo shkaktojnë reaksione alergjike,"- thotë Angela Lamb, MD, dermatologe në spitalin Sinai.

Hidratues me kolagjen "Sinqerisht, unë besoj se molekula e kolagjenit nuk mund të funksionojë kështu. Përbërësit aktivë nuk depërtojnë në lëkurë, kështu që ju jeni duke blerë vetëm një hidratues tepër të shtrenjtë," – thotë Manjula Jegasothy, MD, CEO dhe themeluese e "Miami Skin Institute".

Skrub fytyre me abraziv "Nuk ka asnjë arsye për të përdorur skrub gërryes në fytyrë që mund të jetë irritues dhe të shkaktojë hiperpigmentim," – thotë Brooke Jackson, MD i "Medical Wellness"./Mesazhi/

The post Cilat jane 3 gjërat që dermatologët nuk i vendosin kurrë në fytyrë… appeared first on Mesazhi.com.

Babai “shet” vajzën serbit për 15 mijë euro

Posted: 14 Sep 2017 01:16 PM PDT

Babai shet vajzën e tij! Edhe kjo mund të dëgjohet! Historia tronditëse është zbuluar nga policia italiane, pas një hetimit të gjatë.

Bëhet fjalë për një serb, i cili kishte shitur vajzën e tij për 15 mijë euro te një bashkëkombas.

Pas një hetimi të gjatë dhe të kujdesshëm, policia ka arritur të zbardhë ngjarjen e rëndë dhe të rrezikshme në Firence të Italisë.

Hetuesit shpjegojnë se babai e ka fejuar vajzën që 13 vjeçe me një njeri rezident në Francë me familjen e tij.

Ai ka arritur marrëveshje me babanë e djalit rreth katër vite më parë, ku e mitura duhej të martohej në këmbim të pagesës 15 mijë euro./Tetovasot/

Sondazhet kanë treguar se dhjetë muaj pas marrëveshjes, familja e dhëndrit është kthye në Itali për të nënshkruar angazhimin dhe me atë rast janë paguar, si një paradhënie, € 4,000, prej ku është rënë dakord që vajza të dërgohej në Francë deri në shtator 2017.

Ajo mbahej e mbyllur nga familjaret e burrit, por përkunder kufizimeve të vendosura, e reja ia doli të lëshonte një thirrje ndihme, duke përdorur një lojë smartphone.

Në chat, e cila arrihet duke përdorur një Wi­Fi, ajo e kishte takuar në të vërtetë një person, i cili kishte arritur të besonte dramën e saj./Mesazhi/

 

The post Babai “shet” vajzën serbit për 15 mijë euro appeared first on Mesazhi.com.

Pse falen myslimanët?

Posted: 14 Sep 2017 01:00 PM PDT

Islami ndërtohet mbi pesë shtylla, e dyta është falja e namazit pesë herë në ditë. Profeti (a.s) ka thënë: "Namazi është shtyllë e fesë".

Pas një dite të gjatë dhe të lodhshme në punë, ka njerëz që mund të mendojnë se është e vështirë, që një njeri i lodhur të përqendrohet në namazet e tij për Allahun, të Plotfuqishmin.

I shtrirë në krevatin e ngrohtë dhe të rehatshëm, sa e vështirë është të ngrihesh pas thirrjes së muezinit: "Ejani në namaz! Ejani në shpëtim!"

Doktori dhe filozofi i njohur Ibn Sina (Avicena) për ta përshkruar këtë cast, tregoi se një natë të ftohtë dhe të akullt ai dhe shërbëtori i tij po pushonin në një bujtinë në një vend të largët të Khurasanit.

Gjatë natës kishte etje, prandaj thirri shërbëtorin t'i sillte ujë. Shërbëtori nuk dëshironte të ngrihej nga shtrati i ngrohtë, prandaj bëri sikur nuk e dëgjoi thirrjen e Ibn Sinas.

Por pas disa thirrjeve ai u ngrit pa dëshirë dhe shkoi mori ujin. Pak më vonë, tingulli i ëmbël i ezanit u përhap kudo.

Ibn Sina nisi të mendojë për personin, që po bënte thirrje për në namaz. Shërbëtori im u mendua ai më ka respektuar dhe më ka admiruar gjithmonë.

Ai në çdo çast më lavdëron dhe më respekton, ndërsa sonte ai preferoi rehatinë e tij dhe jo përmbushjen e nevojave të mia.

Nga ana tjetër shiko këtë rob të Allahut. Ai la shtratin e tij të ngrohtë dhe doli jashtë në natën e ftohtë, mori abdes në ujin e akullt, pastaj u ngjit në minaren e lartë të xhamisë për të lartësuar Allahun, të cilit i shërben me të vërtetë, duke bërë thirrje për namaz;

"Dëshmoj se asnjë nuk meriton të adhurohet me të drejtë përveç Allahut. Dëshmoj se Muhamedi është i dërguari i Tij".

Ibn Sina thotë: "Mësova thelbin e dashurisë së vërtetë, atë dashuri që kërkon bindje të plotë". Dashuria e Allahut kërkon bindje të plotë dhe të pakushtëzuar.

Allahu i Plotfuqishëm thotë: "Thuaj: "Nëse e doni Allahun, atëherë ejani pas meje që All-llahu t'ju dojë, t'ju falë mëkatet tuaja, se Allahu është që fal shumë, mëshiron shumë". (Kuran, 3:31)

Pasi profetit Muhamed iu dha profecia, gjëja e parë për të cilën u urdhërua të bënte, ishte namazi.

Engjëlli Xhibril shkoi tek ai dhe një burim uji vërshoi nga shkëmbinjtë para tyre. Pastaj Xhibrili i tregoi profetit Muhamed si merrej abdesi. Pastaj i tregoi si t'i falet Allahut. Pastaj profeti Muhamed shkoi në shtëpi dhe i tregoi gruas së tij Hatixhes, çfarë kishte mësuar nga engjëlli Xhibril.

Në fillim profeti (a.s). falte dy rekate, dy herë në ditë, njëherë në mëngjes dhe njëherë në mbrëmje.

Që nga ajo  kohë profeti (a.s) u fal çdo ditë të jetës së tij. Para shpërnguljes së tij në Medinë, ai bëri një udhëtim gjatë natës për në Jeruzalem pastaj në qiej (Mirazh).

Gjatë udhëtimit të tij, Allahu i Plotfuqishëm e urdhëroi të falej pesë herë në ditë. Namazi ishte një dhuratë për çdo besimtar, që t'ia bënte atij të mundur, të përjetonte një ngritje shpirtërore pesë herë në ditë.

Profeti Muhamed ka thënë: "Namazi është Mirazhi i besimtarit".

Namazi i jep mundësinë çdo besimtari, të komunikojë me Zotin e tij. Gjatë çdo faljeje myslimani thotë Suren El-Fatiha. Ky lexim nuk është një monolog monoton i besimtarit, por Allahu premton se është një bisedë mes Tij dhe adhuruesit.

Profeti Muhamed (a.s) transmeton, se Allahu i Plotfuqishëm thotë: "Kur robi im thotë gjatë namazit: "Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve!", Unë them: "Robi im më ka lavdëruar mua".

Kur ai thotë: "Mëshiruesit, Mëshirëbërësit! Sunduesit të Ditës së Gjykimit (përgjegjësisë-shpërblimit)!", Unë them: "Robi im më ka lartësuar mua".

Kur ai thotë: "Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm prej teje ndihmë kërkojmë!", Unë them: "Kjo është ndërmjet meje dhe robit Tim". Kur ai thotë: "Udhëzona (përforcona) në rrugën e drejtë!", Unë them: "Kjo është për robin Tim dhe unë i jap robit Tim atë që ai dëshiron".

Profeti ka thënë: "Namazi është shtylla e fesë". (Transmetohet nga Al-Baiheki)

Ai na ka informuar gjithashtu, se Islami ndërtohet mbi pesë shtylla, e dyta është falja e namazit pesë herë në ditë. (Transmetohet nga Buhariu)

Kjo e bën imazhin shumë të qartë: Islami është si ndërtesë që mbështetet mbi pesë shtylla; hiq një shtyllë dhe gjithë ndërtesa dobësohet.

Në të njëjtën mënyrë, kur një njeri nuk falet më, besimi i tij dobësohet dhe goditjet më të vogla mund të bëjnë, që ai të thërrmohet.

Në lidhje me gjendjen e vështirë të jobesimtarëve në Ditën e Gjykimit, Allahu thotë: "Ata thonë: "Nuk kemi qenë prej atyre që faleshin (që bënin namaz)". (74:43)

Allahu thotë gjithashtu: "Është e sigurt se kanë shpëtuar besimtarët. Ata të cilët janë të përulur dhe të kujdesshëm gjatë faljes së namazit". (23:1-2)

"Edhe ata që janë të kujdesshëm ndaj rregullave të namazit të tyre. Të tillët janë në xhenete dhe janë të nderuar". (Kuran 70: 34-35)

Allahu ka theksuar nevojën për nënshtrim dhe përqendrim në namaz. Nuk ka dyshim, se shejtani është armiku më i keq i njeriut; ai mundohet gjithmonë t'i prishë namazet e besimtarëve.

Myslimani papritur mund të pushtohet nga kujtimet, problemet, shqetësimet, puna dhe familja dhe shpesh do të pyesë veten, nëse ka falur tre apo katër rekate.

Kështu e vjedh shejtani namazin. Allahu thotë, se njeriu është krijuar vetëm që ta adhurojë Atë. Ai thotë: "Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër, pos që të më adhurojnë". (Kuran, 51: 56)

Njeriu duhet të jetojë në këtë botë si adhurues i Allahut dhe namazi është forma më e mirë e adhurimit. Ditën e Gjykimit njeriu do të japë llogari për veprat e tij.

Allahu thotë: "Pastaj në atë ditë do të pyeteni për të mirat (e dynjasë)". (Kuran 102:8)/Mesazhi/

The post Pse falen myslimanët? appeared first on Mesazhi.com.

Fitore e lehtë e Milanit

Posted: 14 Sep 2017 12:22 PM PDT

Skuadra e Milanit ka fituar ndeshjen e parë në fazën e grupeve të Europa Ligës, shkruan IndeksOnline.

Klubi italian mposhti me rezultat të thellë Austria Vienna 5 me 1. Golat për ekipin e Milanit i shëuan: Silva (3), Calhanoglu dhe Suso.

Të vetmin për vendasit e shënoi Borkovic në minutën e 47-të.

Me këtë fitore Milani kryeson tabelën e grupit D me tre pikë, aq sa ka edhe AEK-u i Athinës, e cila mposhti Rijekën me rezultat 2-1.

The post Fitore e lehtë e Milanit appeared first on Mesazhi.com.

Skënderbeu pëson humbje në Ukrainë

Posted: 14 Sep 2017 12:02 PM PDT

Skuadra shqiptare, Skënderbeu nga Korça e ka filluar me humbje aventurën në grupe të Ligës së Evropës ku pësoi ndaj Dinamos së Kievit 3-1.

Korçarët e nisën mirë ndeshjen duke dominuar në minutat e para, ku patën edhe rast të mirë shënimi nëpërmjet Sowe.

Por goli i epërsisë për ish-kampionët e Shqipërisë erdhi në minutën e 40-të.

Ishte mesfushori ofensivë, Gjergji Muzaka që arriti të shënoi një gol të bukur nga distanca për 0-1.

Me epërsinë minimale të korçarëve përfunduan 45 minutat e para.

Vendasit e filluan furishëm pjesën e dytë, kur arritën të barazonin rezultatin pas vetëm tre minutave.

Mesfushori Sydorchuk barazoi rezultatin në 1-1 në minutën e 48-të.

Vetëm dy minuta më vonë, zëvendësuesi Junior Moraes arriti të shënoj golin e epërsisë për vendasit për 2-1.

Ndërkohë Dinamo Kiev shënoi edhe golin e tretë në minutën e 65 nga penalltia nëpërmjet Mbokanit.

Kësisoj një ndeshje në Grupin B, Kiev është në pozitën e parë me tri pikë.

Skënderbeu ndeshjen e radhës zhvillon në shtëpi ndaj Young Boys Bern, ndërsa Dinamo Kiev përballë Partizanit të Beogradit.

The post Skënderbeu pëson humbje në Ukrainë appeared first on Mesazhi.com.

Ja si mund t’i ndihmoni fëmijët të flasin sa më shpejt

Posted: 14 Sep 2017 12:00 PM PDT

Pavarësisht se e folura e fëmijëve varet nga zhvillimi i tyre fiziologjik, prindërve të rinj u nevojiten disa këshilla për t'i ndihmuar të vegjlit në këtë drejtim. Pa sforcime të mëdha, ju do t'ia dilni që t'i mësoni fëmijës suaj të flasë sa më parë.

Si mund t'i ndihmoni fëmijët të flasin? Po të vegjlit si mund t'i stimuloni në shtëpi për belbëzimet e tyre të para apo për të thënë fjalë të vogla? Asnjë sforcim apo ushtrime specifike.

Edhe e folura, si të gjitha etapat e rëndësishme të zhvillimit të bebes, duhet të jetë një pasazh fiziologjik dhe spontan. Por, gjithsesi, për ata që janë bërë prindër për herë të parë, disa këshilla janë tepër të nevojshme.

Shumë pyetje

Pyetjet janë mjaftë të rëndësishme, kur fëmija fillon të flasë dhe të bëjë përpjekjet e para për bashkëveprim. Për t'u shmangur janë pyetjet "pilote", ose më saktë ato që kërkojnë përgjigje të komplikuara, sepse nëpërmjet tyre ju rrezikoni stimulimin e turpit te fëmijët.

Ndaj, më mirë bëni pyetje që e vënë fëmijën përpara zgjedhjes. Për shembull: "Do makinën apo arushin për të luajtur?". Fëmija në këtë mënyrë do të thotë patjetër një nga dy fjalët.

Rëndësia e dialogut

Dialogo gjithmonë dhe zakonisht. Nëse thonë se është e dobishme t'i flisni të voglit kur ai është ende në barkun e nënës, imagjinojeni kur janë prezentë fizikisht në shtëpi. Për të stimuluar të folurin e tyre, nuk ka metodë më të mirë sesa të shkëmbeni fjalë me ta.

Përshkruani gjithçka ndodh rreth atyre, duke treguar përralla dhe anekdota. Nxisni emocionet e tij me pyetje të vogla që nuk kërkojnë përgjigje. Ndër të tjera, është mirë që fëmijën tuaj ta përgëzoni kur ai fillon të flasë fjalët e para, me buzëqeshje dhe komplimente.

Sa më shumë fjalë

Shumë fjalë, të tijat por sidomos edhe tuajat. Prindërit duhet ta "rrethojnë" fëmijën e tyre me sa më shumë fjalë të ndryshme. Pra ju duhet t'i përshkruani me fjalë gjithçka e rrethon, që nga objektet deri te ngjyrat, njerëzit, vendet dhe jo vetëm!

Thelbësore është që të mos plotësoni çdo nevojë të fëmijës, duke ndjekur drejtimin e gishtit të tij, por ndihmojeni të shprehet, qoftë edhe me rrokje. Ndërkohë ju si prindër duhet të jeni të parët që të flisni gjithmonë në mënyrë të qartë dhe me fjalë të plota. Kështu, fëmija juaj do të shkojë drejt perfeksionimit të të folurit.

Lexoni, lexoni dhe lexoni sa më shumë

Aleatë të mirë në këtë kuptim janë librat që, siç dihet, nuk janë vetëm për të rriturit. Përkundrazi.

Këshilla është që t'i lexoni fëmijës suaj sa më shumë të mundeni, ndoshta duke e joshur edhe me vizatime dhe figura në qoftë se aftësia e vëmendjes së tyre është ende shumë e ulët.

Ndërkaq, perfekte janë edhe lojërat interaktive, që e përfshijnë beben me tinguj e ngjyra dhe fjalë të ndryshme./Mesazhi/

The post Ja si mund t'i ndihmoni fëmijët të flasin sa më shpejt appeared first on Mesazhi.com.

Këta janë 10 njerëzit më të pasur në Shqipëri

Posted: 14 Sep 2017 11:59 AM PDT

Instituti Europian Pashko, pjesë e Iniciativës Europiane për Edukim (EEI) dhe Botimet Mapo, publikuan sot studimin për "super të pasurit" shqiptarë gjatë vitit 2016. Studimi që rendit 10 sipërmarrësit më të pasur në vend bazohet në analizën e të dhënave zyrtare sipas bilanceve të dorëzuara në QKB. Si rezultat i kësaj analize konkludohet në listën e ponderuar të top-10 më të pasurve të vendit.

Sipas Kryeredaktorit të gazetës Mapo, Arion Sulo, ky bashkëpunim vijon në vitin e 4-ët dhe është u ngjashëm me studimet ndërkombëtare për komunitetin e super të pasurve. Sipas tij, edhe në Shqipëri ky komunitet dhe dinamikat e tij, përfaqësojnë as më pak e as më shumë, por trendet e ekonomisë vendase dhe performancën e saj kundrejt kushteve aktuale.

Drejtori Ekzekutiv i IEP-së, Besart Kadia, tha se ky studim bëhet me qëllim përafrimin sa më të madh ndaj realitetit dhe duke u bazuar vetëm tek deklarimet e bilanceve në QKB dhe strukturat aksionmbajtëse, studimi për vitin që shkoi u zgjerua në analizën e 100 bizneseve më të mëdha me aksionmbajtës shqiptarë.

Sipas tij, Metodologjia e ndjekur është huazuar nga teknikat bashkëkohore nga Capgemini, KnightFrank, Wealth-X. Natyrisht, këto praktika ndërkombëtare janë përshtatur realitetit shqiptar, me qëllim që të kenë kuptim dhe të mund të jenë të aplikueshme dhe të lexueshme nga shumica.

Metodologjia e aplikuar kësaj here ka mbajtur parasysh dhe është bazuar në dy komponentë thelbësorë të deklarimeve në QKB: fitimin e realizuar dhe kapitalin neto.

Kapitali neto është konsideruar si baza e akumuluar ndër vite nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme ekonomike dhe konsolidimi akumulativ i përpjekjeve sipërmarrëse të bizneseve të 100 individëve të marrë në analizë.

Ndërsa fitimi i realizuar është indikatori thelbësor i dinamikës së performancës sipërmarrëse të këtij komuniteti gjatë vitit të kaluar. Nga ana tjetër, secilit komponent, gjatë analizës së bërë i është atashuar një peshë specifike e barazpeshuar prej 50% secilit, me qëllim identifikimin sa më të thjeshtuar dhe kuptimplotë të ecurisë së vetë komunitetit të super të pasurve në Shqipëri për vitin 2016.

Si rezultat i kësaj analize, konkludohet në listën e ponderuar të top-10 më të pasurve të vendit si më poshtë;

1-Samir Mane

2-Shefqet Kastrati

3-Vasil Naçi

4-Behar Çukaj

5-Tom Doshi

6-Rrok Gjoka

7-Grigor Joti

8-Idajet Ismailaj

9-Vilma Nushi

10-Pëllumb Salillari

Kadia theksoi se "natyrisht që, biznese që nuk kanë realizuar apo nuk kanë deklaruar fitim, kanë grumbulluar më pak pikë dhe rrjedhimisht kanë shënuar shumë më pak në renditjen e përgjithshme. Pa dyshim që analiza, për vetë sistemin e deklarimeve dhe defektet e mundshme në mbledhjen dhe pasqyrimin e të dhënave, mund të ketë një shkallë të caktuar mospërputhjeje me realitetin, shkak ky që mund të pasqyrohet në mungesën e disa emrave".

Por, sipas tij, zgjerimi i bazës së marrë në analizë, përshtatja metodologjike dhe klasifikimi, kanë shërbyer dhe shërbejnë për të pasur një situatë sa më të përafërt me realitetin, gjithnjë tashmë të bazuar në të dhënat zyrtare.

Studimi sjell dhe një renditje të përgjithshme të 'top-30' sipas tabelës së mëposhtme, ku baza e përllogaritjes është ponderimi 50/50 Kapital Neto dhe Fitim i Realizuar.

Nga një analizë e thjeshtë empirike, vërehet se aktivitetet kryesore të tyre janë investimet, tregëtia e karburanteve dhe prodhim/distribucioni. Natyrisht, zëri investime shtrihet në fusha nga më të ndryshmet dhe është komponent kryesor përbërës edhe për sipërmarrësit e karburanteve.

Po kështu, renditja sipas performancës së ponderuar mes kapitalit neto dhe fitimit të realizuar ka konsoliduar për të dytin vit radhazi grupin e 4 sipërmarrësve të parë edhe për vitin e shkuar.

Ndërkohë që në top-10 futet vetëm 1 sipërmarrëse femër me predominancë të theksuar të sipërmarrësve meshkuj.

The post Këta janë 10 njerëzit më të pasur në Shqipëri appeared first on Mesazhi.com.

Kërkohet zhvarrosja e tri kufomave që dyshohet se vdiqën nga gazi në QKUK

Posted: 14 Sep 2017 11:57 AM PDT

Tre presona që vdiqën para një jave në Kliniken e Kirurgjisë, do të zhvarrosen për t`u konstatuar shkaku i vdekjes së tyre.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar nga Instituti i Mjekësisë Ligjore që ta bëjë këtë veprim pas dyshimeve që janë ngritur lidhur me këto vdekje që tash po cilësohen të dyshimta.

Kështu ka njoftuar përmes postës elektronike zëdhënësi i prokurorisë Ekrem Lutfiu.

I pyetur lidhur me hetimet në kompaninë e cila ka furnizuar SHSKUK-në me gaz medicional që disa vite, Lutfiu ka thënë se rasti është në hetim e sipër dhe në këtë fazë nuk mund të japin të dhëna tjera.

Dhe derisa hetimet vazhdojnë, kompania prej ku dyshohet se është prodhuar gazi medicional, nuk e ka ndalur punën.

RTK ka qenë në Kaçanik, atje ku ka bazën kompania e licencuar për importimin e gazit medicional. Me këtë rast nuk është vërejtur asnjë shenjë që lajmëron për funksionimin apo mos funksionimin e saj edhe pse dje inspektorati i shëndetësisë dhe ai I farmaceutikës në bashkëpunim me Policinë, kanë qenë në vend të ngjarjes.

Televizioni gjatë gjithë ditës ka provuar të marrë intervistë nga pronari i kompanisë, por ka qenë e pamundur Pavarësisht se nuk kemi arritur të marrim deklaratë nga pronari i kompanisë Naser Guri, Policia Rajonale e Ferizajt ka konfirmuar se ai është intervistuar nga njësia për krime ekonomike.

Ndërkaq, dje ministri i Shëndetësisë Uran Ismaili ka thënë për RTK-në se dyshohet se kompania e cila ishte e kontraktuar për import të gazit medicional, e ka prodhuar vetë atë, e cila ka shkaktuar reaksione te të paktën tetë pacientë, dhe disa vdekje

The post Kërkohet zhvarrosja e tri kufomave që dyshohet se vdiqën nga gazi në QKUK appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more