Skip to main content

Mesazhi.com: “Disa mënyra përmes të cilave Apple ka kopjuar telefonat Android…” plus 9 more

Mesazhi.com: “Disa mënyra përmes të cilave Apple ka kopjuar telefonat Android…” plus 9 more


Disa mënyra përmes të cilave Apple ka kopjuar telefonat Android…

Posted: 17 Sep 2017 02:30 PM PDT

iPhone X, pajisja e re e Apple-it, ka sjellë për herë të parë shumë gjëra të reja për një pajisje të kësaj kompanie. Për këtë, kjo është pajisja më e shtrenjtë nga gjithë iPhonet e deri tashëm.

Megjithatë, siç shkruan "CNET", Apple me iPhone X ka sjellë veçori që tashmë kanë ekzistuar për telefonat Android.

Këto janë shtatë veçoritë të cilat Apple "i ka vjedhur" nga Android:

 S'ka buton kryesor

 Korniza të holla dhe ekran qosh-qosh

 Ekrane më të mëdha

 Ekrane OLED

 

 Mbushje pa kabllo

Hapja e telefonit me fytyrë

Stabilizuesi optik i fotografive në dy kamerat e pasme/Mesazhi/

The post Disa mënyra përmes të cilave Apple ka kopjuar telefonat Android… appeared first on Mesazhi.com.

Më në fund fiton Reali

Posted: 17 Sep 2017 02:22 PM PDT

Real Madridi ka fituar ndaj Real Sociedadit në La Liga me rezultat 1-3.

Pas dy barazimesh më në fund erdhi fitorja për Los Blanocs, të cilët nuk vuajtën shumë në këtë takim edhe përkundër mungesave.

Goli i parë në takim erdhi nga Borja Mayoral në minutën e 19-të të takimit.

Vendasit barazuan në minutën e 28-të me anë të Kevin Rodiguez, por ishte ky lojtar që shënoi në portën e tij në minutën e 36-të dhe i dha skuadrës së Zinedine Zidanes epërsinë për herë të dytë në takim.

Goli i qetësisë erdhi nga Gareth Bale në minutën e 61-të pas një vrapimi të bukur. Ky ishte goli i gjashtë i uellsiani në stadiumin Anoeta në pesë ndeshjet e fundit.

Vlen të theksohet se në këtë takim Adnan Janzuaj luajti deri në minutën e 82-të.

Pas kësaj fitore Real Madridi ngjitet në pozitën e katër me tetë pikë, katër më pak se Barcelona. Sociedadi vazhdon në të tretën me një pikë më shumë.

Ndeshja e ardhshme e Los Blanos është ndaj Betisit, kurse Sociedadi udhëton në Levante.

The post Më në fund fiton Reali appeared first on Mesazhi.com.

Sllovenia e mposhtë Serbinë, bëhet Kampione e Evropës

Posted: 17 Sep 2017 02:05 PM PDT

Sllovenia është kampioni i ri i Evropës në Basketboll.

Sllovenët mposhtën Serbinë me rezultat 93-85 (20-22, 36-25, 15-20 dhe 22-18).

Çereku i dytë ishte deçiziv, pasi Sllovenia krijoi një distancë prej 11 pikësh, që në fund i sollën fitoren.

Ky është triumfi i parë në histori të Sllovenisë që shpallet kampion i Evropës që nga shkëputja nga Jugosllavia.

The post Sllovenia e mposhtë Serbinë, bëhet Kampione e Evropës appeared first on Mesazhi.com.

Pranë varrit të Pejgamberit a.s.

Posted: 17 Sep 2017 01:56 PM PDT

Me sa dashuri dhe me sa ngurrim po të afrohem, ja Resulallah!

E si të të afrohem ndryshe, kur ti je ai që, mbas Allahut xh.sh., më je qenia më e dashur, madje më e dashur se nëna për të cilën tashmë një muaj jam vyshkur nga mallëngjimi për përqafimin e saj!

Si të jem ndryshe, kur ti je ai për të cilin Krijuesi im dhe i gjithësisë më ka porositur, me fjalët: “Thuaj, nëse ju ishit (dhe jeni) ata që e donit Allahun, më pasoni mua do t'ju dojë Allahu juve dhe do t'jua falë gjynahet..” Po ashtu, Ky Krijues madhështor më ka porositur duke më thënë:”Kush i nënshtrohet Resulit, i është nënshtruar Allahut”.
E ti vetë më ke njoftuar dhe më ke porositur: "Nuk beson asnjëri nga ju, gjersa të jem më i dashur për të se Prindi i tij, djali i tij dhe se të gjithë njerëzit”; “Nuk beson askush, gjersa të jetë pasioni i tij në përputhje me atë me të cilën kam ardhur unë”.

Krejt këto dhe shumë porosi të tjera, në lidhje me dashurinë ndaj teje, po me dridhin pas çdo hapi që po të afrohem, ja Resulallah! Kjo ndjenjë dhe dridhje dashurie e ngurrimi më është përzier në shpirt, në zemër dhe në mendje, sidomos kur po të afrohem e po e di se sa kam arritur të jem në përputhje me porositë e lartpërmendura, kur po e di se sa janë muslimanët në përputhje me to?!

Me gjithë dashurinë e zjarrtë që po më shkrin gjoksin në këto momente për të t'u afruar sa më afër, prapë po më mund ngurrimi dhe turpi për veten dhe për myslimanët se në çfarë gjendje e kemi sjellë veten, edhe pse ti na le “Në Dritë të Bardhë e që nuk i shmanget kush asaj, pos atij që do të shkatërrohet”.

E si ta shpjegoj ndryshe këtë që po ndodh me Umetin, pos se jemi shmangur nga Drita në të cilën ti na le! Si ta shpjegoj këtë që po ndodh në Irak, në Siri, në Libi, në Jemen, në Egjipt, në Saudi e në Emirate?

Trilionët janë duke u harxhuar në armatimin që po përdoret për të vrarë muslimani muslimanin; që të dy Tekbirin e kanë në gjuhët e tyre, por asnjëri në Zemrën e tyre! Si t'iu përgjigjemi fëmijëve Rohengjija të Arakanit: “Bi ejji dhenbin kutilet”?!(Per cfar mekati po vriten?!)

Si të të afrohem kur për të gjitha këto do të më pyesësh?! E çfarë të përgjigjem unë i mjeri?! Si të të përgjigjem, ja Resulallah, kur po jetojmë kohën në të cilën me miliona muslimanë po vriten, qindra mija shtëpi e vendbanime të tyre po rrënohen mbi kokat e tyre dhe të fëmijëve të tyre, biliona pasuri tokësore e nëntokësore të tyre po shkatërrohen, artefakte e gjurmë historike (që u kanë shpëtuar edhe luftërave botërore) sot po rrënohen e po plaçkiten, bibliotekat, xhamitë e faltoret po rrafshohen me tokë! Edhe për këto e di se do të më pyesësh… Edhe sa tjera katrahura që i ka përjetuar ky Umet, sidomos që nga fillimi i shekullit të kaluar e qe 100 vjet?!

Megjithatë, po marr guximin e po të afrohem, ja Resulallah, pasi që përkrah gjithë kësaj kemi edhe sihariqe, kemi edhe për të të marrë myzhde dhe për të të gëzuar!

Të jap sihariqin, ja Resulallah, se me gjithë rëniet dhe katrahurat që i përjetoi dhe po i përjeton Umeti, gjeneratat e fundit, e sidomos të rinjtë dhe të rejat, në këto 30 vite të fundit, janë duke përjetuar një Rilindje Islame, e cila, ndoshta, edhe i ka tërbuar Dushmanët e Islamit dhe të Muslimanëve, ndaj edhe nuk po lënë intrigë as planifikim xhehnemite pa e përdorur kundër këtij Umeti.

Megjithatë, kjo Rini e vetëdijshme, e stolisur me Imane dhe Dije në fushat e ndryshme të jetës e me Islamin e rrugës mesatare dhe me Thirrjen Paqësore, me urtësi dhe këshilla të mira po e çan rrugën drejt së ardhmes së pandalshme, e cila është kuptuar nga kjo Rini se: Nuk përmirësohet e tashmja dhe as e ardhmja e këtij Umeti pos me atë që është përmirësuar e kaluara dhe fillimi i tij.

Kjo rini, e prirë nga bashkëmoshatarë dhe të moshuar të urtë e largpamës, dijetarë e hoxhallarë, dita-ditës po dëshmojnë se janë ajka e popujve dhe e kombeve të ndryshme brenda këtij Umeti.

Të jap sihariqin, ja Resulallah, se dita-ditës masat e gjera po e kuptojnë se nuk ka shpëtim dhe as qetësi e rehati shpirtërore dhe as materiale, pa iu kthyer Programit Hyjnor, i cili e rregullon këtë botë dhe atë botë: “Ai është Zot në qiell dhe Zot në tokë”. I lartësuar qoftë Ai, Zoti i gjithëdijshëm dhe i gjithëpushtetshëm.

Të jap sihariqin, ja Resulallah, se kjo Rini sot po i stërmbush xhamitë e Umetit tënd, pasi që ato me dekada ishin të lëna bosh nga Rinia. Kësaj Rinie, Allahu po ia zbukuron fytyrat me abdesin që e marrin dhe në të njëjtën kohë kjo Rini po e nderon Umetin edhe me indeksat e zbukuruar me 9-she e 10-she. Me abdesin dhe indeksat e tyre po ua dëshmojnë “teoricienëve” se vërtet Feja është “Opium”.

Për çdo ditë e më shumë po dëshmohet se nuk ka shpëtim (as biologjik e ekzistencial) pos me zbatimin e Programit Hyjnor, i zbritur në Kuran dhe Sunet; nuk ka rini të shëndoshë, si në aspektin fizik, ashtu edhe në atë psikik e moral, pos me zbatimin e këtij Programi.

Femra Muslimane dita-ditës po e kupton se nuk mund t'i shpëtojë eksploatimit fizik e moral pos me të jetuarit brenda këtij Programi e i cili i përmbush nevojat e saj në të gjitha aspektet dhe duke mos i bërë asaj asnjë padrejtësi.

Dijetarët Muslimanë, duke eksploruar në fusha të ndryshme po i dëshmojnë historisë se njerëzimi mbarë nuk ka dhe nuk do ketë qetësi, paqe e harmoni mbarënjerëzore pos me rikthimin e Rendit Islam, madje këtë po e thonë edhe shkencëtarë të ndryshëm jomuslimanë.

Vërtet, njerëzimi ka nevojë imediate për një Rend të Drejtë, i cili do të realizonte drejtësi dhe barazi ndërmjet popujve e kombeve anembanë globit.

Te jap sihariqin, ashtu si na ke pergezu ti ja Resulallah, se kjo nuk është e largët, përkundrazi Allahu me Rahmetin dhe me Fuqinë e Tij po i krijon shkaqet (edhe pse Ai, i lartmadhëruar qoftë është i Gjithëfuqishëm dhe me KUN-in e Tij kur Dëshiron krijon dhe ndryshon gjendje edhe pa shkaqe fare) që ne po i shohim për çdo ditë në rikthimin e Islamit që ta shpëtojë njerëzimin mbarë.
Esselamu Alejke, ja Resulallah.

Nga fb: Hoxhe Husamedin Abazi

The post Pranë varrit të Pejgamberit a.s. appeared first on Mesazhi.com.

Dezinfektojeni lavamanin me vetëm 2 përbërës

Posted: 17 Sep 2017 01:00 PM PDT

Lajmë çdo ditë enë të cilat përmbajnë papastërti nga ushqimet e ndryshme që konsumojmë, ndaj përgatiteni vetë këtë dezinfektant natyral.

Lajmë çdo ditë në të pafund enë të cilat përmbajnë papastërti nga ushqimet e ndryshme që konsumojmë.

Supozohet që e shpërlajmë me ujë sa herë mbarojmë së lari enët, por në fakt aroma e pakëndshme mbetet sërish aty, pavarësisht detergjentit larës të enëve.

Tashmë nuk keni pse të shqetësoheni as për këtë problem që sigurisht e ka një zgjidhje, të thjeshtë madje.

Për këtë ju nevojiten:

Limon

Uthull e bardhë

Tabaka kubi për akull

Prisni limonin në copa të vogla dhe vendoseni nga një copë në secilin kub akulli.

Më pas mbushni secilën hapësirë me uthullën e bardhë dhe vendosini enët në frigorifer, në pjesën e ngrirjes.

Pasi të jenë ngrirë të gjitha, nxirrini nga ena kubike dhe vendosini në një qese të pastër duke i kthyer sërish në ngrirje.

Mund t'i përdorni sa herë të dëshironi, duke vendosur një ose dy kuba akulli me uthull dhe limon në lavamanin e enëve në mënyrë që të eleminojë aromën që përmban lavamani.

Nëse për momentin nuk ju gjendet limoni në shtëpi, keni një zgjidhje tjetër alternative si për shembull vanilja, të cilën e kombinon me uthullën dhe e përgatit njësoj si limonin.

Pra, nëse doni që lavamani juaj i enëve të ketë një aromë të mirë dhe të mos përmbajë yndyra të enëve, vendosni në të nga një kub akulli me këto përbërës të cilët do të japin vërtetë një rezultat të mahnitshëm./Mesazhi/

The post Dezinfektojeni lavamanin me vetëm 2 përbërës appeared first on Mesazhi.com.

Varroset Aulon Zeka (Video)

Posted: 17 Sep 2017 12:35 PM PDT

Qindra qytetarë kanë marrë pjesë në ceremoninë mortore të Aulonit. Familjarë, miq, shokë dhe qytetarë ia kanë mësyrë xhamisë afër varrezave në lagjen Arbëria për t'ia falë namazin e xhenazes 16-vjeçarit.

Pas kryerjes së obligimeve fetare, trupi i tij u nis drejt "banesës së fundit". Edhe aty u luten për shpirtin e tij.

Ata që po e përjetojnë më rënd shuarjen e tij janë motra dhe vëllai, si dhe prindërit.

E kur përfundoi ceremonia e varrimit të afërmit e përshkruajnë si një djalë të urtë dhe të zellshëm.

Edhe shokët e kujtojnë si një djalë të qetë dhe të devotshëm.

Vrasja në rrethana të pasqaruara e 16 vjeçarit ka sjell reagime të shumta.

Ministri i porsazgjedhur i Drejtësisë. Abelard Tahiri, rastin e tillë e konsideron tronditës.

Ndërsa shpreh ngushëllimet për familje, zotohet se do të bëjë çmos që autorët e krimit të dalin para drejtësisë.

Ndërsa deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kërkuar nga Prokuroria e Policia e Kosovës të gjejnë vrasësin e Aulon Zeka, i vrarë, të shtunën, në Prishtinë.

Ajo ka kërkuar nga udhëheqja e Prishtinës të vendosen kamera në rrugët e Kryeqytetit në mënyrë që të ketë siguri më të madhe për banorët.

Edhe njohësi i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani, ka rekomanduar që si masë për rritjen e sigurisë në kryeqytet të vendosen kamerat.

Policia e Kosovës thotë se është duke u marr me rastin dhe se deri më tani nuk ka asnjë të arrestuar.

Aulon Zeka u gjet i vdekur të shtunën afër shkollës "Model" në kryeqytet.

The post Varroset Aulon Zeka (Video) appeared first on Mesazhi.com.

Dr. Brownstein: Si të mos prekemi nga kanceri

Posted: 17 Sep 2017 12:07 PM PDT

Kanceri është një sëmundje që po rrëmben miliona jetë çdo vit në mbarë botën. Sipas të dhënave më të fundit sot në botë çdo grua humbet jetën çdo 75 sekonda nga kanceri i gjirit.

Kjo sëmundje renditet si shkaktarja e dytë në botë për vdekshmërinë, pas sëmundjeve kardiovaskulare. Dr. Brownstein në TV Deri tani ende nuk është gjetur një kurë përfundimtare për shërimin e kancerit, por ajo që ne mund të bëjmë është ta parandalojmë këtë sëmundje, njofton Radio e Jashtme e Kinës.

Nga statistikat, në Amerikën Veriore 5,000 njerëz diagnostikohen me kancer çdo ditë— pothuajse 2 milionë në vit!

Dr. Brownstein është autor i 10 librave më të shitur mbi shëndetin dhe është shumë i njohur në mbarë botën për këshillat e tij. Ai thotë se shumica e pacientëve të tij kanë probleme me mënyrën e të ushqyerit dhe çrregullim hormonesh, për shkak të asaj që ai e quan Dieta Standarde Amerikane (dieta SAD).

Po ashtu pacientët kanë qenë të ekspozuar ndaj toksinave në ajër, ushqim, ujë, toksina këto që kanë ndikuar në sistemin imunitar.

Trupi i njeriut është një makinë e mrekullueshme, por miliona qelizat e tij duhet të funksionojnë së bashku në harmoni. Ai shton se një nga sekretet për të reduktuar mundësinë e prekjes nga kanceri është e rëndësishme mbajtja e një niveli optimal të funksionit të sistemit imunitar.

Kanceri njihet si rritje e pakontrolluar e qelizave që prodhojnë 1 tumor. Qelizat e kancerizuara humbasin specializimin e indit që i përkasin dhe nuk i përgjigjen mekanizmave të kontrollit që normalisht e kufizojnë ndaljen e qelizave. Kanceri mund të kaloje nga forma primare e tumorit në formën sekondare të tij në një proces që ndryshe quhet "METASTAZË".

Fjala "tumor" rrjedh nga gjuha latine… TUMORE – ­­ënjtje, gungë, fryerje. Prodhohet nga shumimi jonormal i qelizave përmes procesit të ndarjes mitotike të qelizave. Tumoret zakonisht klasifikohen në këto grupe :

1.) BENINJE : kur ato kanë rritje të ngadalte dhe kanë një lokalizim të kufizuar specifik, si psh, nishanet etj.

2.) MALINJE : nga latinishtja Malingnens­me veprim të keq ? Kur ato rriten shpejt dhe formojnë metastaza. Këto tumore ndërhyjnë në funksionin normal të organeve në të cilat janë të lokalizuara duke shkaktuar shpesh edhe vdekje.

Njihen 4 tipa të kancereve : KARCINOMAT, SARKOMAT, LEUKEMIA dhe LYMFOMA.

Karcinomat janë kancere që rrjedhin nga indet epiteliale dhe qe përfshijnë kancerin e lëkurës, gjëndrave, gjinjve dhe shume organeve të brendshme. Përfshijnë rreth 80­90 % te numrit te përgjithshëm te kancereve.

Sarkomat janë tumore te indit lidhor.

Leucemia është kancer i tipit qe karakterizohet me rritje shumë të shpejt të numrit të leukociteve (rruzave të bardha te gjakut). Një nga arsyet pse disa preken me kancer dhe disa të tjerë jo qëndron në faktin se sa i fortë është sistemi imunitar Trupi juaj e në veçanti sistemi juaj imunitar nuk mund të funksionojë si duhet nëse . . . ­

Ai ka çrregullim apo mungesa të elementëve ushqyes dhe hormoneve. ­

Nëse jeni mbipeshë dhe obezë. ­

Nëse pini duhan ­

Nëse konsumoni shumë sheqer dhe brumëra ­

Nëse uji, ushqimet apo suplementet që konsumoni përmbajnë toksina.

Si ta parandalojmë kancerin?

1. Lini duhanin

Duhani është shkaku numër 1 i vdekjeve nga kanceri i mushkërive tek njerëzit. Duhanpirja shkakton gjithashtu shumë probleme të tjera në shëndet, duke përfshirë sëmundjet e zemrës, lindjet e parakohshme, probleme me mushkritë fytin etj.

Cigaret përmbajnë kimikate carcinogenic si arsenik, benzen, cadmium, polonium­210, vinyl chloride, formaldehyde dhe toksina të tjera. Nëse pini duhan më mirë lereni që tani. Sipas mjekëve nëse pini duhan, faktikisht ju po kërkoni për t'u prekur nga kanceri.

2. Mbajtja në nivel e jodit

Niveli i jodit në trup është shumë thelbësor për të mos u prekur nga kanceri i tiroides, gjirit dhe prostatës. Jodi është shumë i rëndësishëm për çdo qelizë në trupin tuaj, por sidomos për gjendrën tiroide, që prodhon hormonin i cili kontribon për metabolizmin në të gjithë trupin Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Gjermania numërohet si një nga shtetet e zonave më të varfëra me jod.

Në përgjithësi çdo gjë me origjinë nga deti është e pasur në jod. Një burim tjetër i jodit është kripa e jodizuar e gjellës. Furnizimi optimal me jod bëhet vetëm me ushqim të përzgjedhur e të balancuar.

Dr. Brownstein sjell një fakt shokues nga eksperienca e tij. Ai thotë se nga analizat që u ka bërë pacientëve të tij mbi nivelin e jodit në trup, rezultoi se mbi 95% e tyre kishin mungesë të theksuar jodi.

Ai thotë se ndoshta shumica e popullsisë sot në botë ndodhet në këtë situatë, duke shtuar se kjo mungesë e jodit ndikon shumë në prekjen me kancer.

Afërsisht 30% e popullsisë së botës është në rrezik për të pasur dëmtime nga mungesa e jodit. Rreth 655 milionë njerëz janë me gushë, 26 milionë kanë dëmtime të trurit dhe 5.7 milionë e tyre janë me të meta mendore.

Shqipëria është një vend i varfër me jod dhe ky është një problem jo vetëm për disa zona, por për të gjithë vendin. Ka ekzistuar mendimi se dëmtimet nga mungesa e jodit shkaktohen vetëm në disa zona malore.

Ky mendim është i gabuar. Një studim i Institutit të Shëndetit Publik, ka treguar se gati gjysma e popullsisë shqiptare ka mungesë jodi në organizëm. Ushqimet që përmbajnë jod janë prodhimet e detit si peshku, midhjet dhe karkalecat.

Vetëm 150gr peshk në ditë përmban sasinë ditore të jodit. Gjithashtu frutat dhe perimet si patatja, hurma, speci, domatja i japin trupit tonë një sasi jodi. Megjithatë ka disa ushqime që pengojnë marrjen e jodit si fasulja, lakrat, gështenjat pengojnë thithjen e jodit nga trupi ynë duke ndihmuar në shfaqjen e sëmundjeve prej mungesës së jodit.

Gjithashtu kripa e jodizuar përmban këtë përbërës ushqimor shumë të rëndësishëm.

3. Evitoni përdorimin e kimikateve sintetike produktet e modifikuara gjenetikisht

Dihet që askush nuk ka dëshirë të konsumojë ushqime me kimikate apo pesticide, por fatkeqësisht qindra milionë banorë sot në botë i konsumojnë ato pa e ditur. Sidomos në ditët e sotme ku ka patur një sërë skandalesh lidhur me mishin me hormone dhe antibiotikë për një rritje më të shpejt.

Të gjitha këto organizma të modifikuara gjenetikisht mund të shkaktojnë kancer. Ka dhe një problem tjetër me dietën… Shumica e frutave apo perimeve që shiten në treg janë të dyndura me pesticide dhe kimikate të tjerë.

Për këtë arsye duhet të konsumojmë produkte organike pa pesticide dhe kimikate. Ka dhe shumë gjëra të tjera që duhet të dini rreth ushqimit që konsumoni. . .

Kanceri krijohet edhe nga kimikatet që gjenden tek të gjithë embëlsuesit artificialë duke përfshirë aspartamin.

Mjalt Pijet me ëmbëlsues, çaji i ftohtë dhe pijet me gaz, por edhe ato që përmbajnë ëmbëlsues artificial janë armiqtë me të mëdhenj Aspartami në veçanti dyshohet se shkakton kancer gjiri.

Ai gjendet tek soda­t, akulloret pa sheqer si dhe në qindra produkte dietike. Prandaj më mirë përdorni mjalt se sa të përdorni embëlsues artificial. Evitoni përdorimin e tepërt të sheqerit, kripës, brumërave dhe vajërave

Duhet të evitohen ushqimet e përpunuara dhe ato gjysmë të përpunuara. Sipas të dhënave shkencore për shëndetin dhe mjekësinë, sheqeri i rafinuar nuk do të duhej të ishte i ligjshëm të përdorej në ushqim, pasi ai është armiku numër një i shëndetit dhe praktikisht ushqim për rritjen e zhvillimin e kancerit.

Nëse e keni zakon që të konsumoni disa herë gjatë ditës karamele, çokollata apo e mbyllni ditën me një kek apo akullore, vetëm se po dëmtoni vazhdimisht sistemin tuaj imunitar dhe kjo mund të jetë një "ftesë" për kancerin dhe sëmundjet e tjera kronike.

Kur njerëzit diagnostikohen me kancer ata shokohen, por, asnjëherë nuk e kishin menduar se përdorimi i tepërt i sheqerit mund të ketë qënë shkaku. Mirë është të nisni reduktimin e sheqerit dhe të gjitha ato produkte që e përmbajnë atë.

Në fakt, sheqeri natyral që gjendet tek frutat e freskëta është mëse i mjaftueshëm për shëndetin dhe për këtë nuk duhet të konsumoni lëngje kutiash në të cilat nuk ndodhet asnjë frut brenda.

Po ashtu evitoni kosin me fruta, kompostot etj. Mirë është që kosin me fruta ta përgatisni vetë në kushtet e shtëpisë…. Mund të shtoni të gjitha frutat sipas dëshirës, dhe pak mjalt për një shije më të mirë.

Gjithashtu, evitoni të gjitha produktet e brumit, sidomos bukën. Më mirë ta zëvendësoni bukën me makarona. Po ashtu duhet të keni kujdes me përdorimine vajërave. Të gjitha këto ndihmojnë në formimin e artritit, diabetit dhe sëmundjet e zemrës.

Ushqimet e rafinuara Buka e bardhë, orizi i bardhë, patatet, biskotat, tortat, patatinat të gjitha ushimet në kuti, qese apo kanoçe. Të gjitha këto ushqime shndërrohen në sheqer, një ushqim që ushqen kancerin.

Po ashtu edhe aciditetit në trup i duhet kushtuar vëmendje e madhe, pasi kanceri ushqehet kur pehashi i trupit anon më shumë nga mjedisi acid. Përsa i përket yndyrnave më mirë të konsumoni vaj ulliri, gjalp organik dhe vajin e arrës së kokosit.

Vaji i arrës së kokosit është një nga thesaret e natyrës që ka fuqi shëruese.Po ashtu edhe vaji i ullirit. Të gjitha këto këshilla mund të duken të parealizueshme, por vetëm kështu ju e zëvendësoni ushqimin e pashëndetshëm me ushqim të mirë.

Do të shihni që me përdorimin e ushqimit të shëndetshëm do të keni më shumë energji, nuk do të vuani nga problemet me tretjen dhe do të bini normalisht nga pesha, po ashtu edhe lëkura juaj do të jetë më e bukur, e lëmuar dhe pa akne.

4.Qëndrojini larg metaleve toksike

Përveç analizave për të parë nivelin e jodit, vitaminave dhe mineraleve në trup Dr. Brownstein bën edhe analizën për të parë nivelin e metaleve të rënda që janë mërkuri, kadmium, arsenik, nikel etj.

Të gjitha këto metale janë tepër të dëmshme për sistemin tuaj imunitar. Mërkuri është në sasi të madhe tek disa lloje peshqish si peshk­shpatë, peshkaqeni, skumbri, butakët etj,

5.Evitoni ekspozimin ndaj rrezatimit

Rrezatimi dëmton AND­në e qelizës duke çuar në formimin e kancerit. Këtu futen të gjitha grafitë, përfshi edhe ato të dhëmbëve si dhe mamografitë. Por më negativët janë skaneri, PET, CT etj. PET dhe CT e ekspozojnë trupin drejt një sasie më të lartë rrezatimi.

6. Mungesa e vitaminave dhe mineraleve në trup

"Nga ekzaminimi i pacientëve kam zbuluar se janë 10 vitamina dhe minerale që mungojnë më së shumti në trupin e tyre". Jodi Vitamina B12 Magnezi Vitamina C Vitamin B1 (thiamine) Vitamin D Sulfuri Zinku Chromi Kalium./Mesazhi/

The post Dr. Brownstein: Si të mos prekemi nga kanceri appeared first on Mesazhi.com.

Mos u dëshpëro, gjithçka është kaluese…

Posted: 17 Sep 2017 12:00 PM PDT

Një ditë, mbreti urdhëron që të gjithë këshilltarët dhe oborrtarët e mençur të tij, të mblidhen në një takim urgjent.

Me tu mbledhur të gjithë kokë më kokë në pritje të asaj që do u thoshte mbreti, lartmadhëria e tij u ngrit në këmbë nga froni ku qëndronte ulur dhe u tha:

"U kam mbledhur që të më gjeni një fjalë të urtë tepër të goditur, të cilën do e mbaj varur mbi fronin tim mbretëror, e ta shoh herë pas here, që të përfitoj prej saj!"

Pas një heshtje dhe miratimi me kokë nga ana e të gjithë të pranishmëve, mbreti shtoi:"Po, dua një urtësi të goditur, e cila do të më inspirojë të vërtetën në kohë krizash, të më ndihmojë në kohë nevoje dhe të më orientojë në kohë gëzimi dhe lumturie!"

Oborrtarë e këshilltarë dolën nga takimi me mbretin të hutuar pa ditur se ç'të bëjnë. E si mund të gjendej një urtësi e tillë, që e frymëzon mbretin në çdo kohë për të reaguar si duhet?

Edhe ne vetë, në kohë vështirësish dhe sprovash, kërkojmë dikë tjetër që të na i lehtësojë vuajtjet, sakaq në kohë lumturie dhe gëzimi kërkojmë dikë që të na urojë dhe bekojë, që këto të mira ti kemi të përhershme.

Disa ditë më vonë, këshilltarë e oborrtarë të mençur u kthyen sërish tek mbreti, pasi kishin shkruar urtësi, me të cilët besonin se do e plotësonin kërkesën e mbretit të tyre.

Por, me ti lexuar një e nga një, mbretit nuk i pëlqeu asnjëra prej tyre. Në fletën e fundit që mbante në dorë, para se ta hedhë tek të tjerat, mbreti e lexoi dy tre herë, për tu siguruar nëse kishte ndonjë kuptim. Në letër shkruhej:"E gjitha kjo do të kalojë!"

Ai nuk po i shqiste sytë nga letra, ndërkohë që këshilltari që e kishte shkruar, u afrua dhe i tha:"Lartmadhëri! Jeta e kësaj bote luhatet nga një gjendje në një tjetër.

Kushdo që beson se është i sigurt dhe nuk do e prekë asgjë e keqe, e ka gabim pasi shumë shpejt do të zhgënjehet. Ditët e bukura dhe të lumtura do të vijnë, por shumë shpejt ata do të kalojnë, për t'ia lënë vendin mërzisë dhe dhimbjes fizike dhe shpirtërore.

Por, edhe mërzia do të kalojë. Ditët e fitoreve të lavdishme do të trokasin në portën e mbretërisë tënde, të gjithë do të brohorasin të gëzuar duke ia atribuuar këto fitore aftësive të mbretit të tyre të mirë.

Por, lartmadhëri, sado të gjata të jenë këto ditë, do të kalojnë. Me sytë e tu, do të shohësh lavdinë dhe zgjerimin e territoreve që kurrë nuk kanë qenë nën mbretërinë tënde. Por lartmadhëri, ligji i Zotit është i tillë, këto ditë do të përfundojnë dhe do të largohen…

Lartmadhëri, disa nuk e kuptojnë këtë urtësi, duke e shndërruar jetën e tyre në britma, qarje dhe vajtim në kohë vështirësish dhe fatkeqësish. Ata mendojnë se fatkeqësia dhe kobi që u ka rënë për pjesë, është fundi i botës, duke humbur kështu vullnetin dhe vendosmërinë për tu përballur me sfidat.

Ata janë dritëshkurtër dhe nuk shohin më larg se hunda e tyre. Në raste të tilla, u nevojiten njerëz që ua kthejnë vullnetin, i motivojnë dhe i nxisin për punë të mira, pasi ditët e vuajtjeve padyshim që do të kalojnë.

Bota nuk ka përse të shihet vetëm me optikë të zezë dhe nga pozita ligështie.
Disa të tjera lartmadhëri, janë të zhytur në kënaqësi dhe të ekzaltuar nga ditët e lumtura që po përjetojnë.

Kështu, ata nuk e lodhin veten të mendojnë për të ardhmen e largët, se njeriu varion mes të mirës dhe të keqes. Duke qenë kështu, ata kalojnë në ekstremitet me kënaqësitë dhe jetën e luksit, u duket sikur kanë pasuritë e botës në duar.

Është urtësia e Zotit o mbreti ynë, që çdo gjendje, e mirë apo e keqe, e gëzuar apo e hidhëruar, shumë shpejt do të kalojë."

Pasi i dëgjoi të gjitha këto, mbreti buzëqeshi i kënaqur me gjithçka që i kishin dëgjuar veshët dhe menjëherë, urdhëroi që ato fjalë të arta, të qëndiseshin me fije ari dhe të vareshin jo vetëm mbi murin sipër fronit të tij, por edhe në sheshet dhe rrugët kryesore të mbretërisë.

Kushdo që kalonte në ato rrugë dhe sheshe, duhej të lexonte dhe ta kuptonte se:"E gjitha kjo do të kalojë!"

Mos e humb shpresen, se e gjitha kjo do te kaloje!Përshtati Elmaz Fida-/Mesazhi/

The post Mos u dëshpëro, gjithçka është kaluese… appeared first on Mesazhi.com.

Policia konfirmon: Dy të mitur të arrestuar për vrasjen e Aulon Zekës

Posted: 17 Sep 2017 11:45 AM PDT

Dy persona janë arrestuar në mbrëmjen e së dielës lidhur me dyshimet e ngritura se kanë dorë në vrasjen e 16 vjeçarit, Aulon Zeka.

Rastin për KlanKosova.tv e ka konfirmuar Zëdhënsja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.

"Nderlidhur me hetimin e ketij rasti ne oret e mbremjes ndaj 2 personave eshte shqiptuar masa e arrestit policor, te cilet me rekomandimin e prokurorit te shtetit jane derguar ne qendren e mbajtjes per 48 ore per ti proceduar me tej ne fazat tjera te procesit hetimor."

Ahmeti tutje tha tha se të arrestuarit janë një mashkull dhe një femër që të dy të mitur, transmeton Klan Kosova.

"Ndaj 2 te arrestuarve, nje femer dhe nje mashkull qe te dy te mitur, policia po zhvillon hetimet lidhur me dyshimet e ngritura nese te njejtit nderlidhen ne ndonje forme me rastin ne fjale", ka përfunduar ajo, për KlanKosova.tv.

Megjithatë gjatë ditës së sotme, Prokurori i rastit Valdet Gashi, kishte konfirmuar për Klan Kosova për një arrestim tjetër i një të riu për në lidhje me vrasjen e 16 vjeçarit.

The post Policia konfirmon: Dy të mitur të arrestuar për vrasjen e Aulon Zekës appeared first on Mesazhi.com.

Erdogan: Në OKB do të kërkojmë zgjidhjen e dramës së myslimanëve të Arakanit

Posted: 17 Sep 2017 11:45 AM PDT

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan, përpara se të nisej për në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, dha një konferencë shtypi në Aeroportin Ataturk në Stamboll.

Agjencia Turke e Lajmeve Anadolli (AA) citon presidentin Erdoan të jetë shprehur se “Në Asamblenë e 72-të të Kombeve të Bashkuara do të zhvillohen takime të nivelit të lartë për temat që ne i vërejmë themelore, si paqja globale, siguria dhe ndërtimi i mirëqenies.

Një prej këtyre takimeve është mbledhja e grupit të kontaktit për myslimanët Rohingya. Ky takim mendoj se do të jetë jashtëzakonisht i rëndësishëm nga pikëpamja për ta vendosur në rendin e ditës së komunitetit ndërkombëtar dramën njerëzore që po përjetohet në Arakan. Si Turqi urojmë që ky takim të jetë një zgjidhe për problemet e vëllezërve tanë në Arakan”

Pasi ka theksuar se përgjatë kohës që do të qëndrojë në New York, duke përfshirë edhe takimin me presidentin amerikan Donald Trump, do të zhvillojë takime intensive me krerët e qeverive dhe shteteve, Erdoan tha se “I kushtoj një rëndësi të veçantë bisedës me presidentin Trump.

Ky takim përkon me të vërtetë në një kohë ku përjetohen zhvillime kritike në kuptimin rajonal. Në bisedë janë të rëndësishme disa çështje. Kam besimin se ky takim do të jetë i frytshëm dhe i dobishëm për të dy vendet.”

Ndërsa në lidhje me debatet për referendumin e Administratës Rajonale Kurde të Irakut, Erdoan ka theksuar se “Ka një proces që na shqetëson. Ne kemi shprehur një gjë, që ne atje kemi një kufi prej 350 km. Ne atje kemi bashkatdhetarët tanë, qytetarë që i përkasim një feje.

Ashtu si ne edhe ata faktikisht jemi anëtarë të një qytetërimi. Fakti që ata janë kurdë, turkmenë, arabë dhe ne në anën tjetër turq nuk na ndan nga njëri-tjetri, por fatkeqësisht nëse ju i orientoni në një hap për ndarjen e Irakut, ne kësaj gjëje atje nuk mund t’i themi ‘urdhëroni dhe vazhdoni’.

Ne këtë e kemi shprehur në shumë raste edhe në takimet dypalëshe. Ne në lidhje me këtë çështje kemi një qëndrim ndryshe. Sa herë që kanë patur vështirësi na kanë trokitur në derë, kanë marrë çdo lloj mbështetjeje dhe tani kur bëhet fjalë për ndarjen e Irakut do të veprosh me mendjen tënde. Kjo nuk është një përrallë për fëmijë.”

“Qëndrimi i mbajtur nga qeveria qendrore e Irakut sigurisht që është një e drejtë e natyrshme e tyre, si drejtues të një strukture federale. Ne nuk ndërhyjmë, por kam vërejtur se mendojmë të njëjtat gjëra.

Në Amerikë do të kemi një takim me të nderuarin Ibadi dhe me sa vërej shikojmë në të njëjtin drejtim i cili është integriteti i pandarë i Irakut”, është shprehur Erdoan.

Pasi ka rikujtuar se në kuadër të programit ditën e martë më 19 shtator do të mbajë një fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, Erdoan ka shtuar se “Në fjalimet tona duke tërhequr vëmendjen mbi krizat globale dhe rajonale do të bëjmë thirrje për gjetjen e sa më parë të zgjidhjeve për problemet që plagosin thellë ndërgjegjen e komunitetit ndërkombëtar.

Do të ndajmë me Asamblenë e Përgjithshme, me të gjithë botën edhe bindjet tona për çështjen e Sirisë, Irakut dhe luftën kundër terrorizmit, çështje të cilat janë edhe në interes të sigurisë tonë kombëtare.

Duke bërë llogaritë e vitit të fundit do të shprehim qartë dhe hapur pikat të cilat ne i vërejmë thelbësore për drejtësinë globale. Do të sjellim në rendin e opinionit ndërkombëtar edhe njëherë nevojë për reformim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Ashtu siç e kemi shprehur vazhdimisht bota është më e madhe se pesë, këtë do ta sjellim sërish në rendin e ditës.”/Mesazhi/

The post Erdogan: Në OKB do të kërkojmë zgjidhjen e dramës së myslimanëve të Arakanit appeared first on Mesazhi.com.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more