Lajmi.net: “Qeveria nesër miraton programin 2017-2021” plus 8 more |
- Qeveria nesër miraton programin 2017-2021
- Geta heq të brendshmet për t’i treguar rezultatet e arritura nga palestra (Foto)
- Man Utd – Everon, befasi në formacione
- Legjislatura e gjashtë, legjislaturë e sharjeve dhe fyerjeve
- Sassuolo-Juventus, formacionet e ndeshjes (FOTO)
- Ankohet Emily, revista i zmadhon buzët dhe gjoksin (Foto)
- U turpërua nga Lazio, shikoni formacionin e Milanit sot (FOTO)
- NATO: Ushtria e Kosovës sipas Kushtetutës
- 5 mungesa ndaj Sociedadit, shikoni formacionin e Zidane sonte (FOTO)
Qeveria nesër miraton programin 2017-2021 Posted: 17 Sep 2017 12:15 AM PDT Pas miratimit, ky plan pritet t'i dërgohet Kuvendit të Kosovës për diskutim në njërën nga seancat. Ndërkohë, është paralajmëruar se të premten e kësaj jave Ministria e Financave do ta përgatisë edhe projektligjin për rishikimin e buxhetit, i cili pas miratimit nga kabineti qeveritar, po ashtu do të procedohet në Kuvend për shqyrtim dhe miratim. |
Geta heq të brendshmet për t’i treguar rezultatet e arritura nga palestra (Foto) Posted: 17 Sep 2017 12:05 AM PDT Fituesja e medaljes së artë për titullin "Fitness Physique", të cilin e mori vitin e kaluar në Budapest, Geta nuk heziton asnjëherë të ua tregojë edhe ndjekësve linjat që ka arritur t’i krijoj me punë dhe përkushtim, shkruan lajmi.net Por imazhi i fundit flet më shumë se cilido, pasi bukuroshja seksi ka dalë gjysmë nudo, veç me një këmishë ku ka treguar të pasmet e formësuar. Përkrah imazhit të publikuar në Instagram ajo ka marrë komente pozitive ku shumë ndjekës e kanë përgëzuar për rezultet e arritura por ka pasur edhe të atillë që e kanë kritikuar duke i thënë se e ka tepruar me këtë fotografi./Lajmi.net/ |
Man Utd – Everon, befasi në formacione Posted: 17 Sep 2017 12:04 AM PDT Skuadra e Jose Mourinhos takohet me Everonin në “Old Trafford”. Sfida fillon në ora 17:00, përcjellë “Lajmi.net”. Pritet me interes rikthimi i Wayne Rooneyt te ish-skuadra e tij. Everton: Pickford; Keane, Williams, Jagielka; Holgate, Davies, Gueye, Schneiderlin, Baines; Sigurdsson, Rooney.
|
Legjislatura e gjashtë, legjislaturë e sharjeve dhe fyerjeve Posted: 16 Sep 2017 11:52 PM PDT Por, me fillimin e seancës së parë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, nuk u pa një gjë e tillë, shkruan arbresh.info. Fjalori që filluan të përdorin disa deputetë që në seancën e parë pas konstituimit të Kuvendit ishte tejet banal sa që u krahasua me fjalor të rrugëve. Ishte deputeti nga NISMA, Milaim Zeka ai që e nisi punën për herë të parë si deputet në Kuvendin e Kosovës me këtë fjalor, duke përdorur fjalë banale ndaj kolegëve të tij. Ndonëse një gjest i tillë u dënua nga të tjerët ai potencoi se do të vazhdoj të flasë në të njëjtën mënyrë. Analisti politik, Bajrush Morina, në një përgjigje për portalin arbresh.info ka thënë se ka frikë që kjo legjislaturë do të jetë e sharjeve. "Nëse legjislatura e kaluar ka qenë "arenë" e fjalëve të ndyta (ma hangsh k…), e veve të paziera e të gazit lotsjellës, kjo legjislature kam frikë se do të jetë e sharjeve të fëlliqta (kam me ua q…nanen e nanes) e grushtave dhe e kacafytjeve "të gladiatorëve" që fatkeqësisht janë zgjedhur deputetë", është shprehur ai. Sipas tij me përbërjen që ka kjo legjislaturë nuk ka rregullore që e largon fjalorin e ndytë të deputetëve. "Për mua nuk janë fajtorë ata që e kanë gojën e flliqtë, por ata që ia kanë "deleguar" në Kuvend. Ndërkaq me këtë Kuvend nuk ligj as rregullore që e largon këtë fjalor të ndytë sepse këta janë mbi ligjin, janë shkelësit e ligjit e të rregulloreve. Prandaj, prindër kujdes kur përcillni seancat e Kuvendit të Kosovës, do të ketë fjalor e pamje të rënda për fëmijët", është shprehur ai. Blerim Burjani, njohës i çështjeve politike, ka thënë për arbresh.info se në këtë legjislaturë shumë pak do të përmendet qytetari dhe interesi i tyre. "Të gjitha të dhënat flasin se kjo legjislaturë do të jetë e ngjashme me atë të kaluarën. Do të ketë edhe fjalor të ngjashëm fyes, denigrues, sharje ndërmjet individëve, pra deputeteve, dhe shumë pak do të përmendet qytetari dhe interesi i tyre pasi që ideja kryesore është rrëzimi kësaj legjislature. Andaj edhe kjo legjislaturë është shumë e dobët si rezultat i asaj se partitë janë larg zhvillimit dhe demokratizmit", ka theksuar ai. Deputeti i Nismës për Kosovën, Milaim Zeka u ka thënë deputetëve të VV-së në seancën e javës së kaluar se nëse 'PAN-i e paska kthyer kokën nga Beogradi, ju e keni kthyer b*** nga Beogradi'. Këto fjalë të Zekës, bën që Kadri Veseli t'ia ndërpres fjalën, duke paralajmëruar se më nuk do të lejoj fjalime të tilla. Edhe në legjislaturat e kaluara, vëzhguesit e punës së Kuvendit janë ankuar për gjuhën fyese dhe jo korrekte të përfaqësuesve të popullit në seancat e Kuvendit./arbresh.info/ |
Sassuolo-Juventus, formacionet e ndeshjes (FOTO) Posted: 16 Sep 2017 11:45 PM PDT |
Ankohet Emily, revista i zmadhon buzët dhe gjoksin (Foto) Posted: 16 Sep 2017 11:42 PM PDT Megjithatë, Emily Ratajowski nuk ishte e lumtur pasi revista franceze, "Madame Figaro" i bëri "fotoshop" buzët dhe gjoksin duke ia zmadhuar për kopertinën e saj. "Isha jashtëzakonisht e zhgënjyer kur pashë buzët dhe gjoksin tim të përpunuar me "photoshop" në këtë kopertinë", ka shkruar Emily bashkangjitur fotos së publikuar në llogarinë personale në Instagram. Aktorja dhe modelja 26-vjeçare ka publikuar dy imazhet, atë origjinale dhe atë të përdorur në kopertinë. Ndryshe, nuk dihet nëse bukuroshja do të merr hapa ligjore ndaj revistës, e cila ka shtrembëruar faktet e bukurisë së saj. /Telegrafi/ |
U turpërua nga Lazio, shikoni formacionin e Milanit sot (FOTO) Posted: 16 Sep 2017 11:35 PM PDT |
NATO: Ushtria e Kosovës sipas Kushtetutës Posted: 16 Sep 2017 11:33 PM PDT Në lidhje me antarësimet e reja në Aleancën e Atlantikut të Veriut, gjeneral Pavel tha se NATO ndjek politikën e dyrve të hapura për çdo shtet që përmbush reformat në fushën e mbrojtjes. Ndërsa Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë Bardhyl Kollçaku evidentoi vendosmërinë e vendit për të shtuar kontigjentët paqëruajtës në Afganistan. Në mbyllje të mbledhjes së Komitetit Ushtarak të NATO-s, në një konferencë të përbashkët për mediat kryetari e Komitetit Ushtarak të NATO-s, Gjeneral Petr Pavel dhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm gjeneral Bardhyl Kollçaku thanë se ne qëndër të diskutimit ishin çështja e sigurisë në të gjithë botën. I pyetur nga gazetarët për përpjekjet e shtetit të Kosovës për krijimin e Forcës së Armatosur të Kosovës, gjeneral Pavel tha se mes Serbise dhe Kosovës nuk ka ende një marrëveshje por krijimi i ushtrisë duhet të bëhet në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e vendeve. "Për krijimin e Forcës së Armatosur të Kosovës ende nuk ka një marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës. Krijimi i ushtrisë duhet bërë në përputhje me Kushtetën dhe ligjet e Kosovës dhe ky është një ndër rekomandimet që ka bërë dhe Sekretari i Përgjithshëm. Ne nuk po themi që Kosova nuk ka të drejtë të ketë ushtrinë e saj por duhet bërë në përputhje me afatet dhe detyrimet kushtetuese", tha Petr Pavel. Ndërsa për zgjerimin e mëtejeshëm përmes antarësimit të vendeve të rajonit në Aleancën e Atlantikut të Veriut, gjeneral Pavel tha se NATO ndjek politikën e dyerve të hapura për shtetet që përmbushin kriteret në fushën e mbrojtjes. "NATO është shprehur vazhdimisht për politikën e dyarve të hapura dhe nuk ka ndryshim të këtij qëndrimi. Janë disa vende aspirate për të qenë pjesë e kësaj aleance që janë duke punuar në reformën e fushës së mbrojtjes. Sapo ato të arrijnë në nivelin e përcaktuar për antarësim, besoj se procesi i negociimit do të nisë për ti lejuar të bëhen antarë me të drejta të plota", tha Petr Pavel. Ndërsa shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura shqiptare, Bardhyl Kollçaku, tha se Shipëria do të vazhdojë të japë kontributin e saj në misionet paqëruestjes në Afganistan. Ky është takimi i parë i mbajtur në Tiranë në këtë nivel përfaqësimi të autoriteteve ushtarake. Nga kjo mbledhje do të përcillen gjithashtu rekomandimet mbi angazhimin e vendeve në luftën kundër terrorizmit, iniciativën për ndërtimin dhe ngritjen e kapaciteteve të mbrojtjes në Irak, si dhe statusin e KFOR-in në Kosovë. |
5 mungesa ndaj Sociedadit, shikoni formacionin e Zidane sonte (FOTO) Posted: 16 Sep 2017 11:29 PM PDT |
You are subscribed to email updates from Lajmi.net. To stop receiving these emails, you may unsubscribe now. | Email delivery powered by Google |
Google Inc., 1600 Amphitheatre Parkway, Mountain View, CA 94043, United States |
Lexo edhe: