Skip to main content

Lajmi.net: “Arsenal befason me përforcim të ri nga Juventus (FOTO)” plus 8 more

Lajmi.net: “Arsenal befason me përforcim të ri nga Juventus (FOTO)” plus 8 more


Arsenal befason me përforcim të ri nga Juventus (FOTO)

Posted: 15 Sep 2017 11:48 PM PDT

Arsenal ka identifikuar pasardhësin e Alex Oxlade-Chamberlain.

"Daily Express" raporton se klubi londinez ka shprehur interesim për transferimin e mesfushorit të Juventusit, Juan Cuadrado.

Arsene Wenger do të bëjë përpjekje për blerjen e Cuadrados gjatë afatit kalimtar të janarit, përcjell "lajmi.net".

Cuadrado mund t'i bashkohet Arsenalit si zëvendësues i Chamberlain i cili u largua nga klubi duke iu bashkuar rivalit nga Premierliga, Liverpool. /Lajmi.net/


Rrëfehet fotografi që bëri foton e fundit të Azem Hajdarit: Kush më tha për vrasjen e tij (FOTO)

Posted: 15 Sep 2017 11:45 PM PDT

Përmes një postimi në profilin e tij në 'Facebook', ai rrëfen se lajmin për vdekjen e Hajdarit ia dha Sokol Olldashi, ndërsa ka treguar edhe bisedat me të dhe foton e fundit të Azemit të gjakosur.

RREFIMI

"12 shtator 1998, në atë kohë punoja për gazetën "Albania". Rreth orës 09 e 30 ulëm tek bar "Mariela" për të pirë kafen, mora gazetat dhe po u hidhja një sy, kishte media në atë kohë…Ngjarjet ishin të rënda, pasi bëra koronikat apo fotot e ditës, rreth orës 15:00 shkoj në redaksi, puna e zakonshme.

Me Sokol Olldashin, në atë kohë zv/kryeredaktor në këtë gazetë, rreth orës 16:00 shkuam tek piceri "Magelani" te pinim nga teke fernet dhe kafen. Koli e kishte qef fernetin . Me biseda mbi letërsinë dhe poezinë, e pak për gazetarinë, çohemi dhe shkojmë në redaksi, unë ndenja dhe pak pasi nxora disa foto nga arkivi dhe largohem për shtëpi.

Ishte mbrëmje kur më flasin në radio, pasi gazeta kishte radio dhe jo si sot telefon. Botuesi Ylli Rakipi më thotë që duhet të shkoj urgjent në redaksi. Shkoj për pak minuta pasi e kisha afër redaksinë, mbeta pak i shtangur. Ylli ishte i mbushur, Sokoli gjithashtu. Astrit Patozi nuk fliste por i mbushur në sy dhe ai. "Ça ka ndodh"- pyes?

Sokol Olldashi me thotë: "Na e vranë Azemin dhe duhet të shkojmë në Spitalin Ushtarak." Mbetem dhe mpihem.

Vetvetiu më kaluan disa situata të Azem Hajdarit para syve. Nga hyrja në Tropojë ishte i plagosur atëherë (ngjarja kur Gafur Mazreku e plagosi në parlament ) e deri tek momenti i fundit në Qytet Studenti (ngjarja kur u vra një efektiv i forcave të ndërhyrjes së shpejtë ) ku më shpëtoi nga Agim Shehu zv.ministër i asaj kohe, pasi në atë kohë isha në gazeten "Koha jone"

Fjalët që më tha atje ishin: "Feliks, mos fotografo pa ardhur unë sepse po vjen Agim Shehu dhe ti e di që as ty e as një gazetar te 'Koha jonë' nuk e ka mirë me të."

Këto e të tjera më kalonin në mendje gjatë rrugës për në Spitalin Ushtarak. Mbërrijmë. Tek ajo që quhet urgjencë në Spitalin Ushtarak ishin shume njerez, aq shumë sa me shumë zor çamë turmën dhe hymë brenda.

Futem brenda, eci tek dera majtas që shkon në salle operacioni, edhe aty shumë njerëz . Ylli Rakipi më thotë që do bësh foton e fundit të Azemit, zëri i dridhej dhe ishte i mbushur në sy nga lot që mezi i mbante, po kështu edhe Sokol Olldashi.

Më futën në një derë djathtas. Futem brenda, shoh njerëz që ishin të afert dhe lotonin, unë në qafë përveç aparatit tim kisha dhe aparatet e dy kolegëve pasi vetëm unë do hyja brenda.

Shoh Azemin dhe sytë më mbushen. Për herë të parë duart nuk më bënin të prekja aparatin. Nuk kishin vrarë vetëm Azemin, së bashku me të vranë fjalën e lirë, vranë median e lirë, vranë atë që ishte gjithmonë pro lirisë, edhe brenda PD. Këto mendoja aty tek shihja trupin pa jete të njeriut që kundërshtoi Ramizin e çdokënd tjetër për një liri dhe një demokraci.

Dëgjoj një nga personat aty që më thotë të mbaroja dhe të dilja. Me duart që më dridheshin shkrep disa herë aparatet dhe dal. Me mendjen dhe mendimin që tashmë askush nuk mund të mbrojë më lirinë e fjalës. Bëra foton e vetme dhe të fundit të njeriut që la përgjysmë ëndrrën e tij për një demokraci në PD dhe në Shqipëri.

Ps: Për arsye se fotoja është e bërë me film, pra vite më parë kjo është foto e marrë nga Google dhe e botuar në gazeten Albania të asaj kohe".

Ja kë e takoi në Dubai këngëtarja Fjolla Morina (Foto)

Posted: 15 Sep 2017 11:41 PM PDT

Por, atje, Fjolla Morina ka takuar një person që dikur ka qenë emër i përfolur në mediet kosovare, shkruan lajmi.net

Fjala është për Jehona Maqastena, ish banorja e 'Shpia e Kosovës'.

Dyshja kanë pozuar dhe janë argëtuar në këtë vend, ku Jehona jeton që nga martesa./Lajmi.net/

21684676_2385756678316486_1876550377_o

Milan me super përforcim nga Barcelona (FOTO)

Posted: 15 Sep 2017 11:39 PM PDT

Milan pret ardhjen e një futbollisti nga Barcelona.

E përditshmja sportive katalane "Mundo Deportivo" raporton se mbrojtësi i krahut, Aleix Vidal ka hyrë në planet e klubit italian.

Vidal pritej të largohej nga Camp Nou edhe gjatë afatit kalimtar të verës, përcjell "lajmi.net".

Por, Milan beson se mund ta bind të transferohet në San Siro, gjatë janarit të vitit 2018. /Lajmi.net/

Komunat zvarrisin vlerësimin e dëmeve nga zjarret

Posted: 15 Sep 2017 11:33 PM PDT

Temperaturat tropikale që kanë dominuar në korrik dhe në gusht të këtij viti në gjithë vendin kanë shkrumbuar sipërfaqe të tëra të pyjeve, kullosave dhe arave të komunave Mitrovicë, Vushtrri dhe Drenas.

Madje janë djegur edhe objekte shkollore (në Mitrovicë) dhe objekte hoteliere (në Vushtrri). Por, megjithëse dëmet vlerësohen të jenë milionëshe, Komuna e Mitrovicës, ajo e Vushtrrisë dhe Komuna e Drenasit ende nuk kanë vlerësuar dëmet.

Zyrtarët komunalë të këtyre komunave i kanë thënë "Zërit", të premten, se kanë formuar komisionet që vlerësojnë dëmet nga fatkeqësitë natyrore, por që ato ende nuk kanë bërë vlerësimin e dëmeve.

Mitrovica e Jugut dhe Mitrovica e Veriut janë përballur me disa vatra zjarresh, që përveç se kishin përfshirë mbi 100 hektarë të pyjeve, kullosave dhe arave, kishin rrezikuar edhe shtëpitë, sidomos në rajonin e Rekës së Keqe dhe në "Cernushë" në veri të Mitrovicës, si dhe në vetë qytetin e Mitrovicës, në lagjen "Bair".

Për 6 muaj, 76 milionë euro investime në patundshmëri

Posted: 15 Sep 2017 11:25 PM PDT

Investimet e huaja në Kosovë nuk pritet të shënojnë rritje as edhe këtë vit.

Nëse krahasojmë investimet e huaja prej vitit 2007 e deri më tani shohim që viti 2007 ishte viti që ka sjellë më së shumti investime të huaja në Kosovë, me plot 440.7 milionë euro.

Kjo shifër nuk arriti të kalohej edhe pas 10 vjetëve.

Niveli më i ulët i investimeve të huaja në Kosovë ishte gjatë vitin 2014, me vetëm 151.2 milionë euro, shkruan gazeta “Zëri”.

Në vitin 2008 në Kosovë ishin 369.9 milionë euro investime të huaja, në vitin 2009 investimet arritën shifrën e 287.4 milionë euro, në vitin 2010 rreth 370 milionë euro, në vitin 2011 investimet kishin arritur shifrën e 384.4 milionë eurove.

Befasi nga Buffon, vazhdon karrierën larg Italisë (FOTO)

Posted: 15 Sep 2017 11:23 PM PDT

Gianluigi Buffon ka paralajmëruar se do të tërhiqet nga futbolli pas përfundimit të këtij sezoni me Juventusin dhe Kampionatit botëror 2018 me Italinë.

Por, "Tuttosport" raporton se Buffon ka katër oferta të ndryshme, përfshirë vazhdimin e karrierës larg Italisë. FIFA dhe Gianni Infantino e kërkojnë në një rol të planit të parë.

Kurse, edhe Federata Italiane e dëshiron në një post teknik. Juventus po ashtu ka shprehur gatishmëri t'ia vazhdojë kontratën, përcjell "lajmi.net".

Kurse, klube të ndryshme nga MLS përfshirë New York City FC dëshirojnë ta transferojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. /Lajmi.net/


Reportazhi nga porti i Bilbaos, porta e pasme e shqiptarëve për të hyrë në Angli

Posted: 15 Sep 2017 11:19 PM PDT

Për shumë emigrantë në largim nga vendet e origjinës, rruga baske është gjithmonë e më tepër një alternativë më e mirë se itineraret e tjerë kontinentalë që kanë provuar. Është porta e pasme për të hyrë në Angli.

Disa qindra emigrantë, të paktën 200, shumica shqiptarë, por edhe marokenë, algjerianë, pakistanezë, irakenë apo sirianë, janë strehuar prej javësh në çadra të ngritura pranë gardhit rrethues të portit të Zierbenas, një qendër e vogël rreth 20 km nga Bilbao, nga ku çdo javë nisen e pakta tre tragete mallrash në drejtim të Poole apo Portsmouth, në jug të Anglisë. Presin momentin e duhur për t'u futur në TIR-ët e mëdhenj apo në kontejnerë, të cilët shkojnë nga Gjiri i Biskajës në Angli.

Forcat e policisë spanjolle kanë interceptuar 119 klandestinë më 2015, 300 më 2016 dhe 1.346 që nga fillimi i këtij viti. Por ndërkaq, mijëra emigrantë kanë kaluar përmes kampit të ngritur me çadra në kushte ekstreme në Zierbena.

Kompanitë e lundrimit denoncojnë dëmet e shkaktuara nga trafiku dhe rreziku që sjellin udhëtimet e shpresës për emigrantët. “Shumë tentojnë të qëndrojnë varur në akset e rimorkiove të TIR-ëve, duke rrezikuar jetën", thotë Manuel Pascual, i kompanisë Britanny Ferries Espaa, në një deklaratë për gazetarët.

Për çdo klandestin të kapur në traget, kompanitë detare duhet t'i paguajnë gjobë qeverisë britanike dhe të sigurojnë kthimin në pikën e nisjes. Por janë të shumtë ata që sapo kthehen në Bilbao riprovojnë sërish fatin.

Pjesa më e madhe e të rinjve në kampin në Zierbena janë të identifikuar dhe nuk sjellin probleme, sipas zëdhënësit të policisë spanjolle, Esteban Izquerdo.

“Shumica janë shqiptarë dhe mund të qëndrojnë këtu, sepse nuk kanë nevojë për vizë në zonën Schengen. Por u duhet për të zbarkuar në Britaninë e Madhe". Shumica kthehen mbrapsht pasi arrijnë në Angli. Nga 1.346 emigrantët e interceptuar nga fillimi i vitit, vetëm 55 arritën t'i shpëtonin policisë britanike, të tjerët u kthyen në Spanjë.

Gjithsesi, mafia shqiptare po e përdor portin e Bilbaos si bazë për trafikun ilegal të qenieve njerëzore, sipas The Times, duke përfituar nga fakti që shqiptarët e parregullt janë përgjegjës për vetëm për "një shkelje të vogël administrative" në territorin evropian. Për kalimin deri në Portsmouth "u paguajnë deri në 2 mijë euro mafiozëve shqiptarë”.

Edhe sot qindra qëndrojnë pranë portit në Zierbena dhe pyjet aty pranë, duke bërë roje me radhë për të njoftuar për ardhjen e patrullave të policisë. Për të frenuar trafikun, në një aksion të përbashkët midis autoriteteve portuale të Bilbaos, policisë baske e asaj kombëtare, gardës civile, kapitenerisë detare, doganës e prefekturës, janë forcuar kontrollet gjatë 24 orëve, edhe mbi tragete, me sensorë me dioksid karboni për të zbuluar praninë e njerëzve në kontejnerë.

E megjithatë, deri tani nuk ka shërbyer për frenimin e fluksit në rritje në rrugën atlantike.

Marrë nga ANSA-Përgatiti: SYRI.net

Bale zgjedh golin më të bukur në karrierë (VIDEO)

Posted: 15 Sep 2017 11:12 PM PDT


loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more