Skip to main content

Lajmi.net: “Angela Martini me pozë të nxehtë, e nxjerrë… (Foto)” plus 8 more

Lajmi.net: “Angela Martini me pozë të nxehtë, e nxjerrë… (Foto)” plus 8 more


Angela Martini me pozë të nxehtë, e nxjerrë… (Foto)

Posted: 15 Sep 2017 12:30 AM PDT

Angela Martini dje në Instagram ka hedhur një fotografi ku ka mahnitur me pamjen e saj, shkruan lajmi.net

Duke nxjerrë komplet shpinën dhe duke mbajtur sytjenat me dorë, bukuroshja shqiptare përpos që dukej seksi, ishte edhe shumë provokuese./Lajmi.net/

A post shared by Angela Martini (@angela_martini) on

Dështon Barcelona, transferohet në Real Madrid për 64 milionë euro (FOTO)

Posted: 15 Sep 2017 12:26 AM PDT

Aymeric Laporte do të refuzojë Barcelonë për të kaluar në Real Madrid.

“Don Balon” raporton se mbrojtësi i Athletic Bilbaos do të jetë përforcim i ri i “Los Blancos” për 64 milionë euro.

Ai kërkohej edhe nga Barcelona por Real Madrid ka fituar garën për transferimin e tij, përcjell “lajmi.net”.

Laporte ishte objektiv i shumë klubeve të mëdha evropiane. /Lajmi.net/

 

Detaje të reja nga sulmi i serbëve në Veri ndaj policisë së Kosovës

Posted: 15 Sep 2017 12:23 AM PDT

Një numër i policëve të Kosovës ka marrë lëndime trupore pasi janë sulmuar të mërkurën rreth orës 22:30 minuta nga një grup i serbëve në veri të Mitrovicës. Policia është sulmuar derisa po bastiste lokalet e Kryqit të Kuq të Serbisë, që ndodhen në rrugën "Lolla Ribar" afër Shkollës Teknike.

Shefi i Operativës në Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në veri, Zhelko Bojiq, ka konfirmuar se shumë policë janë lënduar, ndërsa dy prej tyre kanë marrë ndihmë mjekësore në spital. Ai ka thënë se në aksionin e Policisë së Kosovës nga Prishtina, në të cilin merrnin pjesë edhe zyrtarë policorë të Drejtorisë Rajonale në veri, nuk ka pasur pjesëtarë të Njësive Speciale të Policisë së Kosovës ROSU.

Njoftimet e medieve në Beograd për pjesëmarrjen e specialëve kosovarë në këtë aksion mbase kanë qenë edhe shkaku kryesor që ka nxitur serbët ta sulmojnë Policinë e Kosovës. Bojiq ka demantuar mediet në Beograd, të cilat kanë shkruar se në aksionin e Policisë së Kosovës në veri të Mitrovicës marrin pjesë edhe Njësia Speciale ROSU. /Zeri./

 

Ja çmimet e turshive nga tregu i Prishtinës

Posted: 15 Sep 2017 12:17 AM PDT

Sot emisioni i mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë', i Radio Televizionin të Kosovës (RTK), ka sjellë çmimet për turshitë për këtë vit nga tregu në Prishtinë.

Për më shumë ndiqeni videon

Vetëvrasjet, tregoni kujdes ndaj këtyre personave

Posted: 15 Sep 2017 12:10 AM PDT

Vetëvrasja është një problem serioz në shëndetin publik. Disa raste të vetëvrasjeve janë të parandalueshme, mund të mblidhen të dhëna për to, si dhe mund të hartohen programe parandalimi dhe ndërhyrjeje. Për të qenë ndërhyrjet sa më efektive, është e domosdoshme të ketë një bashkëpunim multisektorial në hartimin e strategjive.

OBSH

Organizata Botërore e Shëndetësisë e vlerëson vetëvrasjen si një prioritet të shëndetit publik. Raporti i parë i OBSH-së mbi vetëvrasjen: "Parandalimi i vetëvrasjes, një domosdoshmëri globale", publikuar në vitin 2014, ka si qëllim rritjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë e parandalimit të vetëvrasjes në shëndetin publik, si dhe për ta kthyer parandalimin e vetëvrasjes në një prioritet në axhendën globale të shëndetit publik. Gjithashtu, ai synon të inkurajojë dhe të ofrojë mbështetje për vendet anëtare në lidhje me zhvillimin dhe forcimin e strategjive kombëtare si një qasje multisektoriale. Në Planin e Veprimit për Shëndetin Mendor 2013-2020 të OBSH-së, anëtarët janë angazhuar të punojnë drejt një targeti global për reduktimin e shifrave të vetëvrasjes me 10% deri në vitin 2020.

Më të rrezikuarit

Ndërsa lidhja ndërmjet vetëvrasjes dhe problemeve të shëndetit mendor (sidomos depresionit dhe çrregullimeve të përdorimit të alkoolit) është e njohur në vendet me të ardhura të larta, shumë vetëvrasje ndodhin papritur, në momente krize, kur individi ndjen vështirësi për t'u përballur me streset e jetës, si: problemet financiare, problemet në marrëdhëniet sentimentale, sëmundje apo dhimbje kronike. Po ashtu, përballja me konflikte, fatkeqësi natyrore, dhunë, abuzim, humbje apo izolim është e lidhur ngushtë me sjelljen vetëvrasëse. Shifrat e vetëvrasjes janë të larta te grupet që përballen me diskriminim, si: refugjatët, emigrantët dhe migrantët; popullatat indigjene, individët gei, lezbike dhe transgjinorë dhe të burgosurit. Gjithsesi, faktori më i madh i rrezikut ngelet tentativa e mëparshme e vetëvrasjes.

Parandalimi dhe kontrolli

Vetëvrasja është e parandalueshme. Ka disa masa që mund të ndërmerren, në nivel popullate të përgjithshme, sub-popullate, si dhe në nivel individual, që synojnë parandalimin e vetëvrasjes dhe të tentativave vetëvrasëse. Këto përfshijnë, reduktimin e aksesit te mënyrat e mundshme të vetëvrasjes (pesticide, medikamenteve të caktuara, armë zjarri, etj), raportimin nga mediat në mënyrë të përshtatshme, ndikimin me anë të strategjive të alkoolit për reduktimin e përdorimit të dëmshëm të tij. Identifikimin e hershëm, trajtimin dhe kujdesin për individët me probleme të shëndetit mendor, të përdorimit të substancave, dhimbjeve kronike dhe stresit akut. Trajnimet për punonjës të sistemit shëndetësor, të cilët nuk janë të specializuar, lidhur me vlerësimin dhe menaxhimin e sjelljes vetëvrasëse.

Kujdesin në vazhdim për individë, të cilët kanë tentuar vetëvrasje dhe mundësimi i mbështetjes nga komuniteti për ta. Vetëvrasja është një çështje komplekse dhe, si e tillë, përpjekjet për parandalimin e saj kërkojnë një koordinim dhe bashkëpunim ndërmjet shumë sektorëve të shoqërisë, përfshirë sistemin shëndetësor, sistemin arsimor, të punësimit, bujqësor, të biznesit, të drejtësisë, të ligjit, të mbrojtjes, politik, mediat. etj. Këto përpjekje duhet të jenë të qarta dhe të integruara në formë të tillë që të jenë, mbi të gjitha, qasjet e vetme dhe të kenë impakt në këtë çështje komplekse. Stigma, sidomos ajo që rrethon problemet e shëndetit mendor dhe vetëvrasjen, nënkupton se shumë njerëz që po mendojnë t'i japin fund jetës së tyre apo që kanë tentuar vetëvrasjen nuk e kërkojnë ndihmën për të cilën kanë nevojë apo nuk e marrin, edhe nëse e kërkojnë. Parandalimi lidhur me vetëvrasjen mund të mos ketë qenë aq shumë efektiv për shkak të mungesës së ndërgjegjësimit për vetëvrasjen, si një problem madhor i shëndetit publik, si dhe për tabunë që ekziston në shumë shoqëri për të folur hapur për të. Aktualisht, vetëm pak vende kanë përfshirë parandalimin e vetëvrasjes në strategjitë e tyre të shëndetit, dhe vetëm 28 vende në botë kanë strategji kombëtare të parandalimit të vetëvrasjes. /Lajmi.net/

 

KDI: Demokracia në Kosovë ende e brishtë

Posted: 15 Sep 2017 12:06 AM PDT

Motoja globale e Ditës së Demokracisë këtë vit përqendrohet në nevojën kritike për të forcuar institucionet demokratike, për të promovuar paqe dhe stabilitet, një qasje më të integruar dhe gjithëpërfshirëse me respekt për të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit.

Eugen Cakolli nga KDI, i ftuar në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", tha se edhe pse kjo ditë shënohet tek ne prej vitit 2007, demokracia në Kosovë qëndron ende e brishtë.

"Shqetësuese në Kosovë qëndron fakti se demokracia fokusohet në parimin e shumicës, duke filluar prej mundësisë së zgjedhjes së qeverisë, që e kemi çdo 4 vite dhe nuk vazhdojmë më me monitorimin e punës së tyre", tha Cakolli.

Sipas tij, edhe pse procese të ndryshme kanë ndikuar në tkurrjen e të drejtave në vendimmarrje, janë mediat ato që po bëjnë punën e tyre, duke lobuar që kjo të ndryshojë.

Sa i përket aktiviteteve për shënimin e kësaj dite, KDI organizon aktivitete brenda dhe jashtë kuvendit.

"Në kuvend organizohen pritjet e qytetarëve nga disa deputetë të kësaj legjislature, ku qytetarët do të mund të drejtojnë pyetje drejt tyre për gjërat që duan të informohen", tha Cakolli.

Ndërsa në Prizren, qytetarët do të priten nga ambasadori britanik Ruairi O'Connell. "KDI përkrahë zhvillimin e demokracisë përmes angazhimit të qytetarëve dhe OJQ-ve në procesin e krijimit të politikave, rritjes së transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve publike", përfundoi Cakolli.

Tre portierët të cilëve Messi nuk u ka shënuar gol (FOTO)

Posted: 15 Sep 2017 12:04 AM PDT

Lionel Messi i realizoi golat e tij të parë ndaj Gianluigi Buffon në fitoren e Barcelonës ndaj Juventusit me rezultat 3:0 në Ligën e Kampionëve.

Por, ka ende portierë të tjerë të cilëve argjentinasi nuk u ka shënuar gol.

Pepe Reina dhe Julio Cesar kanë luajtur nga dy ndeshje kundër argjentinasit dhe nuk kanë pësuar asnjë gol, ndërsa rekordin e mban ish portieri i Rubin Kazanit, Ryshikov, i cili në katër ndeshje ka ndaluar Messin që të shënoi të paktën një gol. /Lajmi.net/


Rita pa sytjena në Paris (Foto)

Posted: 15 Sep 2017 12:00 AM PDT

Por, Rita Ora ka habitur me pamjen e saj tejet seksi teksa po i merrnin masat trupore, shkruan lajmi.net

Ajo ishte veshur vetëm me një sako dhe ishte pa sytjena.

Padyshim nuk kanë munguar as komentet e tipit 'WOW'./Lajmi.net/

Fermerët në krizë,1 kilogram patate po e shesin për 15 centë

Posted: 14 Sep 2017 11:57 PM PDT

Rreth 50 mijë tonë patate janë nxjerrë në këtë vit nga arat e komunës së Vushtrrisë, e njohur në rajon për kultivimin e saj. Rendimentet e sivjetme, pavarësisht thatësisë që ka mbretëruar, kanë qenë të larta dhe fermerët janë shprehur të kënaqur.

Drejtoresha për Zhvillim Ekonomik dhe Bujqësi në komunën e Vushtrrisë, Arta Haxhaj, i tha "Zërit" të hënën se në gjithë rajonin e komunës ka pasur të mbjella me patate 1.468 hektarë tokë.

Sipas saj, për një hektar tokë të mbjella me patate janë nxjerrë prej 30 deri në 35 tonë. Duke u bazuar në të dhënat që ka dhënë ajo, sivjet nga arat e komunës së Vushtrrisë janë nxjerrë rreth 50 mijë tonë patate.

"Patatja është kulturë në listën e subvencionimit të MBPZHR-së dhe për 1 hektar fermeri ka marrë subvencion 300 euro. Në komunën e Vushtrrisë sipërfaqe të mbjella dhe të subvencionuara me patate janë 1467.23 hektarë. Komuna e Vushtrrisë posedon tokë bujqësore të pëlleshme, gjë që mundëson kultivimin e suksesshëm të patates.

Prodhimi i patates në Vushtrri është traditë, ndërsa patatet e Vushtrrisë për nga cilësia kanë qenë kaherë të njohura jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon e më gjerë. Komuna e Vushtrrisë ka një numër relativisht të madh të fermerëve që merren me kultivimin e saj dhe përpos që prodhojnë për tregun e brendshëm prodhojnë edhe për tregun e jashtëm, gjegjësisht për eksport.

Fermerët vushtrrias kanë përvojë të shkëlqyer në prodhimin e patates, gjë që arrijnë rendimente të kënaqshme. Po ashtu për nga cilësia patatja e Vushtrrisë është ndër më të kërkuarat në tregun vendor dhe të jashtëm", ka thënë drejtoresha Haxhaj, e cila ka përsëritur se këtë vit fermerët e Vushtrrisë kanë mbjellë me patate 1.468 hektarë tokë bujqësore./Zëri/

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more