Skip to main content

“Kur Ilda Bejleri pozon provokuese (Foto)” plus 9 more Lajmi i Fundit

“Kur Ilda Bejleri pozon provokuese (Foto)” plus 9 more Lajmi i Fundit


Kur Ilda Bejleri pozon provokuese (Foto)

Posted: 14 Sep 2017 08:44 AM PDT

Ajo kurrë nuk harron të publikojë foto provokuese! Bëhet fjalë për Ilda Bejlerin.

Nuk lodhet shumë, mjafton vetëm një buzëqeshje që të duket e bukur, dhe një bluzë dekolte që të marrë shumë pëlqime. Rikujtojmë se ajo konsiderohet prej femrave më seksi shqiptare.

Ajo ka postuar në Instagram një foto ku shfaqet në të bardhë, duke treguar bukurinë e saj, me ç'rast shfaqet atraktive.
Ilda mbetet prej femrave më të bukura, por ajo vazhdon të jetë 'single'.

Ilda është spekuluar për një lidhje me Xherdan Shaqirin, relacion të cilin ajo gjithmonë e ka mohuar.
Bukuroshja mund të gjendet çdo fundjavë në emisionet sportive të DigitAlb.

The special one❤️ in Photography, My Dearest @armand.sallabanda

A post shared by Digitalb&Supersport Albania (@ildabejleri) on

The post Kur Ilda Bejleri pozon provokuese (Foto) appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Kriza në PD, ish-ministri rrëfen pakënaqësitë e Berishës

Posted: 14 Sep 2017 08:37 AM PDT

Ish-ministri i PD-së, publicisti dhe shkrimtari Besnik Mustafaj, ka komentuar situatën në këtë parti, një ditë pasi ish-kryetari historik i kësaj force politike, Sali Berisha, ka shprehur rezervat e tij.

Në rubrikën "Opinion" në "Neës 24", Mustafaj u shpreh se, Berisha ka bërë një analizë të përgjithshme të situatës brenda partisë.

Mustafaj nuk e quan shpërthim ndaj situatës, reagimin e ish-kreut të PD-së ndaj listës së Bashës për zgjedhjet e 25 qershorit, por thotë se ai ka shprehur pakënaqësitë e tij.
"Berisha ishte i pakënaqur me listat, me rezultatet në zgjedhje, me mënyrën sesi janë menaxhuar gjërat, dhe qëndrimin në Parlament, e se fundmi me votimin e Ruçit në Kuvend.
Kanë qenë disa momente ku Berisha ka dhënë sinjale se ishte i pakënaqur me atë se çka po ndodh, dhe ishte e pritshme që të bënte një analizë. Pra Berisha bën një analizë të përgjithshme, nuk merret me problemet e partisë. Duhet të them se Berisha nuk thotë publikisht të pavërteta", u shpreh Mustafaj.
Më tej, ai tha se baza e Partisë Demokratike është thellësisht e pakënaqur nga Basha, i cili sipas tyre nuk po reflekton lidhur me situatën brenda në parti, por edhe për rezultatet që ajo ka marrë.
Mustafaj u shpreh se opozita aktuale është në gjendje të dobët dhe e ka të vështirë të luajë rolin e saj.

The post Kriza në PD, ish-ministri rrëfen pakënaqësitë e Berishës appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Shqiptari përshëndet shokët e grupit në FB nga vendi i tij, kosovari: “Khu, ku ka mbërri teknika”

Posted: 14 Sep 2017 08:22 AM PDT

Në grupin “Maniakë t’teknologjisë” është krijuar një situatë vërtet komike.

Një shqiptar nga Shqipëria është anëtarësuar në grupin ku shumica janë shtetas të Kosovës.
Ai madje me entuziazëm u ka thënë “përshëndetje nga Shqipëria, shokë”.

Por, ishte komenti i një shqiptari nga Kosova që e ka bërë postimin interesant.
“Khu, ku ka mbërri teknika”, thotë kosovari, duke shkaktuar të qeshura të shumta.

The post Shqiptari përshëndet shokët e grupit në FB nga vendi i tij, kosovari: “Khu, ku ka mbërri teknika” appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Rrëfimi prekës/ Në koma prej kohësh, 1- vjeçarja jep shenja jete në momentin kur mjekët donin t’ia fiknin aparatet (Video)

Posted: 14 Sep 2017 08:01 AM PDT

Një histori prekës është bërë virale në FB. Bëhet fjalë për vajzën që shpëtoi për pak sekonda.

Justifikimi i doktorëve ishte se ajo nuk do ishte më kurrë në gjendje të merrte frymë pa aparatura, dhe nuk do mund të hante ose të ecte vetë përgjatë gjithë jetës së saj.
Pasi vajza u zgjua, nëna e saj bëri të ditur në Facebook se të gjitha organet e së bijës funksionin siç duhej.

"Kurimi i saj vazhdon, por ne shohim progres çdo ditë dhe kjo na jep shpresë. Kur unë i flas dhe ajo e dëgjon zërin tim, qesh", tha babai i saj, në një deklaratë për një faqe lajmesh.
Pasi iu dha 2 muaj kohë shtesë, Marëa u zgjua për t'i lënë përgjysmë të gjitha spekulimet.
Në videon e postuar në Facebook nga babai i saj, tregohet momenti kur e vogla hap sytë dhe u dëshmon doktorëve se e kishin gabim.

The post Rrëfimi prekës/ Në koma prej kohësh, 1- vjeçarja jep shenja jete në momentin kur mjekët donin t'ia fiknin aparatet (Video) appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Bombat me telekomandë në Tiranë, dëshmia e Jurgenit: Erdhën nga Elbasani

Posted: 14 Sep 2017 07:45 AM PDT

Tri mina me celular që do të shiteshin në Tiranë janë zbuluar mbrëmjen e së martës në zonën e Yzberishtit gjatë një operacioni të Komisariatit nr.6.

Dy personat e kapur në flagrancë (personat që shihni në fotot më poshtë), Jurgen Muho dhe Eraldo Kataroshi, janë arrestuar me akuzën "mbajtje pa leje e armëve, bombave apo minave ose lëndëve plasëse", e kryer në bashkëpunim.

Burime nga policia thanë për Televizionin Klan se hetimet janë përqendruar në identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet. Nga pyetja e Jurgen Muhos, si dhe Eraldo Kataroshit, policia ka zbuluar se bombat ishin marrë në Elbasan nga Jurgon Muho, me porosi të Kataroshit.
Vetë Muho u ka pohuar hetuesve se kishte pranuar të bënte transportin e një pakoje që nuk e dinte ç'kishte në të. Pak momente pasi mbërriti në "Unazën e Re", policia ndaloi Muhon, bashkë me tri bombat.
Organizatori Eraldo Kataroshi, nuk ka pranuar të rrëfejë për policinë lidhjet, kush i ka prodhuar apo kush do t'i blinte.

The post Bombat me telekomandë në Tiranë, dëshmia e Jurgenit: Erdhën nga Elbasani appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Protestë në Shkozë/ Policia arreston një shtetas, djali i tij prek të gjithë: ‘’Jooo, mos ma merrni babin!’’

Posted: 14 Sep 2017 07:32 AM PDT

Në zonën e Shkozës, prej disa orësh disa banorë janë ulur këmbëkryq mbi urën që mban të njetin emër e protestojnë kundër prishjes së banesave të tyre në kuadër të projektit të nisur nga ARRSH e Ministria e Transporteve.

Ndërsa banorët duken të vendosur të mos lëvizin që aty pa marrë më parë sigurinë që do të dëmshpërblehen, protesta ka pasur herë pas here edhe përplasje mes tyre e forcave të policisë.

Publikuar nga BalkanËeb, shfaqet momenti rrëqethës kur një djali të vogël jo më shumë me gjashtë vjeç, i shoqërojnë prindërit për në komisariat.
Një tufë policësh, burra e gra, janë aq të angazhuar për të futur me forcë në furgon e policisë nënën e babanë e tij, sa nuk e dëgjojnë që ulëret e të këput shpirtin me fjalët e tij, "Jooo, mos ma merrni babin".

"Jo, mos ma merrni babin", ulërimat e këtij vogëlushi gjatë protestës në Shkozë nuk i dëgjon askush

Posted by BalkanWeb on Donnerstag, 14. September 2017

The post Protestë në Shkozë/ Policia arreston një shtetas, djali i tij prek të gjithë: ''Jooo, mos ma merrni babin!'' appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Godina e agjensisë së trajtimit të pronave në Tiranë përfshihet nga flakët, arrestohen dy persona

Posted: 14 Sep 2017 07:20 AM PDT

Një ngjarje e rëndë është raportuar ditën e sotme në Tiranë, ku godina e Agjensisë së trajtimit të pronava është përfshirë nga flakët. Blutë njoftojnë se nga kjo ngjarje, kanë arrestuar dy shtetas, të cilët janë rojet e godinës.

NJOFTIMI I POLCISË:
Më datë 14.09.2017, rreth orës 03:05, në rrugën "Muhamet Gjollesha", në godinën e Agjensisë së trajtimit të pronave ka rënë zjarr në katin e katërt të saj,ku nuk ka patur dëme në njerëz.

Nga shërbimet e policisë janë arrestuar për veprat penale "Shkatërrim prone me zjarr" dhe "Shpërdorim detyre", shtetasit e mëposhtëm ( me detyrë funksionale roje godine) :
– Skënder Hysa, 62 vjeç banues në Tiranë.
– Sokol Hamitaj, 46 vjeç, banues në Tiranë.
Vazhdon puna nga grupi hetimor për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe për vënien para përgjegjësisë ligjore te autorëve të zjarrëvënies.

The post Godina e agjensisë së trajtimit të pronave në Tiranë përfshihet nga flakët, arrestohen dy persona appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

WhatsApp pritet të sjellë risinë më të re, së shpejti vjen ‘’butoni’’ ‘’unsend’’

Posted: 14 Sep 2017 07:13 AM PDT

WhatsApp padyshim që do të qëndrojë si aplikacioni më i preferuar i të gjithëve pas risisë së fundit që pritet të sjellë.

Të gjithëve i ka ndodhur ti dërgojnë personit të gabuar një mesazh, apo të pendohen për një mesazh që kanë dërguar. Risia më e re e WhatsApp ka gjetur zgjidhjen për gjithë ne, pasi do të bëjë të mundur që ju të fshini mesazhet që i keni dërguar gabimisht një kontakti dhe ky i fundit nuk e arrin ta shikojë.

"Unsend" ose ndyshe e quajtur Recall", "Revoke" and "Delete for Everyone" pritet që të punojë për të gjitha lojet e mesazheve duke përfshirë tekste imazhe, video, GIF-të dhe dokumente. Megjithatë, ju nuk mund të fshini mesazhet të cilat janë lexuar ose mesazhe që janë dërguar më shumë se 5 minuata më parë.
"Unsend" me shumë mundësi do të jetë shumë popullor tek përdoruesit, pasi mun t'i ndihmojë që të shmangimin vështirësitë.

The post WhatsApp pritet të sjellë risinë më të re, së shpejti vjen ''butoni'' ''unsend'' appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Udhëtim në zonat Schengen, pritet të hiqen kontrollet brenda

Posted: 14 Sep 2017 06:57 AM PDT

Komisioneri Evropian për Migrantët, Dimitris Avramopoulos tha sot pas takimit me Këshillin e Punëve të Brendshme të BE-së se ai beson se ka ardhur koha t'i kthehemi funksionimit normal të Schengenit.

"Unë nuk mendoj se ka arsye për të zgjatur kontrollet në kufijtë e brendshëm", tha Avramopoulos.
Takimi i Këshillit të Punëve të Brendshme të BE-së u kërkua nga Franca, Gjermania, Danimarka, Austria dhe Norvegjia për të krijuar mundësinë për shtrirjen e kontrolleve të kufijve të brendshëm për shkak të kërcënimit të terrorizmit.

Megjithatë, javën e kaluar Avramopoulos njoftoi se Komisioni Evropian ishte duke punuar për një ndryshim të Marrëveshjes së Schengenit

The post Udhëtim në zonat Schengen, pritet të hiqen kontrollet brenda appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

Kontroll rutinë/ Armë në makinën e të riut në Shkodër, arrestohet

Posted: 14 Sep 2017 06:52 AM PDT

Një 24-vjeçar është arrestuar nga policia e Shkodrës pasi që lëvizte me armë.

Sipas të dhënave zyrtare, në vijim të kontrolleve për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri, nga shërbimet e Forcave të Posaçme Shqiponja, u arrestua në flagrancë shtetasi Leonard Gjergji, 24 vjeç, banues në Shkodër.

Ky shtetas u arrestua, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në automjetin tip "Jeep", që drejtohej nga shtetasi i lartpërmendur, në sediljen e pasme, në çantën personale iu gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë, tip TT.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit".

The post Kontroll rutinë/ Armë në makinën e të riut në Shkodër, arrestohet appeared first on Lajme | Lajmi i Fundit | Lajmet | informacion shqip, gazeta online.

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more