Skip to main content

“Kosova dhe Diaspora” plus 7 more Ferizaj Press

“Kosova dhe Diaspora” plus 7 more Ferizaj Press


Kosova dhe Diaspora

Posted: 16 Sep 2017 05:17 AM PDT

Duke ditur që numri i bashkatdhetarëve jashtë trojeve shqiptare është tejet i madh, qeveria e Republikës së Kosovës duhet që ta luaj një rol bashkëpunues dhe ndërlidhës me këtë pjesë të kombit në mënyrë që të mos shkëputen kontaktet por ato të forcohen dhe më shumë.
Përveç lidhjeve shpirtërore që kemi me bashkatdhetarët tanë në të gjitha cepat e botës, duhet të krijihet dhe një urë bashkëpunimi institucionale në shumë fusha ku përfitimi dhe rezultatet të jenë të dyanshëm dhe të ketë fryte të shëndosha.
Të krijohen mundësi dhe lehtësim që diaspora të mund të investojë në projekte ekonomike afatgjata. Dihet që brenda një viti futen në mënyrë direkte apo indirekte mbi një miliard euro ku ndihmohen familjet e shumta nga familjar e tyre në vende të ndryshme, këto dërgesa në bashkëpunim me qeverinë do të duhej të kanalizoheshin në investime për krijimin e vendeve të reja të punës dhe heqjes së varshmërisë nga dërgesat.
Do të ishte e domosdoshme që të krijohen projekte bashkëpunimi në mes qeverisë të Kosovës dhe diasporës shqiptare ku do mund të stimuloheshin bizneset e vogla dhe ato të mesme në mënyrë që të krijohet një treg i vogël ekonomik dhe papunësia të zvogëlohet.
Qeveria e Kosovës duhet të marrë iniciativën për ndryshimin e ligjt zgjedhor për të ju mundësuar diasporës votimin e drejtpërdrejt në ambasada, konsullata dhe qendra kulturore. Kjo bëhet për ta shfrytëzuar drejtën e tyre kushtetuese që kanë për të votuar dhe për t'u zgjedhur, ose duhet të gjindet zgjedhja për përfaqësimin e diasporës përmes vendeve të rezervuaranë Kuvendin e Kosovës.
Me mijēra student të cilët studiojnë ose kanë diplomuar në Universitete të njohura evropianedo të duhej të kontaktoheshin përmes një komisioni vlerësus e bashkëpunues qē gjithë ky kapacitet të mund të kthehej nē atdhe dhe gjithë aftësitë e tyre ti shfaqin dhe ti vëne në funksion në tē mirën e vendit.
Duhet të ju jepet motiv që ky tru jashtë vendit të ketë arsye të forta që të bindet dhe të kontribuojnē nē fusha të ndryshmee sidomos të përcjellin eksperiencën e tyre në arsim duke pasur parasysh se gjithë këto vite më shumë janë bere eksperimente në fushen e arsimit sesa që ka pasur rezultate të kënaqshme.
Do të ishte e rëndësishme qē qeveria dhe diaspora tē mund të bashkëpunojnë edhe në sektorin e shëndetësisë.
Të mund të këtë investime jo vetëm në qendra urbane por dhe në ato rurale sepse ka qindra fshatra që nuk kanë një ambulanc afër por ju duhet të bëjnë kilometra të gjata për të shkuar në qytet për një kontroll të vogël mjekësore.
Ka dhe shumë fusha tjera ku mund të krijohet bashkëpunim por mendoj që arsimi, shëndetësia dhe ekonomia janë kyçe dhe me shume potencial.
Përveç kohës së zakonshme kur diaspora me numër të madh vijnë në pushime në Kosovës, korrik -gusht, është mirë që edhe muaji dhjetor ti kushtohet diasporës sepse dhe gjatë këtij muaji të fundvitit ka një valē të madhe tē bashkëatdhetarëve që vijnë këtu.
Qeveria e Kosovës është mirë që të krijojë një ekip me profesore të gjuhes shqipe qē do mund tē ligjerojnë për fēmijet atje. Por jo vetëm per femije por edhe për të rritur shqiptar që kanë lindur jasht dhe nuk e dijnë gjuhën shqipe. Veç gjuhës shqipe si lënd është mirë që të krijohen dhe dy lëndë tjera. Kultura shqipe dhe historia shqiptare. Nëse këto lëndë nuk mund të mbahen në shkolla është mirë që të organizohen kurse.
Padyshim duhet kerkuar bashkëpunim nga Qeveria Shqiptare në veçanti Ministira e Diasporës Shqiptare.
Duke par që ka shumë talent shqiptar në fusha të ndryshme duhet që të krijohet një fond i posaqëm ku do mund të siguroheshin të ardhura materiale dhe stimulim për talentet e rinj sidomos për këta që jetojne në Kosovë sepse mundësitë e depërtimit janë më të pakta.
Gjithsesi është i domosdoshem krijimi i një lobi nga shqiptarët që jetojne në Evropë, kjo në bashkëpunim me qeverinë dhe shoqërine civile.
Veç tjerash nuk duhet humbur kontaktet me diasporën shqiptare të madhe në Turqi dhe Greqi sepse nëse nuk bëhet diçka në ketë drejtim nuk do shkojnë as dy gjenerata dhe kjo pjes e madhe e kombit do të asimilohet.

Jahja Lluka
Kryetar i Shoqatës Për Kthimin e Shqiptarëve të Shprëngulur nga Trojet e Veta

Gjuajtje me armë në Ferizaj, plagoset një person

Posted: 16 Sep 2017 05:10 AM PDT

Ferizaj.16.09.2017. Përmes raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës është bërë e ditur se dje në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, në dalje të Ferizajt, pas një mosmarrëveshje të një tejkalimi me ç'rast dy vetura janë goditur në pasqyre, një i dyshuar ka shtënë me armë zjarri ku njëri nga viktimat ka pësuar lëndime trupore, ndërsa viktima tjetër është sulmuar me një mjet te forte ne kokë dhe fytyrë.

Lidhur me rastin policia ka arrestuar tre meshkuj, ndërsa viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor në QKUK.

"Ne vendin e ngjarjes janë gjetë dhe konfiskuar gjashtë gëzhoja te cal 7.65 mm ndërsa nga njeri nga të dyshuarit janë konfiskuar dy armë"- njofton tutje policia.

Njoftimi i plotë i policisë:

Magjistralja Ferizaj-Prishtinë 15.09.2017 -15:07. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj shqiptar pasi qe të njëjtit pas një mosmarrëveshje te një tejkalimi ku vetura e tyre me veturën e dy viktimave meshkuj shqiptar janë goditur me pasqyre , njeri nga te dyshuarit ka shtënë me arme zjarri në drejtim te viktimave me ç' rast njëri nga ta ka pësuar lëndime nga arma e zjarrit , ndërsa viktima tjetër është sulmuar me një mjet te forte ne kokë dhe fytyrë. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor ne QKUK dhe me pas janë liruar për në shtëpi . Ne vendin e ngjarjes janë gjetë dhe konfiskuar gjashtë gëzhoja te cal 7.65 mm ndërsa nga njeri nga të dyshuarit janë konfiskuar dy arme njëra e cal 7.65 mm me mbishkrimin ,, Girsan''dhe tjetra ,, Ekol Tuna'' e cal. 8 mm Me urdhër te prokurorit tre të dyshuarit dërgohen ne mbajtje.

 

Naim Ismajli, kandidati më serioz për Shtimen

Posted: 15 Sep 2017 02:11 PM PDT

Shtime, 15 shtator 2017

Garës për të parin e Shtimes do t'i nënshtrohen pesë kandidatë, mirëpo në mesin e tyre është duke u rikandiduar Naim Ismajli, kryetar i deritanishëm, të cilit PDK në Shtime, i ka besuar për të udhëhequr edhe një mandat.

Ismajli për Komunën e Shtimes, shihet si model i një politikani modern, me përvojë, me nivel tw lartw tw shkollimit, i cili është dëshmuar në shumë nivele akademike.

Ai aktualisht është edhe kryetar i Asociacionit të i Komunave të Republikës së Kosovës, mirëpo edhe kryetar i NALAS (Rrjeti i Komunave të Evropës Juglindore).

Përveç tjerash Naim Ismajli shihet edhe si reformues i udhëheqjes në Shtime, meqë një numër i madh i këshilltarëve të tij politik të tij përbëhet nga njerëz të rinjë dhe kredibil.

Naim Ismajli është Dr.Sc i Skencave Ekonomike, drejtimi Menaxhim dhe Informatikë. Në vitin 2015 në Universitetin Evropian të Tiranës ka mbrojtur disertacionin e doktoraturës me titull: “Burimet njerëzore të pushtetit lokal në Kosovë” (Vlerësimi i performancës ndikon në motivimin e burimeve njerëzore).

Ka punuar si profesor në Universitetin Publik të Prizrenit gjatë periudhës 2012-2013 ndërsa në Kolegjin AAB ka 5 vite pervojë pune si profesor dhe ende vazhdon ta bëjë të njejtën punë.

Aktualisht është Kryetar i Komunes së Shtimes dhe nën drejtimin e tij vendi ka shënuar arritje të mëdha ne të gjitha fushat, rezultate dhe suksese te vazhdueshme.

Mësohet se tre nga kundërkandidatet e Naim Ismajlit janë personalitet të dala nga shkolla politike e PDK-së në Shtime

Kafsha e parë që arrini të dalloni nga tetë të fshehurat tregon një anë të fshehtë të personalitetit tuaj

Posted: 15 Sep 2017 02:02 PM PDT

Hidhni një sy në fotos së mësipërme ! A mund t'i shihni të teta kafshët? Edhe nëse jo, rëndësi ka të dalloni një dhe kafsha e parë që shihni tregon një anë të personalitetit tuaj.
Pëllumbi
Nëse pëllumbi është kafsha e parë që dalluat kjo do të thotë që jeni shumë paqësor dhe keni një shpirt të pastër. Vlerësoni njerëzit për atë çfarë janë dhe jo atë çfarë kanë ! Jeni një njeri që frymëzoni të tjerët.

Dove

Flutura
Flutura lidhet me personalitetin hedonist ! Ju doni të përjetoni çdo kënaqësi që ju ofron jeta dhe nuk keni kohë të tepërt për ta harxhuar në gjëra që s'ju ndjellin interes.

Butterfly

Fajkua
Ju karakterizon shpirti aventurier ! Jeni shumë këmbëngulës dhe gjithmonë keni dashur të jeni mbi të tjerët. Vetëbesimi dhe krenaria janë pikat tuaja më të forta.

Falcon

Dog
Qeni
Ka të ngjarë të jeni një person vetëmohues, besnik, gjithmonë duke vënë nevojat e të tjerëve para vetes tuaj. Është një tipar i admirueshëm, por kini kujdes mos jua marrin për dobësi dhe ju shfrytëzojnë.

Ujku
Ju vlerësoni privatësinë, jeni shumë përzgjedhës dhe nuk shoqëroheni me çdokënd që ju del përpara.

Wolfe

Crab
Gaforre
Jeni një njeri shumë kokëfortë që ndërtoni mure rreth vetes për të mos u shqetësuar nga njerëzit e tjerë.

Horse
Kali
Nëse kali ishte kafsha e parë që patë ju vlerësoni lirinë më shumë se çdo gjë tjetër. Jeni një njeri bujar dhe gëzoni kur bëni të tjerët të lumtur.

Horse

Hen
Pula
Gjithçka që ju intereson lidhet me shtëpinë ! Sikur të silleshit rreth saj gjithë ditën, nuk do të mërziteshit aspak. Doni të keni gjithçka nën kontroll !

Çfarë ndodh po të hani patate mbi 4 herë në javë

Posted: 15 Sep 2017 01:52 PM PDT

Ekspertët e Shkollës Mjekësore të Harvardit kanë thënë se nuk është mirë të hani patate më shumë se 4 herë në javë. Sipas tyre, jo vetëm patatet e skuqura janë të dëmshme, por edhe pureja e patateve ose patatet e ziera mund të ngrenë tensionin.

Dyshohet se fajin për këtë e ka niseshteja.
Duke qenë se patatet kanë një indeks glicemik të lartë, niseshteja shndërrohet shumë shpejt në sheqer kur arrin në organizëm, duke rritur sheqernat në gjak.
Me kalimin e kohës, kjo mund të shkaktojë problem shëndetësore.

Kërkimi, që është publikuar në "British Medical Journal", ka analizuar të dhëna të 187 000 personave në 3 projekte të mëdha amerikane në këto 20 vitet e fundit.
U vu re se femrat ishin më të rrezikuara nga tensioni i lartë sesa meshkujt nëse konsumonin rregullisht patate.

Djersitja e tepërt tek fëmijët: Shkaktarët, trajtimi, dhe çfarë duhet pasur parasysh

Posted: 15 Sep 2017 01:47 PM PDT

A keni vërejtur djersitje të madhe tek fëmija juaj? Shqetësoheni për këtë gjë?

Nëse këto dy pyetje kishin përgjigjje pozitive nga ana juaj, atëherë ky shkrim nga Mom Junction, transmetuar nga Gazeta Shneta, do t'iu tregoj se çfarë mund të bëni rreth kësaj çështje.

Perspiracioni zakonisht shfaqet për të ndihmuar në normalizimin e temperaturës së trupit. Djersa që lirohet nga trupi e ftohtë atë.

Megjithatë, në disa individ, përfshirë këtu edhe fëmijët dhe të rriturit, djersitja e tepërt mund të shfaqet. Hiperhidroza apo djersitja e tepërt zakonisht ngjanë gjatë natës kur fëmija është në gjumë.

Disa nga zonat të cilat janë më të prekshme të djersës tek fëmijët, janë:

  • Fytyra
  • Pjesa e brendshme e krahëve
  • Skalpi
  • Shputat
  • Duart.

Shkaktarët e hiperhidrozës tek fëmijët:

Kjo gjendje shëndetësore shfaqet gjatë çfarëdo grupmoshe. Por, tek fëmijët është një fenomen më i shpesht, sepse sistemi rregullativ i temperaturës së trupit të fëmijëve, është i pazhvilluar mirë, pra i papjekur, transmeton Gazeta Shneta.

Gjithashtu, fëmijët kanë më shumë gjëndra të djersës krahasuar me madhësinë e trupit të tyre.

Përpos këtyre shkaktarëve, në disa raste të caktuara mund të llogariten si shkaktar edhe këta:

  • Gjëndra djersore hiperaktive
  • Sëmundje kronike
  • Disbalancim hormonal
  • Infeksion diku në trup.

Diagnostifikimi i hiperhidrozës tek fëmijët:

Disa teste fizike mund t'iu ndihmojnë në determinimin e prezencës së hiperhidrozës tek fëmijët. Për të kuptuar zonat ku fëmija juaj djersinë më shumë, doktorit do t'i duhet të bëj disa diagnoza të thjeshta.

Disa nga këto teste përfshijnë:

  • Testi i letrës
  • Testi "Starch Iodine".

Si trajtohet hiperhidroza tek fëmijët?

Pas ekzaminimit të doktorit të fëmijës tuaj, në bazë të diagnozës, ai do të di cili trajtimi i përshtatet më së mirë gjendjes shëndetësore të pacientit.

Por, sa për të pasur parasysh, hiperhidroza ka këto lloje trajtimesh:

  • Trajtimi kirurgjik
  • Trajtimi "topical" apo i jashtëm
  • Trajtimi me ilaçe orale.

Një pjesë e Mirosalës që 5 ditë pa rrymë

Posted: 15 Sep 2017 12:30 PM PDT

Ferizaj.15.09.2017. Ka 5 ditë që banorët e lagjes Bytyqi në Mirosalë të Ferizajt kanë mbetur pa energji elektrike. Defektin që e shkaktoi era e fuqishme që fryu të hënën nuk e sanoi më askush. Banorët tregojnë për vështirësitë që po i hasin nga mungesa e rrymës, duke thënë se çdo ditë kanë kërkuar nga KEDS-i që të merret me këtë problem mirëpo një që e tillë nuk po ndodhë.

"Nga e hëna nuk kemi rrymë, janë prish krejt çka kemi pas në frigorifer, 40 shtëpi pa rrymë janë, sot erdhën me rregullu, i thirrën në telefon me ja nal rrymën atje në Ferizaj ju thanë që duhet me shku atje me u nënshkru, po është problem nga e hëna pa rrymë", tha Ajet Bytyqi.

"Që katër-pesë ditë nuk kemi rrymë, na është prish mishi, qumështi e tërë bylmeti çka e kemi nëpër frigorifere, nuk dimë çka të bëjmë, i kemi thirr çdo ditë, pa rrymë shumë keq, pa dritë, pa asgjë, e gjithë lagjja këtu nuk kemi", tha Xhevat Bytyqi.

"Ka qenë furtunë atë ditë dhe u prish rryma, i kemi thirr, u lajmëruan nga Prishtina e na thanë që nuk kanë marrëveshje më Ferizajn, tani erdhën dy elektricist nuk ua ndalën në Ferizaj rrymën që të punojnë këta punëtorët, është problem pa rrymë, 80 shtëpi në këtë shekull mos me pas rrymë 5 ditë e mos me ardhë me rregullu", tha Aziz Bytyqi.

Për të marrë një përgjigje rreth kësaj çështje Televizioni Tema, provoi të kontaktoi me drejtorin e distriktit të KEDS-it për Ferizaj , por me këta të fundit kontakti ishte i pamundur.

Letër publike Gjeneralit e Kryeministrit Ramush Haradinaj

Posted: 15 Sep 2017 12:24 PM PDT

  I nderuar Mitrovica sot për sot paraqet problemin numër një për Kosovën.

Klasa politike do të duhej të ndërgjegjsohej se problemi në veriun e Kosovës nuk mund të zgjidhet me deklarata, por me veprim konkret te institucioneve shtetërore e jo me tu rrahur institucionet e sigurisë nga organet ilegale paramilitare serbe te kontrolluar jasht Kosovës .
Nuk ke nevojë të takohesh me ata që nuk i njohin Republikën dhe institucionet e Kosovës ( Millana e Stojana ), por shtrije funksionin e organeve të sigurisë e të zbatohet ligji e të mbrohet edhe popullata shqipëtare në tokën e vetë .
Populli Shqiptarë në atë pjesë jetonë i rrezikuarë gjitha fushatë, prandaj kerkohet urgjentisht të funksionoj Shteti me organet e saj.

Ne Kombi Shqipëtar nuk duhet me vonesë me i kuptuar ” lojërat ” që të tjerët i kanë luajtur .

Kryeminister i Republikës Ramush Haradinaj Kujdes nga lojrat që mundë ti luajë e ashtuquajtura Lista serbe (Dora e Zezë) kjo listë e ka këtë mision për spastrimin etnik të pjesës Veriore të Kosovës , e jo për Bujqësin.

Se si do të reagojmë sot , do të varet shumë e nesermja , prandaj rekomandojmë që vazhdimisht të punojmë në senzibilizimin e subjekteve me përgjegjsi ndërkombëtare mbi zgjidhjen e të drejtës tonë historike kombëtare të trojeve tona të Shqipëris Etnike .

Problemi i Mitrovicës duhet të mbyllet dhe atje të funksionon jeta instucionale e shtetrore e Republikës së Kosovës , zgjidhjet e përkohshme nuk janë fare zgjidhje ato kërcenohen me rrezikun që mos të ketë zgjidhje.

Mos harro Kryeminister se kufijtë e Kosovës nuk janë në “pjesën veriore” të Mitrovicës , territori i Kosovës shtrihet deri në Rashkë.

Me Konsideratë
Hyzri Salihu
Koordinator i FBKSH,së
Shqipëri Etnike – Mërgatë

15.09.1017

loading...

Lexo edhe:

Postimet e fundit






Popular posts from this blog

Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit

  Trajta e shquar dhe e pashquar e emrit Trajta themelore e emrit është rasa emërore e pashquar.  Nga trajta themelore ose parësore i fitojmë format e tjera gramatikore të emrit (trajtat). Emrat , si në njëjës ashtu edhe në shumës, përdoren në dy trajta: a) në trajtë të pashquar dhe b) në trajtë të shquar shquar. Emri në trajtën e pashquar tregon qenie, sende ose dukuri në përgjithësi, në mënyrë të papërcaktuar. P.sh.: një nxënës, një punëtor, një mendim , një mace, një laps etj. Emri në trajtën e shquar tregon qenie, sende ose dukuri të tjera, të veçuara nga gjërat e tjera të llojit të vet. P.sh.: nxënësi, punëtori, mendimi, macja, lapsi etj.   Formë përfaqësuese (bazë) e emrit është trajta e pashquar, numri njëjës, rasa emërore : djalë, vajzë, shkollë, lule, letër, njeri, kompjuter, lepur, qen, piano etj. Trajta e shquar e emrit formohet duke i pasvendosur formës përfaqësuese nyjën shquese, përkatësisht mbaresën: a) për emrat e gjin

Ese të ndryshme shqip

Ese dhe Hartime '' Ese dhe hartime të ndryshme shqip dhe anglisht '' Ndalohet rreptësisht kopjimi dhe postimi në një faqe tjetër.  Redaksia Rapitful ka lexuar disa ankesa në emailin e saj të bëra nga disa arsimtarë dhe profesorë ku janë ankuar se nxënësit po i kopjojnë esetë dhe hartimet nga faqja Rapitful dhe me ato ese apo shkrime po prezantohen gjatë shkrimit të eseve dhe hartimeve. Pra redaksia Rapitful kërkon nga nxënësit që të mos kopjojnë esetë dhe hartimet dhe me to të prezantohen para mësimdhënësve por le të jenë këto ese vetëm si një udhërrëfyes se si duhet të shkruhet një ese apo hartim dhe asesi të kopjohen. Ju faleminderit për mirëkuptim. Ese dhe hartime do te shtohen vazhdimisht keshtuqe na vizitoni prap. Nëse dëshironi Analiza letrare të veprave të ndryshme kliko mbi Analiza Letrare Kliko mbi titullin që ju intereson Ese për Diturinë   Për Mjekët! Fakultetet e sotme po kryhen me teste 6 arsye për të mos studiuar mjekësinë P

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more

Tekste shqip: ““Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi” plus 21 more “Ah Kjo Rruga E Gurbetit” - Shaqir Cërvadiku & Fatjon Dervishi “Du Me T'pa” - Gjyle Qollaku Nora Istrefi “Kercejna” - Sabiani Feat. Denis Taraj Getoar Selimi “Du Me T'pa” - Lori Bora Zemani “Million” - Melissa
Related Posts Plugin for WordPress, Blogger...

Labels

Show more